{"id":15164,"date":"2017-08-01T11:09:38","date_gmt":"2017-08-01T09:09:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15164"},"modified":"2017-08-01T11:09:38","modified_gmt":"2017-08-01T09:09:38","slug":"shkolla-shqipe-e-hotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15164","title":{"rendered":"SHKOLLA SHQIPE E HOTIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Ramiz-lushaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7424 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Ramiz-lushaj.jpg\" alt=\"\" width=\"236\" height=\"318\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Ramiz-lushaj.jpg 236w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Ramiz-lushaj-223x300.jpg 223w\" sizes=\"auto, (max-width: 236px) 100vw, 236px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shkruan Ramiz LUSHAJ<\/p>\n<p>1.<br \/>\nMa e para shkoll\u00eb fillore n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb shenjohet m\u00eb 1854 n\u00eb fshatin Velika, n\u00eb koh\u00ebn e princit malazez Danilo I, pothuaj nj\u00eb \u00e7erek shekulli para Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Ishte n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Shkoll\u00eb private, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Arsenija Tati\u0107a Jokiq. Fillimisht, ndoshta, gjys\u00ebm-ilegale. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit e saj t\u00eb par\u00eb ishte Stefan Mihajlovi\u00e7, i ardhun aty m\u00eb 1867 nga Peja, me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb Patriakan\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb popit Dhimit\u00ebr Popovi\u00e7 t\u00eb Velik\u00ebs.<br \/>\nKjo shkolla e Velik\u00ebs u hap edhe para shkoll\u00ebs fillore n\u00eb gjuh\u00ebn serbe e \u00e7elur n\u00eb Guci (1868) apo tjetra pran\u00eb kish\u00ebs prosllave n\u00eb Brezovic\u00eb af\u00ebr Plav\u00ebs, etj.<br \/>\nN\u00eb vitin 1886, n\u00eb koh\u00ebn e princit malazez Nikolla I, fshati Velika e institucionalizoi shkoll\u00ebn e saj si shkoll\u00eb fillore shtet\u00ebrore n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, nx\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebs shkonin p\u00ebr shkollim edhe n\u00eb \u00c7etin\u00eb e n\u00eb Beograd. Nd\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shkolle t\u00eb Velik\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Ilija Vu\u00e7eti\u00e7 &#8211; doktori i par\u00eb i shkencave n\u00eb Malin e Zi.<br \/>\nStrategjia prosllave e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, e Principat\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb \u00c7etin\u00eb, diktati i Vasojevi\u00e7\u00ebve fqinj\u00eb, ve\u00e7anarisht hapja e k\u00ebsaj shkolle n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, ndikuan n\u00eb asimilimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Velik\u00ebs, n\u00eb kthimin e tyre nga katolik\u00eb n\u00eb fen\u00eb ortodokse, n\u00eb tjet\u00ebrsimin n\u00eb etni malazeze, u ban\u00eb shkije. Dy nga faktet: Vllaznit\u00eb (barqet) e para ma t\u00eb hershme n\u00eb Velik\u00eb ishin Zhivaleviq\u00ebt dhe Petroviq\u00ebt, fatkeq\u00ebsisht &#8211; shqiptar\u00eb t\u00eb asimiluar, t\u00eb origjin\u00ebs nga fisi i madh shqiptar i Piperit. Gjysma e velikasve, 153 sht\u00ebpi, jan\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs shqiptare shaljan\u00eb, si B\u00ebrkoviq\u00ebt, Gojkoviq\u00ebt, Golluboviq\u00ebt, Jokiq\u00ebt, Knezheviq\u00ebt, Kasumoviq\u00ebt, Mikiq\u00ebt, Llakiqeviq\u00ebt, Radulloviq\u00ebt, Simonoviq\u00ebt.