{"id":156,"date":"2014-11-10T21:12:41","date_gmt":"2014-11-10T21:12:41","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=156"},"modified":"2014-11-10T21:12:41","modified_gmt":"2014-11-10T21:12:41","slug":"politika-e-shumices-ndaj-pakices-gjate-kalimit-ne-demokraci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=156","title":{"rendered":"Politika e Shumic\u00ebs ndaj Pakic\u00ebs gjat\u00eb Kalimit n\u00eb Demokraci"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Konferenca-per-shqiptaret-ne-Mal-te-zi-shba.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-157 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Konferenca-per-shqiptaret-ne-Mal-te-zi-shba-300x200.jpg\" alt=\"Konferenca-per-shqiptaret-ne-Mal-te-zi-shba\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Konferenca-per-shqiptaret-ne-Mal-te-zi-shba-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Konferenca-per-shqiptaret-ne-Mal-te-zi-shba.jpg 573w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><strong><del><\/del><\/strong><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR SHTYP<\/strong><\/p>\n<p><strong>Konference e Dyt\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>SHQIPTAR\u00cbT N\u00eb Mal t\u00eb Zi:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Politika e Shumic\u00ebs ndaj Pakic\u00ebs gjat\u00eb Kalimit n\u00eb Demokraci<\/strong><\/p>\n<p>Rochester, Michigan, m\u00eb 1 N\u00ebntor, 2014 \u2013 Konferenca e Dyt\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d p\u00ebrfundoi sot n\u00eb Universitetin e Oakland me nj\u00eb paraqitje historike t\u00eb k\u00ebrkimeve shkencore. E organizuar n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e me mb\u00ebshtetjen e Departamentit t\u00eb Shkencave Politike dhe t\u00eb Programit t\u00eb Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, s\u00eb bashku me disa Shoqata Shqiptaro-Amerikane, n\u00eb zhvillimet e k\u00ebsaj konferenc\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb studenta, shkollar\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb Shqiptaro-Amerikane, figura t\u00eb spikatura t\u00eb biznesit dhe t\u00eb politik\u00ebs nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Europa.<\/p>\n<p>Konferenca e k\u00ebtij viti mblodhi bashk\u00eb k\u00ebrkues nga fushat e ndryshme t\u00eb studimit, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb qeverisjes, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me analizue dhe vler\u00ebsue problemet e c\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pazgjidhura tash sa koh\u00eb dhe q\u00eb preokuppojn\u00eb Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Q\u00eb nga fol\u00ebsit kryesor\u00eb tek nuk numri i madh i propozimeve p\u00ebr pjes\u00ebmarrje q\u00eb u paraqit\u00ebn, Konferenca p\u00ebrfoundoi me sukses t\u00eb plot\u00eb. Duke nd\u00ebrtuar mbi konferenc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb NYU n\u00eb vitin 2012, kjo konferenc\u00eb vazhdon t\u2019iu ofroj\u00eb shkollar\u00ebve, k\u00ebrkuesve e studjuesve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr me paraqit\u00eb e me diskutue problemet e shumta lidhur me politikat e d\u00ebshtuara t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb trajtuar sin duhet edhe pakic\u00ebn Shqiptare q\u00eb jeton n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb u paraqit\u00ebn k\u00ebrkime q\u00eb provojn\u00eb se bashk\u00ebsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdon t\u00eb viktimizohet nga poltiikat shtet\u00ebrore malazese q\u00eb synojn\u00eb asimilimin e tyre t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe emigrimin p\u00ebrmes mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara p\u00ebr edukim e pun\u00ebsim, prapambetje e q\u00ebllimte ekonomike, munges\u00eb e decentralizimit t\u00eb qeverisjes dhe programeve t\u00eb tjera qeveris\u00ebse q\u00eb kan\u00eb si synim q\u00eb t\u00eb mbysin e zhdukin gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimnin\u00eb shqiptare. Paraqit\u00ebsit demonstruan me sukses se si shum\u00eb nga premtimet e angazhimet e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pakicat nuk jan\u00eb zbatuar dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrkthyer apo p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb legjislacionin e Malit t\u00eb Zi apo n\u00eb politikat q\u00eb ndiqen. Si rezultat, t\u00eb dh\u00ebnat konfirmojn\u00eb se frika e shqiptar\u00ebve se vendi i tyre ne nj\u00eb \u201cbashkim\u201d