{"id":15159,"date":"2017-07-31T23:29:37","date_gmt":"2017-07-31T21:29:37","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15159"},"modified":"2017-07-31T23:29:37","modified_gmt":"2017-07-31T21:29:37","slug":"per-shqiptaret-dielli-lind-ne-perendim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15159","title":{"rendered":"&#8221;P\u00cbR SHQIPTAR\u00cbT DIELLI LIND N\u00cb PER\u00cbNDIM&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb Z. Bardhyl Ukcamaj: &#8220;Shqiptar\u00ebt n\u00eb Qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d <\/strong><\/p>\n<p><strong> Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn me 31 korrik, Sht\u00ebpia botuese \u201cPrinci\u201d dhe \u201cAlbanian Tourism Magazine\u201d organizuan n\u00eb Tiran\u00eb promovimin e librit \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d me autor Bardhyl Ukcamaj, MS. Bardhyl Ukcamaj \u00ebsht\u00eb i njohur si publicist dhe aktivist i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dekoruar me medaljen \u201cPishtar i Demokracis\u00eb\u201d p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb rr\u00ebzimin e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Z. Ukcamaj ka kryer studimet p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, si dhe Master i Shkencave n\u00eb Bridgeport University, n\u00eb shtetin Connecticut, SHBA. Ai gjithashtu ka studiuar n\u00eb Cornell University, New York, SHBA. Njoftohet nga organizuesit e promovimit se libri i Z. Ukcamaj, \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d, botuar nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cPrinci\u201d, \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb proces botimi edhe n\u00eb gjuh\u00ebn anglisht. N\u00eb promovimin e moderuar nga Myftar Gjana, MS., botues i librit, Sht\u00ebpia Botuese \u201cPrinci\u201d dhe Aferdita Elezi, botuese e \u201cAlbanian Tourism Magazine\u201d, kishin p\u00ebrgatitur referate dhe diksutuan Prof. Dr. Sami Repishti, Prof. Dr. Aleksander Meksi dhe Prof. Dr. Mark Marku.<\/p>\n<p>P\u00ebr librin \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d t\u00eb Z. Ukcama t\u00eb cilin kam pasur rastin ta kem lexuar m\u00eb heret, kam privilegjin, q\u00eb megjithse larg Tiran\u00ebs, t\u00eb ofroj disa mendime t\u00eb hedhura me rastin e promovimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjal\u00eb popullore thot\u00eb, \u201cMos t\u00eb raft\u00eb me e harrue t\u00eb keqen.\u201d Me k\u00ebte vep\u00ebr, Zoti Ukcamaj nuk na le ta harrojm\u00eb t\u00eb keqen e kryer mbi popullin shqiptar gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, sidomos kalvarin e klerit katolik. Ai, n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb librin e tij, sjell\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb kishtare, por edhe t\u00eb asaj komb\u00ebtare. Duke ven\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb evropiane t\u00eb popullit shqiptar &#8212; ai flet p\u00ebr nj\u00eb &#8220;thesar t\u00eb pafund trash\u00ebgimie komb\u00ebtare&#8221;, e cila n\u00eb bot\u00ebkuptim dhe n\u00eb paraqitje \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht evropiane. Autori shkruan p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi mij\u00ebvje\u00e7are, e cila u nd\u00ebrpre gjat\u00eb shekujve nga pushtues t\u00eb huaj q\u00eb nuk ia donin t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar. Zoti Ukcamaj, me t\u00eb drejt\u00eb thekson se kjo trash\u00ebgimi u nd\u00ebrpre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale nga diktatura mizore komuniste 50-vjecare, e cila paraqiti historin\u00eb e kombit shqiptar me syz\u00eb ideologjike, n\u00eb p\u00ebrputhje dhe n\u00eb bashkpunim t\u00eb plot\u00eb me politik\u00ebn e forcave m\u00eb anti-shiptare dhe armiq\u00ebve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb kombit ton\u00eb (fillimisht me jugosllav\u00ebt, pastaj me rus\u00ebt e m\u00eb von\u00eb me kinez\u00ebt) &#8212; n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha lidhjet e shqiptar\u00ebve me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre dhe si rrjedhim, edhe me bot\u00ebn per\u00ebndimore. