{"id":15826,"date":"2017-09-18T10:55:32","date_gmt":"2017-09-18T08:55:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15826"},"modified":"2017-09-18T10:57:29","modified_gmt":"2017-09-18T08:57:29","slug":"vritet-edhe-njehere-preke-cali-prijesi-i-maleve-dhe-piramida-e-kufirit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15826","title":{"rendered":"VRITET EDHE NJ\u00cbHER\u00cb PREK\u00cb CALI &#8212; PRIJ\u00cbSI I MALEVE DHE PIRAMIDA E KUFIRIT SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Preke-cali.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2491 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Preke-cali.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"353\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkrel<\/strong>i<\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite tashti, ishte sht\u00ebpia e At Gjergj Fisht\u00ebs q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen, e shpallur si monument kulture, por i l\u00ebn\u00eb krejtsisht pas dore nga autoritetet vendore dhe q\u00ebndrore shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shembet vetvetiu nga moskujdesja, megjith\u00eb disa p\u00ebrpjekjeve private p\u00ebr ta restauruar at\u00eb. Ja tani, sipas lajmeve t\u00eb fundit, i paska ardh\u00eb radha Kull\u00ebs s\u00eb Prek\u00eb Calit, turpi i radh\u00ebs i qeveris\u00eb! Rr\u00ebxohet dhe vritet p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb Prek\u00eb Cali. Urrejtje ndaj Gjergj Kastriotit- Skenderbe, urrjetje ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs, urrejtje ndaj Prek\u00eb Calit. K\u00ebto nd\u00ebrtesa, as Enver Hoxha nuk i kishte shembur, por i p\u00ebrdorte p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera. Ja, sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb pa shembullt n\u00eb trojet shqiptare, alla taleban\u00e7e. Njoftohet se fadromat e Inspektoriatit Nd\u00ebrtimor t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00ebn mbikyrjen e Policis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar, t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn sh\u00ebmben muret dhe themelet e Kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit, trimit t\u00eb maleve dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga synimet grabitqare shekullore t\u00eb shovinst\u00ebve sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se sipas t\u00eb gjitha gjasave, p\u00ebr arsye q\u00eb vet\u00ebm ata i din\u00eb, autoritetet shqiptare kishin hesituar deri tani t\u00eb autorizonin legalizimin e restaurimit t\u00eb kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit n\u00eb Vermosh t\u00eb Kelmendit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ashtu si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb p\u00ebrpara edhe me sht\u00ebpin\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs. Duket gjithashtu se sipas burokrat\u00ebve t\u00eb revolucionit kulturor n\u00eb Tiran\u00eb, At Gjergj Fishta dhe Prek\u00eb Cali nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb asgj\u00eb, asnj\u00eb vler\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, por as p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe as t\u00eb kombit shqiptar dhe si t\u00eb till\u00eb duhet tu fshihen gjurm\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb shembjen e sht\u00ebpive ku kan\u00eb jetuar. Jam i sigurt se autoritetet do t\u00eb justifikojn\u00eb shembjen e kull\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishin dh\u00ebn\u00eb lejet e nevojshme p\u00ebr resaturimin e kull\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebqoftse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, pse mos t\u00eb jepej urdh\u00ebri p\u00ebr ndalimin e punimeve dhe t\u00eb mos shembeshin themelet e kull\u00ebs, n\u00eb pritje t\u00eb autorizimeve t\u00eb nevojshme, pasi ato fonde t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim, jan\u00eb mundi dhe djersa e dikujt? Por, si zakonisht, askush nuk jep ndonj\u00eb shpjegim zyrtar se pse ndodhi kjo shembje e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit, q\u00eb n\u00eb fakt ishte shpallur monument kulture q\u00eb n\u00eb vitin 1993, por q\u00eb as qeveria e at\u00ebhershme as qeverit\u00eb e m\u00ebvonshme nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta mir\u00ebmbajtur ose p\u00ebr t\u00eb rinovuar kull\u00ebn e regjistruar, si nj\u00eb monument kulture. K\u00ebshtu kishte ndodhur fatkeqsisht m\u00eb heret edhe me sht\u00ebpin\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs, l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, pa i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb zgjidhje projektit, nga ana e autoriteteve zyrtare. Duket se autoritetet e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs din\u00eb t\u00eb shembin e t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb, por jo t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb k\u00ebto dy raste!