{"id":15054,"date":"2017-07-24T09:54:16","date_gmt":"2017-07-24T07:54:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15054"},"modified":"2017-07-24T09:54:16","modified_gmt":"2017-07-24T07:54:16","slug":"udhetim-neper-trojet-shqiptare-manastiri-shtepia-e-kongresit-te-manastirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=15054","title":{"rendered":"Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare: Manastiri, Sht\u00ebpia e Kongresit t\u00eb Manastirit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/beqir-sina-manastir.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15055 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/beqir-sina-manastir.jpg\" alt=\"\" width=\"599\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/beqir-sina-manastir.jpg 599w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/beqir-sina-manastir-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 599px) 100vw, 599px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare : Manastiri Sht\u00ebpia e Kongresit t\u00eb Manastirit \u2013 Aty ku nisi edhe rruga drejt bashkimit komb\u00ebtar<\/p>\n<p>Nga Manastiri Beqir SINA<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb flamur, nj\u00eb abece, nj\u00eb&#8230;..\u201d T\u00eb fundit, t\u00eb pambaruar\u00ebn, i l\u00eb lexuesit ta gjejn\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>MANASTIR : K\u00ebt\u00eb ver\u00eb me udh\u00ebtimin tim t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare, si\u00e7 e kam quajtur k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim k\u00ebtu p\u00ebrtej oqeanit, vendosa t\u00eb vizitoj\u00eb edhe qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Manastirit, n\u00eb Maqedoni. Natyrisht, q\u00eb duke pasur edhe nj\u00eb nga arsyet kryesore, q\u00eb u nisa nga Ohri, me autobus p\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb shikoj\u00eb se si ishte sht\u00ebpia, ku u mbajt Kongresi i Manastirit n\u00eb qytetin e Manastirit (q\u00eb maqdonasit i thon\u00eb sot Bitola) Kongresit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe q\u00eb u mbajt n\u00eb 14 n\u00ebntor 1908 p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Objekti i dikursh\u00ebm i Hotelit Iliria, ku u mbajt Kongresi i Manastirit &#8211; Kongresi i Alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe,14 n\u00ebntor &#8211; 22 n\u00ebntor 1908, natyrisht\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me at\u00eb shk\u00eblqimin e atyre viteve, kur u mbajt ai Kongres historik, q\u00eb na dha gjuh\u00ebn shqipe, sot, por, fakeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtur , as sa gjysma e nd\u00ebrtesave p\u00ebr rreth tij n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb bukur e p\u00ebrshkruar nga nj\u00eb bulevard, mes pemesh q\u00eb nj\u00eb lum\u00eb i vog\u00ebl e ndan\u00eb n\u00eb mes, lidhur me disa ura t\u00eb vogla antike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Muzeu i Kongresit t\u00eb alfabetit shqip, k\u00ebshtu me k\u00ebt\u00eb pamje t\u00eb jashtme, t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese, duket qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb i l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, nga q\u00eb kur vjen ta viztosh p\u00ebrndryshe edhe nga \u00e7far\u00eb mendon ti, do t\u00eb mbetesh si visitor jasht\u00ebzakonisht i zhg\u00ebnjyer nga m\u00ebnyra se si mbahet kjo nd\u00ebrtes historike, e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa, ku u mbajt\u00eb Kongresi i Alfabetit Shqip, m\u00eb 1908, sot p\u00ebr nga mir\u00ebmbajtja dhe p\u00ebrshtatja me nd\u00ebrtimet e tjera ngjitur me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes, duket si nj\u00eb \u201cg\u00ebrmadh\u201d e l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb pllake, t\u00eb vendosur n\u00eb mur\u00eb aty para der\u00ebs n\u00eb hyrje, ku sh\u00ebnohet n\u00eb tre gjuh\u00eb, maqedonisht, shqip, dhe anglisht, &#8220;Institucioni Nacional \u2013 