<br \/>\nKaq i madh, i thell\u00eb, tragjik, ishte ky asimilim i shqiptar\u00ebve t\u00eb Velik\u00ebs sa q\u00eb ata n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, n\u00eb Luft\u00ebn legjendare Nokshiq-Pepaj-Murino (1879-1880) ishin tejet aktiv n\u00eb krah t\u00eb malazez\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb t\u00eb Mark Milan Popovi\u00e7it, ishin pararoj\u00eb gjakatare kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kund\u00ebr vllazn\u00ebve t\u00eb vet shqiptar\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb Mal\u00ebsive t\u00eb Veriut, etj. Velikasit e sllavizuar, n\u00eb formacione t\u00eb ushtris\u00eb malazeze, n\u00eb \u00e7eta harambash\u00ebsh, e kan\u00eb msy shpeshtas e a\u00e7ik vendlindjen time, Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs, n\u00eb vrri e n\u00eb bjeshk\u00eb, tue i grabit\u00eb e vrar\u00eb, tue ua djeg\u00eb sht\u00ebpijat e stanet, tue krye terror e masakra, aq sa dikur nd\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt e mi alpin\u00eb l\u00ebshohej thirrja p\u00ebrve\u00e7uese p\u00ebr keq: \u201cik, o shk\u00e1 Velike!\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb histori Velika nuk ceket astenjiher\u00eb para fisit t\u00eb Hotit skej liqenit t\u00eb Plav\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, Krisobula e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit e vitit 1330 i cil\u00ebson nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe fisin e Hotit, edhe vendbanimin e Velik\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebr shekuj fisi shqiptar i Hotit ishte e mbeti kompakt n\u00eb territor-gjuh\u00eb-etni, krejt trojenik, pa e p\u00ebrzie gjakun e trollin e vet me serb\u00eb apo malazez\u00eb, nd\u00ebrsa Velika ishte fshat i madh me disa fise shqiptare t\u00eb ardhuna aty, si Piperi, Berisha, Vasojevi\u00e7\u00ebt, Shaljan\u00ebt, etj., t\u00eb cil\u00ebt u asimiluan nga bashk\u00ebvendasit e par\u00eb t\u00eb atysh\u00ebm, e asimiluan nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nN\u00eb Velik\u00eb mund t\u00eb ngrihej edhe shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pasi at\u00ebherit kishte shum\u00eb shqiptar\u00eb, po u ngrit kjo shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbe m\u00eb 1854, pasi donin t\u2019i kthenin edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb sllav\u00eb. Si\u00e7 ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Hotin e Vendit mbi Plav\u00eb po t\u00eb ngrihej shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe do t\u2019i bante hotjan\u00ebt e atyhit edhe ma shqiptar\u00eb se \u00e7\u2019ishin, edhe ma t\u00eb ditur se \u00e7\u2019ishin. Dhe Hoti nuk do ta kishte doktorantin e par\u00eb t\u00eb saj, Ukshin Hotin e Mark\u00ebve t\u00eb Hotit n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. XX, nuk do t\u00eb priste doktorant\u00eb t\u00eb saj t\u00eb rinj n\u00eb shek. XXI, po do ta kishte doktorin e par\u00eb t\u00eb shkencave edhe para Velik\u00ebs, qyshce n\u00eb shek. XIX.<\/p>\n<p>2.<br \/>\nShkolla, n\u00eb Hotin e Alpeve, skej liqenit t\u00eb Plav\u00ebs, \u00e7elet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin shkollor 1946-1947, n\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Titos, rreth nj\u00eb shekull pas shkoll\u00ebs serbo-kroate n\u00eb Velika. Ajo ishte kat\u00ebr klas\u00ebshe. Aty m\u00ebsohej n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate dhe askush nga hotjan\u00ebt \u2013 atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb nuk mund t\u00eb fliste n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nKisha kund\u00ebrshqiptare Ortodokse Sllave, dy perandorit\u00eb e m\u00ebdha prosllave Rusia e Franca, me diktatet e tyre ndaj Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me veprimet e tyre edhe n\u00eb Kazan\u00eb e Gucis\u00eb, k\u00ebrkonin zgjerimin e territoreve shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi e t\u00eb Serbis\u00eb me toka etnike shqiptare, asimilimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb fen\u00eb Ortodokse Lindore, n\u00eb etni t\u00eb Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut.<br \/>\nN\u00eb burime dokumentare historike gjejm\u00eb fakte t\u00eb pranis\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb disa shkollave fillore serbe n\u00eb Plav\u00eb-Guci, si m\u00eb 1854, 1868, 1896-\u201997, 1909-\u201810, etj. Ato ishin ngrit\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Velika, n\u00eb qytetet Plav\u00eb e Guci, n\u00eb Brezovic\u00eb tek kisha ortodokse, etj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto shkolla fillore serbe u nd\u00ebrpre p\u00ebrkohor m\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn serbe vet\u00ebm n\u00eb vite t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, n\u00eb koh\u00ebn e Austro-Hungaris\u00eb (1916-\u201818), n\u00eb \u201cKoha e Shqypnis\u00eb\u201d (1941-\u201844), por ka pas\u00eb raste q\u00eb ndonj\u00eb prej tyre nuk ka punuar rregullisht p\u00ebrgjat\u00eb Kryengritjes s\u00eb vitit 1893 n\u00eb Kosov\u00eb, Kryengritjeve Kund\u00ebrosmane t\u00eb viteve 1910, 1911, 1912; Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike (1912-\u201913), Kryengritjes Kund\u00ebrserbe t\u00eb shtatorit 1913, Kryengritjes s\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit m\u00eb 1919, etj.<\/p>\n<p>Porta e Lart\u00eb nga gjysma e par\u00eb e shek. XIX e ngriti nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn osmane n\u00eb Plav\u00eb-Guci, e njoftun si \u201cMejtepi i Vuthajve\u201d, me vendndodhje diku n\u00eb afri t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Gjonbalajve.<br \/>\nPrap\u00eb, asnj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nAli Gucia, p\u00ebr sa koh\u00eb ishte Beg e N\u00ebnprefekt n\u00eb Kaza t\u00eb Gucis\u00eb dhe Pasha e Prefekt n\u00eb Sanxhakun e Pej\u00ebs, ndoshta mund t\u00eb hapte nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vetme shqipe, por me sa duket e zgjodhi nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb: i \u00e7onte p\u00ebr \u00e7do vjet n\u00eb shkolla n\u00eb Stamboll deri n\u00eb mbi dhjet\u00eb t\u00eb rinj nga Plav\u00eb-Gucia p\u00ebr t\u2019u arsimuar p\u00ebr Perandorin\u00eb Otomane, ku disa prej tyre kur u kthyen n\u00eb vendlindje dhan\u00eb kontribute t\u00eb \u00e7muara jo vet\u00ebm p\u00ebr arsimimin e shqiptar\u00ebve edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por edhe p\u00ebr Liri e Pavar\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shekuj, Perandoria Otomane n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte shkolla shqipe, u dha q\u00ebllimsh\u00ebm pas nd\u00ebrtimit e funksionimit t\u00eb institucioneve t\u00eb kultit islam, xhami p\u00ebr besimtar\u00ebt musliman\u00eb shqiptar\u00eb, si Xhamia Mbret\u00ebrore ose e Vjet\u00ebr n\u00eb Plav\u00eb (1471), nj\u00eb xhami n\u00eb Guci (1617, e djeg\u00eb m\u00eb 1764), xhamia e \u00c7ekajve n\u00eb Guci (1687), xhamia e Vezirit &#8211; e Mehmet Pash\u00eb Bushatit t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs (1765), xhamia e Rexhepagajve (1774), xhamia e Gjyl Beut t\u00eb Gucis\u00eb (1883), xhamia e Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb (1899), etj.<\/p>\n<p>Pra, u \u00e7elen shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe e otomane, por asnj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr arsimimin e shqiptar\u00ebve trojenik\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kazan\u00eb e Gucis\u00eb sipas vet statistikave turke n\u00eb vitet 1908-\u201909 ishin shqiptar\u00eb etnik\u00eb 82.6 p\u00ebr qind e banor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>3.