{"id":15072,"date":"2017-07-25T11:42:32","date_gmt":"2017-07-25T09:42:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15072"},"modified":"2017-07-25T11:43:44","modified_gmt":"2017-07-25T09:43:44","slug":"ka-vdekur-disidenti-i-burgosur-kinez-dhe-fitues-i-cmimit-nobel-per-paqe-liu-xiaobo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15072","title":{"rendered":"KA VDEKUR DISIDENTI I BURGOSUR KINEZ DHE FITUES I \u00c7MIMIT NOBEL P\u00cbR PAQ\u00cb LIU XIAOBO"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"454\" height=\"463\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 454px) 100vw, 454px\" \/><\/a><br \/>\n<strong> Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Disidenti m\u00eb i njohur kinez dhe fituesi i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb n\u00eb vitin 2010, vdiq nj\u00eb jav\u00eb par\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 61-vje\u00e7are pas nj\u00eb beteje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me s\u00ebmundjen e kancerit. Mediat bot\u00ebrore kan\u00eb njoftuar se Laureati kinez i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, para se to vdiste ishte shtuar n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb qytetit Shengyang, ku u transferua nga qelia e burgut ku kaloi 8-vitet e fundit, n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtate t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje t\u00eb tmershme. Kritikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb Komitetit Nobel, iu drejtuan autoriteteve kineze n\u00eb Pekin, duke th\u00ebn\u00eb se ato nuk mor\u00ebn masa t\u00eb nevojshme q\u00eb Z. Liu Xiaobo ta transferonin m\u00eb heret n\u00eb spital dhe mund\u00ebsisht t\u2019i shp\u00ebtonin jet\u00ebn. Duke vler\u00ebsuar reagimet, p\u00ebr vdekjen e tij, bota po mban p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverin\u00eb kineze. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs citon Ambasadorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kin\u00eb, Z. Terry Branstad, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se: &#8220;Kina humbi nj\u00eb njeri model dhe thell\u00ebsisht parimor q\u00eb meritonte respektin dhe adhurimin ton\u00eb, e jo d\u00ebnimet me burg q\u00eb iu imponuan.\u201d Nd\u00ebrsa Sekrterai Amerikan i Shtetit Z. Rex Tillerson e cil\u00ebsoi vdekjen e laureatit kine, si \u201ctragjike\u201d, u b\u00ebri thirrj autoriteteve kineze q\u00eb t\u00eb lirojn\u00eb nga arrestimi sht\u00ebpiak, bashkshort\u00ebn e disidentit Liu. \u201cMe luft\u00ebn e tij p\u00ebr liri, barazi dhe qeverisje kushtetuese n\u00eb Kin\u00eb, Liu Xiaobo mish\u00ebronte frym\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb \u00c7mimit Nobel, nd\u00ebrsa me vdekjen e tij, ai riafirmoi meritat dhe vlerat, n\u00eb t\u00eb cilat ishte bazuar zgjedhja e tij p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr paq\u00eb\u201d, n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Por kritikat m\u00eb t\u00eb forta ndaj Pekinit zyrtar p\u00ebr vdekjen e disidentit Liu erdh\u00ebn Senatori republikan, Xhon Mekejn, i cili vet\u00ebsht\u00eb diagnostikuar koh\u00ebt e fundit me nj\u00eb kancer agresiv n\u00eb tru, e cil\u00ebsoi vones\u00ebn e trajtimit nga qeveria kineze t\u00eb aktivistit t\u00eb burgosur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, \u201csi shkelja barbare fundit e t\u00eb drrejtave t\u00eb tija t\u00eb njeriut.\u201d Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, nd\u00ebrkaq, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tha se disidenti Liu ishte nj\u00eb i burgosur politik i nd\u00ebrgjegjes, i cili mori guximin t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte p\u00ebr nj\u00eb Kin\u00eb q\u00eb do t\u00eb respektonte t\u00eb drejtat e njeriut.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kryetarja e Komitetit t\u00eb \u00c7mimit Nobel, Berit Reiss-Andersen \u00ebsht\u00eb shprehur me k\u00ebt\u00eb rast se, Komiteti norvegjez e konsideron, \u201cShum\u00eb shqet\u00ebsues faktin se Liu Xiaobo nuk u transferua n\u00eb nj\u00eb vend ku mund t\u00eb merrte trajtim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm mjek\u00ebsor para se s\u00ebmundja t\u00eb arrinte n\u00eb faz\u00ebn e fundit. Qeveria kineze mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr vdekjen e tij t\u00eb parakohshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb deklarat\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Me rastin e vdekjes s\u00eb disidentit kinez, Liu kan\u00eb reaguar edhe Kombet e Bashkuara dhe organizata jo qeveritare q\u00eb merren me mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Komisoneri i Lart\u00eb i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, \u00ebsht\u00eb shprehur se me vdekjen e laureatit dhe mbrojtsit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, \u201cL\u00ebvizja n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ka humbur nj\u00eb kampion parimor, i cili i kushtoi jet\u00ebn e vet promovimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe t\u00eb vazhdueshme dhe i cili si rrjedhim u burgos p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija parimore.