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme tu kujtoj se kush jan\u00eb sot armiq\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Balkan. Po, jan\u00eb ekzakt\u00ebrisht k\u00ebto shtete dhe popuj, me t\u00eb cil\u00ebt komunist\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Ramiz Alis\u00eb ishin lidhur mish e shpirt, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave afatgjata dhe afta shkurt\u00ebra komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb ashtuquajturin \u201cnjeri t\u00eb ri\u201d, sipas ideologjis\u00eb staliniste, regjimi i Enver Hoxh\u00ebs, me \u00e7mendurin\u00eb e tij b\u00ebri \u00e7\u2019mos, q\u00eb jo vetem t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u2019i largonte shqiptar\u00ebt nga rr\u00ebnjet e kultur\u00ebs s\u00eb tyre per\u00ebndimore, por si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, shpalli edhe Per\u00ebndin\u00eb jasht\u00eb ligjit dhe me nj\u00eb krenari absurd, deklaroi Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb. Ai donte t\u00eb zhdukte traditat tona p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb di\u00e7ka duke asgjasuar dhe duke zhdukur gjith\u00e7kafen. Ai e dinte se p\u00ebr t\u00eb zhdukur rr\u00ebnjet e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, klika enveriste duhej t\u00eb l\u00ebshohej si bish\u00eb e eg\u00ebr mbi klerin katolik, duke rr\u00ebnuar ose duke k\u00ebthyer faltoret n\u00eb salla sporti dhe duke zhdukur shumic\u00ebn e tyre fizikisht. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo ishte edhe k\u00ebshilla e komunist\u00ebve slave, t\u00eb cil\u00ebt e shihnin klerin katolik\u00eb si penges\u00ebn kryesore t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebte m\u00ebnyr\u00eb, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb shpresonin t\u00eb fshinin \u00e7do lidhje t\u00eb shqiptar\u00ebve me bot\u00ebn per\u00ebndimore, e sidomos lidhjet e Kishes Katolike Shqiptare me Vatikanin, t\u00eb cilin ata e konsideronin si \u201cqendr\u00ebn e obskurantizmit bot\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb ilustrim nga p\u00ebrvoja ime personale se si regjimi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb e konsideronte Vatikanin si barometer n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Per\u00ebndimit dhe m\u00eb n\u00eb fund, kur ishte duke dh\u00ebn\u00eb shpirt, donte ta p\u00ebrdorte at\u00eb si veg\u00ebl afrimi me bot\u00ebn per\u00ebndimore. Ishte marsi i vitit 1991. Un\u00eb kam pas fatin t\u00eb isha pjestar i delegacionit t\u00eb par\u00eb amerikan \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs se Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, q\u00eb shkuam n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur ambasad\u00ebn e par\u00eb amerikane, pas vendosjes s\u00eb lidhjeve diplomatike midis Tiran\u00ebs e Washingtonit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishim n\u00eb plan t\u00eb merrnim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e prillit t\u00eb vitit 1991. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, ne ishim n\u00eb aeroportin e Tiran\u00ebs duke pritur Senatorin Clayborne Pell, nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb afrohet nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i qeveris\u00eb se Ramiz Alise, dhe m\u00eb merr m\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkon k\u00ebshill dhe ndihm\u00eb se si duhej vepruar p\u00ebr vendosjen sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit.<\/p>\n<p>Megjithse un\u00eb mbeta pak i habitur se pse zyrtari i lart\u00eb shqiptar mu drejtua pik\u00ebrisht mua p\u00ebr k\u00ebte \u00e7eshtje, un\u00eb i dhash\u00eb mendimin tim n\u00eb lidhje me k\u00ebte dhe i sugjerova se duke marr\u00eb parasysh\u00eb situat\u00ebn e mjer\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendej vendi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i thash\u00eb se ju kini m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lidhje t\u00eb forta me vendet per\u00ebndimore q\u00eb mund\u00ebsisht t\u00eb ndihmojn\u00eb vendin materialisht, me investime. Vatikani, i thash\u00eb, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb tilla. Ai m\u2019u k\u00ebthye duke me th\u00ebn\u00eb, jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se Vatikani nuk mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb ekonomikisht, por vendosja e lidhjeve diplomatike me Vatikanin \u00ebsht\u00eb simbol i bindsh\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn per\u00ebndimore se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ishte, se m\u00eb n\u00eb fund po ndryshon. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ky zyrtar ishte i vetdijsh\u00ebm se lufta e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste kund\u00ebr Per\u00ebndimit kishte filluar me Vatikanin dhe duhej t\u00eb merrte fund me lidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Vatikanin.<\/p>\n<p>Me k\u00ebte lib\u00ebr, Zoti Ukcamaj hedh\u00eb drit\u00eb mbi nj\u00eb histori t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rolit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb ai paraqet nj\u00eb list\u00eb t\u00eb kontributit t\u00eb atyre q\u00eb un\u00eb do t\u2019i quaja t\u00eb harruar &#8212; por ata, ndon\u00ebse t\u00eb harruar, edhe t\u00eb vdekur, flasin. Megjith\u00eb se nga veprat e tyre dhe p\u00ebr arsye t\u00eb vuajtjeve dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si u vran\u00eb nga komunist\u00ebt, ata gjithnj\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb si yj\u00eb, nd\u00ebrsa toka gjithnj\u00eb vajton p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e denj\u00eb q\u00eb Zoti Ukcamaj ia kushton librin Fran\u00e7eskanit, At Zef Pllumit, i cili sipas autorit, \u201cIshte nj\u00eb legjend\u00eb sfiduese p\u00ebrball nj\u00eb klike terroriste q\u00eb u mundua t\u00eb zevend\u00ebsonte Zotin me diktatorin e vdeksh\u00ebm, nd\u00ebrsa dashurin\u00eb me urrejtjen, pik\u00ebrisht n\u00eb zemr\u00ebn gjeografike t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr.\u201d P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtetes dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare, esht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb k\u00ebta klerik\u00eb t\u00eb k\u00ebthehen n\u00eb vendin q\u00eb u takon n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr veprat e tyre po se po, por edhe p\u00ebr sakrificat dhe vuajtjet &#8212; t\u00eb cilave u jan\u00eb n\u00ebnshtruar n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00eb mbrojtje \u2013 jo vetem t\u00eb fes\u00eb s\u00eb tyre \u2013 por edhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vlerave dhe t\u00eb traditave tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta e shum\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme. Si\u00e7 ve n\u00eb dukje edhe Zoti Ukcamaj, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, ata dhan\u00eb edhe jet\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre vlerave, n\u00ebn kthetrrat e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Klerik\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt flet Zoti Ukcamaj, zan\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb paz\u00ebvendsuesh\u00ebm n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb pro-per\u00ebndimore dhe n\u00eb shqiptariz\u00ebm. T\u00eb mohohet vepra e tyre do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mohosh, n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, ekzistenc\u00ebn, historin\u00eb dhe identitetin e kombit shqiptar. Autori, hedh\u00eb drit\u00eb mbi rolin e klerik\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb venj\u00ebn e baz\u00ebs dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, tradit\u00ebs dhe me n\u00eb fund edhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb shqiptar\u00ebve. &#8220;Shqiptar\u00ebt n\u00eb Qytet\u00ebrimin Perendimor&#8221; jep njoftime e fakte t\u00eb reja e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr protagonistet kryesor\u00eb, d.m.th, jo vet\u00ebm p\u00ebr krijuesit