{"id":1520,"date":"2015-01-25T09:45:59","date_gmt":"2015-01-25T08:45:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1520"},"modified":"2015-01-25T13:10:50","modified_gmt":"2015-01-25T12:10:50","slug":"kraje-1962-tregim-rrenqethes-i-kalimit-te-kufirit-jugosllavi-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1520","title":{"rendered":"Kraj\u00eb 1962: Tregim rr\u00ebnqeth\u00ebs i kalimit t\u00eb kufirit Jugosllavi &#8211; Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_1521\" aria-describedby=\"caption-attachment-1521\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Mali-i-Taraboshit-vendi-ku-kaloi-kufirin-Jugosllavi-Shwqiperi-Gjoke-Dabaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1521 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Mali-i-Taraboshit-vendi-ku-kaloi-kufirin-Jugosllavi-Shwqiperi-Gjoke-Dabaj-300x225.jpg\" alt=\"Mali-i-Taraboshit-vendi-ku-kaloi-kufirin-Jugosllavi-Shwqiperi-Gjoke-Dabaj\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Mali-i-Taraboshit-vendi-ku-kaloi-kufirin-Jugosllavi-Shwqiperi-Gjoke-Dabaj-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Mali-i-Taraboshit-vendi-ku-kaloi-kufirin-Jugosllavi-Shwqiperi-Gjoke-Dabaj.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-1521\" class=\"wp-caption-text\">Tarabosh, vendi i kalimit t\u00eb kufirit<\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen shqiptare Dita, Gjok\u00eb Dabaj rr\u00ebfen p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Nd\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto tregime t\u00eb z.Dabaj ne zgjodh\u00ebm at\u00eb t\u00eb kalimit t\u00eb kufirit t\u00eb athersh\u00ebm Jugosllavi &#8211; Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ekskluzive \/ Rr\u00ebfim i 76-vje\u00e7arit Gjok\u00eb Dabaj nga Tivari, nj\u00eb nga ish-drejtuesit e organizat\u00ebs patriotike \u201cLiria\u201d n\u00eb vitin 1962 n\u00eb ish-Jugosllavi. Misioni q\u00eb ju ngarkua p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb materialet e shoqat\u00ebs \u201cLiria\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri me q\u00ebllim marrjen e udh\u00ebzimeve, kalvari i mundimsh\u00ebm i arratisjes n\u00ebp\u00ebrmjet Malit t\u00eb Taraboshit dhe dor\u00ebzimi n\u00eb deg\u00ebn e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>76-vje\u00e7ari Dabaj: Pas nj\u00eb nate t\u00eb pagjum\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit, n\u00ebp\u00ebrmjet Taraboshit, kalova kufirin dhe u dor\u00ebzova n\u00eb Shkod\u00ebr. Ruaja si syt\u00eb e ballit materialet e shoqat\u00ebs \u201cLiria\u201d t\u00eb cilat do ja dor\u00ebzoja shtetit shqiptar, nga ku do t\u00eb merrja dhe udh\u00ebzimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr aktivitetin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shoqat\u00ebs n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn kufinjt\u00eb administrativ\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb korrikut 1962. Gjok\u00eb Dabajt, nj\u00eb nga themeluesit e shoqat\u00ebs patriotike \u201cLiria\u201d i ngarkohet misioni i arratisjes n\u00eb Shqip\u00ebri me q\u00ebllim informimin e shtetit am\u00eb p\u00ebr misionin e shoqat\u00ebs dhe marrjen e udh\u00ebzimeve p\u00ebr platform\u00ebn e m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebsaj shoqate\u2026 N\u00eb rr\u00ebfimin e tij n\u00eb vazhdim, Dabaj tregon kalvarin e mundimsh\u00ebm t\u00eb kalimit ilegal t\u00eb kufirit, dor\u00ebzimin n\u00eb policin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe ngjarjet e m\u00ebtejshme ku ai nuk mundi t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb ish-Jugosllavi, ve\u00e7se pas afro 30 viteve\u2026<\/p>\n<p><strong>Si u realizua detyra p\u00ebr kontaktet e organizat\u00ebs \u201cLiria\u201d me strukturat e shtetit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>-Ishte mbr\u00ebmje, e