{"id":15530,"date":"2017-08-24T14:04:36","date_gmt":"2017-08-24T12:04:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15530"},"modified":"2017-08-24T14:04:36","modified_gmt":"2017-08-24T12:04:36","slug":"zgjedhjet-dhe-fushatat-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15530","title":{"rendered":"ZGJEDHJET DHE FUSHATAT ZGJEDHORE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13730 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" width=\"498\" height=\"490\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 498px) 100vw, 498px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em><strong>Shkruan QANI\u00a0 OSMANI<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vendet me tradit\u00eb pluralo-partiake p\u00ebrcaktimi i votuesve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje rutine, por para s\u00eb gjithash proces i cili varet nga niveli i kultur\u00ebs politike t\u00eb masave t\u00eb gj\u00ebra, tradita zgjedhore, fuqia mobilizuese e partive politike, platformat zgjedhore t\u00eb tyre etj. Prandaj zgjedhjet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do subjekt politik q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb garat zgjedhore. Rezultatet zgjedhore i p\u00ebrcaktojn\u00eb pozicionet e partive politike ndaj shtetit. Nga ato mvaret a do t\u00eb jet\u00eb partia n\u00eb opozit\u00eb ose n\u00eb pozit\u00eb brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar kohor, i cili zakonisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se kat\u00ebr vjet. Zgjedhjet jan\u00eb dukuri permanente dhe zakonisht p\u00ebr partit\u00eb politike mbarimi i nj\u00ebrit afat t\u00eb zgjedhjeve paraqet fillim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. Partit\u00eb politike serioze \u00e7doher\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn <strong><em>\u201cethet zgjedhore\u201d, <\/em><\/strong>aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se merret parasysh edhe dukuria e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dukuri e panjohur p\u00ebr teorin\u00eb dhe praktik\u00ebn e veprimit t\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike t\u00eb cilat e kan\u00eb p\u00ebrkrahjen e zgjedh\u00ebsve, respektivisht\u00eb partia q\u00eb i fiton zgjedhjet, \u00ebsht\u00eb e logjikshme dhe racionale n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb premtimeve t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb periudh\u00ebs parazgjedhore. An\u00ebtar\u00ebsia, simpatizuesit dhe votuesit n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb fjal, shpresojn\u00eb n\u00eb premtimet e dh\u00ebna n\u00eb periudh\u00ebn parazgjedhore. Megjithat\u00eb n\u00eb praktik nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb shpeshher\u00eb nuk ndodh, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se partit\u00eb nuk i respektojn\u00eb premtimet e dh\u00ebna. Kjo nganj\u00ebher b\u00ebhet q\u00ebllimisht, por ka raste q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb partis\u00eb t\u2019ia imponojn\u00eb rrethanat objektive t\u00eb cilat krijohen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb. Politik\u00ebn e pap\u00ebrgjegjshme n\u00eb shum\u00eb raste zgjedh\u00ebsit e sanksionojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Zgjedhjet si p\u00ebr zgjedh\u00ebsit, ashtu edhe p\u00ebr subjektet pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje paraqesin akt k\u00ebnaq\u00ebsie, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb qoft\u00eb se respektohen rregullat demokratike dhe vullneti i popullit i shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Megjithat\u00eb, garantimi i zgjedhjeve korrekte, t\u00eb lira dhe demokratike \u00ebsht\u00eb vler\u00eb q\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb realizohet me p\u00ebrpikshm\u00ebri, sidomos n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb pa ndonj\u00eb tradit\u00eb pluralo-partiake, ku zgjedhjet e marrin karakterin e luft\u00ebs makiaveliste p\u00ebr pushtet. Kjo duhet t\u00eb kuptohet si gj\u00eb e logjikshme por jo edhe demokratike, sidomos n\u00eb qoft\u00eb se merren parasysh privilegjet q\u00eb pushteti shtet\u00ebror ua ofron partive politike fituese dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb tyre, e n\u00eb ve\u00e7anti m\u00eb t\u00eb <strong><em>\u201cmerituarve\u201d <\/em><\/strong>dhe atyre q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb raporte m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me b\u00ebrthamat partiake.