por, n\u00eb te nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe p\u00ebr ruajt\u00ebsit e kesaj\u00eb trash\u00ebgimie n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>Promovimi i Zotit Ukcamaj po b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur debati n\u00eb lidhje me identitetin dhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve \u2013 madje p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbe \u2013 se kush ishte ai dhe cila ishte familja e tij, nj\u00eb debat q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i nxeht\u00eb n\u00eb median shqiptare sot. Mjafton gjtihashtu t\u00eb p\u00ebrmendim debatin, do t\u00eb thosha shpesh t\u00eb ashp\u00ebr gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, midis nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhejve t\u00eb kombit, si\u00e7 jan\u00eb Z. Ismail Kadare e Z. Rexhep Qosja, si edhe artikuj e intervista nga njer\u00ebz kompetent\u00eb dhe jo aq kompetent\u00eb &#8212; pro dhe kund\u00ebr &#8212; t\u00eb botuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe udhehq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb 25 viteve te fundit, jan\u00eb prononcuar n\u00eb favor dhe kan\u00eb mbrojtur zanafill\u00ebn e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor t\u00eb shqiptar\u00ebve. M\u00eb i sinqerti n\u00eb mbrojtje t\u00eb idenititetit evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb i ndjeri President i Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, i cili e kishte kuptuar m\u00eb s\u00eb miri se shp\u00ebtimi i shqiptar\u00ebve vinte nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebte jam i bindur nga njohuria dhe lidhjet q\u00eb kam patur me Presidentin Rugova \u00e7\u2019prej vizites se tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb New York dhe Washington me 1989, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr dy tri dit\u00eb q\u00eb kaloi n\u00eb shtepin\u00eb time n\u00eb Virxhinia kemi biseduar gjan\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kombit. Nga ajo vizit\u00eb dhe bisedimet e zhvilluara me \u2018t\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe me von\u00eb, jam bindur se Zoti Rugova, i cili at\u00ebher\u00eb nuk ishte shum\u00eb i njohur jasht\u00eb Kosov\u00ebs, ishte personi q\u00eb do t\u00eb dinte, \u201cT\u2019i lidhte penj\u00ebt e shk\u00ebputur t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur\u201d. Sa m\u00eb shum\u00eb bisedoja me \u2018t\u00eb, gjat\u00eb viteve q\u00eb pasuan, u binda edhe m\u00eb shum\u00eb se Ibrahim Rugova ishte i vetmi udheheq\u00ebs shqiptar I koh\u00ebrave moderne q\u00eb kuptonte sinqerisht se lidhjet me Per\u00ebndimin dhe me Pap\u00ebn, n\u00eb ket\u00eb rast me Papa Gjon Palin e dyt\u00eb, me te cilin kishte nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb, do t\u00eb ndihmonin duksh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr nd\u00ebrkombtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur at\u00ebher\u00eb q\u00eb Presidenti Clinton, n\u00eb nj\u00eb nga kujtimet e tija ka th\u00ebn\u00eb se ishte Papa Gjon Pali i dyt\u00eb ai q\u00eb para nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, i kishte telefenuar p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar t\u00eb bente di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, bashkombasit e Nan\u00eb Terez\u00ebs, nga barbarizmat serbe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant dhe i mir\u00ebseardhur fakti se k\u00ebtij debati mbi \u201cShqiptar\u00ebt dhe Qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d, nga koha n\u00eb koh\u00eb, i jan\u00eb bashkuar edhe politikan\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ish-Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Zoti Jakup Krasniqi me, t\u00eb pak\u00ebn nj\u00eb artikull, titulluar &#8220;Kombi Shqiptar n\u00eb Evrop\u00eb\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ish-Kryeparlamentari i Kosov\u00ebs ka pohuar se \u201cFormimi i kombit shqiptar ka lindur si rezultat i dep\u00ebrtimit t\u00eb ideve t\u00eb illuminizmit evropian q\u00eb n\u00eb shekullin e XIX\u2026t\u00eb cilat revolucionarizuan shqiptar\u00ebt me idet\u00eb e arsmit, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb barazis\u00eb, t\u00eb vellaz\u00ebris\u00eb e t\u00eb bashkimit territorial t\u00eb kombit\u201d.