t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Un\u00eb isha shum\u00eb i emocionuar. M\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kurr\u00eb nuk m\u00eb shkonte mendja se do isha un\u00eb personi m\u00eb i besuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u2026 Avash-avash shkova tek krevati q\u00eb flinte Fadil Cukaj, e zgjova leht\u00eb nga gjumi dhe e t\u00ebrhoqa jasht\u00eb. Aty i tregova se isha caktuar p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe se ai, dometh\u00ebn\u00eb Fadili, ishte ngarkuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte deri n\u00eb kufi\u2026<\/p>\n<p><strong>Kush ua caktoi k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>-Caktimin ma kishte komunikuar Bedrushi, kreu i organizat\u00ebs \u201cLiria\u201d q\u00eb para nj\u00eb muaji, por kisha qen\u00eb i detyruar ta mbaja sekret, ashtu si\u00e7 edhe e pat\u00ebm vendosur n\u00eb mbledhjen e muajit maj. Do t\u00eb nisesha pas 6 dit\u00ebsh dhe takimin ne t\u00eb dy duhej ta b\u00ebnim n\u00eb Tivar posht\u00eb, para nj\u00eb nd\u00ebrtese q\u00eb quhej Monopol. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend qen\u00eb vrar\u00eb e masakruar nj\u00eb pjes\u00eb e rinis\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb d\u00ebgjuar e folur gjithandej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, por zyrtarisht nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, njer\u00ebzit q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe t\u2019ua dor\u00ebzonin gjyqeve, e pat\u00ebn l\u00ebn\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00eb harres\u00eb e n\u00eb mjegull.<\/p>\n<p><strong>Pse ja komunikuat at\u00eb nat\u00eb t\u00eb von\u00eb shokut tuaj t\u00eb ngusht\u00eb misionin p\u00ebr arratisjen n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>-P\u00ebr shkakun q\u00eb u thash\u00eb pak m\u00eb par\u00eb, se ai ishte caktuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte dhe se data e caktuar p\u00ebr kalimin tim n\u00eb Shqip\u00ebri po afronte. N\u00eb fakt, un\u00eb u befasova shum\u00eb nga ky lajm, por e kuptova se ishte detyr\u00eb q\u00eb duhej kryer dhe thash\u00eb: \u201cU tha, u ba!\u201d\u2026 K\u00ebshtu un\u00eb at\u00eb nat\u00eb bisedova gjat\u00eb e p\u00ebr \u00e7do holl\u00ebsi me Fadilin\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb biseduat konkretisht?<\/strong><\/p>\n<p>-Shum\u00eb gjera. Biseduam bie fjala \u00e7far\u00eb t\u00eb vishja un\u00eb. Problem ishin sidomos k\u00ebpuc\u00ebt, t\u00eb cilat duhej t\u00eb ishin t\u00eb atilla q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrcisnin rrug\u00ebs. Ishte me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohej q\u00eb misioni i k\u00ebtij udh\u00ebtimi nuk kish q\u00ebllim vet\u00ebm sa me kaluar kufirin, por duhej 100% t\u00eb mos diktoheshim, as un\u00eb, as Fadili q\u00eb do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte. Duheshin analizuar e parashikuar q\u00eb t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb. Do t\u00eb merrnim gjithashtu edhe flet\u00eb nailoni (plasmasi) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, po t\u00eb na zinte shiu, t\u00eb kishim me se t\u00eb mbuloheshim dhe n\u00eb na u dasht\u00eb t\u00eb flem\u00eb diku nat\u00ebn, t\u00eb mos merrnim ftohje. Detyra niste q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb masash p\u00ebrgatitore mor\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>-T\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb kat\u00ebr shok\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb nisur p\u00ebr n\u00eb Ulqin, se andej e kishin rrug\u00ebn, kurse un\u00eb p\u00ebrcolla m\u00eb tej Fadilin deri n\u00eb rrug\u00ebn automobilistike, n\u00eb vendin q\u00eb quhet \u201cGjura\u201d. Gjat\u00eb rrug\u00ebs kemi biseduar mbi t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb, me t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballeshim.