{"id":14972,"date":"2017-07-16T12:27:59","date_gmt":"2017-07-16T10:27:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14972"},"modified":"2017-07-16T12:34:40","modified_gmt":"2017-07-16T10:34:40","slug":"struga-zvicra-e-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14972","title":{"rendered":"Struga, \u201cZvicra\u201d e Ballkanit"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_14973\" aria-describedby=\"caption-attachment-14973\" style=\"width: 419px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/struga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-14973 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/struga.jpg\" alt=\"\" width=\"419\" height=\"314\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/struga.jpg 320w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/struga-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 419px) 100vw, 419px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-14973\" class=\"wp-caption-text\">Struga<\/figcaption><\/figure>\n<p><em><strong>Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong> Reportazh special nga Komuna e Strug\u00ebs &#8211; Beqir SINA<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Struga \u201cZvicera\u201d e Ballkanit,rrethuar me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb bukur plot\u00eb me fshatra shqiptare<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>STRUGE : Struga si qytet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb i popullarizuar turistik, n\u00eb Maqedoni, ai ndodhet n\u00eb jug-per\u00ebndim t\u00eb zonave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb , t\u00eb shtrir\u00eb prej bregut t\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit.<br \/>\nStruga p\u00ebr nga pozita e saj gjeografike ngjason shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cLugano\u201d e vog\u00ebl dhe e bukur e Ballkanit perendimor.<br \/>\nBanor\u00ebt e tij rrefejn\u00eb se turist\u00ebt nga Hollanda, e kan Strug\u00ebn, si Amsetrdamin ose si qytetin turistik m\u00eb t\u00eb preferuarin n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7do vit hotelet strugane jan\u00eb p\u00ebr plot me turist\u00eb nga Hollanda\u2026\u2026dhe gjermania.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qyteti i Strug\u00ebs, ka tre pjes\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit, nd\u00ebrtuar k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb stil karakteristik t\u00eb qyteteve shqiptare , n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrirje n\u00eb pjes\u00ebn veri lindore t\u00eb Illirid\u00ebs ose si njihet ndryshe edhe Ballkani perendimor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo ka , bregun e liqenit dhe dy an\u00ebt e bukura t\u00eb lumit Drin si dhe &#8220;Tregun e madh&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, ka edhe korsin e famshme, e cila \u00e7do mbr\u00ebmje, sidomos, ato verore \u2013 jan\u00eb p\u00ebrplot me njer\u00ebz, sepse vijn\u00eb edhe kurbetqar\u00ebt, dhe, qyteti gum\u00ebzhin\u00eb si &#8221; blet\u00ebt n\u00eb koshere &#8220;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Struga, ka edhe qendr\u00ebn e saj administrative , e cila ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj me selin\u00eb e Komun\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs.<br \/>\nQyteti i Strug\u00ebs, dikur ka pasur edhe nj\u00eb &#8220;dekovil&#8221;nji tren t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb asaj kohe, q\u00eb punonte me avull, me dy tre vagona, dhe q\u00eb lidhte Strug\u00ebn me K\u00ebr\u00e7ov\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrtesat e r\u00ebnd\u00ebsishme administrative t\u00eb qytetit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb edhe posta qendrore, komisariati i policis\u00eb, dhe elketrana .