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb ky debat, kontribut tejet i rend\u00ebsish\u00ebm i t\u00eb cilit esht\u00eb edhe botimi i autorit Ukcamaj \u2013 sidomos edhe botimi n\u00eb anglisht &#8212; \u00ebsht\u00eb i doemosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb ardhmes ton\u00eb si komb dhe q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb shtojm\u00eb njohurit\u00eb dhe t\u00eb zbulojme t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe historin\u00eb ton\u00eb edhe nd\u00ebr t\u00eb huaj. Ndaj, n\u00eb k\u00ebte priz\u00ebm, botimi i librit t\u00eb Zotit Ukcamaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i \u00e7mueshem dhe i mir\u00ebseradhur n\u00eb k\u00ebte debat t\u00eb vazhduesh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr mua ka r\u00ebnd\u00ebsi simbolike fakti se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb promovuar fillimisht me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb humanistes me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore &#8212; murgesh\u00ebs shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e rac\u00ebs iliro-shiptare &#8212; kontributet e s\u00eb cil\u00ebs dihen tashm\u00eb ndaj Kish\u00ebs Katolike, por edhe ndaj qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor dhe lidhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve me kultur\u00ebn dhe qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor. Me plot t\u00eb drejt\u00eb Zoti Ukcamaj e cil\u00ebson N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn si gruaja m\u00eb e njohur e qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebsh\u00ebm, e cila n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb simbolizon edhe toleranc\u00ebn dhe bashkjetes\u00ebn fetare midis shqipta\u00ebve. N\u00ebn\u00eb Tereza ishte, murgesh\u00eb katolike, ishte shqiptare, ishte evropiane, por kjo gj\u00eb nuk e pengoi at\u00eb aspak q\u00eb ajo t\u00eb punonte n\u00eb mesin e indian\u00ebve me kultur\u00eb dhe fe ndryshe prej saj. Zoti Ukcamaj e citon N\u00ebn\u00eb Terezen t\u00eb ket\u00eb then\u00eb se \u201cNe punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim \u2026.ne punojm\u00eb per t\u00eb krishter\u00eb dhe jo t\u00eb krishter\u00eb, p\u00ebr mysliman\u00eb, budist\u00eb e induist\u00eb\u2026\u201d. N\u00ebna Tereze e trojeve tona mund t\u00eb ket\u00eb ber\u00eb m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr q\u00eb vlerat tona t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohen n\u00eb vlera universale, sidomos vepra e saj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb personave m\u00eb t\u00eb perbuzur n\u00eb k\u00ebte bot\u00eb dhe p\u00ebr ushtrimin e toleranc\u00ebs ndaj t\u00eb gjith\u00ebve pa dallim feje, krahine, race, e tjera. Jam i sigurt se kultur\u00ebn dhe toleranc\u00ebs fetare, N\u00ebna Tereze nuk e m\u00ebsoi n\u00eb Indi, as n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, por n\u00eb vatr\u00ebn e familjes s\u00eb saj\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Thelbi i librit t\u00eb Zotit Ukcamaj \u00ebshte se shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb, jan\u00eb dhe mbeten pjes\u00eb e pandar\u00eb e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor \u2013 duke mos mohuar nj\u00ebkohsisht as influencat tjera \u2013 sidomos ato lindore. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne jemi nj\u00eb popull me fat, sepse si n\u00eb asnj\u00eb vend tjeter t\u00eb bot\u00ebs, do t\u00eb thosha, marr\u00ebdh\u00ebniet fetare n\u00eb radh\u00ebt e popullit tone, kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel qendrueshm\u00ebrie, dhe q\u00eb njihen dhe q\u00eb tani admirohen nga t\u00eb gjith\u00eb. Do t\u00eb ishte fat i madh po qe se toleranca fetare do t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohej n\u00eb toleranc\u00eb dhe bashkjetes\u00eb politike, n\u00eb radh\u00ebt e udheq\u00ebsve politik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare.<\/p>\n<p>Me plot t\u00eb drejt\u00eb, Zoti Ukcamaj ve n\u00eb dukje kontributin e jashtzakonsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb dhen\u00eb edhe vell\u00ebzerit tan\u00eb t\u00eb feve t\u00eb tjera, n\u00eb kultur\u00ebn dhe drejtimin pro-per\u00ebndimor t\u00eb shqiptar\u00ebve. S\u2019ka asnj\u00eb dyshim se mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb po aq per\u00ebndimor\u00eb sa jan\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00ebt katolik\u00eb. Toleranca fetare midis shqiptar\u00ebve \u00ebshte merit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, por n\u00eb fund t\u00eb fundit, shumica e popullsis\u00eb shqiptare esht\u00eb e fes\u00eb myslimane, e p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar marr\u00ebdheniet e mira nd\u00ebr-fetare q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ateher\u00eb m\u00eb duket mua se shumica \u00ebsht\u00eb tolerante ndaj pakic\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb meriton kredi. Ndjenjat pro-p\u00ebrendimore t\u00eb shqiptar\u00ebve i kan\u00eb njohur dhe jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i mbrojn\u00eb edhe p\u00ebrendimor\u00ebt, sidomos amerikan\u00ebt. Ish-Sekretari i shtetit James Baker, ne vitin 1991 n\u00eb sheshin Skenderbej deklaroi se, \u201cAmerika \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me ju\u201d, q\u00eb n\u00eb thelb to t\u00eb thoshte, ju shqiptar\u00ebt jeni p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00eb e P\u00ebrendimit. Ky premtim, si hap i par\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb realizuar, me n\u00eb fund, me antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebrise n\u00eb NATO dhe me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vlerat per\u00ebndimore, nd\u00ebrhyrje q\u00eb \u00e7oi n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, dy a tri her\u00eb, Per\u00ebndimi u p\u00ebrpoq gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, q\u00eb Shqiperin\u00eb &#8212; si nj\u00eb vend komunist jo sllav &#8212; ta b\u00ebnte pjes\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit. Si\u00e7 dihet, nj\u00ebher\u00eb u perpoq\u00ebn me mjete lufte klandestine, d.mth n\u00eb fillim teviteve 50-a, provuan ta shk\u00ebputnin Shqip\u00ebrin\u00eb nga blloku sovjetik, kur anglo-amerikan\u00ebt d\u00ebrguan grupe p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin anti-per\u00ebndimor t\u00eb Enver Hoxhes &#8212; dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb kulmin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, me 1985, Per\u00ebndimi, nep\u00ebrmjet Jozef Straussit t\u00eb Gjermanise u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte regjimin e Ramiz Alis\u00eb q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb hapte nj\u00eb dritare, sado t\u00eb vog\u00ebl ndaj Per\u00ebndimit &#8212; n\u00eb shk\u00ebmbim p\u00ebr ndihma ekonomike dhe investime shum\u00eb t\u00eb nevojshme nga Per\u00ebndimi. M\u00eb kan\u00eb then\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ishin n\u00eb dijeni t\u00eb atyre p\u00ebrpjekjeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se, fillimisht, Per\u00ebndimi nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rr\u00ebxonte me dhun\u00eb regjimin e at\u00ebhersh\u00ebm, por synimi ishte vetem nj\u00eb liberalizim gradual i politik\u00ebs shqiptare brenda vendit, dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb sado pak t\u00eb mund t\u00eb kontribuonte n\u00eb nj\u00eb liri m\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb \u00e7onte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve aq t\u00eb vuajtur e t\u00eb shtypur nga regjimi enverist. Fatkeqisht, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se si p\u00ebrfunduan k\u00ebto p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb se Per\u00ebndimi nuk i donte shqiptar\u00ebt t\u00eb ishin