{"id":1538,"date":"2015-01-25T17:37:40","date_gmt":"2015-01-25T16:37:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1538"},"modified":"2015-01-25T17:37:40","modified_gmt":"2015-01-25T16:37:40","slug":"bushati-ulqini-dhe-familja-dragusha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1538","title":{"rendered":"Bushati: Ulqini dhe familja Dragusha"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ulqini-i-vjeter.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-full wp-image-1539 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ulqini-i-vjeter.jpg\" alt=\"Ulqini-i-vjeter\" width=\"269\" height=\"187\" \/><\/a>Shkruan: Kabil Bushati<\/p>\n<p><em>Ulqini, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl buz\u00eb Adriatikut, deri n\u00eb vitin 1878, ishte pothuajse i panjohur p\u00ebr Evrop\u00ebn, por pastaj pushtoi gazetat evropiane, duke raportuar p\u00ebr rezistenc\u00ebn shqiptare kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Fama e k\u00ebsaj lufte kaloi edhe Atlantikun dhe pushtoi faqet e gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d. Ishte nj\u00eb nga perlat e Adriatikut q\u00eb po i shk\u00ebputej Shqip\u00ebris\u00eb me forc\u00eb nga Kongresi i Berlinit.<\/em><\/p>\n<p>Ulqini, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl buz\u00eb Adriatikut, deri n\u00eb vitin 1878, ishte pothuajse i panjohur p\u00ebr Evrop\u00ebn, por pastaj pushtoi gazetat evropiane, duke raportuar p\u00ebr rezistenc\u00ebn shqiptare kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Fama e k\u00ebsaj lufte kaloi edhe Atlantikun dhe pushtoi faqet e gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d. Ishte nj\u00eb nga perlat e Adriatikut q\u00eb po i shk\u00ebputej Shqip\u00ebris\u00eb me forc\u00eb nga Kongresi i Berlinit. Ishte porti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb veri, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit Shkodra zhvillonte tregtin\u00eb e saj n\u00eb Mesdhe e m\u00eb gjer\u00eb. Ishte nj\u00eb nga portet gravitante t\u00eb Shkodr\u00ebs. Me vendim t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, Ulqini, Tivari dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs iu fal\u00ebn Malit t\u00eb Zi. N\u00eb vitin 1860, Ulqini kishte 190 anije lundrimi; aktualisht ajo ka jo m\u00eb shum\u00eb se 80 deri 90 anije t\u00eb angazhuara ekskluzivisht n\u00eb nj\u00eb tregti p\u00ebrgjat\u00eb bregut. Dikur, para ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb flote t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb austriake, Ulqini ishte nj\u00eb baz\u00eb pirat\u00ebsh fam\u00ebkeq\u00eb, i cili kishte t\u00eb ankoruar plot\u00ebsisht 400 anije pirat\u00ebsh. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, qyteti i ri kishte 2800 banor\u00eb shqiptar\u00eb muhamedan\u00eb, dymb\u00ebdhjet\u00eb familje serbe, me rreth tet\u00ebdhjet\u00eb persona, q\u00eb i p\u00ebrkasin Kish\u00ebs Ortodokse Greke, tet\u00eb familje katolike shqiptare, me dyzet persona dhe rreth nj\u00eb duzin\u00eb t\u00eb kasolleve t\u00eb banuara nga tet\u00ebdhjet\u00eb jevg.<\/p>\n<p>N\u00eb Kongresin e Berlinit, Mali i Zi kishte hyr\u00eb me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej gjithsejt\u00eb 4700 km2, por pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Kongresit ajo doli me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb dyfishuar: me 9100 km2, plus me dalje n\u00eb Adriatik, me t\u00eb drejt\u00ebn e lundrimit t\u00eb anijeve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr liqenin e Shkodr\u00ebs dhe n\u00ebp\u00ebr lumin e Bun\u00ebs dhe me njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Edhe Buna u nda p\u00ebrgjysm\u00eb. Po krijohej shteti i Malit t\u00eb Zi n\u00eb kurriz t\u00eb Shkodr\u00ebs?!