{"id":1504,"date":"2015-01-23T21:41:22","date_gmt":"2015-01-23T20:41:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1504"},"modified":"2015-01-23T21:47:13","modified_gmt":"2015-01-23T20:47:13","slug":"99-vjete-me-pare-u-vra-isa-boletini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1504","title":{"rendered":"99-VJET\u00cb M\u00cb PAR\u00cb U VRA ISA BOLETINI"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Isa-Boletini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1505 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Isa-Boletini-179x300.jpg\" alt=\"Isa-Boletini\" width=\"179\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Isa-Boletini-179x300.jpg 179w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Isa-Boletini.jpg 237w\" sizes=\"auto, (max-width: 179px) 100vw, 179px\" \/><\/a>99-VJET\u00cb M\u00cb PAR\u00cb U VRA ISA BOLETINI \u2013 ASHTU Q\u00cb SHQIP\u00cbRIA DHE SHQIPTAR\u00cbT T\u00cb JEN\u00cb MIR\u00cb<\/strong><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>99 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb u vra nga xhandar\u00ebt serbo-malazez\u00eb, Isa Boletini, nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kombit shqiptar, dor\u00eb e djatht\u00eb e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, i cili gjithmon\u00eb kishte pushk\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe dor\u00ebn n\u00eb pushk\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Atdheut.\u00a0 Isa Boletini posedonte vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kombit shqiptar, vlerat fisnore t\u00eb tij, nderin dhe burr\u00ebrin\u00eb &#8212; por mbi t\u00eb gjitha atdhedashurin\u00eb &#8212; t\u00eb jetuara, t\u00eb zbatuara dhe t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb q\u00ebnjen e shqiptarit me shekuj, e t\u00eb cilat jan\u00eb trash\u00ebgimi e sh\u00ebnj\u00ebt e patriot\u00ebve dhe herojve t\u00eb kombit shqiptar si Isa Boletini.<\/p>\n<p>Isa Boletini ishte n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve luftarake dhe diplomatike t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr sigurimin e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Atdheut t\u00eb tyre.\u00a0 Kur ai nuk ishte duke lobuar n\u00eb zyrat kryesore t\u00eb diplomacis\u00eb evropiane &#8212; ku p\u00ebrpiqej t\u00eb bind\u00ebte t\u00eb bind\u00ebte fuqit\u00eb europiane t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb heqnin dor\u00eb nga ndarja e tokave autoktone shqiptare, ai gj\u00ebndej n\u00eb mal, n\u00eb front t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin, p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Atdheut kund\u00ebr forcave turke dhe serbo-malazeze.\u00a0 Mesazhi i Isa Boletinit, n\u00eb zyrat e diplomacis\u00eb europiane t\u00eb koh\u00ebs, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, ishte se\u00a0 \u201cUn\u00eb nuk kam dal\u00eb malit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time, por p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut tim, p\u00ebr lirin\u00eb e popullit tim.\u00a0\u00a0 N\u00eb qoftse Europa nuk do t\u00eb zgjidh\u00eb drejt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb tokave shqiptare, Ballkani nuk do t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsi kurr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, faji do t\u00eb bie mbi ju e jo mbi ne, q\u00eb do t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebrher\u00eb, derisa t\u00eb \u00e7lirohemi.\u2019\u2019\u00a0 Isa Boletini nuk i ishte futur k\u00ebsaj pune p\u00ebr interesa personale, p\u00ebr ndonj\u00eb karrig\u00eb,\u00a0 p\u00ebr ndonj\u00eb\u00a0 interes q\u00eb sot mund t\u00eb konsiderohej si interes partiak ose ekonomiko-financiar, por ai ka th\u00ebn\u00eb se ishte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve duke pohuar se, &#8220;Un\u00eb kam ngrit krye p\u00ebr hakin e Shqipnis\u00eb.\u00a0 Nuk lypi shp\u00ebrblime p\u00ebr vete. Un\u00eb jam mir\u00eb kur asht\u00eb mir\u00eb Shqypnia!&#8221;<\/p>\n<p>Kur njeriu lexon sot lajmet e pr\u00ebdit\u00ebshme n\u00eb mediat dhe portalet e internetit an\u00eb e mban\u00eb trojeve autoktone shqiptare, besoj se Isa Boletini, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb\u00a0 vrasjes s\u00eb tij, kam droj\u00ebn se sot do t\u00eb thonte se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb mir\u00eb, ose t\u00eb pak\u00ebn nuk jan\u00eb ashtu si\u00e7 do t&#8217;i d\u00ebshironte ai dhe bashkohasit e tij rilindas.