pjes\u00eb e tij, p\u00ebrkundrazi, ishte Shqip\u00ebria q\u00eb qeverisej nga nj\u00eb regjim, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk d\u00ebshironte t\u00eb kishte vet\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me bot\u00ebn per\u00ebndimore, por diktatura shqiptare komuniste prishej edhe me miq\u00ebt e saj\u00eb t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnin hapa drejt\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marredh\u00ebnieve t\u00eb tyre me Per\u00ebndimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Gjat\u00eb historis\u00eb, por sidomos gjat\u00eb shekullit te kaluar, besoj se ve\u00e7an\u00ebrisht Amerika, e ka provuar se kush ishin miq\u00ebt e vertet\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, dhe cil\u00ebt ishin ata q\u00eb nuk ia donin t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar. Megjith\u00eb se kan\u00eb kaluar 27 vjet\u00eb nga sh\u00ebmbja e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar e bile edhe p\u00ebr t\u00eb ri-shqyrtuar me sy kritik\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jo t\u00eb larg\u00ebt. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn historike.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka shkruar edhe I ndjeri Imzot Rrok Mirdita n\u00eb parath\u00ebnien e librit t\u00eb Zotit Ukcamaj, \u201cVet\u00eb Per\u00ebndimi ka kaluar nep\u00ebrmjet nj\u00eb purifikimi t\u00eb historise s\u00eb vet, e sidomos \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e ka mb\u00ebshtetur p\u00ebrparimin p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrteten edhe kur ajo ka qen\u00eb e hidhur.\u201d Jam i t\u00eb njejtit mendim me Imzot Mirdit\u00ebn se \u201cedhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb themel t\u00eb sh\u00ebndosh p\u00ebrparimi komb\u00ebtar p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb kete nj\u00eb proces t\u00eb purifikimit ose t\u00eb nj\u00eb past\u00ebrtimi t\u00eb guximshem te vet\u00ebdijes historike.\u201d<\/p>\n<p>Tashti lind pyetja, a jan\u00eb shqiptar\u00ebt gati, si komb, ti hedhim nj\u00eb veshtrim real historis\u00eb s\u00eb tyre, sidomos historis\u00eb s\u00eb periudh\u00ebs komuniste. Fatkeqsisht, deri m\u00eb sot, shqo\u00ebria shqiptare nuk ka pasur ende nj\u00eb purifikim ose nj\u00eb de-komunist-izim t\u00eb saj, gj\u00eb q\u00eb do t\u2019a \u00e7lironte at\u00eb nga e kaluara e marrur peng nga historiografia komuniste.<\/p>\n<p>M\u00eb 1991, e kisha gjetur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb cilen e kishin zhytur komunist\u00ebt p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u00eb: t\u00eb varf\u00ebr materialisht dhe shiprt\u00ebrisht, t\u00eb shkat\u00ebrruar politikisht dhe ekonomikisht, si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb un\u00eb kisha vizituar m\u00eb par\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, isha i bindur se ky popull i vuajtur aq shum\u00eb do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb delte shpejt nga ai llo\u00e7 dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb t\u00eb ardh\u00ebme m\u00eb t\u00eb denj\u00eb, pro-per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin p\u00ebrcaktuar edhe rilindasit e tij. Fatqeksisht, sot un\u00eb jam aq i zhg\u00ebnjyer sa edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto zhg\u00ebnjime \u00ebsht\u00eb se &#8212; \u00ebsht\u00eb krejtsisht e pakuptueshme dhe nj\u00eb fakt i pa-pranuesh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, q\u00eb ata, disa prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr pothuaj 50 vjet\u00eb me radh\u00eb \u2013 me k\u00ebnaq\u00ebsi torturuan, rrah\u00ebn, vran\u00eb e burgosen bashkombasit e tyre, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse ata nuk pranuan nj\u00eb ideologji t\u00eb huaj e cila ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat dhe kultur\u00ebn shqiptare &#8212; tashti lejohen t\u00eb mbajn\u00eb detyra shtet\u00ebrore, n\u00eb qeveri, n\u00eb polici, gjykata e n\u00eb parlamentin shqiptar. Hakmarrja pa dyshim nxit urrejtje dhe nuk jam p\u00ebr hakmarrje.