{"id":15961,"date":"2017-10-01T11:00:16","date_gmt":"2017-10-01T09:00:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15961"},"modified":"2017-10-01T11:14:28","modified_gmt":"2017-10-01T09:14:28","slug":"kujtime-nga-festimet-e-zojes-se-trieshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15961","title":{"rendered":"KUJTIME NGA FESTIMET E ZOJ\u00cbS S\u00cb TRIESHIT"},"content":{"rendered":"<div dir=\"ltr\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kisha-triesh.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-8664 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kisha-triesh.jpg\" alt=\"\" width=\"495\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kisha-triesh.jpg 495w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kisha-triesh-300x212.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 495px) 100vw, 495px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shkruan Gjek\u00eb Gjonlekaj\/ New York<\/p>\n<p>Lufta e Lepantos solli nj\u00eb prej fitoreve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs. Flota detare e Venedikut dhe Spanj\u00ebs e\u00a0kishin d\u00ebrmuar keq flot\u00ebn detare otomane\u00a0t\u00eb luft\u00ebs.\u00a0Ky triumf\u00a0i madh evropian u njoftua m\u00eb\u00a07 tetor t\u00eb vitit 1571. Evropa kishte lutur nat\u00eb e dit\u00eb Zoj\u00ebn e Bekuar p\u00ebr \u00a0k\u00ebt\u00eb fitore. Ishte lutur Zoj\u00ebs n\u00eb qiell \u00a0p\u00ebr shp\u00ebtimin e k\u00ebtij kontinenti\u00a0nga pushtimi barbar\u00a0i hordhive turko-otomane. Lutjet e tyre kishin kontribuar shum\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e qytet\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebtij kontinenti. Kisha Katolike e\u00a0kishte shpallur \u00a0dit\u00eb fetare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb 7 tetorin dhe qysh at\u00ebher\u00eb e sot kjo dit\u00eb festohet me ceremoni e mesh\u00eb kudo n\u00eb bot\u00ebn katolike. Kjo dit\u00eb n\u00eb kalendarin e Kish\u00ebs\u00a0 \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar me em\u00ebrin &#8220;Zoja Rruzare&#8221;. Mij\u00ebra famulli n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u00a0u pag\u00ebzuan me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashur.\u00a0K\u00ebshtu ishte em\u00ebruar edhe kisha e vendlindjes sime.\u00a0 &#8220;Zoja Rruzare&#8221; e Trieshit festohej gjith\u00ebmon\u00eb te diel\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Tetorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore me miq\u00eb e bija,\u00a0me \u00a0nipa dhe mesa.\u00a0Banor\u00ebt autokton t\u00eb\u00a0Trieshit\u00a0\u00a0e kishin festuar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ajo pjes\u00eb\u00a0e Trieshit q\u00eb kishte\u00a0prejardhjen prej Ba Keqit festonte Dit\u00ebn e Sh&#8217;Njonit m\u00eb 29 gusht, ashtu si\u00e7 festonte dhe Hoti, pasiq\u00eb k\u00ebta\u00a0kishin q\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri. Lutja e ndar\u00eb e k\u00ebsaj feste kishte krijuar situata t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr Trieshin. Por\u00a0paria e v\u00ebndit kishte k\u00ebrkuar nga autoritetet e larta fetare q\u00eb\u00a0krejt Trieshi ta festonte Zoj\u00ebn Rruzare t\u00eb dil\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tetorit. Ata q\u00eb kishin festuar Sh&#8217;Njonin kishin hequr dor\u00eb\u00a0nga festa e tyre m\u00eb 29\u00a0gusht.\u00a0Edhe pasardh\u00ebsit e Ba Keqit kishin pranuar si fest\u00eb t\u00eb tyre Zojen\u00a0Rruzare. Kjo marr\u00ebveshje kishte q\u00ebn\u00eb akti m\u00eb simbolik\u00a0i bashkimit t\u00eb Trieshit. Kjo vep\u00ebr e madhe u realizua n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekulit\u00a0XIX, si\u00e7 duket me rastin e 300-vjetorit t\u00eb fitores s\u00eb Lepantos. Kuvendi dhe Paria e Trieshit\u00a0kishin\u00a0\u00a0arritur dy marr\u00ebveshje\u00a0historike.