{"id":15870,"date":"2017-09-21T22:15:28","date_gmt":"2017-09-21T20:15:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15870"},"modified":"2017-09-21T22:47:59","modified_gmt":"2017-09-21T20:47:59","slug":"dezinformimi-rus-nje-kercenim-serioz-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15870","title":{"rendered":"DEZINFORMIMI RUS &#8212; NJ\u00cb K\u00cbRC\u00cbNIM SERIOZ ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<br \/>\n<\/strong><br \/>\n1. Koh\u00ebt e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kan\u00eb shkruar dhe komentuar me shqet\u00ebsim duke dh\u00ebn\u00eb alarmin mbi p\u00ebrpjekjet e Rusis\u00eb s\u00eb Presidentit Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur lajme t\u00eb rrejshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb avancuar agjendat e politikave t\u00eb Kremlinit. Desinformation\u201d, sipas fjalorit t\u00eb Websterit, \u00ebsht\u00eb informacion fals q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb \u00e7orientuar, ose p\u00eb t\u00eb futur n\u00eb rug\u00eb t\u00eb gabuar, ve\u00e7an\u00ebrisht i refererohet propagand\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhapur nga nj\u00eb ent qeveritar kund\u00ebr nj\u00eb shteti, nj\u00eb fuqie kund\u00ebrshtare, ose medies. K\u00ebtij shqet\u00ebsimi publik n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb media per\u00ebndimore, i jan\u00eb bashkuar edhe ente qeveritare dhe jo-qeveritare n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre enteve \u00ebsht\u00eb edhe Kongresi amerikan.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Komisioni i Helsinkit i Shteteve t\u00eb Bashkuara, organizoi nj\u00eb forum ose nj\u00eb sesion d\u00ebgjimi p\u00ebr t\u00eb diskutuar desinformimin rus, &#8212; p\u00ebrhapjen e lajmeve t\u00eb rreme \u2013 fenomen ky t\u00eb cilin eskpert\u00ebt e cil\u00ebsuan si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur dhe justifikon agresionin nga ana e Rusis\u00eb, si mbrenda vendit ashtu edhe n\u00eb mbar\u00eb rajonin e 57 vendeve an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Bashkpunimin n\u00eb Evrop\u00eb, (OSBE-s\u00eb). Komisioni i Kongresit amerikan u shpreh se dezinformimi rus, me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb lajmeve t\u00eb rrejshme, i sh\u00ebrben interesave strategjike ruse t\u00eb regjimit t\u00eb Putinit, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb normat dhe standardet e p\u00ebrcaktuara t\u00eb OSBE-s\u00eb, duke filluar nga abuzimet me t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut mbrenda Rusis\u00eb e deri tek nd\u00ebrhyrjet ushtarake n\u00eb vendet fqinje si dhe nd\u00ebrhyrjet ruse n\u00eb zgjedhjet elektorale n\u00eb disa vende, thuhet n\u00eb njoftimin e Komisionit Amerikan t\u00eb Helsinkit. N\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjet e Rusis\u00eb n\u00eb zgjedhjet elektorale, Fondi Marshall Gjerman njofton se ka dokumentuar nd\u00ebrhyrjen ruse n\u00eb zgjedhje ose n\u00eb pun\u00ebt politike t\u00eb t\u00eb pak\u00ebn 27-shteteve, duke filluar nga viti 2004 e k\u00ebtej, nep\u00ebrmjet fushatave dhe sulmeve hibernetike n\u00eb rrjet\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura sociale bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e hapjes s\u00eb sesionit n\u00eb Kongresin amerikan mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u2013 ku mor\u00ebn pjes\u00eb senator\u00eb dhe kongresmen\u00eb nga t\u00eb dy partit\u00eb politike kryesore t\u00eb vendit &#8211;theksohet n\u00eb njoftimin p\u00ebr medien, se Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner n\u00ebnvijoi k\u00ebrc\u00ebnimin serioz q\u00eb paraqet p\u00ebrhapja e lajmeve t\u00eb rrejshme nga Rusia ndaj rendit liberal politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00ebnvijoi se si masat desinformuese t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Rusia, \u201cMinojn\u00eb sigurin\u00eb dhe shkelin t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb popujve n\u00eb rajonin e vendeve an\u00ebtare t\u00eb OSBE-s\u00eb. Objektivi i Rusis\u00eb nep\u00ebrmjet k\u00ebsaj fushate\u201d, shtoi senatori amerikan, \u201c\u00cbsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb frik\u00ebn, t\u00eb shkaktoj\u00eb mosmarrveshje dhe keqkuptime midis pal\u00ebve, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb minuar institucionet demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar institucionet politike dhe aleancat jetike Per\u00ebndimore, si\u00e7 jan\u00eb NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.