<\/p>\n<p>Vaclav Havel ka then\u00eb se \u201cKur e v\u00ebrteta nuk g\u00ebzon lirin\u00eb e plot\u00eb, as liria nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb.\u201d Nd\u00ebrsa \u201cDrejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb demokracia e mohuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robert Kennedy. Eventualisht, e v\u00ebrteta dhe drejt\u00ebsia dalin gjithmon\u00eb mbi zhurm\u00ebn dhe propagand\u00ebn. Vepra e mir\u00eb s\u2019ka harres\u00eb. Libri i Zotit Ukcamaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb na ndihmon t\u00eb mos harrojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi fatin e k\u00ebtyre klerik\u00ebve patriot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt flijuan aq shum\u00eb p\u00ebr ruajtjen e identitetit t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shpresoj q\u00eb pas leximit t\u00eb k\u00ebtij libri t\u00eb na shtohet vullneti p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs, t\u00eb nderit dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, cil\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb baza e \u00e7do shoq\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrparuar, por edhe e vlerave q\u00eb shqiptar\u00ebt ndajn\u00eb me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor. Nuk na vlen\u00eb gj\u00eb t\u00eb jemi pro-per\u00ebndimor ose dhe t\u00eb jemi pjes\u00eb e Per\u00ebndimit, neqoftse, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Pater Anton Harapi, \u201cNjiheri nuk jemi edhe Shqiptar\u00eb t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebt\u2026q\u00eb t\u2019ia shtrijm\u00eb dor\u00ebn shoqi shoqit, Tosk\u00eb e Geg\u00eb, muhamedan\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb e me bes\u00ebn e burrave, me Bes\u00ebn Shqiptare, t\u00eb lidhemi p\u00ebr t\u2019ia mbajt\u00eb Shqiptarit t\u00eb pa prekun, nji Zot t\u00eb vertet\u00eb, nj\u00eb atdhe t\u00eb lumtun, p\u00ebr t\u00eb bam\u00eb Shqip\u00ebnin\u00eb e re, t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb madhnueshme, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Skenderben.\u201d<\/p>\n<p>E p\u00ebrg\u00ebzoj Zotin Ukcamaj p\u00ebr k\u00ebte botim t\u00eb jetuesh\u00ebm p\u00ebr gjithmon\u00eb \u2013 n\u00eb t\u00eb cilin shkruan, jo vetem p\u00ebr kontributin dhe flijimin e klerik\u00ebve katolik\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve, dh\u00ebn\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, por q\u00eb njherazi \u2013 krenarisht &#8212; n\u00ebnvijon vlerat tona komb\u00ebtare, vlera t\u00eb cilat shkelqejn\u00eb si hyje q\u00eb duhet t\u00eb drejtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e brezave t\u00eb tash\u00ebm e t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, e q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, sipas At Anton Harapit, \u201cT\u00eb kemi pse t\u00eb jemi e t\u00eb mbahemi Shqiptar\u00eb, derisa t\u00eb sh\u00ebnjta t\u00eb ruhen bes\u00eb e burrni.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb Z. Bardhyl Ukcamaj: &#8220;Shqiptar\u00ebt n\u00eb Qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d Nga Frank Shkreli T\u00eb h\u00ebn\u00ebn me 31 korrik, Sht\u00ebpia botuese \u201cPrinci\u201d dhe \u201cAlbanian Tourism Magazine\u201d organizuan n\u00eb Tiran\u00eb promovimin e librit \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb qytet\u00ebrimin Per\u00ebndimor\u201d me autor Bardhyl Ukcamaj, MS. Bardhyl Ukcamaj \u00ebsht\u00eb i njohur si publicist dhe aktivist i t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1002,684,1003,1004,1001],"class_list":["post-15159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bardhyl-ukcamaj","tag-ibrahim-rugova","tag-ismail-kadare","tag-rexhep-qosja","tag-shqiptaret-ne-qyteterimin-perendimor"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15159"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15160,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15159\/revisions\/15160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}