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 6 korrik paradite arrita n\u00eb Tivar Posht\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb parulle t\u00eb madhe af\u00ebr Monopolit, u takova me Fadilin. Fadilit i thash\u00eb q\u00eb rast\u00ebsisht isha takuar me Ismail Dod\u00ebn, nj\u00eb shok i yni prej Kranje, dhe se duhej t\u2019i shmangeshim p\u00ebr t\u00eb mos na par\u00eb bashk\u00eb. Kemi shkuar te nj\u00eb park n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb detit. Aty jemi takuar, prap\u00eb rast\u00ebsisht, me dy prift\u00ebrinj. Nj\u00ebri prej tyre i ka th\u00ebn\u00eb tjetrit: \u201cHajde t\u00eb t\u00eb njoftoj me nj\u00eb shqiptar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d Tjetri ia ka pritur: \u201cE njoh p\u00ebrpara teje.\u201d Kemi biseduar nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb. Nj\u00ebri prej prift\u00ebrinjve fliste me pasion p\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn, nd\u00ebrsa tjetri anonte m\u00eb shum\u00eb nga Ndre Mjeda. Ata jan\u00eb larguar, nd\u00ebrsa ne n\u00eb park kemi folur p\u00ebr disa holl\u00ebsira q\u00eb lidheshin me udh\u00ebtimin ton\u00eb. Tashm\u00eb kishim hartuar plot\u00ebsisht skenarin e arrestimit tim dhe po nisnim v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb. Detyrat ishin konkrete\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrmbante skenari i arratisjes?<\/strong><\/p>\n<p>Detyra e pare ka qen\u00eb: Kur un\u00eb t\u00eb kaloja kufirin, Fadili do t\u2019i b\u00ebnte telegram Bedrushit me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201cMb\u00ebrrita sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00eb Ulqin.\u201d Detyra e dyt\u00eb: Pas nj\u00eb jave Fadili do t\u00eb shkonte n\u00eb Ulqin dhe t\u00eb ulej tek pishat pran\u00eb Ujit Sulfurik (llixha)\u2026 Sip\u00ebr atij burimi, n\u00eb sip\u00ebrfaqen e asfaltit, dikush kishte stampuar g\u00ebrm\u00ebn \u2018D\u2019. N\u00eb rast se deri m\u00eb 12 korrik un\u00eb nuk do t\u00eb kthehesha, Fadili duhej t\u00eb priste n\u00eb vendin q\u00eb thash\u00eb, sepse aty mund t\u00eb vinte dikush tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij detyra t\u00eb tjera. Ai q\u00eb do t\u00eb vinte, duhej ta rrethonte shkronj\u00ebn \u201cD\u201d me shkum\u00ebs dhe Fadili do ta kuptonte q\u00eb ky ishte nd\u00ebrlidh\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, Fadili duhej t\u00eb rrinte 3 or\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga ora 09:00 deri m\u00eb 12:00. Nd\u00ebrsa n\u00eb sh\u00ebtitoren \u201cPlazha e Vog\u00ebl\u201d Fadili do dilte nga ora 20:00 deri m\u00eb 22:00 me nj\u00eb veshje t\u00eb caktuar. Edhe aty mund t\u00eb vinte nd\u00ebrlidh\u00ebsi n\u00eb fjal\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ishin st\u00ebrhollime t\u00eb panevojsh\u00ebm. Fadili bleu disa gazeta dhe disa \u00e7okollata t\u00eb m\u00ebdha nga 500-gram\u00ebshe, p\u00ebr t\u2019i pasur p\u00ebr rrug\u00eb. K\u00ebtu shihet q\u00eb prap\u00eb se prap\u00eb nuk e kishim prakticitetin e nevojsh\u00ebm, sepse nuk siguruam pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb do t\u00eb na duhej m\u00eb s\u00eb shumti, ujin e pijsh\u00ebm. Jemi nisur drejt stacionit t\u00eb trenit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00ebse dikush do t\u00eb na gjurmonte, t\u00eb mendonte se ne do t\u00eb shkonim p\u00ebr Podgoric\u00eb. Kemi pritur sa \u00ebsht\u00eb nisur treni (p\u00ebr Podgoric\u00eb), pastaj kemi dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn automobilistike. P\u00ebr fat, aty ka ardhur nj\u00eb autobus turistik i Lubjan\u00ebs, i cili ishte fare bosh dhe me sa duket, shkonte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb turist\u00eb n\u00eb Ulqin. Ai \u00ebsht\u00eb ndalur dhe ne hip\u00ebm\u2026 Kur kemi arritur n\u00eb Kryth\u00eb t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, kemi zbritur dhe jemi nisur me hap normal drejt fshatit Bojk. Un\u00eb gjithmon\u00eb kam dyshuar: Si rastisi q\u00eb, sapo dol\u00ebm n\u00eb xhade, t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb autobus pa pasagjer\u00eb dhe t\u00eb na marr\u00eb vet\u00ebm ne t\u00eb dy? Nuk e di, ndoshta t\u00eb tjer\u00eb ishin p\u00ebrkujdesur dhe p\u00ebr detaje t\u00eb tjera t\u00eb arratisjes son\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Si vazhdoi aventura m\u00eb tej?<\/strong><\/p>\n<p>-Kishim pamjen e zakonshme t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs nuk takuam asnj\u00eb njeri. N\u00eb pjes\u00ebn sip\u00ebr Bojkut ish nj\u00eb faqe mali shum\u00eb e pjerr\u00ebt, me k\u00ebndin 75 grad\u00eb. Ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me u ngjit. Duhej me u kap n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb t\u00eb holla dhe n\u00ebp\u00ebr ferra. N\u00eb nj\u00eb vend, Fadili u shpua n\u00eb nj\u00eb ferr\u00eb dhe i rrodhi gjaku n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb moment, kujtoj se i thash\u00eb: \u201cGjaku i par\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb.\u201d Qesh\u00ebm t\u00eb dy dhe vazhduam rrug\u00ebn. I jemi ngjitur asaj faqeje, kemi dal\u00eb n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb para se t\u00eb errej. Prej andej kemi zbritur n\u00ebp\u00ebr shpatet p\u00ebrmbi fshatra t\u00eb Kranj\u00ebs. Kur i jemi afruar kufirit, ishte errur plot\u00ebsisht. Krejt k\u00ebt\u00eb mund prej kat\u00ebr or\u00ebsh e kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr me humb gjurm\u00ebt, sepse kishim mundur me q\u00ebndruar n\u00eb Ostros n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe nat\u00ebn me mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb kufi p\u00ebr 20 minuta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, meq\u00eb kishim harruar t\u00eb marrim uj\u00eb me vete, ato 4 or\u00eb na u dyfishuan. Ju afruam kufirit. Ishim tue ec\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjeth t\u00eb g\u00ebshtenjave. Meqen\u00ebse ishte nat\u00eb edhe shushurima e tyre ndihej shum\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ty po t\u00eb nervozonte, un\u00eb i hoqa k\u00ebpuc\u00ebt dhe eca me \u00e7orape. E dija q\u00eb aty diku ishte nj\u00eb saranxh\u00eb dhe pran\u00eb saj mund t\u00eb kishte nj\u00eb kov\u00eb natyrale. K\u00ebrkuam n\u00ebp\u00ebr terr, por kov\u00ebn nuk e gjet\u00ebm. Gjet\u00ebm vet\u00ebm nj\u00eb lug ku pinin uj\u00eb bag\u00ebtit\u00eb. Pim\u00eb uj\u00eb, ndon\u00ebse buz\u00ebt m\u00eb hasnin n\u00eb balt\u00eb. Vazhduam t\u2019i afrohemi kufirit, t\u00eb k\u00ebrrusur nga pak dhe me shum\u00eb kujdes. Dritat e Shkodr\u00ebs dukeshin shum\u00eb qart\u00eb dhe ne e p\u00ebrjetuam at\u00eb nat\u00eb m\u00eb konkretisht se kurr\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb moment krisi nj\u00eb gur q\u00eb u rr\u00ebzua prej nj\u00eb muri. Sigurisht ka qen\u00eb ndonj\u00eb shtaz\u00eb e eg\u00ebr. Por ne n\u00eb \u00e7ast jemi shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb dhe i ngul\u00ebm syt\u00eb vet\u00ebm andej nga pat ardhur krisma. Kam ndenjur shtrir\u00eb nja 2 minuta. Kur shoh, nja 20 metra m\u00eb tutje, nj\u00eb njeri m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Na ndodhi e papritura, e tham\u00eb se misioni d\u00ebshtoi e ne do na arrestonin ushtar\u00ebt jugosllav\u00eb\u2026 Kaluam murin e nj\u00eb prozhmeje. Aty kish ka\u00e7ube t\u00eb vogla t\u00eb frash\u00ebrit. Un\u00eb isha shum\u00eb i lodhur, i rraskapitur prej udh\u00ebtimit. Propozova q\u00eb t\u00eb flinim pak\u2026 Vendos\u00ebm t\u00eb kalonin at\u00eb nat\u00eb t\u00eb fshehur\u2026<\/p>\n<p><strong>Si