{"id":15414,"date":"2017-08-16T11:05:49","date_gmt":"2017-08-16T09:05:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15414"},"modified":"2017-08-16T11:05:49","modified_gmt":"2017-08-16T09:05:49","slug":"midhat-frasheri-kolosi-i-harruar-i-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15414","title":{"rendered":"MIDHAT FRASH\u00cbRI \u2013 KOLOSI I HARRUAR I KOMBIT"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_15415\" aria-describedby=\"caption-attachment-15415\" style=\"width: 599px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/mithat-frasheri-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-15415 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/mithat-frasheri-fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"599\" height=\"402\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/mithat-frasheri-fishta.jpg 536w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/mithat-frasheri-fishta-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 599px) 100vw, 599px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-15415\" class=\"wp-caption-text\">Midhat Frash\u00ebri ulur midis At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Monsinjor Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit n\u00eb Kongresin e Manastirit, 1908<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Disa burime tregojn\u00eb se Midhat Frash\u00ebri mbajti fjalimin drejtuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nga Radio Londra m\u00eb 16 gusht, 1949, ndon\u00ebse disa t\u00eb tjera e p\u00ebrcaktojn\u00eb transmetimin e fjalimit t\u00eb Midhat Frash\u00ebri n\u00eb BBC, si n\u00eb \u201cvjesht\u00ebn e vitit 1949\u201d. Cila do qoft\u00eb data e sakt\u00eb e p\u00ebrvjetorit t\u00eb trasnmetimit, ia vlen t\u2019a kujtojm\u00eb fjalimin dhe njeriun e madh t\u00eb kombit q\u00eb u foli shqiptar\u00ebve me at\u00eb rast, vet\u00ebm disa vjet\u00eb q\u00eb regjimi komunist kishte uzurpuar pushtetin n\u00eb Tiran\u00eb. Po e kujtojm\u00eb at\u00eb me disa p\u00ebrdit\u00ebsime nga disa sh\u00ebnime t\u00eb m\u00eb hershme mbi k\u00ebt\u00eb kolos t\u00eb kombit, natyrisht, p\u00ebr vet meritat e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij burri t\u00eb madh, trash\u00ebgimtar i familjes s\u00eb madhe rilindase t\u00eb Frash\u00ebnlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit dhe mbi t\u00eb gjitha Sh\u00ebrbestarit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 e quanin bashkohasit dhe bashkluftar\u00ebt e tij. N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb BBC, ai paralajm\u00ebroi p\u00ebr fatkeqsin\u00eb komuniste dhe paralajm\u00ebrimin e krijimit t\u00eb Komitetit, \u201cShqip\u00ebnija e Lir\u00eb\u201d. Sidoqoft\u00eb, fati i tij dhe i Shqip\u00ebris\u00eb deshi q\u00eb ai t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, m\u00eb 3 tetor, 1949 n\u00eb New York, m\u00eb pak se dy muaj pas transmetitmit t\u00eb fjalimit n\u00eb BBC. N\u00ebse vdekja e tij\u00eb papritur, aq shpejt pas fjalimit n\u00eb BBC, kishte t\u00eb b\u00ebnte me jehon\u00ebn q\u00eb b\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai transmetim, mbetet p\u00ebr t\u2019u zbuluar nga historian\u00ebt.<\/p>\n<p>Pa dashur t\u00eb futem n\u00eb intrepretime t\u00eb ndryshme, dua vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebnoj k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor me nj\u00eb kujtim modest, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb disa bashkombasish t\u00eb mi, ish-bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Midhat Frash\u00ebrit &#8211; t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb &#8211; por t\u00eb cil\u00ebt i kam njohur dhe me disa prej tyre kam patur fatin e mir\u00eb q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time t\u00eb punoja me ta tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, gjat\u00eb 1970-ave dhe n\u00eb fillim t\u00eb &#8217;80-ave dhe t\u00eb cil\u00ebt, besoj se po t\u00eb ishin gjall\u00eb nuk do t\u2019a lenin k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalonte pa th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr m\u00ebsuesin dhe udh\u00ebheqsin e tyre t\u00eb dashur. