{"id":15703,"date":"2017-09-06T08:29:36","date_gmt":"2017-09-06T06:29:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15703"},"modified":"2017-09-06T10:31:57","modified_gmt":"2017-09-06T08:31:57","slug":"ata-pesuan-mundimet-e-krishtit-ne-kalvarin-e-hotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15703","title":{"rendered":"ATA P\u00cbSUAN MUNDIMET E KRISHTIT N\u00cb KALVARIN E HOTIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/kalvari-hotit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15702 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/kalvari-hotit.jpg\" alt=\"\" width=\"707\" height=\"506\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/kalvari-hotit.jpg 707w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/kalvari-hotit-300x215.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 707px) 100vw, 707px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb 7 t\u00eb k\u00ebtij muaji Shoqata Mbarkomb\u00ebtare e ish t\u00eb persekutuar\u00ebve politik\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dega Mal\u00ebsia e Madhe,organizon nj\u00eb mbledhje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb nderuar 6 trimat e Hotit.<\/p>\n<p>Kjo ceremoni nderimi do t\u00eb mbahet n\u00eb Koplik. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb shpallen &#8220;Nderi i Unionit, 6 Trimat e Hotit&#8221;.<br \/>\nLufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore solli tragjedin\u00eb dhe shkatrrimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. K\u00ebtij tsunami bot\u00ebror nuk i shp\u00ebtoi as populli shqiptar. K\u00ebto stuhi katastrofike b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb kudo u p\u00ebrplas\u00ebn. Kush kishte menduar se ato dallg\u00eb oqeanike do t\u00eb godasin aq fuqish\u00ebm Traboinin. Kush e kishte imagjinuar se kjo llav\u00eb vullkanike do t\u00eb shp\u00ebrthente pik\u00ebrisht n\u00eb Bardhaj t\u00eb Hotit n\u00eb vendlindjen e Ded\u00eb Gjo\u2019Lulit. Kush kishte kujtuar se ky t\u00ebrmet do t\u00eb p\u00ebrplasej n\u00eb themelet e oxhaqeve t\u00eb Mirash Gjelit dhe Gjelosh Ul\u00ebs. Kjo tragjedi e madhe i bashkoi deri n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi dy familje fisnike t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Dedvukaj e Goj\u00e7aj. U v\u00ebllaz\u00ebruan edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e tyre heroike, p\u00ebr te shp\u00ebtuar nga mundimet dhe vdekja, v\u00ebllaun e tyre Gjelosh Lulin e Hotit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto llahtari kisha d\u00ebgjuar qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. P\u00ebr bes\u00ebn dhe mundimet e Mark Mirit dhe Kol\u00eb Mirit flitej m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr asnj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Mark Gjelosh Ul\u00ebn dhe v\u00ebllaz\u00ebrit e tij d\u00ebgjonim m\u00eb pak sepse tragjedia e tyre kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr te kufirit shqiptar. Tre v\u00ebllaz\u00ebrit Goj\u00e7aj kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb,bile Lul Gjelosh Ula pas shum\u00eb vuajtjesh e mundimesh kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb burgun shqiptar t\u00eb diktatur\u00ebs bolshevike. Markun e Luk\u00ebn pas lirimit nga ferri komunist i kishin internuar n\u00eb kampe p\u00ebrq\u00ebndrimi. Ata kishin vajtur n\u00eb amshim pa g\u00ebzuar asnj\u00eb dit\u00eb lirie. Dy legjendat e Mal\u00ebsis\u00eb son\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Mark Miri dhe Kol\u00eb Miri kishin p\u00ebsuar mundime t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme nga Toger Baba dhe forcat e tij barbare. N\u00eb gjygjin jugosllav Mark Miri e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr krejt faj\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllaut, k\u00ebshtu q\u00eb Kola nuk u d\u00ebnua me burgim. Mark Miri q\u00ebndroi n\u00eb burgun komunist jugosllav disa vjet. P\u00ebr Mark Mirin kisha d\u00ebgjuar n\u00eb Mal\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb burr\u00eb legjendar t\u00eb Hotit e kisha takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb New York, Nat\u00ebn e Sh&#8217;Njonit m\u00eb 28 gusht t\u00eb vitit 1981. Ky trim i p\u00ebrmendur ishte at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllaut t\u00eb tij, Kol\u00eb Mirit. Dukej shum\u00eb i qet\u00eb dhe i p\u00ebrz\u00ebmert. Mbaj mend se t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr nder t\u00eb mysafir\u00ebve q\u00eb kishin shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Hotit. E kisha par\u00eb Kol\u00eb Mirin shum\u00eb her\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e tij, por kurr\u00eb nuk e kisha par\u00eb t\u00eb lumtur si at\u00eb nat\u00eb. Ndjehem keq edhe sot pas 36 vjet\u00ebsh pse nuk bisedova m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb burr\u00eb shqiptar t\u00eb Malesis\u00eb. P\u00ebr Mark Mirin kisha d\u00ebgjuar fjal\u00eb e komente t\u00eb mira m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr asnj\u00eb mal\u00ebsor shqiptar. N\u00eb rinin\u00eb e tij thon\u00eb se kishte q\u00ebn\u00eb nd\u00ebr djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb pash\u00ebm e sokola t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Ishte dalluar n\u00eb logjet e Mal\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb pleq\u00ebri dukej si ato figurat e sh\u00ebjta t\u00eb Leonardo Da Vin\u00e7it ose t\u00eb Mikellangjelllos n\u00eb katedralet evropiane. Pamja elegante p\u00ebrkonte me shpirtin e tij tep\u00ebr fisnik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa v\u00ebllaun e tij Kol\u00eb Mirin e kam takuar dhjet\u00ebra her\u00eb k\u00ebtu n\u00eb New York. Kol\u00eb Miri ishte burri m\u00eb i nderuar i Mal\u00ebsis\u00eb se Madhe n\u00eb Amerik\u00eb . Ai kishte imigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb mosh\u00ebn 60-vjecare. Pavar\u00ebsisht se ishte n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb punuar familja nuk e lejoi t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00eb pun\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe kurrgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Familja e tij b\u00ebri p\u00ebrparime t\u00eb dukshme ekonomike dhe nga ato p\u00ebrparime Kola g\u00ebzoi, sepse kishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha g\u00ebzimet dhe hidh\u00ebrimet e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me Kol\u00eb Mirin kam biseduar shum\u00eb p\u00ebr mundimet e tij e t\u00eb Gjelosh Lulit, t\u00eb Markut dhe t\u00eb Mark Gjelosh Ul\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebn e tyre heroike. Asnj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk e kam par\u00eb ose d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb mburret me q\u00ebndres\u00ebn e tij. Kur fliste p\u00ebr Gjelosh Lulin kishte shum\u00eb emocione. Kur k\u00ebndonin raspsod\u00ebt mal\u00ebsor\u00eb p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tij dhe t\u00eb Markut, Kola qante si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr tragjedin\u00eb e Gjelosh Lulit. Kol\u00eb Miri fliste shum\u00eb p\u00ebr mundimet e Mark Gjelosh Ul\u00ebs. Tre trimat e Hotit kishin p\u00ebsuar mundimet e Krishtit p\u00ebr shp\u00ebtimin e Gjelosh Lulit. E kishin tradit\u00eb,sepse edhe Mirash Gjeli, babai i Markut dhe Kol\u00ebs kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulit se asnj\u00eb familje tjet\u00ebr e Hotit. Kjo trev\u00eb e Hotit quhet Bardhaj. Mbase quhet Bardhaj se ka pas\u00eb burra zem\u00ebr bardh\u00eb. Jo rast\u00ebsisht k\u00ebtu ka lindur Ded\u00eb Gjo&#8217;Luli dhe gjith\u00eb ata trima t\u00eb p\u00ebrmedur t\u00eb familjes s\u00eb tij q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb d\u00ebshmor\u00eb n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb ndryshme p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mundimet e tij dhe t\u00eb Markut e t\u00eb Mark Gjeloshit, Kola mund t\u00eb fliste dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. \u00c7astet m\u00eb t\u00eb hatashme kishin q\u00ebn\u00eb kur forcat e Toger Bab\u00ebs kishin k\u00ebrkuar nga Kola t\u00eb zhvishej lakuriq. Ai kishte th\u00ebn\u00eb nuk zhvishej kurr\u00eb lakuriq. Ata i kishin th\u00ebn\u00eb zhveshu duke i th\u00ebn\u00eb se edhe Krishti ishte zhveshur lakuriq. Kola kishte b\u00ebrtitur deri n\u00eb kup t\u00eb qiellit nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Krishtin nuk e keni par\u00eb kurr\u00eb lakuriq. Ata e kishin lidhur n\u00eb hell p\u00ebr ta pjekur si kafsh\u00ebn. E kishin par\u00eb se \u00ebsht\u00eb e kot dhe kishin hequr dor\u00eb nga ky tmerr. M\u00eb von\u00eb kur ishte liruar kishte vajtur p\u00ebr ta par\u00eb at\u00eb vend, \u201cGolgoth\u00ebn\u201d e tij. Forcat komuniste t\u00eb Bajo Stankoviqit kishin vepruar n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb plot\u00eb me Toger Bab\u00ebn. Marku e Kola dhe Mark Gjeloshi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb e kishin mbajtur Gjelosh Lulin n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb Bardhaj\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Gjelosh Luli tregonte Kola, kishte frik\u00eb se mund ta kapnin forcat komuniste jugosllave dhe kishte k\u00ebrkuar ta kalonin n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Marku e Kola nuk mund ta ndihmonin m\u00eb, sepse ishin arrestuar nga sigurimi jugosllav, duke p\u00ebrfunduar n\u00eb burgun e Podgoric\u00ebs. Edhe Mark Gjeloshi me v\u00ebllaz\u00ebr e kishin ndihmuar deri at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ishin arrestuar. M\u00eb von\u00eb i kishte shkuar n\u00eb ndihm\u00eb Mirash Gjoka i