Muzeu i Alfabetit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe \u2013 Manastir,&#8221; nuk ka as nj\u00eb \u201cguid\u00eb\u201d turistike t\u00eb tregoj\u00eb se p\u00ebr b\u00ebhet fjal\u00eb , dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ajo nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Institucion Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb ishte kjo : Nd\u00ebrtesa e Kongresit t\u00eb Manastirit, n\u00eb prag t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb 107 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Alfabetit, q\u00eb pothuajse kishte nisur t\u00eb rr\u00ebnohej&#8230; fasada e saj n\u00eb disa pjes\u00eb kishin filluar t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebrtok\u00eb&#8230; sa q\u00eb u desh\u00eb sensabilizimi dhe t\u00ebrheqja e v\u00ebm\u00ebndjes, nga shtypi shqiptar q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhe m\u00eb e fundit nd\u00ebrtesa t\u00eb mos lihej ashtu pas dore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb muzeut, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb pritje p\u00ebr turist\u00ebt( informacion me broshura ose me nj\u00eb ciceron) dhe vizitor\u00ebt e shumt\u00eb, sidomos tani n\u00eb pikun e sesionit turistik, n\u00eb Manastir\u00eb, dhe qytetet p\u00ebr rreth, q\u00eb kalojn\u00eb transit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, tek porta kryesore t\u00eb gjejn\u00eb mir\u00ebseardhjen, vizitor\u00ebve vazhdon t\u2019ju d\u00ebshirojn\u00eb 3 dyqanet q\u00eb shesin qeramik\u00eb e q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi private, q\u00eb as edhe u intereson t\u00eb japin ndonj\u00eb informacion.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cPas inaugurimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Alfabetit n\u00eb muze nuk l\u00ebvizi pothuajse asnj\u00eb shkronj\u00eb. Objekti edhe sot e k\u00ebsaj dite ka mbetur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faz\u00eb, pezullimi i punimeve justifikohet sa me munges\u00ebn e t\u00eb hollave po aq edhe me kontestin pron\u00ebsor\u00eb. Nd\u00ebrtesa ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kongresi i Alfabetit n\u00eb Manastir \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e shkat\u00ebrrimit n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb saj\u201d, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ka shkruar vazhdimisht shtypi shqiptar n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e pakt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb takuam gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Manastir, thon\u00eb se ndihen t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 se lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb edhe godin\u00ebn ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip, por edhe gjuha shqipe n\u00eb qytetin ku lindi kjo gjuh\u00eb, po z\u00eb e \u201chumbet\u201d, ajo po zhduket fare, ngase tha nj\u00ebri prej tyre q\u00eb nuk desh t\u00eb indetifikohej :\u201d Sa q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar, n\u00eb Manastir, n\u00eb shkollat fillore i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb klasat e para n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, p\u00ebr fat t\u00eb keq\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Manastiri, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb djepi i gjuh\u00ebs shqipe, nuk \u00ebsht\u00eb i till ankohen shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb minoritet \u2013 n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb dikur ishte i t\u00ebri i tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Filloje, vizit\u00ebn n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit me shenj\u00ebn e vetme , at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku u mbajt\u00eb Kongresi i Alfabetit Shqip, dhe shiko se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky pushtet p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, q\u00eb ky objekt \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb,Por fajet nuk na i kan vet\u00ebm pushtetar\u00ebt maqedonas, ato na i kan\u00eb ata q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar kur marrin pushtetin, se asnj\u00ebri prej tyre, nuk i bie nd\u00ebrmend p\u00ebr Manastirin, por shohin p\u00ebr vota n\u00eb Tetov\u00eb, Shkup, Strug, Kumanov\u00eb, Dib\u00ebr, K\u00ebr\u00e7ov\u00eb e tjer.