\u201d Nd\u00ebrsa Drejtoresha e organizat\u00ebs, \u201cHuman Rights Watch\u201d q\u00eb merret me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kin\u00eb, Sofie Ri\u00e7ardson reagoi ndaj vdekjes s\u00eb parakohshme t\u00eb Liu Xiaobo duke deklaruar se, \u201cE ardhmja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb duket gjithnj\u00eb e m\u00eb e zymt\u00eb n\u00ebn udhlheqjen e Presdientit Xi Jingping. Autoritetet kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr grupet q\u00eb promovojn\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebrpjekjet p\u00ebr kontrollimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre.\u201d<\/p>\n<p>Kina, si gjithmon\u00eb dhe si t\u00eb gjitha regjimet autoritare shkelse t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb nejriut, u tregua sensitive ndaj kritikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me trajtimin e vdekjes s\u00eb disidentit Liu, ka paraqitur demarsh diplomatik proteste, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara, Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Vdekja e t\u00eb ndjerit Liu, nj\u00ebrit prej disident\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur kinez\u00eb ndodhi n\u00ebn mbikqyrjen e fort\u00eb t\u00eb autoriteteve t\u00eb regjimit komunist kinez, duke u b\u00ebr\u00eb at\u00eb fituesi i dyt\u00eb i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb q\u00eb vdes n\u00ebn mbikqyrjen e autoriteteve shtet\u00ebrore, pas pacifistit gjerman dhe fituesit t\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, Carl von Ossietzky, i cili ka vdekur pasi kishte kaluar disa vite n\u00eb kampet e Gjermanis\u00eb naziste t\u00eb p\u00ebrqendrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb guximshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Liu Xiaobo u b\u00eb i pari kinez n\u00eb histori q\u00eb fitoi \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, n\u00eb vitin 2010, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gj\u00ebndej i burgosur, i d\u00ebnuar p\u00ebr promovimin e demokracis\u00eb. Si sot n\u00eb vdekje, ashtu edhe at\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, megjithse i burgosur, disidenti Liu t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e bot\u00ebs me rastin e dh\u00ebnjes s\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr paq\u00eb, shtat\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe un\u00eb kisha shkruar me at\u00eb rast artikullin me titull, \u201cPse trembet perandoria komuniste kineze nga nje individ i vetem? Me at\u00eb rast kisha sh\u00ebnuar se nuk e kuptoja se pse nj\u00eb perandori komuniste aq e fort\u00eb sa Kina t\u00eb kishte frik\u00eb nga disidenti Liu q\u00eb n\u00eb foto nuk dukej aq i rrezikshem.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Zoti Liu nuk po k\u00ebrkonte ndonj\u00eb revolucion me dhun\u00eb, por ishte &#8220;fajtor&#8221; vetem e vetem se k\u00ebrkonte nga regjimi komunist q\u00eb lirite dhe t\u00eb drejtat e njohura nga kushtetuta e vendit, t\u00eb zbatoheshin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pothuaj dy dekada, Zoti Liu njihej si p\u00ebrkrah\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb. Ai pat marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protestat e sheshit Tiananmen t\u00eb vitit 1989, n\u00eb Pekin ku edhe luajti rolin e negociatorit dhe nd\u00ebrmjetsuesit me ushtrin\u00eb kineze p\u00ebr t\u00eb liruar protestuesit q\u00eb t\u00eb largoheshin s&#8217;andejmi pa u d\u00ebmtuar. Ishte shtypja brutale e k\u00ebtyre protestave, q\u00eb sipas tij sh\u00ebnoi nj\u00eb pik\u00ebk\u00ebthes\u00eb dramatike n\u00eb jet\u00ebn e tij 50-vjecare. Pas daljes nga burgu me 1991 ai vazhdoi t\u00eb shkruante artikuj me t\u00eb cilet b\u00ebnte thirrje p\u00ebr reforma paq\u00ebsore politike n\u00eb vend. Si perfundim, ai u vendos n\u00eb arrest-sht\u00ebpie dhe m\u00eb von\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb kamp \u201cri-edukimi\u201d, nga ku u lirua me 1999. Mir\u00ebpo, n\u00eb frym\u00ebn e disidentit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb parimor, ai nuk pushon s\u00eb punuari p\u00ebr idealet e veta dhe