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Struga ka shum\u00eb buste dhe shtatore kushtuar figurave t\u00eb ndritura t\u00eb k\u00ebtij qyteti sidomos dallohen ato n\u00eb dy an\u00ebt e bulevardit p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit Diirini i Zi, dhe n\u00eb qend\u00ebr , t\u00eb saj ka edhe shtatoren e Nana Terezes, dhurat kjo e v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb nga Amerika, v\u00ebllez\u00ebrve Goj\u00e7aj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e preferuar sidomos p\u00ebr turist\u00ebt e huaj dhe shqiptar \u00ebsht\u00eb natyrisht bregu i liqenit dhe dy an\u00ebt e Drinit, ku ky lum\u00eb i gjat\u00eb &#8220;gjarp\u00ebrosh&#8221;n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb veriore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Drini i Zi, lumi m\u00eb i gjat\u00eb n\u00eb Ballkan nga Struga, nis\u00eb \u201c turra- vrapin\u201d e gjat\u00eb , duke p\u00ebrshkruar 149 kilometra, duke kaluar me dy t\u00eb treta e tij n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, Dib\u00ebr, Kuk\u00ebs, Tropoj\u00eb, dhe deri n\u00eb gryk\u00eb-derdhjen e tij n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Urat e shumta q\u00eb lidhin dy brigjet e Drinit t\u00eb Zi i japin Strug\u00ebs epitetin &#8220;Qyteti i Urave&#8221;, dhe ura m\u00e8 e fundit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb e re prej drrase, shum\u00eb e bukur, e p\u00ebruruar vetin e kaluar dhe q\u00eb lidh Teatrin Poshka t\u00eb gazetarit t\u00eb njohr Agim Poshka, me Parkun ku mbahet p\u00ebr \u00e7do vjet festivali nd\u00ebrkomb\u00ebtar I poezis\u00eb I quajtur \u201cNet\u00ebt e Poezis\u00eb Strugane\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lumi Drin i Zi \u201cmiku\u201d m\u00eb I vjet\u00ebr i struganve, rrjedh n\u00eb veri n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit t\u00eb Dibr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb malore, ku pastaj e sh\u00ebnon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kufirit Maqedoni &#8211; Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb kaluar pastaj n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e Maqedonis\u00eb rrjedha e lumit \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrprer\u00eb nga dy liqene artificiale, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e rrym\u00ebs elektrike. N\u00eb uj\u00ebrat e Drinit t\u00eb Zi rriten nj\u00eb num\u00ebr i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Liqeni i Ohrit, q\u00eb ka shtrirjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr rreth Strug\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb pik\u00ebtoreske e k\u00ebtij qyteti liqenor me nj\u00eb bukuri p\u00ebrrallore, sidomos nat\u00ebn k\u00ebtu mund t\u00eb mahnitesh me pamjet e tij, dhe nga ku shikohet edhe Lini i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga etimologjia origjina e emrit t\u00eb Strug\u00ebs, thuhet se vjen n\u00eb gjuh\u00ebn e vjet\u00ebr maqedonase, por Struga \u00ebsht\u00eb \u201cdjepi\u201d i shqiptarzimit n\u00eb Ballkanin erendimor. P\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qyteti k a tre teorit\u00eb e saj n\u00eb lidhje me emrin Strug\u00eb, ku secila perj tyre thuhet se ka &#8220;p\u00ebrqafuar&#8221; nga banor\u00ebt lokal\u00eb emrin q\u00eb e th\u00ebrrasin sot e k\u00ebsaj dite : Strug\u00eb -Struga .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr mua ky qytet t\u00eb cilin e kam vizituar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vendbanim shqiptar, gjat\u00eb vizit \u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, q\u00eb un\u00eb I kam quajtur \u201cUdh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr Trojet Shqiptare\u201d, ose &#8221; Dit\u00ebt e pushimve strugane &#8221; (10 deri m\u00eb 18 korrik 2017) , t\u00eb q\u00ebndrimit tim 8 ditor n\u00eb Strug\u00eb , do t &#8216;a ve\u00e7oja p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe bujarin\u00eb e treguar strugane, njohjen dhe takimet mbresal\u00ebn\u00ebse, me \u00e7do njerin prej atyre, q\u00eb u takova dhe u p\u00ebrshendeta n\u00eb \u00e7do lokal, apo edhe ambient familjar e rrug\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb arsye t\u00eb cilat do t&#8217;i shpjegoj\u00eb gjat k\u00ebtij reportazhi t\u00eb gjat\u00eb, nga ky udhtim dhe q\u00ebndrim n\u00eb Strug\u00eb k\u00ebsaj rradhe ka qen\u00eb paksa i vecant\u00eb . Mbasi ,ky jo vet\u00ebm se ishte q\u00ebndrimi m\u00eb i gjat\u00eb (8 dit\u00eb) , por edhe p\u00ebrjetova \u2013 nj\u00eb bujari, dashuri dhe respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb mrekullueshem.