<\/p>\n<p>P\u00ebr Ulqinin m\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen edhe roli n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje kruciale t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, i familjes Dragusha n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe i tre v\u00ebllez\u00ebrve Ibrahim, Abdyl-Fetah dhe Hysen t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb ve\u00e7anti. Kjo sht\u00ebpi q\u00ebndronte si k\u00ebshtjell\u00eb hijer\u00ebnd\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Perashit. Kishte p\u00ebrreth sht\u00ebpit\u00eb e nderuara t\u00eb Re\u00e7ve, Kalaceve, Kamatave e Dajti. Familja e Shaban Aga Dragush\u00ebs ishte shum\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr, djemt\u00eb e saj kishin filluar t\u00eb b\u00ebnin em\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. Kishte pes\u00eb djem, por dy i vdiq\u00ebn her\u00ebt. Djali i madh u em\u00ebrua komandant kufiri n\u00eb Shkod\u00ebr, duke dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb ndihmes\u00eb n\u00eb futjen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare t\u00eb Hysenit, i cili e rim\u00ebk\u00ebmbi ekonomin\u00eb e familjes, pasi fitimet ishin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb tregtia zhvillohej p\u00ebrmes lumit Bun\u00eb. Nd\u00ebrsa dy v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, Ibrahimi dhe Abdyl-Fetahu, kryen medreset\u00eb, madje Abdyl-Fetahu shkoi n\u00eb Stamboll, ku u diplomua n\u00eb sfer\u00ebn e teologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Dashuria dhe abnegacioni p\u00ebr atdheun i k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve gjeti shprehjen e vet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kur nga diplomacia evropiane tokat shqiptare u projektuan p\u00ebr t\u00eb shuar urin\u00eb e pangopur t\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb shovinist\u00eb. N\u00eb vitet e Lidhjes s\u00eb Prizrenit shp\u00ebrthyen energjit\u00eb e tyre me potencialin e vet t\u00eb plot\u00eb. Emrat e t\u00eb dyve, Hysenit e Abdyl-Fetahut, pasqyrohen n\u00eb listat e komisioneve t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit p\u00ebr Shkodr\u00ebn ose si\u00e7 quhej n\u00eb zhargonin popullor \u201cLufta e Miletit\u201d, nd\u00ebrsa v\u00ebllai tjet\u00ebr, lbrahimi, b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb Komisionin Ekzekutiv t\u00eb Deg\u00ebs. N\u00ebnshkrimin e tij e gjejm\u00eb ngjitur atij t\u00eb Daut Efendi Bori\u00e7it dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb deg\u00ebs, n\u00eb lutjen q\u00eb u pati drejtuar konsujve q\u00eb ndodheshin n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Hotin e Grud\u00ebn nga aneksimi i Malit t\u00eb Zi. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e gjejm\u00eb edhe n\u00eb protest\u00ebn e hartuar p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit. Ai qe i pranish\u00ebm n\u00eb bised\u00ebn telegrafike q\u00eb u zhvillua me ministrin e Luft\u00ebs, H. Pash\u00ebn, me 27 gusht 1880, nga zyra postare e Shkodr\u00ebs. Duke pasur parasysh se Shkodra e pati n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes sistemimin e refugjat\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb kishin v\u00ebrshuar n\u00eb qytet nga trevat kufitare, si: Podgorica, Shpuza, Zhabjaku e Nikshiqi nuk gabojm\u00eb t\u00eb supozojm\u00eb se n\u00eb komisionin p\u00ebrkat\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb aktivizuar ndonj\u00ebri nga v\u00ebllez\u00ebrit Dragusha. Po citojm\u00eb nga \u201cLetrat e v\u00ebll. \u00c7oba\u201d nj\u00eb pasazh, ku pohohet pik\u00ebrisht roli i m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb ngjarjet: \u201c\u2026Komisioni ngarkoi Hys Dragush\u00ebn q\u00eb ta k\u00ebshillonte Filip Beroviqin: Rrudhe goj\u00ebn e rri rahat n\u00eb pun\u00ebn tande\u201d, sepse ndryshe mund ta p\u00ebsonte me q\u00ebndrimin e