{"id":1552,"date":"2015-01-27T00:02:04","date_gmt":"2015-01-26T23:02:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1552"},"modified":"2015-01-27T00:02:04","modified_gmt":"2015-01-26T23:02:04","slug":"top-channel-ja-sesi-malazezet-deformojne-historine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1552","title":{"rendered":"Top Channel: Ja sesi malazez\u00ebt deformojn\u00eb historin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Marin-Mema.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-full wp-image-1553 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Marin-Mema.jpg\" alt=\"Marin-Mema\" width=\"267\" height=\"200\" \/><\/a>Fati aktual i shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb i lidhur me shkelje t\u00eb shumta t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. T\u00eb \u00e7ar\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb forca t\u00eb shumta politike, t\u00eb rrudhur n\u00eb lirin\u00eb ekonomike e zhvillimore n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb ku nuk jan\u00eb t\u00eb ardhur. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh diskriminimin n\u00eb arsim, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb pas gjith\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, qysh her\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb pak n\u00eb v\u00ebmendjen e autoriteteve shqiptare, q\u00eb jan\u00eb mjaftuar shpesh vet\u00ebm me fjal\u00eb e vizita kortezie n\u00eb Podgoric\u00eb. Kur, nd\u00ebrkoh\u00eb, pas perdes zyrtare fshihen shkelje t\u00eb shumta, q\u00eb po minimizojn\u00eb apo po detyrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen, nga nj\u00eb tok\u00eb ku jan\u00eb autokton\u00eb e jo pakic\u00eb, si\u00e7 konsiderohen.<\/p>\n<p>Arsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga piketat kryesore, nga ku nis nj\u00eb proces i t\u00ebr\u00eb asimilimi, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb njom\u00eb. Aktualisht n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndjekin shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nga klasa e 1-r\u00eb deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb mesme, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe parashkolloret, rreth 4200 nx\u00ebn\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ata m\u00ebsojn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, mjafton t\u00eb shfletosh librat, ku do t\u00eb gjesh deformime, fshirje e manipulime t\u00eb \u00e7far\u00ebdollojshme.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb absurditet i madh q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr qytete q\u00eb nuk i njohin e nuk din\u00eb se ku bien, sesa p\u00ebr qytetet e tyre dhe q\u00eb i ndiejn\u00eb dita-dit\u00ebs\u201d, thot\u00eb nj\u00eb prind.<\/p>\n<p>Duke filluar nga librat e thjesht\u00eb, si matematika, ku mund t\u00eb shikosh se edhe emrat e personazheve t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb ushtrime jan\u00eb thuajse t\u00ebr\u00ebsisht sllave, si Jovana e Zorani, si nj\u00eb form\u00eb e pavet\u00ebdijshme e p\u00ebrdorur q\u00eb te moshat m\u00eb t\u00eb njoma, p\u00ebr t\u00eb mos u identifikuar me emra shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto jan\u00eb problemet m\u00eb minimale. Mjafton t\u00eb shfletosh librat e historis\u00eb te klasat e ndryshme. Si u krijuan shqiptar\u00ebt? Ja versioni i nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre librave, me t\u00eb cilat nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u vendosur n\u00eb Ballkan, sllav\u00ebt shkat\u00ebrronin fshatra dhe qytete, kapnin rob\u00ebr dhe vrisnin popullsin\u00eb greke, romake dhe at\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb romanizuar. Prej k\u00ebsaj popullsie t\u00eb romanizuar u zhvilluan vlleh\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. Ata nuk paraqisnin asnj\u00eb rrezik p\u00ebr sllav\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb midis tyre u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ilir\u00ebt nuk ka asnj\u00eb radh\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto libra historia shqiptare nis vet\u00ebm n\u00eb Mesjet\u00eb, si\u00e7 ndodh n\u00eb Historin\u00eb p\u00ebr klas\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb mesme. Ajo q\u00eb kuptohet qart\u00eb \u00ebsht\u00eb tentativa p\u00ebr t\u00eb k\u00ebputur \u00e7do lloj lidhjeje mes ilir\u00ebve dhe arb\u00ebrve. Pra, praktikisht, shqiptar\u00ebt paraqiten si nj\u00eb popull pa histori antike, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe me p\u00ebrb\u00ebrj\u00eb jo homogjene, si\u00e7 shkruhet m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ishin luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb zot\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb sunduesit i shfryt\u00ebzonin n\u00eb luftrat e shpeshta. Popullsia n\u00eb qytete u rrit vazhdimisht nga brend\u00ebsia, por deri n\u00eb fund t\u00eb Mesjet\u00ebs shumic\u00ebn e b\u00ebnte popullsia romane ose greke.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se pyet nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, i cili kryen shkoll\u00ebn fillore por edhe t\u00eb mesme, p\u00ebr ndonj\u00eb ngjarje nga historia komb\u00ebtare e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebr arsye sepse n\u00eb shkoll\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr ato nj\u00ebsi m\u00ebsimore, ndaj &#8211; ndoshta duket edhe qesharake &#8211; por nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb as njohurit\u00eb elementare nga historia komb\u00ebtare\u201d, thot\u00eb drejtori i nj\u00eb shkolle, Nail Draga.<\/p>\n<p>Tivari nuk quhet askund me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, por vet\u00ebm Bar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb emri sllav i tij. P\u00ebr Ulqinin &#8211; si\u00e7 thot\u00eb Historia p\u00ebr vitin e tret\u00eb t\u00eb gjimnazit &#8211; shkruhet se malazez\u00ebt e \u00e7liruan. Historia 3 shkruan gjithashtu p\u00ebr Kongresin e Berlinit dhe kufijt\u00eb e Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr bashk\u00ebngjitjen e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, p\u00ebr Sanxhakun, por askund nuk thuhet qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb, se k\u00ebto ishin toka shqiptare t\u00eb banuara nga shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mos t\u00eb r\u00ebnt\u00eb n\u00eb dor\u00eb Gjeografia, edhe ajo e mbushur me harta historike ku mungon Shqip\u00ebria. P\u00ebrve\u00e7 manipulimeve, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, hap\u00ebsira q\u00eb flet p\u00ebr historin\u00eb dhe gjeografine shqiptare \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb faqe. Pra nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr vendin e tyre, po aq sa \u00e7\u2019m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. E nj\u00ebjta logjik\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb librat e Muzik\u00ebs, ku f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb k\u00ebng\u00eb sllave t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Arsimit e Malit t\u00eb Zi ka krijuar ekipe t\u00eb tilla, t\u00eb cilat merren me kontrollin dhe jan\u00eb n\u00eb grupet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb redaktimin e k\u00ebtyre teksteve, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm malazez\u00eb q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga Vraka, rrethi i Shkodr\u00ebs, dhe duke u v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, apo konkretisht Entit t\u00eb Teksteve M\u00ebsimore, q\u00eb boton librat shkollor\u00eb\u201d, thot\u00eb Haxhi Shabani.