\u00a0 Nuk besoj se ai do konsideronte se shqiptar\u00ebt sot, &#8220;l\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb shk\u00eblqyer&#8221; n\u00eb bot\u00eb, si\u00e7 kishte l\u00ebn\u00eb ai me shok\u00ebt e tij n\u00eb Angli, fillim shekullin e kaluar.\u00a0 Fatkeqsisht, po t\u2019i hidhte nj\u00eb sy bot\u00ebs shqiptare, Isa Boletini do t\u00eb lexonte sot mbi protestat an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, kryesisht kund\u00ebr vetvetes; do t\u00eb lexonte p\u00ebr bojkote dhe p\u00ebr\u00e7arje midis partive dhe n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike n\u00eb mbar\u00eb autoktonin\u00eb shqiptare, pa dallim.\u00a0 Do t\u00eb lexonte p\u00ebr mosmarrveshje politike dhe p\u00ebr sharje midis p\u00ebrfaqsuesve politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe jo vet\u00ebm midis tyre &#8212; nj\u00eb diskurs politik q\u00eb do t\u00eb turp\u00ebronte at\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb rilindasit dhe bashkohasit e Isa Boletinit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse me dy shtete shqiptare t\u00eb pavarura, do t\u00eb lexonte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb disa media shqiptare e cil\u00ebsojn\u00eb si falimentim shteti, kryesisht fal\u00eb klas\u00ebs politike dhe jo aq shum\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Europ\u00ebs ose fqinjve q\u00eb historikisht nuk ia kan\u00eb dashur t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar, e t\u00eb cil\u00ebt i luftonte dikur\u00eb Isa Boletini.\u00a0 Isa Boletini do lexonte mbi akuzat dhe kund\u00ebr akuzat e nd\u00ebrsjellta p\u00ebr korrupsion dhe p\u00ebr tregti me droga, si dhe mbi\u00a0 lidhjet e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb popullit me bot\u00ebn e krimit.\u00a0 Do t\u00eb lexonte fatkeqsisht, se ndon\u00ebse n\u00eb liri e demokraci, pas shum\u00eb vuajtjesh e sakrificash n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, shumica e shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb trojet autoktone, se po t\u00eb kishin mund\u00ebsin\u00eb do t\u00eb largoheshin nga trojet e veta &#8212; dhe ata q\u00eb e gjejn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb largohen \u00e7do dit\u00eb me autobusa drejt\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Isa Boletini, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb tij do t\u00eb thoshte se megjith\u00eb p\u00ebrparimet e b\u00ebra, Shqip\u00ebnia, Kosova\u00a0 dhe shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb mir\u00eb, ose t\u00eb pak\u00ebn nuk jan\u00eb\u00a0 ashtu si do t&#8217;i d\u00ebshironte ai. Dhe si rrjedhim ai do t\u00eb thoshte se as ai vet nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe nuk besoj se do mburrej me gj\u00ebndjen e krijuar sot n\u00eb tokat autoktone shqiptare.<br \/>\nP\u00ebrball k\u00ebsaj situate,\u00a0 besoj se Isa Boletini do t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebr m\u00eb mi\u00ebr gj\u00ebndjen n\u00eb trojet shqiptare duke b\u00ebr\u00eb thirrje me Gjon Kamsin (Scodrensis), &#8220;Zgjonju Shqiptar\u00eb&#8221;, do t\u00eb b\u00ebnte thirrje &#8212; sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb tij t\u00eb shkruar\u00a0 gjat\u00eb viteve 1930, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb organizate t\u00eb madhe &#8220;Bijt\u00eb e Shqipnis\u00eb&#8221;, do t\u00eb thoshte se &#8220;Jam p\u00ebr nji bashkim me nji mendje e me nji zem\u00ebr, n\u00ebn nji fl\u00e0mur t\u00eb vet\u00ebm, ai i kombit, q\u00eb bashkon dhe v\u00ebllaznon popuj t\u00eb nji gjaku e t\u00eb njij fisi.