<br \/>\nSi gjithmon\u00eb kur vij\u00eb n\u00eb Strug\u00eb, e nis\u00eb vizit\u00ebn time me miqt e mi , t\u00eb par\u00eb, djemt\u00eb e Kaim Murtishit, dhe Nadiren sekretaren sharmante , me shume edukat dhe e zgjuar, t\u00eb biznesit t\u00eb tyre t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb qendr\u00ebr t\u00eb Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Etnomuzikologu i shquar strugan, Kaim Murtishi, studiues, hulumtues, dhe shkrimtar i tre librave, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua edhe arkiva e pasur e Strug\u00ebs, n\u00eb se k\u00ebrkon t\u00eb dish di\u00e7ka p\u00ebr Strug\u00ebn ndale tek sht\u00ebpia e Kaim Murtishit dhe gjen\u00eb gj\u00ebra q\u00eb as I ke pare apo d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kaim Murtishi,ka qen\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnsit e pare t\u00eb k\u00ebs treve, ai ka qen\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar folklorik dhe instrumentist i njohur, sidomos p\u00ebr mandolin\u00ebn.<br \/>\nSot ai megjithse n\u00eb mosh\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pensionist, dinamik, gjithmon\u00eb i angazhuar n\u00eb aktivitetet q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i ndahet jo vet\u00ebm aktiviteve dhe veprimtarive n\u00eb Strug\u00eb e Tetov\u00eb, por dhe n\u00eb t\u00eb gjitha viset shqiptare. Gjith\u00eb koh\u00ebn ja ka p\u00ebrkushtuar kombit shqiptar, traditave, kultur\u00ebs, muzik\u00ebs dhe botimeve n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kai, si i th\u00ebrrasin strugan\u00ebt, atij, \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb shqiptar nga Ladorishti i Strug\u00ebs, nj\u00eb muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave t\u00eb ndryshme. Ai sht\u00ebpin\u00eb e tij a ka kthyer n\u00eb nj\u00eb muze etnografik, ku gjen gjith\u00e7ka q\u00eb as edhe nj\u00eb muze nuk e ka.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kaim Murtishi shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore q\u00eb tek \u00e7iftelia, mandolina, ku k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ja ka m\u00ebsuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja,thot\u00eb ai,<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cI ndjeri e ndihmoi dhe krijoi grupin e par\u00eb t\u00eb mandolinave, ku m\u00eb pas Kaimi e ngriti grupin e mandolinave n\u00eb fshatin e Ladorishtit si fillim n\u00eb vitet 1957, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet e para n\u00eb Shkup, kur ishte normalist\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kaimi, ka incizuar k\u00ebng\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Presp\u00ebs, Ohrit, Tetov\u00ebs, K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Dibr\u00ebs dhe gjith\u00eb trevave shqiptare. T\u00eb gjitha i ka regjistruar m\u00eb nj\u00eb magnetofon, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, t\u00eb cilen e ruan si nj\u00eb relike s\u00eb bashku me makinat e shkrimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga ata q\u00eb jan\u00eb edhe miqt e mi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe q\u00eb ka jetuar n\u00eb Strug\u00eb, ku ai kaloi dhe f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb edhe Kryetari i organizat\u00ebs s\u00eb par\u00eb Lobiste shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb , K\u00ebshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, nga Fr\u00ebgova.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I cili prej m\u00eb shum\u00eb se 4 dekada \u00ebsht\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, i shp\u00ebrngulur prej Struge me gjith\u00eb familje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e tija aq t\u00eb bukura, sidomos ajo p\u00ebr &#8220;Strug\u00ebn time&#8221; si\u00e7 e quan ai me shum\u00eb mall e dashuri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Rrok Stari Strugan&#8221;, Haxhi Dauti, si m\u00eb p\u00eblqen mua t\u2019a tharr\u00ebs at\u00eb, me notat e muzik\u00ebs dhe k\u00ebng\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet magjik, sikur e ka hymnizuar Strug\u00ebn , duke i dh\u00ebn k\u00ebtij qyteti historik dhe piktoresk m\u00eb shum\u00eb dashuri &#8211; muzik\u00ebalitet dhe ngjyra t\u00eb bukura Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Haxhiu \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej aty qindra strugan\u00ebve t\u00eb suksessh\u00ebm &#8211; q\u00eb i njofim ne n\u00eb SHBA, p\u00ebr veprimtarin e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbasi, Strugan\u00ebt n\u00eb SHBA, jan\u00eb komuniteti shqiptar m\u00eb aktivi dhe i pa kursyer \u00e7do her p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Strugan\u00ebt kan qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb SHBA p\u00ebr kontributin e tyre historik, sidomos at\u00eb \u00e7far\u00eb kan b\u00ebr\u00eb ata kur flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, luft\u00ebn e U\u00c7K-\u00ebs, ku ka pasur edhe nga ata q\u00eb kan luftuar, dhe n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Maqedoni, dhe sa e sa veprimtari t\u00eb tjera, ku jan\u00eb shquar n\u00ebp\u00ebr demostratat n\u00eb Nju Jork e Uashington, por dhe ndihmat e m\u00ebdha t\u00eb strugan\u00ebve.