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cManastiri ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh prej koh\u00ebsh dhe tani. Sot p.sh nuk mundet komb\u00ebsia shqiptare t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb dikur n\u00eb Manastir\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00eb m\u00ebsuese shqiptare nga ky qytet, quhet Myqereme Hidri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qyteti kishte 2 xhami t\u00eb m\u00ebdha aty as nuk falej dhe as nuk flitej shqip, por maqedonisht ose turqisht, ku shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kulturor\u00eb dhe fetar shqiptar, mungonin, q\u00eb tregonin se n\u00eb at\u00eb qytet kishte dominuar dikur popullsia shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Manastir\u00eb nuk flitej m\u00eb p\u00ebr dominim, por ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hasje dik\u00eb q\u00eb fliste shqip, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr aq sa q\u00ebndrova brenda nj\u00eb dite, nuk mundet ti m\u00ebsoja t\u00eb gjitha, nga q\u00eb edhe tabalet e shenjat e informacionit n\u00eb Manastir, t\u00eb gjitha jan\u00eb maqedonisht dhe bile shumica me alfabetin cirilik .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk flitet m\u00eb p\u00ebr nacionaliz\u00ebm, por thjesht prisnja dhe kisha qejf q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 maqedonishtes t\u00eb gjeja sado pak edhe t\u00eb flitej pak shqip, t\u00eb kishte ndonj\u00eb flamur shqiptar, diku mbi ndonj\u00eb local apo nd\u00ebrtes, t\u00eb kishte ndonj\u00eb table sinjalistike p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb em\u00ebrtime zyrtare t\u00eb objekteve e rrug\u00ebve (si\u00e7 ka edhe n\u00eb lagjet shqiptare n\u00eb Shkup ), n\u00eb biznese turistike apo t\u00eb tjera, dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ky qytet njihet nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebsh\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sht\u00ebpin\u00eb e Kongresit t\u00eb Manastirit e gjet\u00ebm vet\u00ebm me taksi, se asnjeri nuk e dinte se ku binte, por ngrenin supet edhe ata pak q\u00eb dinin anglisht. Pyet\u00ebm shum\u00eb vendas q\u00eb takuam (maqedonas kuptohet) dhe pothuajse askush nuk dinte gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb tilla qen\u00eb reagimet, deri sa nj\u00eb taksist, q\u00eb ndoshta ishte edhe shqiptar, por nuk fliste shqip, m\u00eb b\u00ebn shenj\u00eb se do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte ai, pa folur me njeri tjetrin, sikur t\u00eb ishim memec\u2026\u2026.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndertesa ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip, n\u00eb Manastir ish hoteli Iliria, dikur, ishte nj\u00eb vil\u00eb e bukur nga jasht\u00eb, n\u00eb mesin e nj\u00eb vargu vilash n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb bukur shtruar me kalldr\u00ebm dhe mbushur me pem\u00eb t\u00eb larta . Rrug\u00eb krakteristike t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb qyteteve shqiptare, rrug\u00eb me vila plot, rrethuar me kangjella dhe me kop\u00ebshte me lule, dhe vazo t\u00eb varura n\u00ebp\u00ebr ballkone. Ku p\u00ebr fat t\u00eb keq e vetmja nd\u00ebrtes, pra vil\u00eb q\u00eb t\u00eb kujtonte q\u00eb ishte sht\u00ebpia e Kongresit t\u00eb Manastirit, ishte ajo me nj\u00eb pllake, t\u00eb vendosur n\u00eb mur\u00eb aty para der\u00ebs n\u00eb hyrje, ku sh\u00ebnohej n\u00eb tre gjuh\u00eb, maqedonisht, shqip, dhe anglisht,\u201d