<br \/>\nShkolla e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Hot u hap n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1970. N\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private. Ishte der\u00eb\u00e7elun p\u00ebr arsimimin n\u00eb shqip n\u00eb tre vite shkollore. Deri n\u00eb fund pranver\u00eb 1973.<br \/>\nK\u00ebsokohe, kryekomunar ishte Hasan Meli Vu\u00e7etaj, me identitet, q\u00ebndrime e veprime shqiptare, q\u00eb pati rol p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb arsimimin shqip t\u00eb plav\u00eb-guciasve.<\/p>\n<p>E para m\u00ebsuese e k\u00ebsaj shkolle n\u00eb Hot ishte 21 vje\u00e7arja k\u00eblmendase, Dushe Gjonbalaj, \u00e7ika e Ram\u00eb e Gjyle Gjonbalajt t\u00eb Vuthajve, q\u00eb sapo kishte krye t\u00eb Mesmen \u2013 Normalen n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo konkuroi e vetme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend pune m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb shqip, pasi ndikonin numri i t\u00eb dilpomuar\u00ebve p\u00ebr m\u00ebsuesi, larg\u00ebsia e shkoll\u00ebs, kushtet e pun\u00ebs, etj. Ajo, prej nga sht\u00ebpia e saj n\u00eb Vuthaj, e kishte 20 km larg me rrug\u00ebtim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb shkoll\u00ebn e Hotit.<\/p>\n<p>Emri e puna e k\u00ebsaj m\u00ebsueseje shqiptare dhe shkolla fillore shqipe e Hotit mor\u00ebn jehon\u00eb n\u00eb dy republikat jugosllave t\u00eb koh\u00ebs: n\u00eb Mal t\u00eb Zi e n\u00eb Kosov\u00eb. Shkruanin gazetat e Prishtin\u00ebs e t\u00eb Podgoric\u00ebs. Flitej gjithandej, edhe n\u00eb radio. Ajo e donte shum\u00eb profesionin e m\u00ebsueses dhe nxan\u00ebsit e saj hotjan\u00eb. Edhe kullat e Hotit, burrnia e grania e Hotit, e vler\u00ebsonin e nderonin shum\u00eb m\u00ebsuesen e fshatit t\u00eb tyre, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Hotjan\u00ebt e Plav\u00eb-Gucia, mediat e at\u00ebherit, e thirrnin: \u201cAf\u00ebrdita e Hotit\u201d. Ky em\u00ebr e mbiem\u00ebr lart\u00ebsor i mbeti at\u00eb dit\u00eb e sot. Ndoshta, si \u00e7mimi ma i mir\u00eb i pun\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb n\u00eb Hot e n\u00eb Plav\u00eb dhe n\u00eb Malishev\u00eb e Rahovec. Dushe Gjonbalaj-Krasniqi, teksa jetnon n\u00eb Gjakov\u00eb, nan\u00eb e tre djemve, m\u00ebsuese n\u00eb dy shtete, dituridh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr shkollat shqipe, e kujton me nostalgji e krenari Hotin e Alpeve, n\u00eb ato lugina e male t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs.<\/p>\n<p>E p\u00ebrdyjavshmja \u201cShk\u00ebndija\u201d, gazetari i saj Jusuf Ferizi, e dveti n\u00eb vitin 1971 m\u00ebsuesen Dushe Gjonbalaj: \u201cM\u00eb fort t\u00eb duan nx\u00ebn\u00ebsit ty apo ti ata\u201d?. E, ajo, i kthen p\u00ebrgjigje n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb shtypi: \u201cT\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn sa i dua un\u00eb ata. Dashuria ndaj profesionit \u00ebsht\u00eb moment m\u00eb vete. Sentimentalizmi ndaj nj\u00eb fshati, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00ebson n\u00eb gjuh\u00ebn e vet, \u00ebsht\u00eb faktori i dyt\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. E fakti se un\u00eb jam m\u00ebsuesja e par\u00eb e k\u00ebsaj shkolle t\u00eb re, m\u00eb b\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmbajtjen e jet\u00ebs ta kuptoj m\u00eb s\u00eb miri kur gjendem n\u00eb mesin e 38 luleve t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>4.