<br \/>\nRajoni i Strug\u00ebs perfshin nj\u00eb siperfaqe prej 50703 ha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb siperfaqe jan\u00eb t\u00eb vedosur 50 fshatra dhe qyteti i Strug\u00ebs, ku sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis(2013) jetojn\u00eb 63367 banor\u00eb. N\u00eb bregun e Liqenit t\u00eb Ohrit jan\u00eb ngritur fshatrat Radozhd\u00eb dhe Kalisht\u00eb . N\u00eb cepin per\u00ebndimor t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs ngjitur me masivin malor ndodhen fshatrat Ladorisht\u00eb , Shum , Zagra\u00e7an , Belic\u00eb e Poshtme , Velesht\u00eb , Oktis , Vev\u00e7an , Podgorc dhe Llabunisht\u00eb .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb masivin malor t\u00eb Jabllanic\u00ebs shtrihen fshatrat Mali Vllaj , Fr\u00ebngov\u00eb , Vishnja dhe Belica e Sip\u00ebrme .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rajonit t\u00eb Strug\u00ebs i p\u00ebrkasin edhe fshatrat Jabllanic\u00eb , Borovec, Piskupshtin , Lukov\u00eb , Bezev\u00eb, Nerezi, Lakajce, Modri\u00e7 dhe Drenok . N\u00eb mal\u00ebsi shtrihen fshatrat Prisovjan , Zbazhd\u00eb , Rzhan dhe Llokov si dhe dy fshatrat Burinec dhe Sellce .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pjs\u00ebn jugore t\u00eb masivit t\u00eb malit Karaorman shtrihen fshatrat Misllodezhd\u00eb , B\u00ebr\u00e7eve , Tashmurunisht , Tosk\u00eb dhe Poum , nd\u00ebrsa pak m\u00eb posht\u00eb tyre fshatrat Dobovjan , Tatesh i poshtem dhe Tateshi i sip\u00ebrm , Koroshisht\u00eb dhe Dollogozhd\u00eb . Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00eb p\u00ebr rreth rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Dib\u00ebr shtrihet fshati Gllobo\u00e7ic\u00eb .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs nd\u00ebrkaq , ndoshen fshatrat Vranisht\u00eb , Moroisht\u00eb , Mislleshov\u00eb , Drasllajc\u00eb , Llozhan , Novo Sell\u00eb , Bixhov\u00eb dhe Livadhi .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fr\u00ebngova fshati par\u00eb sapo kalon pik\u00ebn kufitare t\u00eb Qaf\u00eb Than\u00ebs<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sapo kalon pik\u00ebn kufitare t\u00eb del p\u00ebrpara rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb mali Fr\u00ebngova e cila gjendet n\u00eb pjes\u00ebn jugper\u00ebndimore t\u00eb Strug\u00ebs. Territori i k\u00ebtij vendbanimi ngrihet deri n\u00eb malin Jabllanic\u00eb n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fshati \u00ebsht\u00eb kodrinor, me nj\u00eb lart\u00ebsi mbidetare prej 810 metra. Fshati ka shkoll\u00eb fillore, nj\u00eb xhami, disa puntori t\u00eb vogla dhe shitore. Nga qyteti i Strug\u00ebs \u00ebsht\u00eb larg 6 kilometra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Territori \u00ebsht\u00eb pyjor me pak fush\u00eb bujq\u00ebsore, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij lokaliteti merren me pylltari, bujq\u00ebsi dhe blegtori, nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb qytetin e Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl numri i banor\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht jasht vendit nga ky fshat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb k\u00ebto an\u00eb dhe n\u00eb emigrm (kurbet\u00eb) jan\u00eb histori suksesi me shpjegon nj\u00eb fshatar\u00eb i k\u00ebsaj ane, ulur n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb bukur rr\u00ebz\u00eb kodr\u00ebs .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ladorishta: Bazilika Ilire, Masakra e Ladorishtit dhe Beteja e Petrinj\u00ebs<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ladorishti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr fshatrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb rajonit t\u00eb Strug\u00ebs me rreth 700 sht\u00ebpi dhe rreth 4000 banor\u00eb. N\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb e organizuar jeta kulturore dhe sportive n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve te klubit futbollistik \u201cFlamurtari\u201d dhe SHKA \u201cVal\u00ebt e Liqenit\u201d t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb festivale si brenda vendit ashtu edhe jasht\u00eb duke u nderuar me shum\u00eb \u00e7mime dhe l\u00ebvdata.