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-koleg\u00ebve t\u00eb mi po p\u00ebrpiqem t\u00eb kujtoj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, njeriun q\u00eb ata adhuronin me gjith\u00eb zem\u00ebr e shpirt.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta, Midhat Frash\u00ebri, si themeluesi dhe kryetar i Ballit Komb\u00ebtar, ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik, por e konsideronin edhe si udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror, si nj\u00eb sh\u00ebmbull patriotizmi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe atdhedashurie t\u00eb sh\u00ebndosh. N\u00eb ambientin e zyr\u00ebs ku punoja me k\u00ebta patriot\u00eb, ish-koleg\u00eb t\u00eb mi, pothuaj nuk kalonte asnj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nj\u00ebri ose tjetri prej tyre t\u00eb mos kujtonte di\u00e7ka nga koha q\u00eb kishin kaluar me Midhat Frash\u00ebrin, t\u00eb cil\u00ebt si besnik\u00eb tij q\u00eb ishin, m\u00eb tregonin se ai iu referohej atyre si &#8220;djemt\u00eb e mij\u00eb&#8221;. K\u00ebta ishin nd\u00ebr ata q\u00eb kishin shkuar k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr k\u00ebmb\u00eb me Midhat Frash\u00ebrin, ose si\u00e7 e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon, ose \u201cLumua\u201d q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb si em\u00ebr i dyt\u00eb i tij. &#8220;Lumua ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, Lumua m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8230;.&#8221;, ishte pothuaj nj\u00eb refren i p\u00ebrditsh\u00ebm i ish-koleg\u00ebve t\u00eb mi, sidomos gjat\u00eb pushimeve kur shkonim p\u00ebr kafe, pas transmetimit t\u00eb programeve n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e VOA-s. Kujtimi i tij rrahte n\u00eb zem\u00ebrat e tyre dhe ishin t\u00eb p\u00ebrbetuar q\u00eb t\u00eb ruanin porosit\u00eb e tij dhe t\u00eb luftonin me dije e me pen\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend amanetin e Midhat Frash\u00ebrit, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e demokratike, p\u00ebr nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, si\u00e7 thonin ata.<\/p>\n<p>Ata flisnin p\u00ebr udh\u00ebheqsin e vet, si nj\u00ebrin prej tyre, i cili sipas ish-kolege\u00ebve t\u00eb mi, ishte i thjesht\u00eb e i dashur me t\u00eb gjith\u00eb &#8211; gjithmon\u00eb me ta &#8212; gjat\u00eb luft\u00ebs nep\u00ebr bor\u00eb e shi e t\u00eb ftoht\u00eb &#8212; si n\u00eb fitore ashtu edhe n\u00eb humbje. Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqip\u00ebria me lund\u00ebr nep\u00ebrmjet Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kok\u00ebn nga Enver Hoxha, kur \u00e7lirimi i vendit fatkeqsisht u z\u00ebvend\u00ebsua me sundimin e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i cili detyroi q\u00eb shum\u00eb prej bijve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb arratiseshin e t\u00eb merrnin rrug\u00ebt e bot\u00ebs. Ish-koleg\u00ebt e mi kujtonin jet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Itali dhe gjetiu, n\u00eb gj\u00ebndje shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb asaj kohe, pa mb\u00ebshtetje dhe pa shpres\u00eb, shpesh edhe pa ushqim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Pasi e dinin se isha i lindur n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn-ish-Jugosllavin\u00eb, koleg\u00ebt e mi m\u00eb flisnin shpesh p\u00ebr pasionin e thell\u00eb dhe dashurin\u00eb q\u00eb Midhat Frash\u00ebri kishte pasur p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr trojet shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjithmon\u00eb theksonin \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Etnike. Megjith\u00eb humbjen politike dhe megjith\u00eb vuajtjet nep\u00ebr rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit, t\u00eb gjith\u00eb ish-koleg\u00ebt e mi, pothuaj pa p\u00ebrjashtim, pohonin se