{"id":15332,"date":"2017-08-10T23:03:04","date_gmt":"2017-08-10T21:03:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15332"},"modified":"2017-08-10T23:03:04","modified_gmt":"2017-08-10T21:03:04","slug":"pak-realitet-ne-lidhje-me-biseden-telefonike-tillerson-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15332","title":{"rendered":"PAK REALITET N\u00cb LIDHJE ME BISED\u00cbN TELEFONIKE TILLERSON-RAMA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"428\" height=\"437\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 428px) 100vw, 428px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Media t\u00eb ndryshme shqiptare njoftuan t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn lajmin e l\u00ebshuar nga Zyra e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb t\u00eb cilin njoftohet se t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kreu i qeveris\u00eb shqiptare kishte marr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. Thelbi i deklarat\u00ebs s\u00eb njoftuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar \u2013 pasi nuk kemi par\u00eb versionin amerikan t\u00eb bised\u00ebs p\u00ebr t\u2019i krahasuar &#8212; \u00ebsht\u00eb se Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin Rama p\u00ebr fitoren n\u00eb zgjedhjet e 25 Qershorit duke shprehur, sipas njoftimit, \u201cbindjen se mandati i fort\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme, e obligon Partin\u00eb Socialiste t\u00eb thelloj\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e reformave, t\u00eb pastroj\u00eb administrat\u00ebn nga t\u00eb korruptuarit dhe t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rezultate dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit\u201d. Sipas njoftimeve t\u00eb medias, Zyra e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur se nd\u00ebrsa ka shprehur \u201cmb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb amerikane n\u00eb mandatin e ri qeveris\u00ebs, Sekretari Tillerson i ka p\u00ebrcjell\u00eb zotit Rama edhe \u201cp\u00ebrshtypjet shum\u00eb pozitive t\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs Presidentit Mike Pence nga takimi i jav\u00ebs s\u00eb shkuar n\u00eb Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb zhvillimet n\u00eb rajon\u201d. Lidhur me rajonin, vazhdon njoftimi, kryeministri Rama, nga ana e tij, \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrq\u00ebndruar kryesisht te dialogu Kosov\u00eb &#8211; Serbi dhe nevoja p\u00ebr zhbllokimin e ng\u00ebr\u00e7it rreth emrit t\u00eb Maqedonis\u00eb\u201d. N\u00eb njoftimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit shqiqptar, thuhet gjithashtu se biseda mes Kryeministrit Rama dhe Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Tillerson \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe te roli i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO e kontributi i saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilat Sekretari Tillerson \u2013 sipas njoftimit \u2013 \u201c\u00cbsht\u00eb shprehur me konsideratat m\u00eb t\u00eb larta\u201d, nd\u00ebrsa theksohet se Kryeministri Rama ka k\u00ebrkuar prej kryediplomatit amerikan, \u201cintensifikimin e bashk\u00ebpunimit me SHBA-t\u00eb n\u00eb sektorin e energjis\u00eb dhe posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb naft\u00ebs e t\u00eb gazit\u201d, n\u00eb bised\u00ebn midis dy zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb thuhet t\u00eb ket\u00eb zgjatur 20-minuta.<\/p>\n<p>Kjo, sipas njoftimeve n\u00eb media, ishte n\u00eb thelb, p\u00ebrmbledhja e bised\u00ebs telefonike Rama-Tillerson, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb njoftuar nga zyra e Kryeministrit shqiptar, Z. Edi Rama, megjithse pala amerikane nuk dihet t\u00eb ket\u00eb l\u00ebshuar ndonj\u00eb njoftim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb. Megjtihse pala shqiptare, historikisht, \u201ce b\u00ebn miz\u00ebn buall\u201d kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr takime ose biseda me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb, pa dyshim, duket se biseda p\u00ebrmbante mesazhe t\u00eb bukura t\u00eb karakterit diplomatik nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb dy shteteve mike. Por ka gias\u00eb q\u00eb biseda telefonike mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e nj\u00eb natyre dhe subjekti krejt\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb thelb mund t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb, fitoren e Kryeministrit Rama dhe as me marr\u00ebdh\u00ebniet dy pal\u00ebshe, por me ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb prek\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, qoft\u00eb edhe t\u00ebrthorazi. \u00cbsht\u00eb