<br \/>\nShkolla shqipe n\u00eb Hot u hap tep\u00ebr von\u00eb: mbi nj\u00eb shekull pasi u \u00e7el n\u00eb Velika shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, mbi nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli pas \u00e7eljes t\u00eb shkollave t\u00eb para shqipe n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cKoh\u00ebn e Nemces\u201d (1916-\u201918) kur krahina Plav\u00eb-Guci hyni n\u00ebn pushtimin Austro-Hungarez, sipas Kushtetut\u00ebs Perandorake Austriake dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb, qyshse m\u00eb 1916 i hap\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dyert shkollat shqipe n\u00eb Guci, Vuthaj (n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Rexh\u00eb Fasli Ahmetaj e me m\u00ebsues t\u00eb par\u00eb arb\u00ebreshin Josip V. Rela nga Zara e Kroacis\u00eb), Plav\u00eb, Martinaj, etj. K\u00ebso kohe, thuhet se djem\u00eb hotjan\u00eb i kan\u00eb ndjek\u00eb m\u00ebsimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe kryesisht n\u00eb Plav\u00eb e n\u00eb shkolla t\u00eb tjera tek t\u00eb af\u00ebrmit e vet, po nuk kemi ende t\u00eb dhana t\u00eb sakta, pasi disa prej k\u00ebtyre edhe jan\u00eb shp\u00ebrngul\u00eb nd\u00ebr treva t\u00eb Kosov\u00ebs e deri n\u00eb Maqedoni. Njejt\u00ebsisht, si n\u00eb raste t\u00eb tjera, kur pati gjithata hotjan\u00eb q\u00eb ndoq\u00ebn shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn otomane dhe shum\u00eb sish ik\u00ebn n\u00eb Sanxhak (Tregu i Ri) e gjetk\u00eb, ndokush deri n\u00eb vise t\u00eb Anadollit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cKoha e Shqypnis\u00eb\u201d (1941-\u201944) n\u00eb Plav\u00eb-Guci hapen disa shkolla shqipe, si n\u00eb Guci (1941-\u201944), Plav\u00eb (1941-\u201943), Arzhanic\u00eb, Vojnosell\u00eb (Hakaj, 1943-\u201844), Martinaj, etj. Disa prej tyre, si ato n\u00eb Plav\u00eb e n\u00eb Guci, u ngrit\u00ebn edhe n\u00eb godina ku kishte pas\u00eb n\u00eb funksionim shkolla serbe. N\u00eb ndonjer\u00ebn kishte dy paralele: edhe n\u00eb shqip, edhe n\u00eb serbisht. N\u00eb k\u00ebto shkolla shqipe jepnin m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb dituris\u00eb e shkrimtaris\u00eb panshqiptare, si Esad Mekuli, Shaban Ferri, Ragip Rexhepagaj, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Titos dukej sikur do t\u00eb kishte dit\u00eb t\u00eb mbara p\u00ebr arsimimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe edhe n\u00eb trevat shqiptare n\u00eb republikat e tjera si n\u00eb Malin e Zi, edhe n\u00eb krahin\u00ebn etno-historike t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, mir\u00ebpo nd\u00ebr vite e dekada pati histori hapjeje e mbylljeje t\u00eb tyre (!) Me urdh\u00ebr t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Vendit n\u00eb Guci u hap shkolla fillore n\u00eb Vuthaj m\u00eb 1 tetor 1944, e cila n\u00eb vitin tjet\u00ebr 1945-\u201946 kishte nj\u00eb klas\u00eb me 55 nxan\u00ebs shqiptar\u00eb (30 meshkuj e 25 femra), nd\u00ebrsa m\u00eb 1 dhjetor 1944 u hap shkolla shqipe n\u00eb Martinaj. N\u00eb vitin 1948-\u201949 u \u00e7el n\u00eb qytetin e Gucis\u00eb nj\u00eb paralele n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb prej klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrsa m\u00eb 1949-\u201950 \u00e7elet aty klasa e pest\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb n\u00eb vitin shkollor 1962-\u201963 u ngrit n\u00eb 8-vje\u00e7are. Edhe n\u00eb qytetin e Plav\u00ebs u hap shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e cila m\u00eb 1962-\u201963 ishte 8-vje\u00e7are, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1978 u \u00e7el paralelja n\u00eb shqip edhe n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb qytetit. N\u00eb tetor 1968 u hap shkolla shqipe n\u00eb Vishnjev\u00eb, edhe p\u00ebr vllaznit\u00eb trojenike shqiptare Hakaj, Kukaj, etj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto shkolla shqipe pati dhjetra m\u00ebsues t\u00eb dalluar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien e tyre, q\u00eb po i ve\u00e7oj sipas njohjes time disa prej tyre, si Jusuf (Isuf) Syl\u00eb Balidemaj, Ahmet Rexhepagaj, Syl\u00eb Buti Ahmetaj, Isa Elez Ulaj, Rexhep Gali Balidemaj, Rexh\u00eb M. Gjonbalaj, Dushe Gjonbalaj \u2013 Krasniqi n\u00eb Hot, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>5.