<\/p>\n<p>Thuhet se fal\u00eb fondeve t\u00eb mbledhura nga diaspora shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara kishin filluar punimet p\u00ebr restaurimin e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit, por dita e \u00ebnjt\u00eb ishte dita q\u00eb sh\u00ebnoi shembjen e saj, p\u00ebrball protestave t\u00eb banor\u00ebve vendas, t\u00eb cil\u00ebt sipas disa mediave e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zez\u00eb nd\u00ebr ato troje , n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. P\u00ebrdorimi i fadromave p\u00ebr shembjen e kull\u00ebs s\u00eb Prek\u00eb Calit, duket se mund t\u00eb kishte lidhje edhe me njoftimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit nga komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork dhe Detroit, p\u00ebr t\u00eb mbledhur fonde muajin q\u00eb vjen, p\u00ebr restaurimin e kull\u00ebs ku ka jetuar Prek\u00eb Cali, i cili u pushkatua nga regjimi komunist pas kryengritjes s\u00eb K\u00eblmendit kund\u00ebr regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Burime t\u00eb komunitetit njoftojn\u00eb se jan\u00eb planifikuar dy takime p\u00ebr mbledhje fondesh nga \u201cFondacioni Prek\u00eb Cali\u201d: nj\u00ebri n\u00eb Nju Jork me 1 tetor dhe tjetri n\u00eb Detroit, me 7 tetor, 2017. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb tani n\u00ebse p\u00ebrball\u00eb ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb Vermosh, rrafshimit pra t\u00eb kull\u00ebs s\u00eb Calit, do t\u00eb shkohet p\u00ebrpara me planet p\u00ebr mbledhjen e fondeve p\u00ebr restaurimin e kull\u00ebs s\u00eb Prek\u00eb Calit, nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Detroit.<\/p>\n<p>Merreni me mend tashti. i ashtuquajturi Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit ka shembur themelet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Prek Calit, Mbrojt\u00ebsit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Territorit dhe t\u00eb Kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7ka e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar, por edhe absurd, ashtu si\u00e7 m\u00eb njofton nj\u00eb mik i imi nga Shkodra, jan\u00eb edhe akuzat p\u00ebr falsifikime dokumentash si dhe procedurat burokratike ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi grindjet p\u00ebr t\u00eb drejtat jurisdiksionale mbi territorin ku gj\u00ebndej sht\u00ebpia e Prek Calit, midis dy enteve qeveritare me r\u00ebnd\u00ebsi, Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs. Po kush i kontrollon k\u00ebto ministri? Hajde dreq e merre vesh!<\/p>\n<p>Si dhe pse ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ashtu si edhe n\u00eb rastin e p\u00ebrpjekjeve, tani t\u00eb d\u00ebshtuara fal\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs p\u00ebr rinovimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb poetit komb\u00ebtar At Gjergj Fisht\u00ebs, pengesat kryesore paraqiten nga ata q\u00eb pik\u00ebrisht duhet t\u00eb jen\u00eb ruajtsit e k\u00ebtyre vlerave komb\u00ebtare, i.e burokrat\u00ebt e Tiran\u00ebs! Turp e faqe e zez\u00eb! N\u00ebqoftse nuk d\u00ebshironi t\u00eb harxhoni fondet tuaja, at\u00ebher\u00eb lejoni njerzit q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb mbledhin fondet p\u00ebr rinovimin e k\u00ebtyre objekteve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ironia e k\u00ebsaj ngjarjeje tragjike q\u00ebndron n\u00eb faktin se kushedi p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn here, kjo situat\u00eb pasqyron hipokrizin\u00eb e k\u00ebsaj klase politike shqiptare t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb 27 viteve t\u00eb fundit \u2013 tjet\u00ebr flasin e tjet\u00ebr b\u00ebjn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb Vermosh jepet urdh\u00ebri p\u00ebr shembjen e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit, i cili udh\u00ebhoqi at\u00eb q\u00eb besohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kryengritja e par\u00eb anti-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebrfaqsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Organizat\u00ebs NATO-s &#8212; aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ushtarake q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb historia e njer\u00ebzimit dhe mburoja anti-komuniste p\u00ebr gjys\u00ebm shekulli \u2013 jan\u00eb duke u mbledhur n\u00eb kryeqytetin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar sigurin\u00eb dhe paq\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Nd\u00ebrsa autoritetet shqiptare, si taleban\u00ebt hedhin n\u00eb er\u00eb kull\u00ebn e Prek Calit. Kam droj\u00eb se as p\u00ebrfaqsuesit e NATO-s t\u00eb mbledhur n\u00eb Tiran\u00eb nuk e kuptojn\u00eb ende se me k\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. A ka gj\u00eb m\u00eb turp!