e kaluat nat\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit Jugosllavi-Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte q\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen gjat\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb fshehur diku n\u00eb ndonj\u00eb shkurre t\u00eb dendur, t\u00eb v\u00ebzhgonim dhe n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb kalohej kufiri. U fut\u00ebm n\u00eb thes plasmasi dhe sa u mb\u00ebshteta, m\u00eb mori gjumi. Nuk e di sa kemi fjetur, por kur ka nis\u00eb me zbardh\u00eb, preka Fadilin dhe i thash\u00eb: \u201c\u00c7ohu t\u00eb nisemi!\u201d Jemi \u00e7uar. Ishte shum\u00eb her\u00ebt. Jemi nisur dhe kemi z\u00ebn\u00eb vend n\u00ebn nj\u00eb mur\u00eb nja 2 metra t\u00eb lart\u00eb, brenda nj\u00eb shkurrishtje t\u00eb dendur. Kemi ndenjur t\u00eb maskuar\u2026 I d\u00ebgjonim kufitar\u00ebt q\u00eb kalonin p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar shok\u00ebt. Madje dhe i shikonim prej biravet t\u00eb murit. Ishim n\u00eb pozit\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb keqe, por tani nuk mund t\u00eb l\u00ebviznim. Ndodheshim n\u00eb nj\u00eb prozhm\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn katundar\u00ebt q\u00eb jetonin af\u00ebr kuf\u00ecrit, kishin t\u00eb drejt\u00ebn me e shfryt\u00ebzue. Ashtu si mendonim edhe na doli. Nj\u00eb katundar i kish l\u00ebshuar dhent\u00eb dhe do lop\u00eb n\u00eb at\u00eb prozhme. N\u00eb or\u00ebt e zhegut delet dhe qengjat na erdh\u00ebn af\u00ebr dhe po prisnin t\u00eb zotin me kok\u00ebt ngulur nj\u00ebra n\u00eb tjetr\u00ebn. U dekonspiruam\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi pas dekonspirimit?<\/strong><\/p>\n<p>-Ai erdhi v\u00ebrtet dhe na u avit nja 15 a 20 metra. Fadili m\u00eb tha: \u201cShikoje drejt e n\u00eb sy! N\u00eb qoft\u00eb se na p\u00ebrpiqen syt\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se na ka pa.\u201d Ish nj\u00eb djal\u00eb i gjat\u00eb, pa i mbushur t\u00eb 20-at. Ishte bjond. Ja b\u00ebra me gisht, q\u00eb t\u00eb na afrohej. Ai u afrua. Na p\u00ebrsh\u00ebndeti. I thash\u00eb: \u201cE shoh se je djal\u00eb i mir\u00eb dhe e di q\u00eb s\u2019ke me na padit\u00eb.\u201d Ai b\u00ebri be q\u00eb s\u2019do t\u2019i thoshte askujt dhe shtoi: \u201cU kjoft\u00eb rruga e mbar\u00eb!\u201d Un\u00eb shtova edhe k\u00ebt\u00eb: \u201cNa ta dim\u00eb sht\u00ebpin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Si reagoi \u00e7obani?<\/strong><\/p>\n<p>-Ai vuri bag\u00ebtit\u00eb p\u00ebrpara dhe u largua. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb s\u2019ka lajm\u00ebruar as at\u00ebher\u00eb as m\u00eb von\u00eb, ndon\u00ebse banor\u00ebt pran\u00eb kuf\u00ecrit ishin t\u00eb detyruar t\u00eb njoftonin policin\u00eb p\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje. Madje d\u00ebnoheshin n\u00ebse merrej vesh q\u00eb nuk kan\u00eb lajm\u00ebruar. Sidoqoft\u00eb, ne na u krijua ashtu nj\u00eb problem i ri. Nuk ishim t\u00eb sigurt q\u00eb djali nuk do t\u00eb fliste. U b\u00ebm\u00eb pak nervoz\u00eb se nuk na doli krejt ashtu si e pat\u00ebm menduar. Pas pak, un\u00eb vendosa t\u00eb nisesha menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kur dhe si e kaluat kufirin?<\/strong><\/p>\n<p>-E mbaj mend si tani, \u00e7do detaj\u2026 Ishte 7 korrik, ora 12:00, dometh\u00ebn\u00eb, koha m\u00eb e nxeht\u00eb e nj\u00ebr\u00ebs nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb vitit. U mendua q\u00eb n\u00eb at\u00eb zheg, edhe ata q\u00eb e ruanin kufirin do t\u00eb futeshin diku n\u00ebn hije. Un\u00eb kisha nj\u00eb trast\u00eb q\u00eb e shtr\u00ebngoja fort n\u00eb krah. Kisha materialet q\u00eb do \u00e7oja n\u00eb shtetin am\u00eb\u2026 Si ushtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb st\u00ebrvitur, ec\u00ebm me zvarritje midis ka\u00e7ubeve. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb vendi i thash\u00eb Fadilit: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb kapin ushtar\u00ebt jugosllav\u00eb, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem me ia marr\u00eb kang\u00ebs. N\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ti do t\u00eb kuptosh se m\u00eb kan\u00eb kap\u00eb dhe nes\u00ebr do t\u00eb shkosh te anija p\u00ebr t\u00eb par\u00eb a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo jo.\u201d Vazhduam edhe pak. Tashm\u00eb dukej pjesa matan\u00eb kufirit. Erdhi koha e ndarjes\u2026<\/p>\n<p><strong>Di\u00e7ka p\u00ebr momentin e ndarjes para se t\u00eb kaloje kufirin e t\u00eb futeshe n\u00eb Shqip\u00ebri ?<\/strong><\/p>\n<p>-U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm. Lot, dhimbje, por isha dhe krenar. Un\u00eb u largova, pa e ditur, as un\u00eb as shoku im i mir\u00eb Fadili, se nuk do t\u00eb shiheshim m\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet. Teksa un\u00eb fshehtas po kaloja kufirin, Fadili kishte p\u00ebr detyr\u00eb me q\u00ebndru aty edhe 20 minuta, me pa \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet. Un\u00eb kalova n\u00eb tok\u00ebn e shtetit am\u00eb, nd\u00ebrsa merak kisha dhe p\u00ebr Fadilin\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi me Fadilin?<\/strong><\/p>\n<p>-K\u00ebt\u00eb e mora vesh pas tri dekadash\u2026 Pas 20 minutash, mbasi nuk ndodhi asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, Fadili ishte kthyer ngadal\u00eb, po ashtu me zvarritje. Kishte shkuar tek nj\u00eb mur af\u00ebr rrug\u00ebs, kishte kap\u00ebrcyer murin me shpejt\u00ebsi, kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb syze dielli dhe me hap normal, si katundar i atij vendi, i ishte drejtuar Ostrosit e kishte vajtur n\u00eb sht\u00ebpi. Kur kishte n\u00eb sht\u00ebpi, kishte gjetur nj\u00eb let\u00ebrthirrje ku thuhej se duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Vir p\u00ebr t\u2019u rekrutuar n\u00eb ushtri. U p\u00ebrputh shum\u00eb mir\u00eb shkuarja e tij me anije, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se mos mua m\u00eb kishin kapur jugosllav\u00ebt. T\u00eb nes\u00ebrmen Fadili kishte shkuar tek anija dhe udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Vir me disa kranjan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kur kapej dikush n\u00eb kufi, at\u00eb e shoq\u00ebronin ushtar\u00ebt n\u00eb anijen e linj\u00ebs deri n\u00eb Vir e prej andej e \u00e7onin me tren n\u00eb Tivar. At\u00eb dit\u00eb s\u2019kish kurrfar\u00eb shoq\u00ebrimi. Pra, Fadili verifikoi se jugosllav\u00ebt nuk m\u00eb kishin kapur mua. Un\u00eb tashm\u00eb, kisha mb\u00ebrritur n\u00eb Shkod\u00ebr dhe shok\u00ebve t\u00eb \u201cLiria\u201d u mbetej t\u00eb prisnim rezultatet e shkuarjes time n\u00eb \u201czon\u00ebn ton\u00eb t\u00eb \u00e7liruar\u201d, n\u00eb shtetin am\u00eb. Pa e ditur se kalvari im do t\u00eb vazhdonte\u2026<\/p>\n<p>\/Gazeta Dita\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen shqiptare Dita, Gjok\u00eb Dabaj rr\u00ebfen p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Nd\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto tregime t\u00eb z.Dabaj ne zgjodh\u00ebm at\u00eb t\u00eb kalimit t\u00eb kufirit t\u00eb athersh\u00ebm Jugosllavi &#8211; Shqip\u00ebri. Ekskluzive \/ Rr\u00ebfim i 76-vje\u00e7arit Gjok\u00eb Dabaj nga Tivari, nj\u00eb nga ish-drejtuesit e organizat\u00ebs patriotike \u201cLiria\u201d n\u00eb vitin 1962 n\u00eb ish-Jugosllavi. Misioni q\u00eb ju ngarkua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-1520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1520"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1534,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1520\/revisions\/1534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}