t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Europ\u00ebn, nuk do ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb statusin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb legjtiime. Po ashtu, kjo konfirmoi frik\u00ebn e tyre se k\u00ebto objektiva do t\u00eb arrihen p\u00ebrmes nj\u00eb programi t\u00eb premtimeve e flaj\u00ebve boshe t\u00eb cilat do t\u00eb fshehin realitetin e shkeljes s\u00eb lirive t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta, deri sat \u00eb arrihet n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb popullsia etnike shqiptare nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb factor me pesh\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Konferenca paraqiti dy punime kryesore nga profesor\u00ebt Viktor N. Ivezaj dhe Shinasi A. Rama, si dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ndjesh\u00ebm paraqitjesh nga fol\u00ebsit q\u00eb diskutuan mbi nj\u00eb num\u00ebr problemesh e c\u00ebshtjesh lidhur me identitetin e shqiptar\u00ebve, politikat e pakic\u00ebs, dhe influencat e huaja dhe shtetet am\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas fjal\u00ebs mir\u00ebseardh\u00ebse nga profesor Paul Kubicek dhe profesor Ivezaj, Dr. Shinasi Rama (NYU) analizoi evolucionin e identitetit t\u00eb malaziasve dhe duke sjelle evidenc\u00eb historike argumentoi se malaziasit jan\u00eb nj\u00eb grup etnik kompleks q\u00eb kishin dy elemente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, luft\u00ebn kund\u00ebr Otoman\u00ebve dhe fen\u00eb ortodokse. Mir\u00ebpo, N\u00eb rrog\u00ebn e shndrrimit t\u00eb tyre ne komb, ata nuk u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb etni, por ata u lidh\u00ebn me idene e shtetit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb process t\u00eb zgjerimit t\u00eb shtetit, por edhe gjat\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e m\u00eb pas, ata nuk jan\u00eb ndalur asnjeher\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb spastruar pakicat e ndryshme. Tani, shteti Malazes, po rreket t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb komb\u00ebsin\u00eb dhe etnin\u00eb malazese duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe p\u00ebr ti asimiluar t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb komb\u00ebsin\u00eb malaziase. N\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk ndajn\u00eb me ta as fen\u00eb, as traditat, as lidhjen me shtetin, e as gjuh\u00ebn, rruga q\u00eb po ndiqet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaj e sundo, asimilimi e p\u00ebrjashtimi i studjuar p\u00ebrmes emigrimit etj. cka edhe ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ta si pakic\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb trojet e veta, ashtu dhe p\u00ebr Malin e Zi evt\u00eb radhmen e tij demokratike.<\/p>\n<p>Profesor Viktor Ivezaj (WSU) paraqit nj\u00eb teori t\u00eb dyfisht\u00eb dhe argumentoi se diskriminimi etnik I shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e \u201cpolarizimit etnik\u201d\u00a0 nj\u00eb metod\u00eb e p\u00ebrdorur nga shteti dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rezultat I urrejtjeve t\u00eb vjetra etnike, sic paraqitet n\u00eb literatur\u00eb. Profesor Ivezaj, thot\u00eb se n\u00eb s\u00eb kjo politik\u00eb e polazimit etnik nuk ndalohet, at\u00ebher\u00eb pakica shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ushqej\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim negative ndaj shtetit, dicka q\u00eb kur t\u00eb shprehet publikisht do ta kap\u00eb Malin e Zi n\u00eb befasi dhe do t\u00eb pasoja negative p\u00ebr zhvillimet shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike n\u00eb at\u00eb shtet.<br \/>\nDr. Nail Draga (Qendra Kulturore, Ulqin) ofroi nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb vecant\u00eb e t\u00eb thelluar t\u00eb regjistrimeve t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Malin e Zi n\u00eb periudh\u00ebn 1948-2011. Ai paraqiti t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pakontestueshme se numrat e popullsis\u00eb zyrtare t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nuk e pasqyrojn\u00eb si duket gjendjen e popullsis\u00eb aktuale. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb meta e gabime n\u00eb mbledhjen, analizmin e raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave, Dr. Draga argumenton se gjithcka tregon se metodklogjia e p\u00ebrdorur nga Zyra e Regjistrimti t\u00eb Popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi synon q\u00eb t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb numrin e poipullsis\u00eb shqiptare deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa ata t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb factor krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik.<br \/>\nDoktorante Agata Biernat (Nicolaus Copernicus University, Turin Poland) n\u00eb punimin e saj analizoi politikat e vet\u00ebqeverisjes n\u00eb rajonin e Mal\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Punim, ajo shpejgoi dhe paraqiti metodat e ndjekura nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb influencuar sistemin politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr me arrit\u00eb q\u00ebllimet e tyr edhe me e rivendos\u00eb komun\u00ebn e Tuzit.<br \/>\nDr. Sabina Osmanovic (Universiteti i Shkodr\u00ebs dhe Universiteti i Tiran\u00ebs) paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsor q\u00eb ajo e kisht\u00eb mbledhur rajonet e banuara me shqiptar\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi. N\u00eb analiz\u00ebn e saj, Dr. Osmanovic sqaroi se si nj\u00eb num\u00ebr pyetjesh dhe p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna hedhin nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re mbi pritshm\u00ebrit\u00eb e shqiptar\u00ebve para referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe perceptimet e tyre mbas pavar\u00ebsis\u00eb. Duke krahasuar p\u00ebrmes nj\u00eb numri t\u00eb ndjesh\u00ebm pyetjesh (a) premtimet q\u00eb Malazes\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb para referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb vitin 2006 dhe (b) p\u00ebrgjigjet e tyre se sa kishte arritur Mali i Zit \u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebto premtime tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2014, dr. Osmanovic argumentoi se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb diskriminuar dhe t\u00eb pa integruar si duhet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sferat e jet\u00ebs ekonomike, politike dhe shoq\u00ebrore dhe, cka \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00eb er\u00ebnd\u00ebishme, Mali i Zi, nuk e ka mbajtur premtimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjtih\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nDr. Angjell Gojcaj (Universiteti i Shkodr\u00ebs) paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb politikave sociale dhe shtet\u00ebrore diskriminuese q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb tkonsistente n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndjekur nga qeveria e Malit t\u00eb Zi. Duke ndjekur nj\u00eb ligjik\u00eb institucionaliste, Dr. Gojcaj, u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb tre llojet e ndryshme t\u00eb drejtave t\u00eb pakic\u00ebs shqiptare \u2013 e drejta e simboleve komb\u00ebtare, e drejta e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, dhe e drejta e pun\u00ebsimit. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb statutet e t\u00eb konvetat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mongrafit\u00eb dhe raportet e ndryshme t\u00eb paraqitur, ai e provoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme pranin\u00eb e trajtimit diskriminues t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb grupimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\nDoktorant Grid Rroji (CUNY) ekzaminoi efektet e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vak\u00ebt t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs etnike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si dhe pasojat q\u00eb ka pasur kjo sjellje p\u00ebr stabilitetin rajonal dhe sigurin\u00eb. Rroji, mbeshteti argumentin se p\u00ebrkeq\u00ebsimi i t\u00eb drejtave njer\u00ebzore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, s\u00eb bashku me munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shtetet fqinj\u00eb, paraqet nj\u00eb rrezimk t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve por edhe p\u00ebr stabilitetin e Malit t\u00eb Zi dhe sigurin\u00eb rajonale.