<\/p>\n<p>Veni more gishtin n\u00eb ball\u00eb e mendoni pak. Cilat do q\u00eb t\u00eb jen\u00eb arsyet, legjitime ose jo legjitime, p\u00ebr shembjen e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit, ky akt \u00ebsht\u00eb i pafalsh\u00ebm. Ky akt duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do shqiptari, kudo.<\/p>\n<p>Kulla e Prek Calit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb se ku ishte dhe \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebsonte ajo kull\u00eb, lahutari i Mal\u00ebsis\u00eb \u2013 ndon\u00ebse sot mund t\u00eb jet\u00eb duke vajtuar shembjen e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit &#8212; p\u00ebr derisa t\u00eb jet\u00eb lahuta ai do t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb dhe do tu tregoj brezave se ku ishte dhe \u00e7ka p\u00ebrfaqs\u00ebonte ajo kull\u00eb:.<\/p>\n<p>Bash ku rrin\u00eb shqipet e malit<br \/>\nKa pas ken\u00eb kulla e Prek\u00eb Calit<br \/>\nKa pas ken\u00eb nji kull\u00eb e bardh\u00eb<br \/>\nS\u2019thon\u00eb kot malet der\u00eb e par\u00eb<br \/>\nDer\u00eb kreshnik\u00ebsh ku knohet lahuta<br \/>\nHije i ka pas sofra dhe pushka\u2026<\/p>\n<p>\u2026At\u00ebher\u00eb krajlat po bajn\u00eb kuvend<br \/>\nPo, Hot e Grud\u00eb, Shkrel e K\u00eblmend<br \/>\nO me ia fal\u00eb o Malit t\u00eb Zi<\/p>\n<p>Kur Kongresi o i Berlinit<br \/>\nNe na i dau o foshnjet prej gjinit<br \/>\nTrupin ton\u00eb o e ndau me mur<br \/>\nQysh se na ndau o shqipen flamur<br \/>\nNjaj Prek\u00eb Cali u del p\u00ebrball\u00eb<br \/>\nNuk t\u2019i lshoj k\u00ebto bjeshk\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Prek\u00eb Cali \u00ebsht\u00eb pushkatuar me 25 Mars 1945 nga forcat komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb vendin e quajtur Zall i Kirit. D\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebnuar se para se t\u00eb rr\u00ebxohej trupi vigan i k\u00ebtij mal\u00ebsori &#8212; i cili nuk njohu as Londr\u00ebn as Berlinin &#8212; por mbrojti kufirin, burri i Kelmendit sy pa trembur, para se t\u00eb jepte shpirt, jo nga plumbat e sllavit t\u00eb cilin e luftoi gjith\u00eb jet\u00ebn, por nga plumbat e shqiptarit &#8212; ka b\u00ebrtitur me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm: \u201cRrnoft\u00eb Shqip\u00ebnia, Rrnoft\u00eb populli shqiptar. Heret ose von\u00eb, Shqip\u00ebnia do t\u00eb fitoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, me sh\u00ebmbjen e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Vermosh t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe nuk fiton as Shqip\u00ebria as kombi shqiptar. Kur t\u00eb merret paraysh\u00eb debati i koh\u00ebve t\u00eb fundit mbi Gjergj Kastriotin Skenderbe, sh\u00ebmbja e kull\u00ebs s\u00eb Prek Calit dhe mos nd\u00ebrhyrja p\u00ebr vite me radh\u00eb p\u00ebr rihabilitimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb poetit komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 do e s\u2019do \u2013 t\u00eb b\u00ebn t\u00eb pyesim veten se \u00e7far\u00eb forcash veprojn\u00eb n\u00eb vendin e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb dhe ku \u00ebsht\u00eb shteti. \u00c7udit\u00ebrisht, nj\u00eb mik imi m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se k\u00ebshtu pat filluar edhe n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>Buldozeri i Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke hedhur p\u00ebr tok\u00eb Kull\u00ebn e Prek\u00eb Calit n\u00eb Vermosh t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli P\u00ebr disa vite tashti, ishte sht\u00ebpia e At Gjergj Fisht\u00ebs q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen, e shpallur si monument kulture, por i l\u00ebn\u00eb krejtsisht pas dore nga autoritetet vendore dhe q\u00ebndrore shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shembet vetvetiu nga moskujdesja, megjith\u00eb disa p\u00ebrpjekjeve private p\u00ebr ta restauruar at\u00eb. Ja tani, sipas lajmeve t\u00eb fundit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2491,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[185],"class_list":["post-15826","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-preke-cali"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15826"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15826\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15828,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15826\/revisions\/15828"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}