megjith\u00eb humbjen dhe p\u00ebrball situat\u00ebs s\u00eb zymt\u00eb t\u00eb pas luft\u00ebs si p\u00ebrfundim i fitores s\u00eb komunizmit dhe t\u00eb ndarjes me familjet e tyre, ndon\u00ebse ata vet kishin humbur shpresat, ata pohonin se ishte Midhat Frash\u00ebri ai, i cili, sipas tyre i frym\u00ebzonte ata, u jepte shpres\u00eb, u jepte forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shikuar me optimiz\u00ebm drejt\u00eb s\u00eb ardhmes. \u201cShpresa mbahet me pun\u00eb dhe ideal\u201d, ka shkruar Midhat Frash\u00ebri dhe pyetjes se \u201cCili duhet t\u00eb jet\u00eb ideali yn\u00eb?, ai i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb se ideali yn\u00eb, \u201cDuhet t\u00eb jet\u00eb madh\u00ebria dhe nderi i shqiptarit, nj\u00ebsia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe p\u00ebrparimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e tramsmetimit t\u00eb fjalimit t\u00eb Midhat Frash\u00ebrit n\u00eb BBC, gushtin e vitit 1949, dua t\u00eb kujtoj edhe ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr tij dhe me t\u00eb cil\u00ebt kam pasur nderin dhe privilegjin t&#8217;i njoh p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi. Pik\u00ebspari Zonj\u00ebn e ndershme Lulu Vrioni, t\u00eb mbes\u00ebn e Midhat Frash\u00ebrit dhe p\u00ebr mendimin tim, ndoshta spikerja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kam njohur un\u00eb. Talat Karagjozi, i cili m\u00eb thoshte se Midhat Frash\u00ebri i kishte vdekur n\u00eb duart\u00eb e tija dhe kurdoher\u00eb q\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb, i mbusheshin syt\u00eb me lot\u00eb, pasi nga ajo dit\u00eb e sot, spekullohet se me t\u00eb ardhur n\u00eb Amerik\u00eb, Midhat Frash\u00ebri u helmua pas deklarat\u00ebs q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb radion BBC t\u00eb Londr\u00ebs n\u00eb lidhje me formimin e l\u00ebvizjes anti-komuniste n\u00eb m\u00ebrgim dhe pas themelimit t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar Shqip\u00ebria e Lir\u00eb, kryetar i s\u00eb cil\u00ebs ishte zgjedhur Midhat Frash\u00ebri. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt e k\u00ebsaj gjenerate, me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar, kan\u00eb qen\u00eb I nderuari Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gasp\u00ebr Ki\u00e7i, Bardhyl Pogoni, Dr. Tako Bacaj, Ramazan Turdiu, pastaj djemt\u00eb e Profesorit dhe gjeografit t\u00eb njohur dhe kartografit t\u00eb par\u00eb shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashi &#8211; autorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjeografis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1935 &#8212; v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e t\u00eb cil\u00ebve ishte e dendur me veprimtari patriotike dhe kontribute edhe p\u00ebr vendin e adaptuar, Amerik\u00ebn &#8211; nj\u00ebri si mjek i dalluar e tjetri si profesor shkencash politike. Kujtimet e k\u00ebtyre ish-koleg\u00ebve e miq\u00ebve t\u00eb mi p\u00ebr Midhat Frash\u00ebrin &#8211; ish-udh\u00ebheqsin dhe m\u00ebsuesin e tyre \u2013 sikur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kujtimeve p\u00ebr ish-koleg\u00ebt e mi dhe p\u00ebr m\u00ebsuesin dhe ud\u00ebheqsin e tyre, Midhat Frash\u00ebrin, birin e Abdyl Frash\u00ebrit dhe nipin e Naimit dhe Sami Frash\u00ebrit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb BBC-n\u00eb e Londr\u00ebs, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1949, Midhat Frash\u00ebri iu drejtua shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ishin duke paralajm\u00ebruar se kombi shqiptar po e kuptonte se \u00e7far\u00eb kishte sjellur fitorja e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cKadal\u00eb, kadal\u00eb raca Shqiptare, ajo rac\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk i mungon asnj\u00eb virtyt njer\u00ebzor, ajo rac\u00eb q\u00eb vuan por edhe q\u00eb ndjen, q\u00eb ofshan por q\u00eb edhe shpreson dhe nuk harron, ajo rac\u00eb themi, filloi t\u00eb shoh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb shoh\u00eb rrezikun edhe fatkqesin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e hodh\u00ebn matrapaz\u00ebt komunist\u00eb. Po i \u00e7ilte syt\u00eb dhe po e mprehte vullnetin e saj\u201d. Ai e pat p\u00ebrfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpres\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt do ta ken\u00eb shpirtin dhe mendjen gjith\u00ebmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cKjo,\u201d ka th\u00ebn\u00eb ai, \u201c\u00ebsht\u00eb lutja jon\u00eb ndaj Zotit t\u00eb Madh dhe lusim q\u00eb gjithnj\u00eb Shqiptar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehen t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Fatkeqsisht &#8212; edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb k\u00ebtij fjalimi n\u00eb BBC &#8212; ky trash\u00ebgimitar i denj\u00eb i Rilindjes komb\u00ebtare \u2013 jo vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb dashur nuk konsiderohet si Sh\u00ebrbestar i Atdheut, por p\u00ebrkundrazi, historia komuniste e ka etikuar at\u00eb gjithnj\u00eb me njollosjen si \u201creaksionar\u201d, madje edhe \u201ctradh\u00ebtar&#8221; t\u00eb kombit. E ke? Midhat Frash\u00ebrin, djalin e Abdyl Frash\u00ebrit! Midhat Frash\u00ebrin e Kongresit t\u00eb Manastirit ku s\u00eb bashku me At Gjergj Fisht\u00ebn vendos\u00ebn themelet e alfabetit shqip! Midhat Frash\u00ebrin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris edhe aty s\u00eb bashku me At Gjergj Fisht\u00ebn e Mons. Luigj Bum\u00e7in p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve! Midhat Frash\u00ebrin, i cili me fjalime e shkrime, nep\u00ebr konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me deklaratat e tija n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, me fanaticiz\u00ebm ka mbrojtur t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar!<\/p>\n<p>Historia e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografit\u00eb historike t\u00eb kombit, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i zhdukur ata p\u00ebrgjithmon\u00eb nga historia, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, veprat e tyre do t\u00eb mbeten gjithnj\u00eb t\u00eb paharrueshme, sepse t\u00eb tilla ishin! Historia shqiptare do ta thot\u00eb fjal\u00ebn e fundit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pra q\u00eb Midhta Frash\u00ebri Meriton t\u00eb kujtohet, jo vet\u00ebm me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb transmetimit t\u00eb fjalimit t\u00eb tij n\u00eb radion BBC t\u00eb Londr\u00ebs me 16 gusht, 1949, por gjithmon\u00eb dhe nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo, pa marr\u00eb parasysh\u00eb ndryshimet n\u00eb pik\u00ebpamjet politike dhe ideologjike midis tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, po t\u00eb mund t\u00eb fliste, Midhat Frash\u00ebri do t\u2019i k\u00ebshillonte shqiptar\u00ebt se ka ardhur koha p\u00ebr \u201ct\u00eb p\u00ebrfunduar betej\u00ebn e fundit nd\u00ebrmjet tyre\u201d, ashtuq\u00eb m\u00eb fund t\u00eb fitojn\u00eb luft\u00ebrat q\u00eb e presin kombin, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Disa burime tregojn\u00eb se Midhat Frash\u00ebri mbajti fjalimin drejtuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nga Radio Londra m\u00eb 16 gusht, 1949, ndon\u00ebse disa t\u00eb tjera e p\u00ebrcaktojn\u00eb transmetimin e fjalimit t\u00eb Midhat Frash\u00ebri n\u00eb BBC, si n\u00eb \u201cvjesht\u00ebn e vitit 1949\u201d. Cila do qoft\u00eb data e sakt\u00eb e p\u00ebrvjetorit t\u00eb trasnmetimit, ia vlen t\u2019a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15415,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[1088],"class_list":["post-15414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-midhat-frasheri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15414"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15414\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15416,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15414\/revisions\/15416"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}