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb vete e ng\u00ebrthejn\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb zgjedhurve dhe ushtruesve tjer\u00eb t\u00eb funksioneve publike ndaj zgjedh\u00ebsve. Partit\u00eb politike e kan\u00eb p\u00ebr obligim at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ta kultivojn\u00eb dhe ta mbajn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. Megjithat\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ndodhin dukuri t\u00eb cilat nuk korrespondojn\u00eb me karakterin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb partive politike. Duke insistuar t\u00eb tubojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb vota partit\u00eb politike shmangen nga parimet e veta, me vet\u00ebdije ose pa vet\u00ebdije. Nganj\u00ebher\u00eb u shkon p\u00ebr dore t\u00eb t\u00ebrheqin num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb partive kund\u00ebrshtare dhe zakonisht lufta zhvillohet p\u00ebr personat politikisht t\u00eb pap\u00ebrcaktuar. Megjithat\u00eb. Shmangia nga parimet themelore t\u00eb verifikuara n\u00eb programet dhe platformat e partive politike, n\u00eb raste t\u00eb caktuara mund t\u00eb provokoj\u00eb edhe efekte negative p\u00ebr partit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Jo rrall\u00eb her\u00eb ndodh q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb <strong><em>\u201cmanovrave politike\u201d<\/em><\/strong> shum\u00eb aktivist, an\u00ebtar\u00eb dhe adhurues t\u2019ia kthejn\u00eb shpin\u00ebn partis\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i takojn\u00eb dhe k\u00ebshtu d\u00ebmi b\u00ebhet m\u00eb i madh sesa dobia eventuale.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb prezentohen si p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe mbrojt\u00ebse t\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra shoq\u00ebrore. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, n\u00eb praktik\u00ebn plurale t\u00eb vendeve n\u00eb tranzicion gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore partit\u00eb politike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e reklamojn\u00eb barazin\u00eb qytetare, e sidomos garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, me t\u00eb vetmin q\u00ebllim q\u00eb ta fitojn\u00eb p\u00ebrkrahjen politike t\u00eb tyre. Largimi nga parimet e definuara t\u00eb cilat an\u00ebtar\u00ebve dhe simpatizuesve partia ua imponon n\u00ebp\u00ebrmjet ideologjis\u00eb partiake, l\u00eb gjurm\u00eb negative, megjithat\u00eb praktika e deritanishme flet se ndidhin \u00e7rregullime t\u00eb m\u00ebdha brenda tyre. Ndoshta sipas ligjeve t\u00eb inercionit, traditave ose nga motive t\u00eb tjera, numri m\u00eb i madh i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb e ndjek flamurin partiak, pa marr\u00eb parasysh \u00e7far programi partiak ajo do t\u00eb ofroj\u00eb. <strong><em>\u201cAto votojn\u00eb edhe p\u00ebr \u201cqenin e verdh\u00eb\u201d sepse ai \u00ebsht\u00eb i ngjyrosur me ngjyr\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb tyre\u201d<\/em><\/strong> thot sociologu i mir\u00ebnjohur Stjepan Pulisheliq. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratizimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb konformiz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb thelb ai ngulfatet dhe degradohet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore partit\u00eb politike tregojn\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtresat shoq\u00ebrore, e sidomos p\u00ebr <strong><em>\u201cinteligjenc\u00ebn\u201d.<\/em><\/strong> Intelegjencia pa dyshim \u00ebsht\u00eb shtresa e vetme q\u00eb krijon parakushte p\u00ebr nj\u00eb qasje shkencore t\u00eb problemeve shoq\u00ebrore.Sipas k\u00ebsaj krijohen raportet nd\u00ebrmjet intelegjenc\u00ebs dhe partive politike. Edhe pse intelektual\u00ebt jan\u00eb kategori e paz\u00ebvend\u00ebsueshme. Oligarkit\u00eb partiake tregojn\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb rezerv\u00ebs ndaj tyre, t\u00eb mos e p\u00ebrdorim termin mosbesim. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, kjo nuk vlen\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb inteligjenc\u00ebn, e sidomos p\u00ebr pjes\u00ebn <strong><em>\u201cservile\u201d<\/em><\/strong> t\u00eb saj. S\u00eb fundi, derisa qasja kritike e inteligjenc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vat\u00ebrzuar kund\u00ebr aktivitetit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, inteligjenca \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur p\u00ebr partit\u00eb, \u00ebsht\u00eb e \u00e7muar dhe e respektuar. Megjithat\u00eb asnj\u00eb parti politike, (madje as atyre m\u00eb ekstreme), nuk u shkon p\u00ebr dore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ta mbajn\u00eb n\u00ebn kontroll frym\u00ebn kritike t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Prej momentit kur intelektual\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb lloj pad\u00ebgjueshm\u00ebrie, e cila para s\u00eb