pak v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se Sekretari Amerikan i Shtetit Tillerson i telefonoi Z. Rama p\u00ebr ta uruar p\u00ebr fitoren e zgjedhjeve gjasht\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa ai ishte n\u00eb Guam, n\u00eb mes t\u00eb Paq\u00ebsorit, duke u k\u00ebthye n\u00eb atdhe nga takimi i vendeve t\u00eb ASEAN-it n\u00eb Manila t\u00eb Filipineve tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Por pa dashur t\u00eb angazhohemi n\u00eb ham\u00ebndje t\u00eb kota mbi mund\u00ebsin\u00eb e diskutimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, q\u00eb nuk p\u00ebrmenden n\u00eb njoftimin e l\u00ebshuar nga Kryeministria, natyrisht detyrohemi t\u2019i p\u00ebrmbahemi njoftimit zyrtar mbi bised\u00ebn telefonike Rama-Tillerson.<\/p>\n<p>Zev\u00ebnd\u00ebs Presidenti Mike Pence dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Tillerson sot jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Trump \u2013 zgjedhja e t\u00eb cilit, kishte deklaruar Kryeministri Rama vitin e kaluar se \u2013 do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane. Politikan\u00ebt jan\u00eb pragmatik dhe nuk mbajn\u00eb inate. Ndryshimi i politikan\u00ebve amerikan\u00eb, le t\u00eb themi n\u00eb krahasim me udh\u00ebheq\u00ebs tjer\u00eb bot\u00ebror\u00eb si Putin e Erdogan, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs dhe n\u00eb kontaktet e tyre me bot\u00ebn e jashtme, ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, popullin amerikan dhe interesat e vendit dhe jo ekskluzivisht presidentin n\u00eb detyr\u00eb, ose ndonj\u00eb parti. Politikan\u00ebt amerikan\u00eb, ashtu si edhe populli amerikan, jan\u00eb pragmatik n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb politik\u00eb. Ata e din\u00eb se n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike, duhet t\u00eb merren me cilindo udh\u00ebheq\u00ebs dhe parti t\u00eb zgjedhur nga populli shqiptar, pa marr\u00eb parasysh\u00eb n\u00ebse atyre personalisht u p\u00eblqejn\u00eb ose jo politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb momentit, qoft\u00eb kryeministri, presidenti, ose kryetari i opozit\u00ebs. Politika amerikane zhvillohet me objektiva afat gjata dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrfaqsuesit e diplomacis\u00eb amerikane jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se \u201cramat\u201d dhe \u201cbashat\u201d e k\u00ebsaj bote, a po kushdo tjet\u00ebr &#8212; shkojn\u00eb e vijn\u00eb \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta midis dy popujve mbeten, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se kush\u00eb gj\u00ebndet, p\u00ebr momentin, n\u00eb krye t\u00eb qeverisjes n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, por sidomos udh\u00ebheqsit e tyre, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se as nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb vetvete &#8212; madje edhe tep\u00ebr miq\u00ebsore telefonike midis Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Rex Tillerson me Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe as nj\u00eb foto e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Lulzim Basha me Presidentin Trump, pak para zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro- amerikane. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe politika n\u00eb p\u00ebrgjithsi nevojit\u00eb nj\u00eb formim t\u00eb lart\u00eb politik. Tirana zyrtare do t\u00eb \u00e7imentoj\u00eb m\u00ebtej marr\u00ebdh\u00ebnjet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kombit shqiptar pik\u00ebrisht kur t\u00eb merret seriozisht porosia miq\u00ebsore t\u00eb Z. Tillerson q\u00eb Shqip\u00ebria, nd\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb, \u201cThelloj\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e reformave, t\u00eb pastroj\u00eb administrat\u00ebn nga t\u00eb korruptuarit dhe t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rezultate dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit\u201d.<\/p>\n<p>Washingtoni e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se i do shqiptar\u00ebt t\u00eb integruar plot\u00ebsisht n\u00eb organizmat euro-atlantike. Por, politika dhe diplomacia amerikane jan\u00eb zhg\u00ebnjyer shpesh her\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer edhe populli shqiptar, nga \u201cfjal\u00ebt e mira e gur\u00ebt n\u00eb strajc\u00eb\u201d dhe nga premtimet e pa realizuara p\u00ebr reforma nga ana e klas\u00ebs politike shqiptare, t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ashtuquajtur post-komuniste. Thirrja e Z. Tillerson p\u00ebr thellimin e reformave, p\u00ebr pastrimin e administrat\u00ebs dhe p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupcionit e krimit, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij zhg\u00ebnjimi prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli, por amerikan\u00ebt me natyr\u00ebn e tyre optimiste, nuk heqin dor\u00eb derisa t\u00eb ket\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Prandaj, ka ardhur koha q\u00eb n\u00eb bisedat dhe kontaktet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, t\u00eb kihen parasysh\u00eb interesat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar dhe jo t\u00eb individ\u00ebve ose partive. Shqiptar\u00ebt u ka dh\u00ebn\u00eb atyre &#8212; p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar &#8212; besimin e qeverisjes dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn afat gjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe mandatin p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara zhvillimin dhe p\u00ebrforcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane. Realiteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe historikisht miq\u00ebsore midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe kombit shqiptar, \u00ebsht\u00eb se ato nuk jan\u00eb pron\u00eb as merit\u00eb ekskluzive e Partis\u00eb Socialiste dhe as e Partis\u00eb Demokrate dhe as e ndonj\u00eb udh\u00ebheqsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb momentit. Por, jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta dhe historike, q\u00eb i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar. Jan\u00eb lidhje historike popull-me-popull, q\u00eb mund t\u00eb preken negativisht vet\u00ebm nga sjelljet e pal\u00ebs shqiptare, ashtu si\u00e7 d\u00ebshmon historia e regjimit komunist shqiptar! Si rrjedhim, asnj\u00ebra pal\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn politike shqiptare \u2013 qoft\u00eb nep\u00ebrmjet nj\u00eb bisede me Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, qoft\u00eb me nj\u00eb foto me Presidentin amerikan Trump &#8212; nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb se udh\u00ebheqsi i nj\u00ebres ose tjetr\u00ebs parti \u00ebsht\u00eb \u201cpartner\u201d ekskluziv n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa u p\u00ebrket Shteteve t\u00eb Bashkuara, ato e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8212; qoft\u00eb administratat republikane qoft\u00eb ato demokrate &#8212; gjat\u00eb 27 viteve pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike shqiptaro-amerikane marsin e vitit 1991 &#8212; se Washingtoni konsideron partner t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb besuesh\u00ebm at\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar i cili, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Rex Tillerson n\u00eb bised\u00ebn telefonike me Kryeministrin Rama do t\u00eb \u201cThelloj\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e reformave, t\u00eb pastroj\u00eb administrat\u00ebn nga t\u00eb korruptuarit dhe t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rezultate dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit\u201d. Zbatimi ose jo i k\u00ebsaj porosie miq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, realiteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta e miq\u00ebsore tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe jo euforia e p\u00ebrkohshme rreth nj\u00eb bisede telefonike, ose e nj\u00eb fotografie me presidentin Trump, pa marr\u00eb parsysh\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeverisjes ose n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe nuk jan\u00eb, domosdosm\u00ebrisht, atributet personale dhe buzqeshjet &#8212; q\u00eb zakonisht karakterizojn\u00eb bisedat dhe takimet diplomatike t\u00eb rastit midis p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy vendeve \u2013ato q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb realitetin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Media t\u00eb ndryshme shqiptare njoftuan t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn lajmin e l\u00ebshuar nga Zyra e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb t\u00eb cilin njoftohet se t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kreu i qeveris\u00eb shqiptare kishte marr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. Thelbi i deklarat\u00ebs s\u00eb njoftuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar \u2013 pasi nuk kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-15332","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15332"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15332\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15333,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15332\/revisions\/15333"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}