<\/p>\n<p>N\u00eb hartimin e librave t\u00eb t\u00eb tre k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve nuk ka as edhe nj\u00eb shqiptar, qoft\u00eb edhe n\u00eb procesin e redaktimit apo konsultimit. Pa llogaritur plan-programin, q\u00eb edhe ai \u00ebsht\u00eb i imponuar, si\u00e7 edhe pohohet nga burime t\u00eb shumta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe kompleti i librave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kushton m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs shqiptar, sesa p\u00ebr nj\u00eb malazez.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb fakti q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajin dhe nuk m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr veten, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka jan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qenit shqiptar, por t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr sllav\u00ebt. Jan\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb nga nj\u00eb asimilim i heshtur. M\u00eb befason fakti, q\u00eb ne kemi nj\u00eb politik\u00eb \u2018shqiptare\u2019 q\u00eb vepron, sepse q\u00eb nga viti 1992 kur ka filluar pluralizmi, n\u00eb \u00e7do zgjedhje k\u00ebrkojn\u00eb nga mua si prind t\u00eb votoj shqip, flasin p\u00ebr vota shqip, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb f\u00ebmija im n\u00eb tekste m\u00ebsimore ka shum\u00eb pak shqip, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe at\u00eb pak q\u00eb ka, e ka t\u00eb shtremb\u00ebruar\u201d, thot\u00eb G\u00ebzim Ibro\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb Kushtetut\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, n\u00eb nenin 79, p\u00ebrcaktohet mbrojtja e identitetit. Garantohet shprehja, ruajtja, zhvillimi dhe manifestimi n\u00eb publik i ve\u00e7antis\u00eb nacionale, etnike e kulturore. Si\u00e7 garantohet, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr, edhe q\u00eb programet arsimore t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebn e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve pakic\u00eb dhe t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera. Ashtu si neni 80, q\u00eb ndalon asimilimin. \u00cbsht\u00eb i ndaluar asimilimi i dhunsh\u00ebm i pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve pakic\u00eb dhe t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shteti i Malit t\u00eb Zi shkel me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt edhe Konvent\u00ebn kuad\u00ebr p\u00ebr Mbrojtjen e Pakicave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Nenet 5, 6, 11, 12, 13 dhe 14, e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nenesh t\u00eb tjera, jan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore p\u00ebr ruajtjen e tij. Ndalohen politikat asimiluese, nd\u00ebrsa duhet t\u00eb nxiten masat n\u00eb fush\u00ebn e arsimit p\u00ebr njohjen e kultur\u00ebs, historis\u00eb, gjuh\u00ebs e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Kjo Konvent\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e qart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto nene. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb edhe Karta e Helsinkit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mendoj se rinia jon\u00eb, duke pasur probleme t\u00eb tilla edhe emigron shum\u00eb. Prej vitit 2006 e deri tani, mbi 4 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb Ulqinit, shumica e t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb rinj, kan\u00eb ikur p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe shtetet e tjera t\u00eb Per\u00ebndimit, aty ku mendojn\u00eb se mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb Ismet Karamanaga.<\/p>\n<p>Pra sot, shteti malazez shkel jo vet\u00ebm Kushtetut\u00ebn e tij, por edhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga kushdo. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb detyron shtetin shqiptar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb till\u00eb. Jo t\u00eb ardhur nga humb\u00ebtirat e historis\u00eb, si\u00e7 shkruajn\u00eb librat malazeze, por nga ajo tok\u00eb ku jan\u00eb edhe sot, brez pas brezi e prej shekujsh, shqiptar\u00eb. Nj\u00eb e drejt\u00eb e till\u00eb sanksionohet n\u00eb t\u00eb gjitha konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \/ Top Channel<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><object style=\"width: 450px; height: 366px;\" data=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/CG5O55IBd5s?color2=FBE9EC&amp;version=3\" type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"300\" height=\"150\"><param name=\"movie\" value=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/CG5O55IBd5s?color2=FBE9EC&amp;version=3\" \/><param name=\"allowFullScreen\" value=\"true\" \/><param name=\"allowscriptaccess\" value=\"always\" \/><\/object><\/p>\n<div style=\"font-size: 0.8em;\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fati aktual i shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb i lidhur me shkelje t\u00eb shumta t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. T\u00eb \u00e7ar\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb forca t\u00eb shumta politike, t\u00eb rrudhur n\u00eb lirin\u00eb ekonomike e zhvillimore n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb ku nuk jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1553,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-1552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1552"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1554,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1552\/revisions\/1554"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}