gjithash shprehet n\u00ebp\u00ebrmjet mospajtimit me disa veprime t\u00eb caktuara t\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs partiake, lindin edhe problemet e ndryshme t\u00eb cilat n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve <strong><em>\u201cd\u00ebnohen\u201d<\/em><\/strong> shum\u00eb ashp\u00ebr nga partia n\u00eb pushtet. N\u00eb parim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb inteligjenca t\u00eb disciplinohet deri n\u00eb pakufi; partit\u00eb politike nuk munden pa t\u00eb, thjesht th\u00ebn\u00eb, pa angazhimin e intelektual\u00ebve ato jan\u00eb t\u00eb hendikepuara. Puna intelektuale \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e nevojshme, por di\u00e7ka pa t\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb paramendohet veprimi i mir\u00ebfillt i partive politike.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet me demokraci t\u00eb kufizuar ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe shtetet n\u00eb tranzicion, veprohet n\u00eb drejtim t\u00eb <strong><em>\u201cpartizimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs\u201d.<\/em><\/strong> Th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb k\u00ebto shtete hap\u00ebsira e <strong><em>\u201cinteligjenc\u00ebs kritike\u201d <\/em><\/strong>\u00ebsht\u00eb mjaft e kufizuar. Kam bindjen se kjo n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha vlen edhe p\u00ebr partit\u00eb politike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebrzgjedhja negative e kuadrove p\u00ebr partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb praktik\u00ebn e deritanishme t\u00eb veprimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb dukuri e r\u00ebndomt\u00eb. <strong><em>\u201cNdaj inteligjencies kritike ato sillen si Kalifi Omar me rastin e djegies s\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb Aleksandris\u00eb<\/em><\/strong>\u201d. Gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb urdh\u00ebrit q\u00eb t\u00eb digjet nj\u00ebra nga bibliotekat m\u00eb t\u00eb rand\u00ebsishme t\u00eb asaj kohe. Kalifi Omar mendonte k\u00ebshtu: N\u00eb qoft\u00eb se ajo q\u00eb shkruan n\u00eb k\u00ebta libra grek\u00eb p\u00ebrputhet e Kur\u2019anin at\u00ebher\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm, n\u00eb qoft\u00eb se nuk p\u00ebrputhen, \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat\u00eb. Pra n\u00eb t\u00eb dy rastet duhen t\u00eb zhduken. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjajshme sot rezonojn\u00eb oligarkit\u00eb partiake t\u00eb partive politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb qoft\u00eb se intelektual\u00ebt kan\u00eb q\u00ebndrime identike me oligarkit\u00eb partiake at\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm, n\u00eb qoft\u00eb se mendojn\u00eb ndryshe, jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Prandaj ata me \u00e7do kusht duhet t\u00eb mbahen n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta nga praktika e deritanishme gjat\u00eb fushatave zgjedhore ato jan\u00eb munduar t\u00eb vendosin relacione korrekte, kan mbajtur tubime, kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga ana e tyre dhe jan\u00eb deklaruar p\u00ebr bashk\u00ebpunum t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. E gjih\u00eb kjo i ngjason nj\u00eb farse, nga shkaku se pas fitores eventuale partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdojn\u00eb me avazin e vjet\u00ebr, ato mbyllen n\u00eb vete duke i realizuar interesat e nj\u00eb grupi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb me status t\u00eb privilegjuar. N\u00ebnkuptohet se n\u00eb radh\u00ebt e tyre \u00e7doher\u00eb ka vend p\u00ebr intelektual\u00ebt q\u00eb nuk e <strong><em>\u201cturbullojn\u00eb ujin\u201d,<\/em><\/strong> por jo edhe p\u00ebr ata q\u00eb gjithmon\u00eb e kultivojn\u00eb frym\u00ebn kritike.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan QANI\u00a0 OSMANI &nbsp; N\u00eb vendet me tradit\u00eb pluralo-partiake p\u00ebrcaktimi i votuesve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje rutine, por para s\u00eb gjithash proces i cili varet nga niveli i kultur\u00ebs politike t\u00eb masave t\u00eb gj\u00ebra, tradita zgjedhore, fuqia mobilizuese e partive politike, platformat zgjedhore t\u00eb tyre etj. Prandaj zgjedhjet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do subjekt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1122,122,28],"class_list":["post-15530","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-fushata-zgjedhore","tag-qani-osmani","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15531,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15530\/revisions\/15531"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}