{"id":15281,"date":"2017-08-06T18:30:47","date_gmt":"2017-08-06T16:30:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15281"},"modified":"2017-08-06T18:33:17","modified_gmt":"2017-08-06T16:33:17","slug":"merita-halili-dhe-raif-hyseni-ambasadore-te-denje-te-muzikes-dhe-te-kultures-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15281","title":{"rendered":"MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI, AMBASADOR\u00cb T\u00cb DENJ\u00cb T\u00cb MUZIK\u00cbS DHE T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_15282\" aria-describedby=\"caption-attachment-15282\" style=\"width: 542px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Merita-Halili-Raif-Hyseni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-15282 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Merita-Halili-Raif-Hyseni.jpg\" alt=\"\" width=\"542\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Merita-Halili-Raif-Hyseni.jpg 542w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Merita-Halili-Raif-Hyseni-300x249.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 542px) 100vw, 542px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-15282\" class=\"wp-caption-text\">Merita Halili dhe Raif Hyseni<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pas dit\u00ebn e s\u00eb djel\u00ebs me 6 gusht n\u00eb Qendr\u00ebn e famshme t\u00eb Arteve Lincoln, t\u00eb shfaqjeve dhe t\u00eb koncerteve mu n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb lagj\u00ebs Manhattan t\u00eb Nju Jorkut, zhvillohet koncerti, \u201cE djela e Trash\u00ebgimis\u00eb \u2013 Nga Tirana n\u00eb Tashkent\u201d, dmth me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb grupeve muzikore dhe vall\u00ebzuese nga disa vende, duke filluar nga Shqip\u00ebria e deri n\u00eb Tashknet t\u00eb Uzbekistanit. Shqip\u00ebria dhe Kosova p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncert nd\u00ebrkomb\u00ebtar grupesh evropiano lindore dhe ish-republikave sovjetike, nga ylli i muzik\u00ebs popullore shqiptare e mir\u00ebnjohura n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e n\u00eb diaspor\u00eb, Merita Halili dhe bashkshorti i saj Raif Hyseni dhe Orkestra e tij, t\u00eb cil\u00ebt me performanc\u00ebn e tyre \u201clive\u201d do t\u00eb sjellin k\u00ebng\u00ebt dhe muzik\u00ebn tradicionale shqiptare n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Nju Jorkut. Organizuesit e k\u00ebtij festivali nd\u00ebrkomb\u00ebtar muzikor n\u00eb Nju Jork edhe po t\u00eb kishin dashur, nuk mund t\u00eb gjenin p\u00ebrfaqsues m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe as ambasador\u00eb m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb till\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb koncerti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i organizuar n\u00eb Qendr\u00ebn Linkoln t\u00eb Arteve k\u00ebt\u00eb fund jave.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 dihet, \u00e7ifti Merita Halili dhe Raif Hyseni kan\u00eb emigruar n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb mesin e 1990-ave nga Shqip\u00ebria ku Merita ka zhvilluar nj\u00eb karier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pasur n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs popullore t\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe valleve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, nd\u00ebrsa Raifi nga Mitrovica edhe ai i njohur n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb si ekspert i dalluar i fizarmonik\u00ebs dhe si kompozitor i shum\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe melodive. Puna dhe vepra e k\u00ebtij \u00e7ifti vler\u00ebsohet aq shum\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara&#8211; si n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan ashtu edhe n\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e amerikan\u00ebve dhe jo vet\u00ebm. Megjithse n\u00eb m\u00ebrgim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20-vjet\u00eb \u2013 ata nuk jan\u00eb harruar n\u00eb trojet shqiptare ashtu si\u00e7 u vu n\u00eb dukje nga pritja entuziaste q\u00eb iu b\u00eb atyre gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri muajin q\u00eb kaloi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Merita Halili dhe Raif Hyseni u rik\u00ebthyen n\u00eb Tiran\u00eb, ku dhan\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb hapur n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej me nj\u00eb repertor t\u00eb pasur t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Natyrisht, se ky ishte nj\u00eb rikthim emocionues n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr Merit\u00ebn dhe Hysenin,gj\u00eb q\u00eb u pasqyrua gj\u00ebr\u00ebsisht nga media shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe intervistat e shumta n\u00eb televizion, por deshta q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Qendr\u00ebn Linkoln n\u00eb Nju Jork t\u00eb theksoj aktivitetin, muzikor, kulturor dhe artistik t\u00eb k\u00ebtij \u00e7ifti t\u00eb njohur k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, aktivitet i cili ndoshta nuk njihet aq mir\u00eb nga disa, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe q\u00eb po b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i njohur tani \u2013 jo vet\u00ebm nga komuniteti shqiptar por edhe nga amerikan\u00ebt. Kjo p\u00ebr hir t\u00eb pjesmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb shfaqje t\u00eb shum\u00ebta, n\u00eb festivale shum\u00eb etnike dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe fal\u00eb pjesmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb raste festimesh dhe dasmash t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan veprojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata q\u00eb vin\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb posa\u00e7me nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, t\u00eb ftuar ose t\u00eb angazhuar p\u00ebr raste t\u00eb tilla t\u00eb ve\u00e7anta, kryesisht familjare. Por Raif Hyseni dhe Merita Halili, s\u00eb bashku, q\u00ebndrojn\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, sidomos kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb fjal\u00eb nga politika \u2013 me nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin ose me p\u00ebrhapjen dhe me njohjen m\u00eb mir\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare jasht\u00eb trojeve t\u00eb kombit \u2013 e nep\u00ebrmjet tyre, t\u00eb huajt njohin m\u00eb mir\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt, kultur\u00ebn, vetit\u00eb dhe identitetin e tyre komb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, njohje m\u00eb t\u00eb mire t\u00eb shqitar\u00ebve nga amerikan\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku vepron e jeton p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, \u00e7ifti Merita Halili e Raif Hyseni.<\/p>\n<p>Natyrisht, se si t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt dhe muzikant\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb, me profesionin e tyre dhe me pun\u00ebn e palodhur, duhet t\u00eb sigurojn\u00eb jetes\u00ebn si gjithkush, p\u00ebr veten dhe familjen, por \u00e7ifti Raif Hyseni dhe Merita Halili duket se p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij detyrimi q\u00eb e kemi t\u00eb gjith\u00eb, kan\u00eb vendosur q\u00eb talentet e tyre t\u2019i p\u00ebrdorin p\u00ebr di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb madhe se sa thhjesht\u00eb sigurimin e nevojave baz\u00eb materiale t\u00eb jet\u00ebs. Duket se I kan\u00eb caktuar vetes nj\u00eb thirrje m\u00eb t\u00eb madhe. \u00c7\u2019prej ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb Shtetet e Bashkuara ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, nep\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb tyre, se jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb sublime: se nuk \u00ebsht\u00eb mjaft t\u00eb k\u00ebndonin dhe t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb raste t\u00eb organizuara nga komuniteti shqiptaro-amerikan, megjithse edhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb me shum\u00eb dashuri e k\u00ebnaq\u00ebsi dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar, n\u00eb fakt. Por, si asnj\u00eb artist ose grup tjet\u00ebr shqiptar, \u00e7ifti Hyseni-Halili i ka caktuar vetes misionin e shenjt\u00eb q\u00eb talentin e tyre ta p\u00ebrdorin edhe p\u00ebr promovimin me entuziaz\u00ebm t\u00eb muzik\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare para amerikan\u00ebve dhe t\u00eb huajve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u2013 t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb pak ose aspak p\u00ebr kultur\u00ebn dhe muzik\u00ebn shqiptare, duke sh\u00ebrbyer nj\u00ebkohsisht edhe si promovues t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb imazhi m\u00eb t\u00eb mire p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb promovim Merita dhe Hyseni e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, pa lodhje dhe me entuziaz\u00ebm, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb festivale si ky i t\u00eb djel\u00ebs m\u00eb 6 gusht n\u00eb Qendr\u00ebn Linkoln n\u00eb Manhattan \u201cNga Tirana n\u00eb Tashkent\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb njoftuar edhe pjesmarrjen e tyre n\u00eb nj\u00eb koncert tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb tetor n\u00eb, \u201cSymphony Space n\u00eb Broadway\u201d t\u00eb Manhatan-it. K\u00ebto dy koncerte jan\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb. \u00c7ifti Merita Halili dhe Raif Hyseni jan\u00eb paraqitur para publikut amerikan\u00eb shum\u00eb m\u00eb heret, pothuaj me t\u00eb ardhur rishtas n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1995. M\u00eb kujtohet gjat\u00eb pun\u00ebs time n\u00eb Washington, kur papritmas por me k\u00ebnaqsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe zbuluam &#8212; me bashkshorten time nd\u00ebrsa po vizitonim festivalin veror t\u00eb Washingtonit t\u00eb organizuar nga Instituti Smithsonian q\u00eb organizohet \u00e7do ver\u00eb &#8212; pjes\u00ebmarrjen e Hysenit dhe Merit\u00ebs n\u00eb \u201cSmithsonian Folklife Festival\u201d, mu n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb kryeqytetit amerikan, festival i cili frekventohet nga qindra mij\u00ebra vizitor\u00eb t\u00eb huaj dhe vendas. Duke ecur, papritmas d\u00ebgjuam muzik\u00eb shqiptare dhe i drejtohem bashkshortes time, more a m\u00eb b\u00ebjn\u00eb vesh\u00ebt a po \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb muzik\u00eb e trojeve tona. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Festivalin Smithsonian merrte pjes\u00eb nj\u00eb grup muzikor nga trojet shqiptare: pik\u00ebrisht Merita dhe Hyseni me \u00e7\u2019rast pat\u00ebm nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb takoheshim dhe t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeteshim me ta, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Festivalit Smithsonian dhe raste t\u00eb tjera, ata kan\u00eb interpretuar gjithashtu edhe n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn prestigjoze Kennedy n\u00eb Washington si edhe n\u00eb sallat e Kongresit amerikan. P\u00ebrve\u00e7 muzik\u00ebs nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, ata promovojn\u00eb gjithashtu edhe veshjet dhe kostumet shqiptare, pasi n\u00eb shum\u00eb prej shfaqjeve t\u00eb tyre si Merita ashtu edhe Hyseni veshin rroba komb\u00ebtare. Dihet tashm\u00eb, se Merita nep\u00ebr festivale t\u00eb tilla, shpesh vishet me nj\u00eb kostum tiranas 100 vje\u00e7ar, i q\u00ebndisur me ar dhe argjend, nd\u00ebrsa Hyseni paraqitet me kostume komb\u00ebtare gjithashtu.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte e gjith\u00eb kjo veprimtari p\u00ebr promovimin e kultur\u00ebs dhe muzik\u00ebs shqiptare para bot\u00ebs amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Hyseni dhe Merita, p\u00ebr disa vite tani, kan\u00eb themeluar n\u00eb universitetin, \u201cMontclair State University\u201d Katedr\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Muzik\u00ebs Shqipe p\u00ebr student\u00ebt e shtetit Nju Xherzi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi tani t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb muzik\u00ebn dhe z\u00eb thellojn\u00eb njohurin\u00eb e tyre mbi kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Ndon\u00ebse student\u00ebt amerikan\u00eb nuk kan\u00eb dijeni as njohuri p\u00ebr kultur\u00ebn apo muzik\u00ebn shqiptare, Raif Hyseni \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr media t\u00eb ndryshme se k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb nx\u00ebns\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb njohurin\u00eb e kultur\u00ebs dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, ai e plot\u00ebson duke u folur atyre p\u00ebr historin\u00eb e kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u201cUn\u00eb nuk u jap vet\u00ebm muzik\u00ebn shqiptare, por u jap informacione edhe mbi komb\u00ebsin\u00eb ton\u00eb shqiptare, si gjuha, historia, kultura, traditat, gjeografia, etj\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai n\u00eb nj\u00eb prej intervistave t\u00eb tija.<\/p>\n<p>Merita Halili, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej em\u00ebrave m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb muzik\u00ebs popullore shqiptare, sidomos muzik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe Raif Hyseni \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe sukseseve t\u00eb arritura t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, respektivisht, por sidomos p\u00ebr realizimet e konsiderueshme k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ata jan\u00eb shp\u00ebrblyer edhe me \u00e7mime komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr sukseset e tyre. Mir\u00ebpo, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, me veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb palodhur, Merita dhe Hyseni zen\u00eb vendin e par\u00eb si ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe si t\u00eb till\u00eb \u2013 n\u00eb kapacitetin e tyre &#8212; jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vlerave shekullore t\u00eb kombit shqiptar dhe identitetit t\u00eb tij arb\u00ebror nd\u00ebr shekuj, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk i njihte m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb njohje e sip\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre vlerave &#8212; fal\u00eb pjes\u00ebrisht edhe pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb Merita Halilit dhe Raif Hysenit &#8212; qoft\u00eb n\u00eb skenat e folkloreve amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb koncerti k\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn e Arteve Linkoln n\u00eb Nju Jork, qoft\u00eb n\u00eb univeristet ku edukohet brezi i ardh\u00ebsh\u00ebm i amerikan\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb angazhimi tyre akademik n\u00eb universitetin , \u201cMontclair State University\u201d, t\u00eb shtetit Nju Xherzi.<\/p>\n<p>\u00c7ifti Merita Halili dhe Raif Hyseni meritojn\u00eb respektin dhe fal\u00ebnderimet tona sepse me pun\u00ebn e tyre n\u00eb promovim t\u00eb muzik\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, ata jo vet\u00ebm na nderojn\u00eb para bot\u00ebs amerikane si p\u00ebrfaqsues t\u00eb denj\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por si askush tjet\u00ebr po b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb munden p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e imazhit n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Pik\u00ebrisht pas dit\u00ebn e s\u00eb djel\u00ebs me 6 gusht n\u00eb Qendr\u00ebn e famshme t\u00eb Arteve Lincoln, t\u00eb shfaqjeve dhe t\u00eb koncerteve mu n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb lagj\u00ebs Manhattan t\u00eb Nju Jorkut, zhvillohet koncerti, \u201cE djela e Trash\u00ebgimis\u00eb \u2013 Nga Tirana n\u00eb Tashkent\u201d, dmth me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb grupeve muzikore dhe vall\u00ebzuese nga disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15282,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[1039,1040],"class_list":["post-15281","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","tag-merita-halili","tag-raif-hyseni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15281","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15281"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15283,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15281\/revisions\/15283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}