Institucioni Nacional \u2013 Muzeu i Alfabetit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe \u2013 Manastir\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Simbas, treguesit n\u00eb internet Wikpedia thuhet se Kongresi i Manastirit \u00ebsht\u00eb tubimi i dijetareve shqiptar\u00eb m\u00eb 14 n\u00ebntor &#8211; 22 n\u00ebntor 1908 n\u00eb Manastir, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb zhvillimit historik t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe ishin hartuar disa alfabete t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebri nga m\u00eb t\u00eb fundit ishte ai i krijuar n\u00eb Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zot\u00ebrues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mbar\u00ebsin\u00eb e shqipes dhe bashkimit gjuh\u00ebsor komb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shoq\u00ebria m\u00eb aktive dhe e mir\u00ebnjohur &#8220;Bashkimi&#8221; n\u00eb Manastir, thirri Kongresin e Par\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr diskutimin e nj\u00eb alfabeti t\u00eb nj\u00ebsuar. Nj\u00eb alfabet i nj\u00ebsuar do t\u00eb ishte fillimi i let\u00ebrsis\u00eb mbar\u00eb shqiptare. Prandaj m\u00eb 14 n\u00ebntor 1908 n\u00eb Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb kongres ishin t\u00eb pranish\u00ebm 160 delegat\u00eb, t\u00eb ardhur nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe nga komunitetet shqiptare n\u00eb Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerik\u00eb etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta.Gjergj Fishta ishte nj\u00eb nga luft\u00ebtaret me te m\u00ebdhenj te popullit shqiptar. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, m\u00ebsuese e shkoll\u00ebs s\u00eb vashave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. N\u00ebnkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Kor\u00e7a si dhe 11 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb at\u00eb Kongres merrnin pjes\u00eb shqiptare t\u00eb fes\u00eb myslimane, katolike, ortodoks\u00eb, dhe protestant\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb ditur dhe t\u00eb gjith\u00eb erdh\u00ebn s\u00eb bashku, p\u00ebr arritjen e nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb madh komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Historia e Kongresit<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit, sa nj\u00eb hoxh\u00eb rendi ta p\u00ebrqafonte para t\u00eb gjith\u00ebve. K\u00ebrkesa e komb\u00ebtarist\u00ebve shqiptar\u00eb ishte q\u00eb gjuha shqipe t\u00eb mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gj\u00eb q\u00eb do n\u00ebnkuptonte mosn\u00ebnshtrim, qoft\u00eb ndaj otoman\u00ebve, qoft\u00eb ndaj grek\u00ebve. Kongresi vendosi me vot\u00eb unanime t\u00eb l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuh\u00ebn shqipe vet\u00ebm me alfabetin latin me 36 shkronja i cili p\u00ebrdoret deri m\u00eb dit\u00ebt tona. Gjithashtu, u vendos q\u00eb pas dy vjet\u00ebsh t\u00eb mbahej nj\u00eb Kongres i dyt\u00eb n\u00eb Janin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr shkrirjen e dialekteve geg\u00eb dhe tosk\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar shqipe. Duke qen\u00eb se para Kongresit t\u00eb Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo p\u00ebrshtatjet e tyre, vendosm\u00ebria e delegat\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i kthyer syt\u00eb nga per\u00ebndimi ishte haptazi nj\u00eb shpallje kulturore e pavar\u00ebsis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleat\u00ebt e tyre sllav\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta m\u00eb t\u00eb bukura gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb :<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrmb\u00ee z\u00e2, q\u00eb l\u00ebshon bylbyli,<br \/>\nGjuha shqipe m&#8217;shungullon,<br \/>\nP\u00ebrmbi er\u00eb, qi nep zymb\u0177li,<br \/>\npa &#8216;da zemr\u00ebn ma ngush\u00ebllon.