tij. P\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Dragusha b\u00ebhet fjal\u00eb edhe n\u00eb dokumentet e arkivave austriake: raportohet se k\u00ebta s\u2019po linin gur\u00eb pa l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb penguar dor\u00ebzimin e Podgoric\u00ebs Malit t\u00eb Zi nga ana e Turqis\u00eb, duke e shpjeguar k\u00ebt\u00eb interesim t\u00eb tyre me faktin q\u00eb, gjoja, kjo braktisje do t\u00eb prekte interesat e familjes Dragusha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nd\u00ebrhynin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike te Porta e Lart\u00eb, por si gjithnj\u00eb, duke mos dashur t\u00eb hynin n\u00eb luft\u00eb me shqiptar\u00ebt. Perandoria zvarriste dor\u00ebzimin q\u00ebllimisht. P\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb para aktit t\u00eb kryer, Gladston \u2013 Kryeminist\u00ebr i Anglis\u00eb \u2013 mendon t\u00eb b\u00ebj\u00eb kusurimin e porteve t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, e sidomos portin e Izmirit, me q\u00ebllim q\u00eb ta ket\u00eb si garanci e material p\u00ebr Ulqinin. K\u00ebta hapa t\u00eb rinj t\u00eb Anglis\u00eb e detyruan Turqin\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte masa serioze p\u00ebr dor\u00ebzimin e Ulqinit, Malit t\u00eb Zi. Frika e pushtimit t\u00eb Izmirit, ku nxirreshin t\u00eb ardhurat doganore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Perandoris\u00eb, e bindi Turqin\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e Ulqinit s\u2019mund t\u00eb vijonte m\u00eb gjat\u00eb dhe u p\u00ebrgjigj se do t\u00eb merrte masa p\u00ebr ta dor\u00ebzuar menj\u00ebher\u00eb. Duke par\u00eb se Turqia ishte v\u00ebn\u00eb me shpatulla pas murit dhe nuk mund t\u00eb vepronte ndryshe, Komisioni i Lidhjes s\u00eb Prizrenit iu p\u00ebrgjigj flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb me vepra konkrete.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto materiale kuptohet gjithashtu se v\u00ebllez\u00ebrit Hysen e Fetah ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb Lidhjes dhe se kishin miq\u00ebsi me konsullin anglez Green, prov\u00eb se ishin njer\u00ebz me ndikim. Duke qen\u00eb se p\u00ebrkushtimi i tre v\u00ebllez\u00ebrve Dragusha ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb trojeve shqiptare nuk p\u00ebrputhej me politik\u00ebn e ndjekur nga austriak\u00ebt dhe diplomacia evropiane, konsulli austriak shpreh konsiderata jo miq\u00ebsore n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Abdyl Fetahun, sepse duke iu referuar Hysenit, e karakterizon k\u00ebshtu: \u201c\u2026I v\u00ebllai i Hoxh\u00eb Dragush\u00ebs (lexo: Abdyl-Fetahut, sh\u00ebnimi yn\u00eb), qi njihet si p\u00ebrzimtar e ngatrrestar i rreziksh\u00ebm\u201d. Pra, nuk lan\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e form\u00eb pa e diskredituar Hysenin, por opinioni n\u00eb popull fliste ndryshe. Malazez\u00ebt tentonin t\u00eb siguronin shqiptar\u00ebt se nuk ishte Mali i Zi ai q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb aneksonte Ulqini e Tivarin, por k\u00ebshtu kishin vendosur Fuqit\u00eb e M\u00ebdha evropiane.<\/p>\n<p>Krajl Nikolla shqet\u00ebsohet shum\u00eb nga gjendja e paparashikuar dhe nxiton t\u00eb siguroj\u00eb shqiptar\u00ebt se nuk d\u00ebshiron aspak t\u00eb sulmoj\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Por Lidhja tejkalon tashm\u00eb vetveten dhe jep urdh\u00ebr t\u00eb sulmohet Mali i Zi. Vet\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha do t\u00eb jet\u00eb agjenti i jasht\u00ebm q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Malin e Zi nga m\u00ebsymja shqiptare. Kishin kaluar dy vjet nga Kongresi fam\u00ebkeq i Berlinit dhe \u00e7\u00ebshtja e kufirit midis Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi nuk ishte zgjidhur. Shqiptar\u00ebt ndodheshin n\u00eb pozicione t\u00eb