\u00a0Marr\u00ebveshja e par\u00eb q\u00eb krejt Trieshi t\u00eb festonte\u00a0Zoj\u00ebn Rruzare dhe Marr\u00ebveshja e Dyt\u00eb q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb festohej gjith\u00ebmon\u00eb\u00a0t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tetorit. Ky vendim nuk u shkel ansj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pothuajse nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb. K\u00ebt\u00eb\u00a0vendim t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzor e\u00a0kishin arritur burrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb Trieshit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb l\u00ebne gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e\u00a0atyre trojeve. K\u00ebt\u00eb vendim\u00a0e kishin \u00a0p\u00eblqyer edhe autoritet e larta fetare t\u00eb asaj kohe.\u00a0Ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur asnj\u00ebher\u00eb deri sot. Diaspora e Trieshit n\u00eb Amerik\u00eb e feston Zoj\u00ebn Rruzare m\u00eb mir\u00eb se asnj\u00eb krahin\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs (during the weekend). Edhe amerikan\u00ebt shumic\u00ebn e festave kombetare I kremtojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs ku p\u00ebrfshihet edhe dita e h\u00ebn\u00eb.\u00a0Ato festa q\u00eb kremtohen gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs\u00a0k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb n\u00eb shuarje e sip\u00ebr sepse nd\u00ebrhyn\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr fest\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb f\u00ebstuar. Vendimi\u00a0i Trieshit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb shum\u00eb pragmatik\u00a0ashtu si\u00e7 kishin q\u00ebn\u00eb edhe vendimet amerikane. Djali i v\u00ebllaut tim Tom\u00eb Gjonlekaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga Trieshi 47 vjet m\u00eb par\u00eb \u00a0n\u00eb mosh\u00ebn 4-vje\u00e7are e feston Zoj\u00ebn\u00a0e Trieshit\u00a0\u00a0dy dit\u00eb e net\u00eb me miq\u00eb e bija nga\u00a0vende t\u00eb ndryshme \u00a0t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0\u00a0Ai e fillon festimin t\u00eb shtun\u00ebn dhe vazhdon deri t\u00eb h\u00ebnen n\u00eb m\u00ebngjez. Ai e\u00a0nderon shum\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb fisnike t\u00eb Trieshit. K\u00ebshtu i ka edukuar edhe pasardh\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Zoja e Trieshit festohet gjithmon\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tetorit, q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb muaji m\u00eb\u00a0I frytsh\u00ebm\u00a0i gjith\u00eb vitit.\u00a0Tetori \u00ebsht\u00eb muaji\u00a0i motit t\u00eb mir\u00eb. \u00ebsht\u00eb muaji\u00a0i bereqetit\u00a0i bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb majme sidomos\u00a0i desh\u00ebve p\u00ebr f\u00ebrlik. Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji bjeshkatar\u00ebt ulen n\u00eb v\u00ebrri. \u00cbshte muaji i rrushit dhe ver\u00ebs e rakis\u00eb, sadoq\u00eb n\u00eb Triesh nuk b\u00ebh\u00ebt rrushi. N\u00eb koh\u00ebn time kjo ishte festa m\u00eb e dashur dhe m\u00eb e bukur e vendit. Entuziazmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb ishte m\u00eb i madh se p\u00ebr \u00e7do fest\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb motmotit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb,\u00a0Zoja \u00a0e Trieshit festohej tri dit\u00eb e net\u00eb. Fillonte t\u00eb shtunen n\u00eb mbr\u00ebmje dhe\u00a0merrte fund\u00a0t\u00eb marten. Miqt\u00eb largoheshin t\u00eb\u00a0 marten,nd\u00ebrsa bijat e mesat mund t\u00eb q\u00ebndronin dy jav\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb. Trieshi ishte shum\u00eb i kujdesh\u00ebm q\u00eb pritjet e miq\u00ebve t\u00eb ishin n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb Triesh muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb flitej n\u00eb lidhje me p\u00ebrgatitjet e k\u00ebsaj feste. Burrat b\u00ebnin meremetime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Ata i lyenin sht\u00ebpit\u00eb\u00a0 me g\u00eblqere. Grat\u00eb\u00a0shkonin tek\u00a0krojet p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb\u00a0rrobet dhe teshat \u00a0e sht\u00ebpis\u00eb sidomos ato\u00a0t\u00eb shtret\u00ebrve. Ato pastronin p\u00ebr bukuri\u00a0oborret e sht\u00ebpive dhe rrug\u00ebt\u00a0aty af\u00ebr.