<br \/>\n-M\u00eb kujtohet si sot dita e par\u00eb e m\u00ebsimit n\u00eb shkoll\u00ebn e Hotit, &#8211; rr\u00ebfen s\u00eb vomit n\u00eb shtypin e Kosov\u00ebs \u201cAf\u00ebrdita e Hotit\u201d, e para m\u00ebsuese e shqipes n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, Dushe Gjonbalaj.- Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb m\u2019u drejtua n\u00eb serbisht \u201cU\u00e7itelice\u201d dhe un\u00eb iu p\u00ebrgjigja me fjal\u00ebn shqipe \u201cUrdh\u00ebro\u201d. Jo vet\u00ebm n\u00eb fytyr\u00ebn e atij nx\u00ebn\u00ebsi, por edhe te t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb v\u00ebrehej nj\u00eb habi, e cila m\u00eb pas u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb pap\u00ebrshkruesh\u00ebm\u201d.<br \/>\nJugosllavia e Titos, qyshce n\u00eb t\u00eb parat vite n\u00eb pushtet, n\u00eb vjesht\u00eb 1946, e hapi shkoll\u00ebn e Hotit n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate, nj\u00eb \u00e7erek shekulli para shkoll\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Hot n\u00eb vjesht\u00eb 1970. Shumkush ishte ambientuar me nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb politik, arsimor, t\u00eb shkeljes t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn etnike shqipe, n\u00eb gjuh\u00ebn e nan\u00ebs e t\u00eb trollit t\u00eb vet. Kishte nga ata, ndonj\u00eb edhe nga Hoti, q\u00eb thoshte: \u201cStace nama to\u201d(!) q\u00eb shqip ka domethanien: \u201c\u00c7ka na duhet neve ajo\u201d(!) ndoshta kjo po ngjet duksh\u00ebm edhe sot, gati nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga hapja e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Hot t\u00eb Alpeve, n\u00eb Plav\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebrdita e Hotit\u201d ishte e dhanun me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb pas shkollimit n\u00eb shqip t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Hotit, t\u00eb Jasenic\u00ebs e Zabelit. Ajo iu k\u00ebrkoi dhe sht\u00ebpive botuese, q\u00eb \u00e7mimi i librave t\u00eb ishte i arsyesh\u00ebm dhe i p\u00ebrballuesh\u00ebm nga prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshironin t\u2019i shkollonin f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Dhimbje e madhe e k\u00ebsaj m\u00ebsuesje ishte dhe fakti q\u00eb rregjimi sllav i koh\u00ebs dhe emigrimi i madh e i vazhduesh\u00ebm i hotjan\u00ebve e banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrethinave t\u00eb atyhit, kryesisht p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ndikuan n\u00eb mbylljen e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Hot.<br \/>\nAjo q\u00ebndroi n\u00eb Hot n\u00eb tre vite shkollore. Nd\u00ebrkoh\u00eb shkolla fillore e Hotit kaloi nga nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Hot tek nj\u00eb tjet\u00ebr sht\u00ebpi private n\u00eb Jasenic\u00eb, derisa u nd\u00ebrtua shkolla e re kah gjys\u00ebm vjetori i dyt\u00eb i vitit shkollor 1974-\u201975. Fal\u00eb edhe interesimit t\u00eb saj tek Sali Haxhaj i Hotit &#8211; referenti i Arsimit e Kultur\u00ebs n\u00eb komun\u00ebn e Plav\u00ebs, tek Hasan M. Vu\u00e7etaj &#8211; kryetari i komun\u00ebs t\u00eb Plav\u00ebs, tek sekretari i Komitetit t\u00eb LK t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs, d\u00ebrgimi i disa k\u00ebrkesave n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme, i dhan\u00eb shtys\u00eb faktit q\u00eb n\u00eb vitin shkollor 1974-\u201975 nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb Hotit, Jasenic\u00ebs e Zabelit t\u00eb ndjekim m\u00ebsimet n\u00eb paralelen shqipe n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb bashkuar t\u00eb qytetit t\u00eb Plav\u00ebs.