sigurta dhe nuk l\u00ebshonin troje. Me propozim t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb hidhet ideja q\u00eb Malit t\u00eb Zi t`i jepet qyteti i Ulqinit me rrethinat, sepse edhe pozita e tij gjeografike ishte m\u00eb e favorshme se krahinat e m\u00ebparshme, t\u00eb cilat ishin malore. Pasi merr miratimin e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, ushtria e Malit t\u00eb Zi l\u00ebviz drejt qytetit t\u00eb Ulqinit, e organizuar n\u00eb 22 batalione. Lidhja, nga ana e saj, ngarkon deg\u00ebn e Shkodr\u00ebs p\u00ebr organizimin e mbrojtjes s\u00eb qytetit. Thirrjes i p\u00ebrgjigjen menj\u00ebher\u00eb 270 shkodran\u00eb dhe pas tyre niset edhe komandanti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i caktuar nga Lidhja p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, Jusuf ag\u00eb Sokoli, me 500 shkodran\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebtij i bashkohen edhe 300 shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Haxhi Mehmet Becit e Mehmet Gjylit.<\/p>\n<p>Qeveria e Stambollit mori masa t\u00eb tjera shtr\u00ebnguese kund\u00ebr shkodran\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar dor\u00ebzimin pa luft\u00eb t\u00eb Ulqinit. Ajo vendosi t\u00eb p\u00ebrfitonte nga p\u00ebr\u00e7arja q\u00eb u thellua n\u00eb Kuvendin e Dibr\u00ebs dhe t\u2019i jepte fund q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb Lidhjes p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit. M\u00eb 25 tetor 1880, Porta e Lart\u00eb largoi nga Shkodra gjeneral Riza Pash\u00ebn dhe n\u00eb vend t\u00eb tij d\u00ebrgoi mareshal Dervish Pash\u00ebn, t\u00eb shoq\u00ebruar nga 21 batalione dhe t\u00eb pajisur me fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai u em\u00ebrua komisar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe kryekomandant i Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb shmangur pusit\u00eb e forcave shqiptare, Dervish Pasha udh\u00ebtoi nga Stambolli n\u00eb Shqip\u00ebri me anije. Sapo arriti n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 3 n\u00ebntor 1880, ai i dha nj\u00eb ultimatum Komitetit Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb nga Ulqini.<\/p>\n<p>Para dhe gjat\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, delegati i Malit t\u00eb Zi n\u00eb Kongres deklaronte se t\u00eb drejtat e Malit t\u00eb Zi duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb zgjeruara. Ai theksonte posa\u00e7\u00ebrisht vij\u00ebn kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe d\u00ebshmoi se pa tokat pjellore n\u00eb bregdet, Mali i Zi nuk do t\u00eb mund t\u00eb jetonte. Nd\u00ebrsa konti Petar Shuvalloviqi, me urdh\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb tij ruse, k\u00ebrkoi prej Kongresit q\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u2019i jepej rajoni i k\u00ebrkuar deri n\u00eb Bun\u00eb dhe Shkod\u00ebr. Mali i Zi nuk ishte i k\u00ebnaqur me vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit. K\u00ebt\u00eb e shprehte edhe princ Nikolla kur theksonte: \u201cM\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb q\u00eb jasht\u00eb kufijve mbeten lumi Buna, arterie e jet\u00ebs son\u00eb dhe Ulqini\u201d. Princi e urdh\u00ebroi Stanko Radoniqin q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetej e t\u00eb largohej nga Berlini, t\u00eb njoftonte \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb Kongresit se Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer drejt dhe se kufijt\u00eb e rinj jan\u00eb caktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Kjo tregonte se nga Kongresi i Berlinit, Mali i Zi kishte tendenca bregdetin dhe portet e tij, prapa t\u00eb cilave q\u00ebndronte diplomacia ruse. Mosrealizimi i vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, nga Porta e Lart\u00eb, si rezultat i s\u00eb cilave n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nxor\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e Ulqinit, b\u00ebri q\u00eb diplomacia ruse t\u00eb shkonte drejt q\u00ebllimit t\u00eb saj p\u00ebr dominimin n\u00eb Ballkan dhe Mesdhe.