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ladorishtin gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite do t&#8217;a quaja &#8220;Zvicr\u00ebn&#8221; shqiptare,nj\u00eb fshat\u00eb ky me sht\u00ebpit\u00eb -vila, q\u00eb t\u00eb mah\u00ebnitin me bukurin\u00eb dhe stilin e tyre alpin\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb e stilit zvicerane,nd\u00ebrtuar me djer\u00ebs\u00ebn e kurbetqarve ladorishtas n\u00eb Zvic\u00ebr<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ladorishti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendbanim i vjet\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon Bazilika, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb popull trim, trim\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebshmon me pjesmarrjen e banor\u00ebve n\u00eb disa luftra, ka q\u00ebn\u00eb gjithmon mikprit\u00ebs dhe mbajt\u00ebs i fjal\u00ebs, ka ngritur flamurin at\u00ebher\u00eb, kur ka q\u00ebn\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar, dhe ka hapur shkolla at\u00ebher\u00eb kur ka q\u00ebn\u00eb e ndaluar, e sot Ladorishti \u00ebsht\u00eb krenar p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit ngrihet lavdish\u00ebm nj\u00eb monument i madh q\u00eb kujton 71 vjetorin nga masakra e forcave nazifashiste mbi fshatin Ladorisht, ku u vran\u00eb thuhet m\u00eb shum\u00eb se 84 fshatar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, u plagos\u00ebn qindra t\u00eb tjer\u00eb dhe u dogj e u shkrumua i t\u00ebr\u00eb fshati\u2026 Ishte kjo hera e tret\u00eb e djegies s\u00eb fshatit, pas forcave bullgare dhe forcave serbe gjate lufterave ballkanike\u2026 Her\u00ebn e kat\u00ebrt thon\u00eb ladorishtar\u00ebt e provoi Gligorovi me 1992, por nuk ia doli mban \u00eb, t\u00eb n\u00ebnshtroj\u00eb dhe t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat i cili historiksht \u00ebsht\u00eb i dalluar p\u00ebr trim\u00ebri, patriotiz\u00ebm, m\u00ebn\u00e7uri dhe pena t\u00eb forta komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn komuniste jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa hulumtime n\u00eb Bazilik\u00eb nga disa arkeolog t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nga ajo periudh\u00eb e deri tash studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe Albanolog t\u00eb njohur kan\u00eb theksuar p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb, dhe vlerat q\u00eb ka Bazilika, qe daton nga shekulli IV-VI e.s. Albanologu kroat, Aleksand\u00ebr Stip\u00e7eviq i cili ka deklaruar se ka preardhje ilire, gjithashtu para ca koh\u00ebsh ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bazilik\u00ebn e Ladorishtit, n\u00eb librin e tij \u201c Ilir\u00ebt: historia, jeta, kultura- simbolet e kultit\u201d i botuar n\u00eb vitin 1990, n\u00eb hart\u00ebn e vendbanimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsime arkeologjike nga periudha parahistorike, b\u00ebn pjese edhe Ladorishti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr e Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe vjen Veleshta<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Velesht\u00eb, \u00ebsht\u00eb fshat n\u00eb Komun\u00ebn e Strug\u00ebs, Maqedoni shtrihet n\u00eb nj\u00eb rrafshnalt p\u00ebr gjat\u00eb rrug\u00ebs kur vjen nga Dibra e Madhe. Mbi prejardhjen e emrit t\u00eb Velesht\u00ebs ka shum\u00eb hipoteza, por sipas konsultimeve t\u00eb shumta me historian\u00eb, albanolog\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb dhe etimolog\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e lidhur para s\u00eb gjithash me kultivimin e rrushit.