{"id":15694,"date":"2017-09-05T11:50:20","date_gmt":"2017-09-05T09:50:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15694"},"modified":"2017-09-05T12:09:58","modified_gmt":"2017-09-05T10:09:58","slug":"nje-histori-per-tu-treguar-bashkejetesa-e-shqiptareve-me-te-ardhurit-nga-afrika-ne-ulqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15694","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori p\u00ebr t\u2019u treguar: bashk\u00ebjetesa e shqiptar\u00ebve me t\u00eb ardhurit nga Afrika n\u00eb Ulqin"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15696 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-1.jpg\" alt=\"\" width=\"680\" height=\"434\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-1.jpg 627w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-1-300x191.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 680px) 100vw, 680px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 1878 n\u00eb Ulqin jetonin 100 familje me ngjyr\u00eb, kurse sheshi i Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr, ku, sipas legjend\u00ebs, ishte i z\u00ebn\u00eb rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u b\u00eb Sheshi i skllev\u00ebrve. Zahra, nj\u00eb vajz\u00eb me ngjyr\u00eb me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtris\u00eb turke. M\u00eb von\u00eb t\u00eb ardhurit me ngjyr\u00eb g\u00ebzonin m\u00eb shum\u00eb liri n\u00eb Ulqin, dy prej tyre, p\u00ebr shembull, ishin edhe kapiten\u00eb t\u00eb anijeve<\/p>\n<p><strong>Nga Anisa DEMIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Ulqinin e njihni vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e bukuris\u00eb dhe t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb zhvilluara p\u00ebr t\u00eb, e keni shum\u00eb gabim. Ulqini \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga qytetet unik n\u00eb Ballkan q\u00eb si popullsi vendase ka edhe njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb. Ja cilat jan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb na vijn\u00eb. Paula Royster ka si specialitet t\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb gjenealogjin\u00eb afro-amerikane dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka folur p\u00ebr afro-malazez\u00ebt e Ulqinit.<\/p>\n<p>Ulqini \u00ebsht\u00eb vend me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pasur detare dhe tregtare. Detaria e k\u00ebtij qyteti ngritjen e vet m\u00eb t\u00eb madhe e arriti n\u00eb shekullin XVII, XVIII dhe gjat\u00eb shekullit XIX. N\u00eb koh\u00ebn e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flot\u00ebn e vet tregtare, ishte shtylla kryesore e Perandoris\u00eb Otomane n\u00eb Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas nevoj\u00ebs, i sh\u00ebrbenin Port\u00ebs edhe p\u00ebr q\u00ebllime lufte, sidomos kund\u00ebr rivalit t\u00eb madh, Venedikut. Kusaria e Ulqinit p\u00ebrmendet q\u00eb n\u00eb shekullin XIV, por pas vendosjes s\u00eb 400 pirat\u00ebve arab\u00eb nga Malta, Tunizia dhe Algjeria n\u00eb Ulqin, pas luft\u00ebs kandike (1669), Ulqini, n\u00eb shekullin XVII e XVIII, u shnd\u00ebrrua n\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb rrezikshme t\u00eb kusar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e kusaris\u00eb, pirat\u00ebt e Ulqinit merreshin edhe me tregti me skllev\u00ebr me ngjyr\u00eb. Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor eksportues, n\u00eb t\u00eb cilin bliheshin skllev\u00ebrit nga viset e ndryshme t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishte edhe mjaft f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 2 3 vje\u00e7are. Kusar\u00ebt dhe tregtar\u00ebt i shitnin skllev\u00ebrit ose i linin q\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb pasurit\u00eb ose n\u00eb anijet e tyre. Deri n\u00eb vitin 1878 n\u00eb Ulqin jetonin 100 familje me ngjyr\u00eb, kurse sheshi i Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr, ku, sipas legjend\u00ebs, ishte i z\u00ebn\u00eb rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u b\u00eb Sheshi i skllev\u00ebrve. Por, kishte edhe njer\u00ebz me ngjyr\u00eb q\u00eb vinin si t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Ulqin. Zahra, nj\u00eb vajz\u00eb me ngjyr\u00eb me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtris\u00eb turke. M\u00eb von\u00eb t\u00eb ardhurit me ngjyr\u00eb g\u00ebzonin m\u00eb shum\u00eb