<\/p>\n<p>Presioni i Rusis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr dor\u00ebzimin e Ulqinit b\u00ebri q\u00eb t\u00eb merreshin t\u00eb gjitha masat dhe t\u2019i jepej ultimatum i fundit Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes. Autorizimi i Dervish Pash\u00ebs p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes tregonte vendosm\u00ebrin\u00eb e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb realizimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb marr\u00ebveshjes. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha e k\u00ebrc\u00ebnuan Perandorin\u00eb Osmane se po t\u00eb mos e detyronte me forc\u00eb Lidhjen e Prizrenit q\u00eb kjo t\u2019ia dor\u00ebzonte Ulqinit Malit t\u00eb Zi, ato do t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb Ulqin me flot\u00ebn e tyre luftarake dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb zbarkonin n\u00eb skel\u00ebn turke t\u00eb Izmirit.<\/p>\n<p>Komiteti i Lidhjes Shqiptare p\u00ebr Ulqinit u p\u00ebrgjigj duke shpallur se p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet e tyre dhe atdheun e tyre shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb luftuar edhe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane ose Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/p>\n<p>Dervish Pasha n\u00eb fillim p\u00ebrdori aspektin diplomatike, me q\u00ebllim t\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb b\u00ebhet dor\u00ebzimi i Ulqinit. Frika nga pushtimi i Stambollit n\u00eb rast se nuk dor\u00ebzohej Ulqini, ishte raporti i kapitenit Sale m\u00eb 10 n\u00ebntor 1880, ku thoshte se Dervish Pasha b\u00ebn thirrje te shqiptar\u00ebt e Shkodr\u00ebs se duhet medoemos t\u00eb behet dor\u00ebzimi i Ulqinit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb treva e Ulqinit ndodhej n\u00ebn kontrollin e forcave vullnetare t\u00eb Lidhjes Shqiptare, q\u00eb drejtoheshin nga shtabi ushtarak i formuar p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit. N\u00ebn drejtimin e tij, sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb sakta, qen\u00eb 2 mij\u00eb vullnetar\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Ulqin (nga t\u00eb cil\u00ebt 800 ulqinak\u00eb) dhe 2 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb sektorin e Tuzit. N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit, kur Dervish Pasha ishte vendosur tanim\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, mb\u00ebrrit\u00ebn k\u00ebtu qindra vullnetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Tetova, nga Shkreli, nga Dibra, nga Kelmendi dhe pritej t\u00eb vinin rreth 4 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Prizreni, nga Gjakova e nga Dibra. Presionet q\u00eb Dervish Pasha b\u00ebri nga 7 deri n\u00eb 16 n\u00ebntor 1880 ndaj Komitetit Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Lidhjes p\u00ebr Shkodr\u00ebn p\u00ebr ta detyruar t\u00eb dor\u00ebzonte Ulqinin nuk dhan\u00eb rezultat. Edhe Komiteti i Lidhjes p\u00ebr Ulqinin n\u00eb peticionin q\u00eb u d\u00ebrgoi m\u00eb 16 n\u00ebntor Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, shprehte vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e qytetit. Fryma e q\u00ebndres\u00ebs kishte p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb e qytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shpejtuar dor\u00ebzimin e Ulqinit u angazhuan konsulli anglez (K. Grini) dhe ai austro-hungarez (F. Lipih) n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb marr\u00ebveshje me Dervish Pash\u00ebn, ushtruan trysni mbi Komitetin Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr ta bindur t\u00eb hiqte dor\u00eb nga mbrojtja e Ulqinit. P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj konsujt e huaj do t\u00eb nd\u00ebrhynin pran\u00eb sulltanit p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb drejtat autonomiste. P\u00ebrball\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb Dervish Pash\u00ebs dhe premtimeve t\u00eb konsujve t\u00eb huaj, m\u00eb 17 n\u00ebntor 1880, shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Shkodr\u00ebs deklaruan se hiqnin dor\u00eb nga q\u00ebndresa e armatosur n\u00eb Ulqin. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe mjaft nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krahut t\u00eb moderuar kishin kapitulluar para Dervish Pash\u00ebs dhe pat\u00ebn shkuar aq larg, sa disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin lajm\u00ebruar telegrafisht Kuvendin e Dibr\u00ebs se nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndihma, pasi kishin vendosur ta dor\u00ebzonin qytetin. Kapitullimi i tyre shkaktoi revoltimin e atdhetar\u00ebve shkodran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt formuan nj\u00eb komitet t\u00eb ri t\u00eb Lidhjes Shqiptare p\u00ebr Shkodr\u00ebn. N\u00eb komitetin e ri, q\u00eb u ngrit m\u00eb 19 n\u00ebntor 1880, hyn\u00eb partizan\u00ebt e vendosur t\u00eb mbrojtjes me arm\u00eb t\u00eb Ulqinit, si Selim Efendi \u00c7oba, Isuf Sokoli, Fetah Dragusha, Filip \u00c7eka, Ahmet Efendi Bushati etj.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 22 n\u00ebntor 1880, nd\u00ebrsa Shkodra nuk e kishte kap\u00ebrcyer ende kriz\u00ebn e brendshme politike, Dervish Pasha i dha urdh\u00ebr ushtris\u00eb turke t\u00eb fillonte marshimin p\u00ebr n\u00eb Ulqin. At\u00eb dit\u00eb ushtrit\u00eb turke u ndesh\u00ebn me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, af\u00ebr fshatit Klesna. N\u00eb fillim vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb i spraps\u00ebn ushtrit\u00eb turke, por m\u00eb von\u00eb, pasi arrit\u00ebn reparte t\u00eb tjera osmane t\u00eb pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe pak m\u00eb von\u00eb vdiq. \u201cNga ana e shqiptar\u00ebve i\u00e0 nisi pushk\u00ebn i pari Abdyl-Fetah Dragusha e pas tij t\u00eb tjer\u00ebt. Osman Pasha me t\u00eb shpejt\u00eb i dha urdh\u00ebn ushtris\u00eb q\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb fillim kjo u thye e pastaj, duke i ardh\u00eb ndihma t\u00eb reja, sulmoi prap\u2026\u201d, nd\u00ebrsa Xh. Repishti e zgjeron kuadrin: \u201cJan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb, mbasi d\u00ebgjuan fjal\u00ebt e nj\u00eb aktivisti t\u00eb shquar t\u00eb Komitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Abdyl-Fetah Dragusha \u2013 V\u00ebllez\u00ebr, t\u00eb vdesim p\u00ebr bes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb (bes\u00ebn shqiptare) e p\u00ebr vatanin, me guxim t\u00eb rrall\u00eb sulen mbi turqit, pa marr\u00eb parasysh ep\u00ebrsin\u00eb numerike, si dhe artilerin\u00eb\u201d. N\u00eb vet\u00eb dokumentet e koh\u00ebs thuhet: \u201cM\u00eb n\u00eb fund nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt e Lidhjes, duke iu b\u00ebr\u00eb thinje t\u00eb vet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bes\u00ebn dhe atdheun, q\u00eblloi mbi turqit\u201d. Akti i tij heroik u p\u00ebrjet\u00ebsua dhe nga poeti anonim:<\/p>\n<p>Komisioni i k\u00ebtij mileti<br \/>\nNa ish mbledh\u00eb n\u2019sht\u00ebpi t\u00eb Dragush\u00ebs<br \/>\nKush u ba sebep ma i pari?