{"id":15401,"date":"2017-08-14T23:43:12","date_gmt":"2017-08-14T21:43:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15401"},"modified":"2017-08-14T23:52:29","modified_gmt":"2017-08-14T21:52:29","slug":"trysnite-ndaj-lirise-se-shtypit-ne-rajonin-e-osbe-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15401","title":{"rendered":"TRYSNIT\u00cb NDAJ LIRIS\u00cb S\u00cb SHTYPIT N\u00cb RAJONIN E OSBE-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"377\" height=\"385\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 377px) 100vw, 377px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Muajin e kaluar u em\u00ebrua P\u00ebrfaqsuesi P\u00ebr Lirin\u00eb e Medies, i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE). Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i k\u00ebsaj organizate, Ministri i Jasht\u00ebm i Austris\u00eb, Z. Sebastian Kurz, i cili kryesoi procesin konsultativ p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar kandidatin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, njoftoi se K\u00ebshilli Ministerial i OSBE-s\u00eb kishte miratuar em\u00ebrimin e francezit, Harlem Desir, si p\u00ebrfaqsues i ri i k\u00ebsaj organizate p\u00ebr lirin\u00eb e medies. N\u00eb njoftimin e OSBE-\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimin e Z. Desir n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, thuhet se P\u00ebrfaqsuesi p\u00ebr Lirin\u00eb e Shtypit, n\u00eb rolin e tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ushtron funksionin e paralajm\u00ebrimit ndaj trysnive dhe rreziqeve q\u00eb mund t\u2019i kanosen liris\u00eb s\u00eb medies n\u00eb 57-vendet an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb propozoj\u00eb nd\u00ebrhyrjen e shpejt\u00eb ndaj shkeljeve serioze t\u00eb liris\u00eb shtypit n\u00eb rajon. \u201cLiria e medies p\u00ebrballet me trysni n\u00eb rritje e sip\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rajonin e vendeve an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, Ministri i jasht\u00ebm i Austris\u00eb dhe Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i OSBE-\u00ebs, Sebastian Kurz, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cKjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb m\u00eb k\u00ebnaq\u00eb fakti se Harlem Desir, nj\u00eb figur\u00eb e njohur publike, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si z\u00ebri i k\u00ebsaj organizate p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Para em\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00ebn e p\u00ebrfaqsuesit t\u00eb OSBE-\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, Harlem Desir ka sh\u00ebrbyer si Minist\u00ebr i Franc\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb atij vendi dhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr detyrash me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb parlamentin evropian. Mandati i k\u00ebsaj detyre me r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebrkon q\u00eb P\u00ebrfaqsuesi i OSBE-\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e medies duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb personalitet i njohur, me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili posedon p\u00ebrvoj\u00ebn e nevojshme n\u00eb fush\u00ebn e medies e nga i cili pritet q\u00eb \u2013 n\u00eb vler\u00ebsimet e tija &#8212; t\u00eb jet\u00eb i pa ansh\u00ebm, objektiv dhe i pavarur n\u00eb kryerjen e funksionit t\u00eb tij. Duket se em\u00ebrimi i Z. Harlem Desir si p\u00ebrfaqsues i OSBE-\u00ebs p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb nga entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me mb\u00ebshtjen e liris\u00eb se medies. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb detyr\u00eb e cila vler\u00ebsohet shum\u00eb nga gazetar\u00ebt dhe nga ente dhe organizata q\u00eb merren me lirin\u00eb e shtypit, sidomos p\u00ebr mandatin e saj p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medies, pik\u00ebspari n\u00eb radh\u00ebt e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga k\u00ebto organizata, Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb New York, \u00ebsht\u00eb shprehur me rastin e em\u00ebrimit t\u00eb Z. Desir n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, \u201cSe, nj\u00eb koh\u00eb kur liria e shtypit \u00ebsht\u00eb n\u00eb keq\u00ebsim e sip\u00ebr n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb OSBE-\u00ebs \u2013 duke filluar nga Turqia, ku Presidienti Rexhep Erdogan po burgos nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh gazetar\u00ebsh e deri tek Rusia ku gazetar\u00ebt po vriten pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim ndaj atyre q\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto akte, ose Hugaria e Polonia ku media shtet\u00ebrore kontrollohet rrept \u2013 pasja e nj\u00eb z\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ngritur shqte\u00ebsimet kund\u00ebr shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebse shtetet q\u00eb lejojn\u00eb dhe tolerojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsore p\u00ebr lirin\u00eb e medies.