<br \/>\nVeleshta sipas regjistrimit t\u00eb vitit 2002 ka 8156 banor\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb fshat jetojn\u00eb jo m\u00eb pak se 6200 banor\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe nga popullata jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs sidomos ata t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Tri Shtetshit &#8211; NY-NJ-CT,njofin policin e e uniform\u00ebs s\u00eb Nju Xhersit, n\u00eb qytetin e Patersonit, Lirim Kaba , atdhetar e patriot i flak\u00ebt, i cili ka dh\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku me fmljen e tij nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr luft\u00ebn e U\u00c7K-\u00ebs, at\u00eb t\u00eb 2001 dhe \u00e7do veprimtar komb\u00ebtare n\u00eb SHBA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mirepo ne vitet e sotme Veleshta eshte zgjeruar edhe me teper prandaj ka arritur ne 11.000 banore ku 30% jetojne ne vendet e huaja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendbanimet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb fush\u00ebgrop\u00ebn e Strug\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe fshati Dollogozhd\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendbanimet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb fush\u00ebgrop\u00ebn e Strug\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe fshati Dollogozhd\u00eb i cili ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn veriore rrez\u00eb malit Karaorman n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi mbidetare prej 720 metra. Burimi i emrit Dollogozhd\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dita ka teza t\u00eb cilat sipas goj\u00ebdh\u00ebnave shpjegohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pasiq\u00eb n\u00eb veri ka malin Karaorman, n\u00eb lindje Krasten dhe n\u00eb jug fush\u00ebn ndodhet n\u00eb lug\u00eb, thuhet se dikur \u00ebsht\u00eb quajtur Luguosht\u00eb, varianti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Guri i Bardh\u00eb sepse shk\u00ebmbinjt\u00eb jan\u00eb g\u00eblqeror dhe kan\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, dhe varianti i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb kur fshatar\u00ebt e Poumit kan\u00eb zbritur posht\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cdola posht\u00eb\u201d q\u00eb kur i bashkojm\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb fitohet emri Dolloposht\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Popullata n\u00eb Dollogozhd\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare dhe i p\u00ebrket besimit Islam. Q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e lashta popullata e Dollogozhd\u00ebs v\u00ebrehej si arsimdash\u00ebse, bujare dhe pun\u00ebtor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i theksuar edhe migracioni dhe sidomos i rinis\u00eb, e cila p\u00ebr shkaqe fillimisht politike dhe m\u00eb pas ekonomike kan\u00eb migruar n\u00eb SHBA, Zvic\u00ebr, Austri Gjermani por edhe n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por edhe sot e k\u00ebsaj dite edhe pse m\u00ebrgimtar\u00ebt Dollogozhdar\u00eb jan\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim zemr\u00ebn dhe shpirtin i kan\u00eb n\u00eb vendlindje, ku vazhdimisht kontribuojn\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt p\u00ebr rind\u00ebrtimin e fshatit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Dollogozhd\u00eb veprojn\u00eb edhe Klubi Futbollistik dhe Shoq\u00ebria kulturoro-artistike, t\u00eb cil\u00ebt permes pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe aktiviteteve edhe jasht\u00eb vendit mbajn\u00eb gjall\u00eb dhe shfaqin kudo traditat dhe kultur\u00ebn e Dollogozhd\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dollogozhda kujtohet dhe mbahet mend edhe p\u00ebr kontributin e saj madhor n\u00eb luft\u00ebrat e fundit p\u00ebr liri t\u00eb shqiptar\u00ebve ku djemt\u00eb e k\u00ebtij fshati ishin aktiv\u00eb po edhe n\u00eb radh\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare, e cila luftoi n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb barabarta t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Shum\u00eb djem t\u00eb rinj n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme ndihmuan t\u00eb dy k\u00ebto l\u00ebvizje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe komb\u00ebtare ku mjaft mir\u00eb mbahet mend dhe p\u00ebrmendet Nuri Mazari i cili mbante nofk\u00ebn \u201cKomandant Struga\u201d.