<br \/>\nProfesor Paul Kubicek (Universiteti Oakland) vler\u00ebsoi rolin e Bashkimit Europian n\u00eb lidhje me statusin e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Duke e ndjekur k\u00ebt\u00eb rol nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve, si dhe duke ndjekur qasjet e shqiptar\u00ebve ndaj BE dhe Malit t\u00eb Zi, Prof. Kubicek, ofroi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb prioriteteve dhe b\u00ebri disa sugjerime t\u00eb vyeshme se cilat rrug\u00eb duheshin ndjekur p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb qeveria e Malit t\u00eb zi dhe strukturat e tjera, si dhe shoq\u00ebria civile t\u2019i respektonin t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. Ai argumentoi se megjith\u00ebse Mali i Zi dukej sikur i respektonte te drejtat e shqiptar\u00ebve, n\u00eb fakt gjendja ishte tjet\u00ebr, dhe se ka shum\u00eb problem t\u00eb lidhura me t\u00eb drejtat e minoriteteve t\u00eb cilat duhet t\u00eb adresohen nga Mali i Zi p\u00ebrpara se ky shtet t\u00eb b\u00ebhet i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb Bashkimin europian.<br \/>\nProfesor Shinasi Rama analizoi rolin e diaspor\u00ebs shqiptare nga Mali i Zi dhe tregoi cilat jan\u00eb ndjekur nga kjo diaspor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb administrat\u00ebn amerikane dhe n\u00eb organizatat e tjera. Duke shpjeguar rolin n\u00eb rritje t\u00eb diaspor\u00ebs, Prof. Rama e vuri theksin tek roli n\u00eb rritje i diaspor\u00ebs p\u00ebr kusht\u00ebzimin e sjelljes s\u00eb politikan\u00ebve dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e bashk\u00ebsis\u00eb shqiptaro-amerikane, si dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e strukturave q\u00eb po punojn\u00eb me administrat\u00ebn e m\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcuar e sqaruar gjendjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\nDisa organizata Shqiptaro-Amerikane e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e k\u00ebtij viti p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu fondacionin \u201cPlav\u00eb-Guci,\u201d Shoqat\u00ebn Shqiptaro-Amerikane \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d dhe Shoqat\u00ebn Shqiptaro-Amerikane \u201cAna e Malit\u201d.\u00a0 Mb\u00ebshtet\u00ebsit q\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb vinin por q\u00eb i kontribuan mbar\u00ebvajtjes s\u00eb konfer\u00ebnc\u00ebs ishin fondi humanitar \u201cMal\u00ebsia\u201d, Fondacioni \u201cDed Gjon Luli\u201d, Fondacioni \u201cDom Simon Filipaj\u201d dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane,\u201cKraja\u201d.<br \/>\nKonferenca e vitit 2014 ka p\u00ebrfunduar dhe redaktor\u00ebt po punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb botojn\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punimet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb. P\u00ebr me t\u00ebp\u00ebr, Komiteti Organizues, po p\u00ebrgatitet q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb Konfernc\u00ebn e tret\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb vitin 2016. Kjo do t\u00eb koincidoj\u00eb me 10 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shihet m\u00eb qart\u00eb gjendja e shqiptar\u00ebve dhjet\u00eb vjet mbas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, si dhe hedhja drit\u00eb mbi problemet shoq\u00ebrore e politike q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt. N\u00eb fakt, je kemi filluar t\u00eb kontaktojm\u00eb koleg\u00ebt nga Mali i Zi, Shqip\u00ebria, SHBA, UK, dhe Kosova p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb konferenca e vitit 2016 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sukses i plot\u00eb.<br \/>\nKomiteti Organizues d\u00ebsh\u00ebron t\u00eb fal\u00ebnderoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb nj\u00eb sukses t\u00eb merituar dhe n\u00eb vecanti, paraqit\u00ebsit, Shoqatat Shqiptaro-Amerikane, dhe Organizat\u00ebn e Student\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb. Urojm\u00eb q\u00eb t\u00eb takohemi s\u00ebrish n\u00eb vitin 2016!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR SHTYP Konference e Dyt\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi\u201d SHQIPTAR\u00cbT N\u00eb Mal t\u00eb Zi: Politika e Shumic\u00ebs ndaj Pakic\u00ebs gjat\u00eb Kalimit n\u00eb Demokraci Rochester, Michigan, m\u00eb 1 N\u00ebntor, 2014 \u2013 Konferenca e Dyt\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d p\u00ebrfundoi sot n\u00eb Universitetin e Oakland me nj\u00eb paraqitje historike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":157,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-156","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=156"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/156\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/156\/revisions\/158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}