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb Z. Desir dha jav\u00ebn e kaluar p\u00ebr Komitetin p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve (KMG) u shpreh se prioriteti i tij n\u00eb mandatin e detyr\u00ebs s\u00eb re prej tre vjet\u00ebsh, do t\u00eb p\u00ebrqendrohet pik\u00ebrisht mbi tri \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gazetar\u00ebt: mbi sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb terren, me mos nd\u00ebshkimin zyrtar t\u00eb atyre q\u00eb shkelin dhe q\u00eb abuzojn\u00eb me t\u00eb drejtat e gazetar\u00ebve dhe me lirin\u00eb e shtypit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe me luft\u00ebn kund\u00ebr dhun\u00ebs ekstremiste (\u201conline\u201d) n\u00eb internet. Harlem Desir theksoi se p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre prioriteteve, ai pret q\u00eb t\u00eb bashkpunoj\u00eb me autoritetet vendase, me shoq\u00ebrin\u00eb civile &#8212; sidomos n\u00eb vendet e OSBE-\u00ebs &#8212; p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet q\u00eb rrjedhin nga sfidat dhe trysnit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot liria e shtypit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve, n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre, n\u00eb intervist\u00ebn me entin e liris\u00eb s\u00eb shtypit, KMG-\u00ebn, Z. Desir u shpreh se kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr \u2018t\u00eb \u00ebsht\u00eb, \u201cPrioriteti absolut\u201d: siguria fizike, pra, e gazetar\u00ebve dhe nd\u00ebshkimi i krimeve q\u00eb kryhen ndaj gazetar\u00ebve, kudo qoft\u00eb n\u00eb rajonin e 57-vendeve an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs. Ai shtoi se mos nd\u00ebshkimi i atyre q\u00eb abuzojn\u00eb me lirin\u00eb e shtypit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb rritje e sip\u00ebr dhe nevojitet nj\u00eb v\u00ebmendje serioze ndaj k\u00ebtij fenomeni nga ana e vendeve an\u00ebtare, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb\u2014megjith\u00ebse jo e vetmja &#8212; nj\u00eb prej sfidave kryesore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet liria e shtypit n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb disa vende t\u00eb OSBE-\u00ebs, gj\u00ebndja e liris\u00eb s\u00eb shtypit vazhdon t\u00eb keq\u00ebsohet dita-dit\u00ebs, duke \u00e7uar n\u00eb burgosjen e gazetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e angazhimeve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs\u201d, n\u00ebnvijoi p\u00ebrfaqsuesi i ri p\u00ebr lirin\u00eb e medias i OSBE-\u00ebs, Z. Harlem Desir dhe shtoi se, \u201cJemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb qindra hetimeve kriminale nga autoritetet e ndryshme qeveritare kund\u00ebr z\u00ebrave kritik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 150 gazetar\u00eb mbeten n\u00eb burg\u201d n\u00eb rajonin e OSBE-\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm se kan\u00eb ushtruar pun\u00ebn e tyre si gazetar\u00eb, ka theksuar Z. Desir n\u00eb intervist\u00ebn e tij me entin p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit, KMG.<\/p>\n<p>I pyetur se cili ishte mesazhi i tij p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe mbrojt\u00ebsit e liris\u00eb s\u00eb shtypit kudo, p\u00ebrfaqsuesi i ri i OSBE-\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e medies, u shpreh se, \u201cRoli i gazetarit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona. N\u00eb shum\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs, gazetar\u00ebt rrezikojn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb publikut lajmet p\u00ebr t\u00eb cilat njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ashtuq\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar mbi bot\u00ebn q\u00eb na rrrethon. Q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb nep\u00ebrmjet medies s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb njohura nevojat tona, t\u00eb gjejm\u00eb mb\u00ebshtetjen e nevojshme dhe q\u00eb t\u00eb lidhemi me nj\u00ebri tjetrin\u201d, theksoi Z. Harlem Desir. Ai shtoi se, \u201cDemokracit\u00eb tona b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb forta nep\u00ebrmjet debatit t\u00eb hap\u00ebt e t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mosmarrveshjet midis nesh dhe \u00e7\u00ebshtjet e v\u00ebshtira me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shoq\u00ebria\u201d.