\u201d Nd\u00ebrsa, kolegu i tij, Senatori demokrat i shtetit Mariland, Ben Kardin, vuri n\u00eb dukje fushat\u00ebn ruse t\u00eb desinfomimit, n\u00eb lidhje me agresionin rus n\u00eb Krime dhe n\u00eb rajonin Donbas, duke theksuar gjithashtu p\u00ebrpjekjet ruse p\u00ebr t\u00eb influencuar zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Amerik\u00eb, duke n\u00ebnvijuar se fushata t\u00eb tilla nd\u00ebrmirren duke p\u00ebrdorur dhe duke p\u00ebrfituar nga institucionet tona demokratike t\u00eb hapura, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb avancuar agjendat strategjike t\u00eb Rusis\u00eb. Nd\u00ebrkaq, bashkryetari i Komisionit t\u00eb Helsinkit, Kongresisti republikan Kris Smith i shtetit Nju Xherzi \u2013 i njohur si mbrojt\u00ebs i vendosur i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs &#8212; i karakterizoi p\u00ebrpjekjet ruse t\u00eb desinformimit, si pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie ruse t\u00eb nj\u00eb \u201clufte hibride\u201d q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleat\u00ebt e tyre, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb strategji t\u00eb nj\u00eb \u201cmbrojtjeje hibride\u201d, kund\u00ebr dezinformimit aktiv t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sesjonin e Kongresit amerikan, jav\u00ebn e kaluar, mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ishte i ftuar edhe Xhon Lansing, Drejtori i Bordit t\u00eb Transmetimeve t\u00eb SHBA, (BBG), kreu i agjencis\u00eb q\u00eb ka n\u00ebn mbikqyrje Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Radion Evropa e Lir\u00eb dhe transmetues t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb. Z. Lansing n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kongresit b\u00ebri nj\u00eb paraqitje t\u00eb strukturave dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb transmetuese t\u00eb enteve nen mbik\u00ebqyrjen e tij, si dhe rolin shpjegoi rolin q\u00eb ato luajn\u00eb n\u00eb neutralizimin e p\u00ebrpjekjeve ruse t\u00eb dezinformimit. \u201cStrategjia ruse\u201d &#8212; tha p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr transmetimin e programeve amerikane an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs &#8211;\u201cp\u00ebrpiqet t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb thelbin e vet ides\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb fakteve dhe objektivitetit. BBG-ja po i p\u00ebrshtatet sfid\u00ebs s\u00eb re duke u ofruar audiencave an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj dezinformimit rus, me informacione dhe lajme objektive, t\u00eb pavarura dhe profesionale\u201d, u tha ai ligjven\u00ebsve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Molly McKew, Drejtoresh\u00eb e\u201cFianna Strategies\u201d i tha Kongresit se fushata e desinfomimit nga ana e Rusis\u00eb, \u201c\u00cbsht\u00eb thelbi i nj\u00eb lufte q\u00eb shteti rus ka nd\u00ebrmarr\u00eb kund\u00ebr Perendimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb ve\u00e7anti.\u201d Ajo u foli ligjven\u00ebsve amerikan\u00eb mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb bashkrenduar mir\u00eb ndaj k\u00ebsaj fushate ruse, nga qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe nga aleat\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa propozoi q\u00eb ushtria amerikane t\u00eb luaj nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar p\u00ebrpjekjet ruse t\u00eb desinformimit.