liri n\u00eb Ulqin, dy prej tyre, p\u00ebr shembull, ishin edhe kapiten\u00eb t\u00eb anijeve. N\u00eb bjeshk\u00ebn e Pinjeshit \u00ebsht\u00eb edhe fusha q\u00eb e mban emrin Fusha e Arap\u00ebve. Aty mblidheshin njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb dhe luanin loj\u00ebra t\u00eb tyre rituale. Lidhur me k\u00ebto loj\u00ebra \u00ebsht\u00eb krijuar edhe loja \u201cSharaveli\u201d, si kombinim i melosit dhe ritmit vend\u00ebs t\u00eb Ulqinit dhe melosit e ritmit afrikan, q\u00eb luhet edhe sot n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb modifikuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ekzistonte edhe kafeneja \u201cTrumo\u201d q\u00eb quhej edhe kafeneja e Arap\u00ebve, sepse pronar\u00eb dhe sh\u00ebrbyes ishin vet\u00ebm ata. Ulqini \u00ebsht\u00eb sot i vetmi qytet n\u00eb Adriatik n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb prej disa gjeneratash edhe banor\u00eb me ngjyr\u00eb. \u00c7do sulm t\u00eb kryer me sukses n\u00eb ndonj\u00eb anije, kusar\u00ebt e kremtonin pas kthimit me fest\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb gjirin e Plazhit t\u00eb Vog\u00ebl. N\u00eb kazan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj zihej hallva. Prij\u00ebsi i njohur i kusar\u00ebve t\u00eb Ulqinit, Lik\u00eb Ceni, n\u00eb nj\u00eb e rast fundosi anijen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshin haxhinjt\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Mek\u00eb. Sulltani, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt, e ndiqte dhe ia premtoi nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hollash atij q\u00eb do ta zinte ose do ta vriste, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u paraqit n\u00eb det kusari tjet\u00ebr i quajtur Lambro (Aralampia) i lindur n\u00eb Greqi, Lambro u b\u00eb i tmerrsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb detar\u00eb e tregtar\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Sulltani i premtoi nj\u00eb shp\u00ebrblim edhe m\u00eb t\u00eb majm\u00eb atij q\u00eb do ta vriste.<br \/>\nMeqen\u00ebse nuk u gjet askush q\u00eb do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, Sulltani i \u00e7oi fjal\u00eb Lik\u00eb Cenit se do t\u2019ia falte t\u00eb gjitha n\u00eb qoft\u00eb se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Lik\u00eb Ceni e priti me k\u00ebnaq\u00ebsi ofert\u00ebn dhe u obligua se ose do ta \u201cvriste Lambron ose do t\u00eb vritej vet\u00eb\u201d. Pas nj\u00eb kohe u b\u00eb dyluftimi n\u00eb t\u00eb cilin Lambroja u vra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb i b\u00ebri, Sulltani ia dha Lik\u00eb Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj edhe familja e Lik\u00ebs e mori k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15697 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-2.jpg\" alt=\"\" width=\"473\" height=\"572\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-2.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-2-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 473px) 100vw, 473px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Me Paqen e Pozharevcit n\u00eb vitin 1718, shqyrtohet \u00e7\u00ebshtja e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Ulqinit, kusar\u00ebve t\u00eb Ulqinit dhe anijeve t\u00eb tyre. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, parashihet edhe t\u2019u ndalohet ulqinak\u00ebve marrja me kusari dhe nd\u00ebrtimi i anijeve p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime. Ulqinak\u00ebve u ndalohet rrept\u00ebsisht\u00eb \u00e7do lundrim kusarie apo \u00e7far\u00ebdo d\u00ebmi, pengese a sulmi ndaj anijeve tregtare dhe lundrimit t\u00eb lir\u00eb. Parashihet gjithashtu q\u00eb t\u2019u merreshin galeotat dhe mos t\u2019u lejohet nd\u00ebrtimi i t\u00eb tjerave, q\u00eb t\u2019i kthejn\u00eb apo kompensojn\u00eb d\u00ebmet, t\u2019i lirojn\u00eb rob\u00ebrit. Mir\u00ebpo, kusar\u00ebt e Ulqinit nuk i respektuan k\u00ebto marr\u00ebveshje dhe vazhduan aktivitetin e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb Porta, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb par\u00eb mb\u00ebshteteshin ulqinak\u00ebt q\u00eb, si\u00e7 thuhet, n\u00eb koh\u00ebn e paqes merreshin me tregti djall\u00ebzore, kurse gjat\u00eb luft\u00ebs ishin shtyll\u00eb e fort\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane dhe i b\u00ebnin d\u00ebme Venedikut, u desh t\u00eb nd\u00ebrmerrte masa m\u00eb t\u00eb rrepta ndaj tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XVIII, pra edhe pas vitit 1718 deri n\u00eb vitin 1755, jan\u00eb sh\u00ebnuar shum\u00eb sulme t\u00eb kusar\u00ebve ulqinak\u00eb ndaj perastasve n\u00eb det dhe n\u00eb breg. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u00ebrmendet edhe kusari i njohur ulqinak Ali-Korza me tartan\u00ebn e vet. Ai mbahej, si\u00e7 thuhet, se lundronte me anije tregtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i realizonte m\u00eb leht\u00eb sulmet n\u00eb anije t\u00eb ndryshme. As pas Paqes s\u00eb Beogradit (1739), me t\u00eb cil\u00ebn arrihet marr\u00ebveshja p\u00ebr ndalimin e kusaris\u00eb s\u00eb ulqinak\u00ebve, nuk arrihet shuarja e k\u00ebtij aktiviteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrleshjet e detar\u00ebve ulqinak\u00eb me ata perastas, me pasoja negative tregtare ekonomike. Mes Ulqinit dhe Venedikut ekzistonte nj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb cil\u00ebn Ulqini detyrohej t\u00eb mbronte anijet venedikase n\u00eb limanet q\u00eb ishin t\u00eb varura prej tij. Mir\u00ebpo, n\u00eb vitin 1748 pirati Haxhi Mustafa Ulqinaku e pat shkelur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje duke rr\u00ebmbyer n\u00eb Bun\u00eb nj\u00eb anije t\u00eb Venedikut dhe marr\u00eb skllav kapitenin e saj me dy shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb u \u00e7uan n\u00eb Valdanos n\u00eb tartan\u00ebn korsare. Thuhet se n\u00eb Valdanos shkoi kapidan Lika Ceni me n\u00ebn\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr lirimin e tyre, por m\u00eb kot. Ndaj k\u00ebtij veprimi reaguan agallar\u00ebt e Ulqinit duke e akuzuar Haxhi Mustaf\u00ebn q\u00eb nuk e ka respektuar Bun\u00ebn si skele t\u00eb sigurt(\u2026).<\/p>\n<p>Nga kjo periudh\u00eb p\u00ebrmenden edhe angazhimet e Turqis\u00eb n\u00eb shpartallimin e kusaris\u00eb s\u00eb Ulqinit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebrmendet edhe angazhimi i Sulejman-Pash\u00ebs fuqiplot\u00eb, armikut t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb ulqinak\u00ebve, i cili urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb digjen anijet ulqinake q\u00eb gjendeshin t\u00eb ankoruara n\u00eb Gjirin e Valdanosit. Nj\u00eb sulm i till\u00eb me tradhti ndaj anijeve ulqinake n\u00eb Valdanos i ngarkohet vezirit t\u00eb Shkodr\u00ebs Mehmed Bushatlis\u00eb n\u00eb vitin 1760. Ka mendime q\u00eb mb\u00ebshteten edhe n\u00eb ndonj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb sipas t\u00eb cil\u00ebs kusar\u00ebt ulqinak\u00eb t\u00eb befasuar nga ky sulm i papritur vet\u00eb i dogj\u00ebn disa anije me thesar q\u00eb mos t\u2019i bien n\u00eb dor\u00eb armikut.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15695 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-3.jpg\" alt=\"\" width=\"541\" height=\"460\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-3.jpg 470w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/harapet-e-ulqinit-afrika-3-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 541px) 100vw, 541px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kusaria e ulqinak\u00ebve vazhdon me befasi t\u00eb koh\u00eb pas kohshme. K\u00ebshtu Faik Konica, duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr kusarin shqiptar Arnaut Memi i cili pat z\u00ebn\u00eb rob Servantesin, shton se \u201cN\u00eb fillim t\u00eb prillit t\u00eb vitit 1770 anijet kusare shqiptare t\u00eb Ulqinit e munden flot\u00ebn ruse t\u00eb Aleksis Orlovit n\u00eb Navarin\u00eb\u201d. Kah fundi i shekullit XVIII kusaria n\u00eb Adriatik fillon t\u00eb shuhet, por ende ka pasur aty-k\u00ebtu l\u00ebvizje t\u00eb kusar\u00ebve ulqinak\u00eb. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj periudhe, madje edhe gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XVIII, kur kusaria ishte m\u00eb e fuqishme, anijet ulqinake lundronin rregullisht si anije tregtare duke transportuar mallra t\u00eb ndryshme dhe duke u paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale organeve t\u00eb limaneve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shekullit XlX p\u00ebrmendet edhe trabakula Mezzo Vento e ulqinakut Mustaf\u00eb Reis Hotit, i cili n\u00eb lundrim prej Ulqini n\u00eb Triest\u00eb, duke transportuar lesh, vaj, l\u00ebkur\u00eb, p\u00ebson avari, gj\u00eb q\u00eb u pat regjistruar edhe n\u00eb arkivat e Dubrovnikut. Ky dhe raste t\u00eb ngjashme t\u00eb regjistruara d\u00ebshmojn\u00eb se ulqinak\u00ebt kryesisht kishin kaluar me anijet e tyre n\u00eb aktivitetin e rregullt tregtar.