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, Z. Desir u angazhua duke u shprehur se, gazetar\u00ebt (n\u00eb personin e tij) kan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb dedikuar p\u00ebr ta dhe p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, duke premtuar se, \u201cDo t\u00eb ngrit z\u00ebrin tim p\u00ebr ju, kur ju ose puna juaj shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrballet me k\u00ebrc\u00ebnime ose me p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shuar z\u00ebrin tuaj.\u201d<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb shum\u00eb vende an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb OSBE-\u00ebs, liria e shtypit dhe liria e fjal\u00ebs p\u00ebrballen me sfida dhe trysni serioze, ndoshta si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00e7\u2019prej shembjes s\u00eb komunizmit. K\u00ebto trysni, fatkeqsisht, po diktohen jo vet\u00ebm n\u00eb vendet me regjime autoritare, por edhe n\u00eb vendet q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, konsiderohen si demokratike. Organizatat p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb cilat ndjekin situat\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, kan\u00eb ven\u00eb re rritjen e dukshme n\u00eb survejimin e gazetar\u00ebve, shtypjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe ushtrimin e influenc\u00ebs nga qeverit\u00eb e ndryshme, sfida k\u00ebto q\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbrojt\u00ebse t\u00eb lir\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr lirin\u00eb e medies dhe p\u00ebr zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Fatkeqsisht, diktohet nj\u00eb p\u00ebrpjekje gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe nga ana e qeverive t\u00eb ndryshme q\u00eb ato t\u00eb ruajn\u00eb monopolin e tyre mbi p\u00ebrhapjen e lajmeve dhe t\u00eb informacionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me an\u00eb t\u00eb frik\u00ebsimeve dhe trysnive t\u00eb llojlojshme, sipas enteve t\u00eb ndryshme mbrojt\u00ebse t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, monitorojn\u00eb dhe bllokojn\u00eb mjetet e lira t\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport m\u00eb heret k\u00ebt\u00eb vit, organizata e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Freedom House u shpreh se po rritet numri n\u00eb list\u00ebn e vendeve evropiane ku liria e shtypit gj\u00ebndet p\u00ebrball nj\u00eb rreziku gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb madh. Sidomos, sipas k\u00ebtij raporti, vendet n\u00eb jug-lindje t\u00eb Evrop\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkan, ushtrojn\u00eb frik\u00ebsime, k\u00ebrc\u00ebnime dhe burgosje ndaj gazetar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb monopolet mediatike jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb t\u00eb qeverive, t\u00eb cilat ndjekin shembull\u00ebn e Rusis\u00eb dhe t\u00eb Kin\u00ebs. \u201cDhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb demokracit\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb lidhje me k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit\u201d, pyet me ironi Freedom House, duke u p\u00ebrgjigjur nj\u00ebkohsisht se vendet per\u00ebndimore sipas saj b\u00ebjn\u00eb, \u201cJo shum\u00eb dhe sigurisht jo aq sa duhet\u201d. Freedom House me t\u00eb drejt\u00eb paralajm\u00ebron se, \u201cN\u00ebqoftse humbasim Evrop\u00ebn dhe Shtetet e Bashkuara si kampione t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit\u2026ka t\u00eb ngjar\u00eb se do t\u00eb humbasim edhe orientimin ton\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe dinjitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ose edhe m\u00eb keq, sipas saj, ka mund\u00ebsi q\u00eb si rezultat i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj situate, t\u00eb p\u00ebrballemi me qeveri t\u00eb cilat, m\u00eb n\u00eb fund, pa u hy ferra n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe t\u00eb shkelin rregullisht t\u00eb drejtat e p\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Nj\u00eb atmosfer\u00eb e till\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku mohohet ose shkelet liria e fjal\u00ebs dhe e shtypit pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim, nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt por nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe p\u00ebr paq\u00ebn dhe sigurin\u00eb bot\u00ebrore, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Muajin e kaluar u em\u00ebrua P\u00ebrfaqsuesi P\u00ebr Lirin\u00eb e Medies, i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE). Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i k\u00ebsaj organizate, Ministri i Jasht\u00ebm i Austris\u00eb, Z. Sebastian Kurz, i cili kryesoi procesin konsultativ p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar kandidatin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-15401","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15402,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15401\/revisions\/15402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}