<br \/>\nPolitikat gjeostrategjike sllave, kujdesi shtet\u00ebror malazez, emigrimet e nx\u00ebn\u00ebsve ndikuan q\u00eb n\u00eb vitin 1988, plot 18 vite nga hapja e saj, t\u00eb mbyllet shkolla e Hotit, e cila fillimisht, n\u00eb tre vite, ishte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pastaj e kthyen n\u00eb dy paralele \u2013 dy gjuh\u00ebshe, n\u00eb serbo-kroatisht e vet\u00ebm disa or\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe, pastaj, vet\u00ebm n\u00eb serbo-kroatisht. Tashti ajo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar krejt\u00ebsisht edhe si godin\u00eb, si objekt arsimor e kulturor i hotjan\u00ebve t\u00eb atyhit. N\u00eb rrjedh\u00ebn e fundme t\u00eb lumit t\u00eb Hotit, tek bigimi i tij me lumin e Torkuzit, kam par\u00eb n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nj\u00ebkat\u00ebshe shkollen fillore e Jasenic\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb malazeze (serbo-kroate). Aty shkojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb nga Hoti i Plav\u00ebs dhe Lugina e Jasenic\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Milloshevi\u00e7it, kah viti 1993, Ministria e Arsimit dhe e Shkenc\u00ebs e Malit t\u00eb Zi, e miratoi k\u00ebrkes\u00ebn e entuziast\u00ebve shqiptar\u00eb, kryesisht atyre q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb Hot, Zabel dhe Jasenic\u00eb, e tash banonin e punonin n\u00eb Plav\u00eb dhe rrethin\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare si dikur n\u00eb shkoll\u00ebn e Hotit, edhe pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHajro Shahmanoviq\u201d t\u00eb Plav\u00ebs n\u00eb paralele me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nNumri i shkollar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Plav\u00eb-Guci ka ra n\u00eb 46.18 p\u00ebr qind krahasue me vitin shkollor 1974-\u201975. Sipas nj\u00eb statistike t\u00eb vitit shkollor 2010-\u201911, t\u00eb gjasht\u00eb viteve ma her\u00ebt, n\u00eb shkollat shqipe, n\u00eb paralelet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, rregjistrimi i nxan\u00ebsve t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb e d\u00ebshmon nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb plav\u00eb-gucias, pasi kishte vet\u00ebm 25 fillestar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt: 10 n\u00eb Plav\u00eb, 6 n\u00eb Guci, 3 n\u00eb Vuthaj, 4 n\u00eb Vishnjev\u00eb, 2 n\u00eb Martinaj.<\/p>\n<p>6.<br \/>\n-Kena lyp shkoll\u00eb shqip e ata dojshin me na mshil\u00eb burgjeve \u2013 po m\u00eb kallxon 75 vje\u00e7ari Ahmet Murat Sinanaj i Hotit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Nju Jork t\u00eb Amerik\u00ebs, at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 5 shtatorit 2012. Ai folke e mendjen e kisha tek shkrimtari i madh fr\u00ebng Viktor Hygo, tek th\u00ebnia e tij e p\u00ebrbotshme: Kush hap nj\u00eb shkoll\u00eb, mbyll nj\u00eb burg.<br \/>\nAhmet Sinanaj m\u00eb flet me mall t\u00eb madh p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Hotin e Plav\u00ebs. Nj\u00ebherash, ndjen dhimbje edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dijes n\u00eb fshatin e vet, p\u00ebr shkoll\u00ebn e hapur p\u00ebrkohor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb vitet \u201970 t\u00eb shekullit XX. N\u00eb kit\u2019 gusht 2014 isha vet atje dhe pash\u00eb godin\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb dikurshme shqipe t\u00eb kthyeme n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb. Si shum\u00e7ka shqiptare n\u00eb trevat etnike shqiptare n\u00ebn Malin e Zi.