\u00a0 Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb artikuj\u00ebve\u00a0ushqimor\u00eb \u00a0i kishin t\u00eb vetat, por\u00a0ato q\u00eb mungonin I blenin n\u00eb Podgoric\u00eb.\u00a0 Trieshi e blente rakin\u00eb e ver\u00ebn n\u00eb Fundna t\u00eb Ku\u00e7it. Ata ishin t\u00eb njohur p\u00ebr kualitetin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy\u00a0pijeve t\u00ebp\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr festimin e Zoj\u00ebs s\u00eb Trieshit. Buka,mishi,djathi e rakia e vera ishin t\u00eb domosdoshme. Grat\u00eb e f\u00ebmija i p\u00eblqenin shum\u00eb petullat e mjalt\u00ebn. Djath\u00ebrat e ndryshme t\u00eb bjeshk\u00ebs kishin shijet t\u00eb ve\u00e7anta. Miqt\u00eb e Zoj\u00ebs s\u00eb Trieshit \u00a0e p\u00eblqnin shum\u00eb maz\u00ebn e bjeshk\u00ebs dhe djathin e ziem.<br \/>\nTrieshi ishte i njohur edhe p\u00ebr patate t\u00eb mira. Mishi\u00a0i dashit\u00a0i pjekur n\u00eb f\u00ebrlik kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ky ishte kryesori (main course).<br \/>\nPjekja e\u00a0f\u00ebrlikut ishte nj\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe delikate.\u00a0Ata q\u00eb e merrinin p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ishin serioz sepse kjo\u00a0pun\u00eb k\u00ebrkonte durim dhe kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. I Zoti i sht\u00ebpis\u00eb\u00a0b\u00ebnte muhabet me miq\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ri pinin e k\u00ebndonin edhe m\u00eb shum\u00eb se duhej, k\u00ebt\u00eb nivel entuziazmi ua shtonte rakia.\u00a0N\u00eb Zoj\u00eb t\u00eb Trieshit \u00a0vinin p\u00ebr fest\u00eb rapsod\u00ebt m\u00eb\u00a0t\u00eb njohur t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb.\u00a0Me ta vinte edhe Pjet\u00ebr Mark Mirdita. Ata ishin lahutar\u00eb t\u00eb njohur.\u00a0 Disa t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebndonin k\u00ebng\u00eb p\u00ebr maje krahu. Edhe bijat k\u00ebndonin s\u00eb bashku si\u00e7 kishin k\u00ebnduar n\u00eb koh\u00ebrat e vajz\u00ebris\u00eb n\u00eb\u00a0malet\u00a0tona. Ato evokonin koh\u00ebn e vajz\u00ebris\u00eb. Disa burra nga Hoti e Gruda\u00a0ishin karakteristik\u00eb p\u00ebr veshjet e tyre komb\u00ebtare.\u00a0N\u00eb k\u00ebt mes dallohej \u00a0Pjet\u00ebr Uci, Kol\u00eb Gjo&#8217;Nik\u00eb Shabi, Lek\u00eb Gjoni dhe Selman Juku, pastaj Nikoll\u00eb Zeli e Mark Zeli t\u00eb bijt\u00eb e Zef Miliqit.\u00a0K\u00ebnga dhe hareja, nat\u00ebn e Zoj\u00ebs vazhdonte deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb m\u00ebngjezit. Shumica e miq\u00ebve flinin deri von\u00eb,nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb ngriheshin heret n\u00eb m\u00ebngjez p\u00ebr\u00a0sh\u00ebrbimet \u00a0e drek\u00ebs. Pas drek\u00ebs Dit\u00ebn e Zoj\u00ebs s\u00eb Trieshit, i zoti i sht\u00ebpis\u00eb u printe mysafir\u00ebve drejte kish\u00ebs s\u00eb vendit p\u00ebr\u00a0mesh\u00eb\u00a0dhe p\u00ebr logun e pas mesh\u00ebs. Bregu i Kish\u00ebs s\u00eb Trieshit ishte i madh, pastaj lisat e blinit e b\u00ebnin edhe m\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. N\u00eb logje k\u00ebndonin por mund t\u00eb kishte edhe gara t\u00eb ndryshme. Por n\u00ebqoft\u00eb se Trieshi\u00a0 kishte p\u00ebrjetuar ndonje tragjedi t\u00eb madhe gjat\u00eb atij viti nuk p\u00eblqehej k\u00ebnga,pavar\u00ebsisht se familjar\u00ebt b\u00ebnin \u00e7mos q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebndonin dhe t\u00eb g\u00ebzonin dit\u00ebn e fest\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb log shum\u00eb her\u00eb jan\u00eb mbajtur edhe fjalime t\u00eb r\u00ebndesishme politike, sidomos gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb Triesh kan\u00eb sh\u00ebrbyer meshtar\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb, por edhe shum\u00eb t\u00eb huaj. P\u00ebr disa familje nata e dyt\u00eb e fest\u00ebs ishte edhe m\u00eb e madhe se nata e par\u00eb. Edhe kjo nat\u00eb vazhdonte me k\u00ebng\u00eb e hare deri n\u00eb m\u00ebngjez. Pas dy dit\u00eb e net\u00ebsh shihej lodhja dhe mund t\u00eb vihej re qet\u00ebsia e lodhjes.\u00a0 Nuk kishte shtret\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb she shumica e familjes flinte n\u00eb tok\u00eb.