<br \/>\nRadozhda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb komun\u00ebn e Strug\u00ebs n\u00eb rajon jugper\u00ebndimore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Radozhda \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit. \u00cbsht\u00eb 10 km n\u00eb jug t\u00eb qytetit t\u00eb Strug\u00ebs. Ky vendbanim \u00ebsht\u00eb 2 km nga kufirin shqiptaro-maqedonas. Fshati m\u00eb i af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb fshatit Lin i cili ndodhet n\u00eb Shqip\u00ebri. Lart\u00ebsia mbidetare e k\u00ebtij vendbanimi \u00ebsht\u00eb 725 metra. Fshati \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb skajin per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit mbi dhjet\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. \u00cbsht \u00eb themeluar n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb pjellore me kushte p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb. Zonat p\u00ebrreth kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr bujq\u00ebsi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Fshati u themelua rreth 1 km n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb kuror\u00ebn e fshatrave p\u00ebr rreth Strug\u00ebs,dhe n\u00eb qytetin e Strug\u00ebs gati \u00e7do sht\u00ebpi dhe rrug\u00eb mban flamrin kuq e zi me shkab\u00ebn dy krenare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb bukur ngjan Struga, vet\u00ebm kuq e zi\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka vet\u00ebm flamuj shqiptar Kuq e Zi dhe me Shqiponj\u00ebn me dy krena, rall\u00eb t\u00ebbie t\u00eb shikosh ndonj\u00eb flamur maqedonas.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Struga ka pasur gjasht\u00eb firm\u00ebtar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912, nj\u00eb nipi i Ismail Qemalit \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet . Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ne jemi k\u00ebtu, kemi qen\u00eb k\u00ebtu dhe do t\u00eb t\u00eb jemi k\u00ebtu. E thot\u00eb edhe himni yn\u00eb, se Zoti vet\u00eb e la me goj\u00eb, q\u00eb kombet shuhen p\u00ebrmbi dhe, por shqiptar\u00ebt do t\u00eb rrojn\u00eb, p\u00ebr to dhe vet\u00ebm p\u00ebr to punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne.K\u00ebt\u00eb vend ne do ta trash\u00ebgojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjysh\u00ebrve dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb, ashtu si\u00e7 do ta trash\u00ebgojn\u00eb nip\u00ebrit dhe st\u00ebrnip\u00ebrit tan\u00eb, besat dhe st\u00ebrmbesat tan\u00eb &#8221; ka th\u00ebn\u00eb kryatri i LPDRSH, Zijadin Sela ,deputeti i cili tani \u00ebsht\u00eb duke udh\u00ebhequr nj\u00eb l\u00ebvizje poliitike n\u00eb Maqedoni me ndjenja dhe frym\u00ebzim t\u00eb thell\u00eb komb\u00ebtar .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mir\u00ebp o , sa her t\u00eb vizitosh Strug\u00ebn m\u00ebnj\u00ebher e ndjen at\u00eb \u201cer\u00ebn\u201d shqiptare ngado q\u00eb shikon e viziton\u00eb \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj toke Arb\u00ebrore . Aty ku si n\u00eb Tetov\u00eb, Gostivar\u00eb, Kumanov\u00eb, Dib\u00ebr, K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, e t\u00eb gjitha viset shqiptare m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb \u00e7do gj\u00eb frymon shqip. Vet\u00eb qyteti i Strug\u00ebs ka m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb se sa maqedonas , dhe ngaq\u00eb rrethinat e saj p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madh\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb shqiptar\u00ebt, aty t\u00eb duket vetja shum\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Struga qyteti i &#8220;Dit\u00ebve t\u00eb Poezis\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb databasit observues t\u00eb quajtur Wikipedia, thuhet se Struga, \u00ebsht\u00eb qytet dhe qend\u00ebr e komun\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr q\u00eb shtrihet n\u00eb pjes\u00ebn jugper\u00ebndimore t\u00eb Maqedonis\u00eb. Qyteti shtrihet n\u00eb brigjet veriore t\u00eb Liqenit t\u00eb Ohrit. P\u00ebrmes qytetit kalon lumi Drini i Zi, i cili buron nga liqeni. Struga p\u00ebrmendet q\u00eb nga antika, aty pran\u00eb kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjet\u00ebr ilir i Strug\u00ebs ishte Enhallon.