n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2009, me nje kolege t\u00eb vetin p\u00ebrpilojn\u00eb dokumentin e quajtur Karta 2008, sipas modelit te Kart\u00ebs 77 t\u00eb Vaclav Havelit dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij disident\u00eb anti-komunist\u00eb t\u00eb ish-\u00c7ekosllovakis\u00eb, e n\u00eb t\u00eb cilin disidenti Liu, nd\u00ebr t\u00eb tjera, b\u00ebnte thirrje p\u00ebr zgjedhje shum\u00eb luraliste dhe p\u00ebr reform\u00eb demokratike n\u00eb Kin\u00eb. Ai u arrestua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 2009 dhe u d\u00ebnua me 11-vjet\u00eb burg p\u00ebr, &#8220;nxitje t\u00eb subversionit kund\u00ebr shtetit&#8221;, p\u00ebr rolin e tij n\u00eb p\u00ebrpilimin e Kart\u00ebs 2008 dhe p\u00ebr artikujt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnte thirrje p\u00ebr reforma politike n\u00eb Kin\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sa ishte gjall\u00eb Vaclav Haveli ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i disidentit Liu.<\/p>\n<p>Zoti Havel e p\u00ebrkraht Zotin Liu i bindur nga pervoja e tij personale, se nj\u00eb Kin\u00eb demokratike do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e preferueshme se Kina e sot\u00ebme komuniste, si p\u00ebr popullin e saj ashtu edhe p\u00ebr bot\u00ebn mbar\u00eb. Zoti Havel e dinte gjithashtu, nga p\u00ebrvoja personale, rolin q\u00eb mund t\u00eb luaj nj\u00eb individ si\u00e7 ishte disidenti Liu, n\u00eb fillimin dhe mbarimin e ndryshimeve epokale t\u00eb regjimeve autoritare, sidomos te regjimeve diktatoriale si ai i Pekinit. Kjo, n\u00eb t\u00eb vertete \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse perandoria e kuqe kineze trembej nga idet\u00eb e Zotit Liu, nga vlerat e tij p\u00ebr demokraci, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut si edhe per dinjitetin e indidvidit &#8212; vlera k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb universale. Prandaj, autoritetet e sot\u00ebme kineze e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdiste pa p\u00ebrkujdesjen e nevojshme mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb pyes dikush, po \u00e7\u2019t\u00eb duhet t\u00eb na lodh\u00ebsh me k\u00ebt\u00eb shkrim mbi disident\u00ebt kinez\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb apo t\u00eb vdekur. Ajo q\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Kin\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, sepse Kina komuniste s\u00eb bashku me Rusin\u00eb putiniste kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb kundershtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vendosur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs si dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb kombit shiptar n\u00eb trojet e veta, n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Dhe se duhet pasur kujdes ndaj flirtimeve politike dhe ekonomike me regjime ose udh\u00ebheq\u00ebs autoritar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk respektojn\u00eb t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr popujt e vet &#8212; sepse si t\u00eb till\u00eb, prej tyre nuk mund t\u00eb pritet se do t\u00eb ken\u00eb respekt as p\u00ebr shqiptar\u00ebt &#8212; nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb popuj &#8212; dhe as p\u00ebr lirin\u00eb, paq\u00ebn dhe demokracin\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb edhe shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuar, por edhe t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr trajtimin e keq t\u00eb disident\u00ebve, kudo qofshin ata, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vdekjen e parakohshme t\u00eb ndjerit Liu Xiaobo n\u00ebn rrethana t\u00eb dyshimta, t\u00eb mbikqyrura nga shteti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Disidenti m\u00eb i njohur kinez dhe fituesi i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb n\u00eb vitin 2010, vdiq nj\u00eb jav\u00eb par\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 61-vje\u00e7are pas nj\u00eb beteje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me s\u00ebmundjen e kancerit. Mediat bot\u00ebrore kan\u00eb njoftuar se Laureati kinez i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, para se to vdiste ishte shtuar n\u00eb nj\u00eb spital [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[967,968],"class_list":["post-15072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-cmimi-nobel-per-paqe","tag-liu-xiaobo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15072"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15074,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15072\/revisions\/15074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}