<\/p>\n<p>-Kur jam kan\u00eb shkollar n\u00eb Hot e kena pas\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ishte i mbushun me urrejtje kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Aleksa Arsovi\u00e7 i thoshin atij. Nuk na lanke me fol shqip as me njani-tjetrin. Sapo ndijke nji fjal\u00eb shqip i rrehke nxan\u00ebsit. Shpesh fyente me eg\u00ebrsi t\u00eb madhe. Edhe n\u00eb kofsh i mir\u00eb n\u00eb m\u00ebsime shpesh ta jepke Njishin, not\u00ebn ma t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb asaj kohe, p\u00ebr me t\u00eb mbajt\u00eb tek t\u00eb dobtit. Malazez\u00ebt donin jo vet\u00ebm me i lan\u00eb t\u00eb paditur, po edhe me i trajtue si t\u00eb paditur hotjan\u00ebt. Edhe n\u00eb qytetin e Plav\u00ebs, kur e ndjekshim shkoll\u00ebn me plot sakrifica gjejshim shpesh t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje e q\u00ebndrime ndaj nesh si shqiptar\u00eb e si hotjan\u00eb. A kan\u00eb plani i shkjaut me t\u00eb mbajt posht\u00eb si raja \u2013 e mbyll bised\u00ebn e tij Ahmet Sinani i Hotit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dituris\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e nan\u00ebs, hotjan\u00ebt me sakrifica e p\u00ebrkushtim e kan\u00eb hap\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fillore pes\u00ebvje\u00e7are n\u00eb qytetin e Plav\u00ebs, pran\u00eb shkoll\u00ebs q\u00ebndrore t\u00eb atyshme ma t\u00eb hershme dhe ka mbi dy dekada, prej vitit 1993, q\u00eb e mbajn\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb frymon shqip. Tashti u hap klasa e n\u00ebnt\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nHotjan\u00ebt mbet\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn e vet duke sakrifikue p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr shkoll\u00ebn shqipe. Sot, hotjan\u00ebt n\u00eb Hot e vise t\u00eb tjera t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb e kan\u00eb rritjen ma t\u00eb madhe t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn e ndar\u00eb n\u00eb dy komuna. Jan\u00eb pothuaj 110 djem\u00eb e vajza n\u00ebn mosh\u00ebn 25 vje\u00e7are. Jan\u00eb t\u00eb dhanun edhe pas arsimimit n\u00eb gjuh\u00ebn gjuh\u00ebn. Dhjetra t\u00eb rinj hotjan\u00eb jan\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb dekadat e fundit. Ma shum\u00eb se gjasht\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja hotjan\u00eb i ndjekin studimet e larta si n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs e gjetk\u00eb. E njoh n\u00eb komunikim elektronik nga larg njanin prej tyre: Grosh Sinanaj i thon\u00eb \u2013 student i Prishtin\u00ebs. Tani ka ardh\u00eb koha q\u00eb edhe n\u00eb arsimim Hoti poi merr n\u00eb duar fatet e veta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Ramiz LUSHAJ 1. Ma e para shkoll\u00eb fillore n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb shenjohet m\u00eb 1854 n\u00eb fshatin Velika, n\u00eb koh\u00ebn e princit malazez Danilo I, pothuaj nj\u00eb \u00e7erek shekulli para Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Ishte n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Shkoll\u00eb private, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Arsenija Tati\u0107a Jokiq. Fillimisht, ndoshta, gjys\u00ebm-ilegale. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit e saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7424,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[981,308,1007],"class_list":["post-15164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","tag-hoti","tag-ramiz-lushaj","tag-shkolla-shqipe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15165,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15164\/revisions\/15165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7424"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}