<br \/>\n-Hoxh\u00eb Dragusha qiti pushk\u00eb! \u2026<\/p>\n<p>Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hyn\u00eb n\u00eb Ulqin, m\u00eb 23 n\u00ebntor 1880, t\u00eb cilin pastaj m\u00eb 26 n\u00ebntor ua dor\u00ebzuan ushtrive malazeze. S\u00eb bashku me dor\u00ebzimin e Ulqinit mori fund edhe \u00e7\u00ebshtja e kufijve verior\u00eb, e cila kishte shqet\u00ebsuar p\u00ebr gati 30 muaj jo vet\u00ebm Perandorin\u00eb Osmane, por edhe diplomacin\u00eb evropiane. Megjithat\u00eb, edhe pse \u00e7\u00ebshtja e kufirit turko-malazez u mbyll, lufta q\u00eb zhvilluan shqiptar\u00ebt kund\u00ebr shantazhit brutal t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe nd\u00ebrhyrjes ushtarake t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb opinionin publik t\u00eb Evrop\u00ebs. Jo vet\u00ebm n\u00eb shtyp, por edhe n\u00eb disa parlamente t\u00eb Evrop\u00ebs, u ngrit\u00ebn z\u00ebra proteste kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb cilat vendos\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdornin luftanijet p\u00ebr t\u00eb shtypur t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cVija kufitare t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb rregull ia dha Tivarin Malit t\u00eb Zi, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsira e Ulqinit u nxor me dhun\u00eb nga interesat ekonomike t\u00eb rajonit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe iu bashk\u00ebngjit krijes\u00ebs s\u00eb huaj, shtetit fantazm\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, \u2013 shkruante studiuesi \u00e7ek, Viktor Dvorski, duke theksuar se p\u00ebr malazez\u00ebt Ulqini ishte \u201ci larg\u00ebt, i huaj p\u00ebr nga gjuha, feja dhe mund\u00ebsit\u00eb ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Pas hyrjes s\u00eb trupave malazeze Ulqinin e braktis\u00ebn 413 familje me rreth tre mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb, q\u00eb b\u00ebnte, madje 40 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs qytetare, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr dhe Durr\u00ebs. Pronat e tyre i mor\u00ebn malazez\u00ebt. Disa ardhacak\u00eb merrnin gur\u00ebt nga bedenat e Kalas\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Krajl Nikolla thuri nj\u00eb vjersh\u00eb p\u00ebr Ulqinin, k\u00ebt\u00eb perl\u00eb q\u00eb iu hoq nga trupi i Shkodr\u00ebs. N\u00eb akomodimin e ulqinak\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe Abdyl-Fetah Dragusha, duke u marr\u00eb me organizimin dhe sistemimin e tyre.<\/p>\n<p>Abdyl-Fetah Dragusha vdiq diku nga viti 1892, duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kujtim t\u00eb nderuar p\u00ebr veten dhe familjen. V\u00ebllez\u00ebrit Dragusha lan\u00eb shum\u00eb nipa e mbesa dhe sot kan\u00eb dhjet\u00ebra st\u00ebrnipa e st\u00ebrmbesa. Diktatura komuniste e trajtoi k\u00ebt\u00eb familje shum\u00eb mizorisht. Mustaf\u00eb (Caf) Hysen Dragusha u d\u00ebnua me pushkatim n\u00eb vitin 1948 pas nj\u00eb kalvari n\u00eb hetuesi. U pushkatua p\u00ebr Kryengritjen Antikomuniste t\u00eb Postrib\u00ebs. Gjithashtu, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje kan\u00eb vuajtur n\u00eb burgjet e komunizmit 33 vite burg. Sa i hidhur ishte fati i k\u00ebsaj familjeje\u2026<\/p>\n<p>\/Marr\u00eb nga Standart Online\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Kabil Bushati Ulqini, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl buz\u00eb Adriatikut, deri n\u00eb vitin 1878, ishte pothuajse i panjohur p\u00ebr Evrop\u00ebn, por pastaj pushtoi gazetat evropiane, duke raportuar p\u00ebr rezistenc\u00ebn shqiptare kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Fama e k\u00ebsaj lufte kaloi edhe Atlantikun dhe pushtoi faqet e gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d. Ishte nj\u00eb nga perlat e Adriatikut q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-1538","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1538"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1538\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1540,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1538\/revisions\/1540"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}