<br \/>\nG\u00ebzimi m\u00eb i madh i k\u00ebsaj feste\u00a0ishte prania e bijave\u00a0e mesave dhe nipave \u00a0q\u00eb vinin p\u00ebr fest\u00eb nga viset e larg\u00ebta t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb.\u00a0Disa nga ato bija ishin martuar larg\u00a0vendlindjes. Ishin si ato &#8216;doruntinat&#8217; e Ismail Kadares\u00eb. Pas mbylljes s\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb kjo\u00a0 larg\u00ebsi u shkurtua dhe ato nuk shkonin p\u00ebrtej Hotit e Grud\u00ebs ose Koj\u00ebs e Luharit. Pjs\u00ebmarra e burrave t\u00eb dalluar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb e b\u00ebnte fest\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishe. P\u00ebrve\u00e7\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb Zoj\u00eb t\u00eb Trieshit vinin edhe mal\u00ebsor\u00ebt e besimit islam.Trieshi ndjehej mir\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb Sul Brahimit, t\u00eb Selman Jukut,Ibrahim Dem\u00ebs t\u00eb Iso Mujit dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb marr\u00ebsh\u00ebniet nd\u00ebrfetare ishin jashtzakonisht t\u00eb mira. Mal\u00ebsoret e krishter\u00eb ishin kryelart p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e miq\u00ebve mal\u00ebsor\u00eb muhamedan dhe anasjells.<br \/>\nT\u00eb gjitha festat e krahinave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ishin nj\u00eb mrekulli, ishin kulmi i gezimit,bujaris\u00eb,nderit e respektit familjar e shoq\u00ebror.\u00a0Ato\u00a0ishin nj\u00eb spektak\u00ebl\u00a0i v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0K\u00ebto institucione jetuan n\u00ebp\u00ebr shekuj dhe riorganizimi\u00a0i tyre sidomos n\u00eb trevat tona do t\u00eb ishte nj\u00eb rilindje e dyte e tradit\u00ebs m\u00eb fisnike t\u00eb maleve\u00a0t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb.\u00a0 Ata q\u00eb punojn\u00eb sinqerisht p\u00ebr rilindjen e k\u00ebtyre festave b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb fetare e komb\u00ebtare. Bota sot po investon shum\u00eb p\u00ebr ringritjen e k\u00ebtyre institucioneve klasike t\u00eb fes\u00eb, t\u00eb tradit\u00ebs dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb disapor\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb fisnike. Bile n\u00eb k\u00ebto festa t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb shum\u00eb her\u00eb marrin pjes\u00eb edhe personalitete t\u00eb shquara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb am\u00ebrikane. Ata i p\u00eblqejn\u00eb shume festat e mal\u00ebsor\u00ebve sidomos pritjen e perz\u00ebm\u00ebrt\u00eb\u00a0dhe t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs dhe qytet\u00ebrimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb evropian. Festat krahinore ringjallin dashurin\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn ton\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare.\u00a0Un\u00eb personalisht\u00a0i kujtoj ato koh\u00ebra dhe ato festa me shum\u00eb dashuri.\u00a0 Urime e g\u00ebzuar p\u00ebr shum\u00eb vjet Zoj\u00ebn e Trieshit.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Gjek\u00eb Gjonlekaj\/ New York Lufta e Lepantos solli nj\u00eb prej fitoreve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs. Flota detare e Venedikut dhe Spanj\u00ebs e\u00a0kishin d\u00ebrmuar keq flot\u00ebn detare otomane\u00a0t\u00eb luft\u00ebs.\u00a0Ky triumf\u00a0i madh evropian u njoftua m\u00eb\u00a07 tetor t\u00eb vitit 1571. Evropa kishte lutur nat\u00eb e dit\u00eb Zoj\u00ebn e Bekuar p\u00ebr \u00a0k\u00ebt\u00eb fitore. Ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8664,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1248,1143],"class_list":["post-15961","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-kisha-trieshit","tag-triesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15961"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15961\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15962,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15961\/revisions\/15962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}