&#8221;\u00a0 Isa Boletini do t\u00eb k\u00ebshillonte se, &#8220;Shqiptari, thot\u00eb historia, kje i fort\u00eb gjith\u00eb sa her\u00eb kje i bashkuem&#8221;,\u00a0 dhe se &#8220;Fl\u00e0muri i yn\u00eb, i kuq, \u00e2sht sh\u00eaj\u00eb dashnije dhe jo ndasije\u2026..Shqipja dykren\u00ebshe e fl\u00e0murit ton\u00eb, mban n\u00eb kthetra fjal\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve ton\u00eb: Besa-Bes\u00ebn&#8230;.T\u00eb lidhun me besa-bes\u00eb, &#8220;Bijt e Shqipnis\u00eb&#8221;, duhet t&#8217;ecin me fl\u00e0murin e kuq me shqipe para, sh\u00eaj i kombit dhe i nderit ton\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Isa Boletini do t\u00eb pajtohej me\u00a0 Gjon Kamsin i cili shkruante n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar se\u00a0 &#8220;K\u00ebshtu na pat fol\u00eb Apostulli i jon\u00eb, deshmori kombtar: Luigj Gurakuqi; k\u00ebshtu na flasin shok\u00ebt e tij lufte e lirije\u2026.Duhet t\u00eb gjem\u00eb vetvehten, por si Nietzsche, kur gjet ligjen e evolucjonit t\u00eb vet, l\u00e0 t\u00eb shkruem: &#8220;banu ai q\u00eb ti j\u00e9&#8221;, q\u00eb p\u00ebr n\u00e9 do me than\u00eb, t\u00eb bahemi shqiptar\u00eb me at kuptim q\u00eb kjo fjal\u00eb pat p\u00ebr t\u00eb par\u00ebt ton\u00eb e q\u00eb e kemi trashigue p\u00ebr me ia kalue pa njoll\u00eb pasardh\u00ebsve ton\u00eb.\u00a0 E p\u00ebr me u b\u00e2 ata qi jemi, duhet t&#8217;i hapim luft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyne qi po mbyllin me rrasen e mohimit dhe t\u00eb zhvleftsimit, vepren e deshmor\u00ebvet ton\u00eb, t\u00eb luftar\u00ebve t\u00eb lir\u00eds son\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gj\u00ebndjen e sotme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb torjte autoktone, Isa Boletini do t\u00eb shpallte, &#8220;Luft\u00eb, pra, kundra anmiq\u00ebve t\u00eb kombit, luft\u00eb kundra shkatrrimit, luft\u00eb kundra z\u00edshartuesve, luft\u00eb rreziqeve qi po i k\u00ebrcnohen kombit dhe fisit, luft\u00eb kusar\u00ebve t\u00eb pasun\u00eds\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb pares s\u00eb popullit, luft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyne q\u00eb, edh\u00e8 pse t\u00eb huej i nderuem me \u00eamnin shqiptar e na trathtuen n\u00eb buk\u00eb e krip\u00eb:muhaxhir\u00ebt.<\/p>\n<p>Luft\u00eb dokeve t\u00eb mbrapshta, njerz\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs e t\u00eb turpit, klikave dhe shoq\u00ebnive t\u00eb mshehta.\u00a0 Luft\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhaja dhe rrence, diletantizmit dhe reklamit.\u00a0 Ket\u00eb misjon duhet ta kryejn\u00eb sot t\u00eb mbledhun me besa-bes\u00eb, &#8220;Bijt e Shqipnise&#8221;, sidomos bijt e atyne q\u00eb punuen, luftuen dhe vdiqen p\u00ebr Atme e lir\u00ed.&#8221; (Marr\u00eb nga artikulli i Gjon Kamsit (Scodrensis) botuar n\u00eb vitet 1930 e ribotuar n\u00eb revist\u00ebn Phoenix, ne. 1-2, 2000).<\/p>\n<p>Besoj se Isa Boletini do t\u00eb pajtohej me p\u00ebrmbajtjen e shkrimit t\u00eb Gjon Kamsit, ndon\u00ebse i shkruar pothuaj nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg realitetit t\u00eb sot\u00ebm.\u00a0 K\u00ebshtuq\u00eb, nd\u00ebrsa kombi shqiptar ende p\u00ebrpiqet t\u00eb shkund\u00eb nga kujtimi k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb shembulli i jet\u00ebs dhe i veprimtaris\u00eb s\u00eb patriot\u00ebve si Isa Boletini, ai i cili duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb brezin e sot\u00ebm dhe brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb arritur objekivat e larta t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilat Isa Boletini luftoi dhe sakrifikoi veten dhe familjen e tij &#8212; dhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 99-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb si &#8212; me plot bindje t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pohoj\u00eb nga ajo jet\u00eb se m\u00eb n\u00eb fund, ai \u00ebsht\u00eb mir\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>99-VJET\u00cb M\u00cb PAR\u00cb U VRA ISA BOLETINI \u2013 ASHTU Q\u00cb SHQIP\u00cbRIA DHE SHQIPTAR\u00cbT T\u00cb JEN\u00cb MIR\u00cb Nga Frank Shkreli 99 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb u vra nga xhandar\u00ebt serbo-malazez\u00eb, Isa Boletini, nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kombit shqiptar, dor\u00eb e djatht\u00eb e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, i cili gjithmon\u00eb kishte pushk\u00ebn n\u00eb dor\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1505,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-1504","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1504"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1504\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1506,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1504\/revisions\/1506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}