<\/p>\n<p>Kusaria e Ulqinit thuajse fillon t\u00eb zhduket plot\u00ebsisht pas vitit 1821, kur nis t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb Adriatik flota luftarake e Austro-Hungaris\u00eb. Prej k\u00ebsaj kohe b\u00ebhen edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr pengimin e tregtis\u00eb me skllev\u00ebr, q\u00eb kishte marr\u00eb hov krahas lul\u00ebzimit t\u00eb detaris\u00eb dhe kusaris\u00eb s\u00eb Ulqinit gjat\u00eb dy shekujve paraprak\u00eb. Ata kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb koh\u00eb jo vet\u00ebm si skllev\u00ebr n\u00eb familjet e njohura detare ulqinake, por edhe si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, detar\u00eb, peshkatar\u00eb, kapedan\u00eb e pronar\u00eb t\u00eb anijeve.<\/p>\n<p>Deri kah viti 1880, mendohet se n\u00eb Ulqin ka pasur afro 100 familje zezake, numri i t\u00eb cilave u pak\u00ebsua n\u00eb vazhdim, sidomos prej vitit 1880, me rastin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb shum\u00eb familjeve detare ulqinake t\u00eb cilat me vete mor\u00ebn edhe shum\u00eb zezak\u00eb apo harap\u00ebt e tyre, si\u00e7 u thon\u00eb ulqinak\u00ebt. Pak para Kongresit t\u00eb Berlinit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitin 1877, n\u00eb Ulqin u internua si \u201cshqiptar\u201d piktori i njohur shqiptar, shkodrani Kol\u00eb Idromeno, I cili q\u00ebndroi nj\u00eb vit dhe koh\u00eb pas kohe n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, sidomos n\u00eb Kish\u00ebn e Sal\u00e7it, punoi disa afreska p\u00ebr muret e saj, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilave dallohen edhe sot. Nga veprimtaria e tij artistike ka mbetur nj\u00eb piktur\u00eb, n\u00eb teknik\u00ebn p\u00eblhur\u00eb n\u00eb vaj, me motive nga Ulqini, me titull \u201cShkrepi i Ulqinit\u201d nga viti 1897, i identifikuesh\u00ebm me t\u00eb quajtur\u00ebn \u201cPunta e Nuredinit\u201d, rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb bedeni n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb gadishullit. Pak pas tij, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga viti 1910 njihen disa piktura me motive nga kjo trev\u00eb t\u00eb realizuara nga piktori Pero Po\u00e7ek.<\/p>\n<p>Sa i takon zhvillimit urban apo arkitektonik t\u00eb Ulqinit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb sundimit t\u00eb Turqis\u00eb, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet Kisha e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00eb Malin e Bardh\u00eb (e nd\u00ebrtuar m\u00eb 1869), si kish\u00eb ortodokse af\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs, n\u00eb vitin 1875, p\u00ebrfundoi s\u00eb nd\u00ebrtuari edhe kisha katolike e Sh\u00ebn Zefit, q\u00eb konsiderohet si godina e fundit, me karakter t\u00eb shenjt\u00eb-katolik, q\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb gjat\u00eb sundimit otoman. Pas Kongresit t\u00eb Berlinit, kur Ulqini iu aneksua Malit t\u00eb Zi, e m\u00eb konkretisht n\u00eb vitin 1890, u nd\u00ebrtua Kisha e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00ebn Meteriz, n\u00eb themelet e xhamis\u00eb nga koha e Turqis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Deri n\u00eb vitin 1878 n\u00eb Ulqin jetonin 100 familje me ngjyr\u00eb, kurse sheshi i Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr, ku, sipas legjend\u00ebs, ishte i z\u00ebn\u00eb rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u b\u00eb Sheshi i skllev\u00ebrve. Zahra, nj\u00eb vajz\u00eb me ngjyr\u00eb me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtris\u00eb turke. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15696,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[1171,1172,1173,1174],"class_list":["post-15694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-harapet-e-ulqinit","tag-haxhi-halil-fici","tag-kusaria-e-ulqinit","tag-sharaveli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15694"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15699,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15694\/revisions\/15699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}