<br \/>\nGeg\u00eb e tosk\u00eb, mal\u00ebsi, jallia,<br \/>\njan nji komb, m&#8217;u &#8216;da s&#8217;duron,<br \/>\nfund\u00eb e maj\u00eb nji \u00e2sht&#8217; Shqipnia,<br \/>\ne nji gjuh\u00eb t&#8217;gjith na bashkon.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00e7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs shqipe shpesh b\u00ebhej shkas shp\u00ebrthimin e dhun\u00ebs s\u00eb fanatik\u00ebve q\u00eb sulmonin pa m\u00ebshir\u00eb p\u00ebrparimin e gjuh\u00ebs shqipe. Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunara (1842-1917) i lindur n\u00eb Berat, bashk\u00ebpunonte ngusht\u00eb me Kostandin Kristoforidhin. Bab\u00eb Karbunara shum\u00eb her\u00eb filloi gjat\u00eb kremtimit t\u00eb mesh\u00ebs t\u00eb lexonte ungjillin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe k\u00ebshtu i filluan k\u00ebrc\u00ebnimet e para nga epror\u00ebt klerik\u00eb ortodoks\u00eb dhe m\u00eb 1895, fanatik\u00ebt i dogj\u00ebn t\u00eb t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip n\u00eb gji dhe me pushk\u00ebn n\u00eb krah fshat m\u00eb fshat n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut p\u00ebr p\u00ebrhapjen e shkoll\u00ebs shqipe dhe kish\u00ebn shqiptare. Veprimtaria e At\u00eb Stath Melanit ra n\u00eb sy t\u00eb autoriteteve turke. Tri her\u00eb turku ia dogji sht\u00ebpin\u00eb dhe librat shqip, por At\u00eb Melani nuk pyeti. M\u00eb 24 dhjetor 1917 At\u00eb Stathit i kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb banda e kusar\u00ebve t\u00eb Josif Suropullos, t\u00eb cil\u00ebt e vran\u00eb duke i prer\u00eb kok\u00ebn At\u00eb Stath Melanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit &#8211; rruga drejt bashkimit komb\u00ebtar<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Veprimtaria komb\u00ebtare, ose m\u00eb konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjith\u00eb proceset q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare kan\u00eb pasur momente kur jan\u00eb lart\u00ebsuar, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr koh\u00ebn dhe ishin t\u00eb krijuara ose t\u00eb nxira, dhe, ka pasur momente kur kan\u00eb pasur r\u00ebnie, r\u00ebnie jo nga vet\u00eb koha, por pjerdhje me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn para 1908, dim\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb kushte kan\u00eb punuar atdhetar\u00ebt tan\u00eb, sidomos ata q\u00eb merreshin me veprimtari letrare ose kulturore. Duke marr\u00eb parasysh se territori shqiptar ka qen\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb 4 vilajete, ai i Kosov\u00ebs, i Shkodr\u00ebs, Janin\u00ebs dhe i Manastirit, secili vilajet ka pasur figura q\u00eb jan\u00eb shquar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre patriotike dhe arsimore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Atdhetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs p\u00ebrdornin alfabetin e \u201cAgimit\u201d, sikurse ata t\u00eb Kosov\u00ebs. Tosk\u00ebt p\u00ebrdornin alfabetin latin dhe at\u00eb t\u00eb Sami Frash\u00ebrit (alfabetin e \u201cStambollit\u201d). Ishte v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr botuesit e librave, sepse ishte r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur shtypshkronj\u00eb e cila i p\u00ebrmban k\u00ebto germa, p\u00ebrve\u00e7 ajo e alfabetit latin, p\u00ebr t\u00eb cilin alfabet ka pasur shtypshkronja n\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte medoemos, sepse gjuha nuk p\u00ebrparonte, shkolla nuk ecte p\u00ebrpara, punimet nuk do t\u00eb kishin vler\u00ebn e tyre pa nj\u00eb alfabet t\u00eb vet\u00ebm. Ky pra ishte hapi i par\u00eb drejt bashkimit etnik duke par\u00eb nga nj\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe t\u00eb mos ish krijuar nj\u00eb alfabet i ri si q\u00eb ishte ose si q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky i Manastirit ose alfabeti i \u201cBashkimit\u201d, a vall\u00eb sot ne shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishim n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb realitet kur themi se alfabeti ne na bashkoi. (na bashkoi si komb e jo territorialisht) N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte r\u00ebnd\u00eb dhe e palogjikshme q\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb mund t\u00eb paramendoj\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodhte<br \/>\nme bot\u00ebn shqiptare sot, ose mbas 100 vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ose kemi pasur fat q\u00eb u soll vendim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb alfabetit latin, ose ata t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrmbanin kishin pasur vizione t\u00eb zhvilluara dhe burr\u00ebrisht q\u00ebndruan prapa interesave mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Me vet\u00eb themelimin t\u00eb Alfabetit t\u00eb Manastirit, shqiptar\u00ebt treguan se jan\u00eb popull i civilizuar, po i afrohen bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebrimit, nj\u00eb alfabet i nj\u00ebsuar ishte fillimi i let\u00ebrsis\u00eb mbar\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstaton se meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr bashkimin t\u00eb tre alfabeteve pa tjet\u00ebr q\u00eb i ka pasur dhe i ka klubi \u201cBashkimi\u201d, por ai q\u00eb e nxiti edhe m\u00eb tep\u00ebr pun\u00ebn del se \u00ebsht\u00eb Gjergj Fishta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo v\u00ebrehet kur ai paraqitet n\u00eb foltore dhe drejtohet para t\u00eb gjith\u00ebve me fjal\u00ebt: \u201cS\u2019kam ardhur q\u00eb t\u00eb mbroj asnj\u00eb alfabet, por, t\u00eb mbroj nj\u00eb alfabet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d. Me fjal\u00ebt e tij, n\u00eb punimet e k\u00ebtij Kongresi, tregoi q\u00eb nuk kish ardhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb por p\u00ebr t\u00eb bashkuar. Dhe ai q\u00eb e kuptoi dhe q\u00eb e ndjeu vler\u00ebn t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00eb sma mer mendja q\u00eb se ka p\u00ebrmbajtur nj\u00eb alfabet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk ishte gj\u00eb e rastit kur nj\u00eb nga t\u00eb pranishmit, fjala vjen, kleriku mysliman Ibrahim Efendiu del n\u00eb foltore dhe me lot n\u00eb sy e p\u00ebrqafon Gjergj Fisht\u00ebn duke e kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse t\u00eb gjith\u00eb dhe fund i fundit, shqiptari kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje interesi komb\u00ebtar nuk e kursen as veten. shkurt, vendosm\u00ebria e delegat\u00ebve, synimi kah per\u00ebndimi i intelektual\u00ebve shqiptar ishte aq i fuqish\u00ebm sa q\u00eb si dilte p\u00ebr ball\u00eb as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund delegat\u00ebt nuk u d\u00ebshp\u00ebruan, p\u00ebrkundrazi at\u00eb zgjidhje q\u00eb i dha Kongresi i Manastirit, m\u00ebsimin e alfabetit t\u00eb shqipes, e konsideronin si nj\u00eb fitore t\u00eb madhe q\u00eb arriti q\u00eb t\u2019i bashkoje shqiptar\u00ebt dhe k\u00ebshtu t\u2019u jap\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb fuqishme gjuh\u00ebs dhe shkoll\u00ebs. Bashkim i Geg\u00ebris\u00eb dhe Tosk\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare : Manastiri Sht\u00ebpia e Kongresit t\u00eb Manastirit \u2013 Aty ku nisi edhe rruga drejt bashkimit komb\u00ebtar Nga Manastiri Beqir SINA \u201cNj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb flamur, nj\u00eb abece, nj\u00eb&#8230;..\u201d T\u00eb fundit, t\u00eb pambaruar\u00ebn, i l\u00eb lexuesit ta gjejn\u00eb &nbsp; MANASTIR : K\u00ebt\u00eb ver\u00eb me udh\u00ebtimin tim t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15055,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-15054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15054"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15056,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15054\/revisions\/15056"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}