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb kulturore t\u00eb Strug\u00ebs dhe rrethin\u00ebs me nj\u00eb rend\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb bazilikat n\u00eb Oktisi dhe n\u00eb Ladorishti. P\u00ebr bazilik\u00ebn n\u00eb Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika t\u00eb tilla ka n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin mir\u00ebpo rrall\u00eb gjenden bazilika me mozaik n\u00eb podium. N\u00eb nj\u00eb terren kaq t\u00eb pasur n\u00eb shekullin e VII erdh\u00ebn sllav\u00ebt, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Ohri ishte shkat\u00ebrruar nga nj\u00eb t\u00ebrmet, gjithashtu edhe bazilikat n\u00eb Oktisi dhe Ladorishti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kultura<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Struga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebme kulturore n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb , ajo \u00ebsht\u00eb vendlindja e poet\u00ebve Konstantin \u0430nd Dimitar Milladinov . Ngjarja kryesore nga jeta kulturore n\u00eb Strug\u00eb \u00ebsht\u00eb taikimi m\u00eb i madh i poezis\u00eb n\u00eb bot\u00eb i njohur p\u00ebrndryshe si :&#8221; Struga Mbr\u00ebmjet Poetike&#8221;.Ngjarje poetike, kjo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan marr\u00eb pjes\u00eb edhe laureat\u00eb nga bota, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa fitues t\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi, si fituesit t\u00eb k\u00ebtill si Joseph Brodsky , Eugenio Montale , Pablo Neruda , Seamus Heaney , Fazil H\u00fcsn\u00fc Da\u011flarca dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nga viti 1966 .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qyteti ka edhe disa monumente kulturore n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb saj t\u00eb tilla si Manastiri \u043ef Kalista , pak kilometra larg me qendr\u00ebn e qytetit , t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb bregun e liqenit t\u00eb Ohrit. Struga ka disa objekte artitoteknike q\u00eb besohet se datonjn\u00eb nga shekulli i 16t\u00eb, afreske prej Shekullit t\u00eb 14 dhe 15 .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e qytetit \u00ebsht\u00eb e ardhur sidoms p\u00ebrmes turizmit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb huajve . Vendndodhja e Liqenit t\u00eb Ohrit e b\u00ebn ajo jet\u00ebn turistike m\u00eb qet\u00eb dhe m\u00eb paq\u00ebsore q\u00eb vizitor\u00ebt t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb pushim m\u00eb aktiv . Kur viziton\u00eb Strug\u00ebn qyteti i Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb , ka jo pak vende q\u00eb tregojn\u00eb kultur\u00ebn e bukuris\u00eb , sht\u00ebpi karakteristike balte, sht\u00ebpia e v\u00ebllez\u00ebrve Milladinovci , pazari i vjet\u00ebr i Strug\u00ebs , kishat e vjet\u00ebra dhe xhamit madh\u00ebshtore .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7do ver\u00eb \u0456nkultura e ka qendr\u00ebn e saj n\u00eb Strug\u00eb &#8211; Struga, edhe m\u00eb shum\u00eb se Miami ndoshta \u00ebsht\u00eb qyteti q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, sken\u00ebn e hapur verore , ku ajo organizon festivalin Cinemania dhe Music Festival &#8220;Ejani&#8221; p\u00ebrfshir\u00eb , rock metalike , elektro , hip hop , r&#8217;n b\u0430nd dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga grupe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin . Struga shquhet edhe p\u00ebr &#8220;korsat&#8221; e mbr\u00ebmjes ose shetitjet e mbr\u00ebmjes, n\u00eb dy an\u00ebt e lumit Dirni i Zi, ose nat\u00eb sh\u00ebtitje nga liqeni , nga lumi , \u043er g\u043e \u0430tm\u043est popullor disko Oaza , Glamour , Alibia , Empire dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare Reportazh special nga Komuna e Strug\u00ebs &#8211; Beqir SINA &nbsp; Struga \u201cZvicera\u201d e Ballkanit,rrethuar me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb bukur plot\u00eb me fshatra shqiptare &nbsp; STRUGE : Struga si qytet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb i popullarizuar turistik, n\u00eb Maqedoni, ai ndodhet n\u00eb jug-per\u00ebndim t\u00eb zonave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb , t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14973,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,10],"tags":[931],"class_list":["post-14972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-rajoni","tag-struga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14972"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14974,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14972\/revisions\/14974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}