<\/p>\n<p>Melissa Hooper, Drejtoresha e \u201cHuman Rights and Civil Society Programs at Human Rights First\u201d, i tha Kongresit se dezinformimi n\u00eb fush\u00ebn mediatike, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej metodave q\u00eb p\u00ebrdor Moska p\u00ebr realizimin e agjend\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dezinformimi i Rusis\u00eb, shtoi ajo, \u201c\u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeje t\u00eb koordinuara mir\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriten dhe t\u00eb sulmohen normat liberale t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore kudo q\u00eb paraqitet mund\u00ebsia, duke p\u00ebrdorur influenc\u00ebn e saj ekonomike, nd\u00ebrprerjen e zgjedhjeve dhe dob\u00ebsimin e institucioneve shum\u00ebpal\u00ebshe per\u00ebndimore.\u201d Ajo ve\u00e7an\u00ebrisht theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb Gjermani m\u00eb 24 shtator dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekjet ruse t\u00eb desinformimit, t\u00eb influencojn\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sesioni n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara mbi p\u00ebrpjekjet ruse t\u00eb desinformimit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn sidomos n\u00eb rrjet\u00ebt kryesore sociale, u mbyll me nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb fort\u00eb nga Senatorja Xhin\u00eb Shahin\u00eb e shtetit Nju Hampsh\u00ebr. \u201cUn\u00eb besoj\u201d, u shprej ajo, \u201cse dezinformimi rus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet sot demokracia jon\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj themeleve t\u00eb vet demokracis\u00eb amerikane. Dhe kjo nuk ka asgj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me republikan\u00eb ose me demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt diskutuan gjithashtu edhe p\u00ebr efikasitetin e kund\u00ebrmasave t\u00eb marra nga Shtetet e Bashkuara ndaj dezinformimit rus, n\u00eb platforma t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb rrjet\u00ebt sociale. Dhe n\u00ebse burimet aktuale buxhetore jan\u00eb t\u00eb majftueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz ndaj rendit demokratik dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm bashkpunimi aktual n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr manipulimit rus t\u00eb rrjet\u00ebve sociale mbrenda vet qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebrfshir\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes dhe USAID-i, por edhe n\u00ebse bashkrendimi me aleat\u00ebt e Amerik\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner \u2013 duke ven\u00eb n\u00eb dukje seriozitetin e situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga p\u00ebrhapja e lajmeve t\u00eb fals nga Moska \u2013 b\u00ebri n\u00eb fund t\u00eb forumit nj\u00eb paralajm\u00ebrimin se, \u201cObjektivi p\u00ebrfundimtar i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr dezinformim nga ana e regjimit rus t\u00eb Putinit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar rendin aktual bot\u00ebror t\u00eb udh\u00ebhequr nga Per\u00ebndimi &#8212; dmth, sundimi i ligjit dhe institucionet demokratike per\u00ebndimore &#8212; me nj\u00eb rend t\u00eb udh\u00ebhequr nga autoritar\u00ebt, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00ebnshtrim t\u00eb verb\u00ebr e pa kund\u00ebrshtim ndaj pushtetit autoritar t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 1. Koh\u00ebt e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kan\u00eb shkruar dhe komentuar me shqet\u00ebsim duke dh\u00ebn\u00eb alarmin mbi p\u00ebrpjekjet e Rusis\u00eb s\u00eb Presidentit Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur lajme t\u00eb rrejshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb avancuar agjendat e politikave t\u00eb Kremlinit. Desinformation\u201d, sipas fjalorit t\u00eb Websterit, \u00ebsht\u00eb informacion fals [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-15870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15870"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15872,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15870\/revisions\/15872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}