Kastratit. Si\u00e7 duket kapedan dhe profesor Gjelosh Luli kishte vdekur atje diku af\u00ebr Vele\u00e7ikut n\u00eb vitin 1946. Kush e kishte paramenduar se nj\u00eb pinjoll i Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulit i edukuar n\u00eb familjen m\u00eb pariotike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe i arsimuar n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb larta ushtarake t\u00eb Italis\u00eb me burs\u00ebn shqiptare mund t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.Gjelosh Luli ishte martuar me motr\u00ebn e Kol\u00eb Bib\u00eb Mirak\u00ebs, por nuk kishte pranuar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kalonte n\u00eb Itali, ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb elita poltike shqiptare anti-komuniste. Mendoj shum\u00eb her\u00eb pse Gjelosh Luli nuk ishte larguar nga Shqip\u00ebria? Para disa vjet\u00ebsh kam takuar t\u00eb bij\u00ebn e tij Isabela Lulin, por nuk biseduam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Q\u00ebndruam s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Marash Kol\u00eb Mirit n\u00eb New York. Ishte shum\u00eb grua e zgjuar e atdhetare. Thon\u00eb se kishte q\u00ebndruar shum\u00eb e rrept\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo ishte ftuar p\u00ebr nderime n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Histori t\u00eb tilla mund t\u00eb lexohen vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebrat antike dhe biblike. Kjo trev\u00eb legjendare ishte shum\u00eb e organizuar qysh n\u00eb shekullin XIV. Pavar\u00ebsisht stuhive Hoti gjithmon\u00eb triumfoi. Kam par\u00eb shum\u00eb burra shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, por nuk kam par\u00eb kurr\u00eb burra si Mark Mirin e Kol\u00eb Mirin. T\u00eb till\u00eb kishin q\u00ebn\u00eb edhe Mark Gjelosh Ula dhe dy v\u00ebllaz\u00ebrit tij Luli dhe Luka. Besa e tyre ishte m\u00eb e q\u00ebndrueshme se Mali i Vele\u00e7ikut. K\u00ebshtu kisha shkruar p\u00ebr Kol\u00eb Mirin para 25 vjet\u00ebsh,nj\u00eb dit\u00eb pas vdekjes. Marku e Kol\u00eb Miri ishin si Sh\u00ebn Pali e Sh\u00ebn Pjetri. George Washingtoni ka th\u00ebn\u00eb: Esht\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me q\u00ebn\u00eb hero n\u00eb paq\u00eb s\u00eb n\u00eb luft\u00eb. K\u00ebta kishin q\u00ebndruar heronj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe n\u00eb paq\u00eb. Pas Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulit p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar e folur m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr n\u00eb Hot. Zoti i kishte pajisur me cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta njer\u00ebzore. Shoqata Mbar\u00ebkomb\u00ebtare e t\u00eb Persekutuar\u00ebve Politik\u00eb&#8211;Dega Mal\u00ebsia e Madhe b\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyeshme,duke nderuar gjasht\u00eb trimat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Ata meritojn\u00eb titullin &#8220;Nderi i Kombit&#8221; dhe monumente n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe dhe m\u00eb gjer\u00eb. Do t\u00eb ishte nder i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr autor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb b\u00ebnin vepra letrare dhe artistike p\u00ebr k\u00ebta trima legjendar\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Q\u00ebndresa e tyre heroike \u00ebsht\u00eb me vlera universale. Ky \u00ebsht\u00eb tregimi m\u00eb i madh i Hotit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull. Me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrkujtojm\u00eb gjasht\u00eb martir\u00ebt antikomunist\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb u pushkatuan nga forcat jugosllave t\u00eb Bajo Stankoviqit tek kisha e Grud\u00ebs me 13 shkurt 1945.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York &nbsp; M\u00eb 7 t\u00eb k\u00ebtij muaji Shoqata Mbarkomb\u00ebtare e ish t\u00eb persekutuar\u00ebve politik\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dega Mal\u00ebsia e Madhe,organizon nj\u00eb mbledhje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb nderuar 6 trimat e Hotit. Kjo ceremoni nderimi do t\u00eb mbahet n\u00eb Koplik. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb shpallen &#8220;Nderi i Unionit, 6 Trimat e Hotit&#8221;. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15702,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[985,1176],"class_list":["post-15703","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-ded-gjo-luli","tag-kalvari-hotit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15703"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15703\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15706,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15703\/revisions\/15706"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}