{"id":14948,"date":"2017-07-12T12:39:31","date_gmt":"2017-07-12T10:39:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14948"},"modified":"2017-07-12T12:39:31","modified_gmt":"2017-07-12T10:39:31","slug":"noti-bashkon-trojet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14948","title":{"rendered":"NOTI BASHKON TROJET SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"465\" height=\"382\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 465px) 100vw, 465px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Gazeta Telegraf e Tiran\u00ebs njofton se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve po zhvillohet n\u00eb Durr\u00ebs nj\u00eb veprimtari e par\u00eb sportive n\u00eb historin\u00eb e notit shqiptar. Me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, Federata Shqiptare e Notit b\u00ebri histori duke organizuar n\u00eb pishin\u00ebn e Durr\u00ebsit, Kampionatin Mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sport, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar. K\u00ebsaj ngjarjeje mbar\u00ebkomb\u00ebtare i parapriu Kampionati Komb\u00ebtar i muajit t\u00eb kaluar p\u00ebr moshat deri n\u00eb 14 vje\u00e7, tha p\u00ebr gazet\u00ebn Telegraf, Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Notit, Z. Agim \u00c7iraku.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Telegraf, Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Notit, Z. \u00c7iraku, me t\u00eb drejt\u00eb e cil\u00ebsoi Kampiontaion Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb notit si, \u201cNj\u00eb veprimari t\u00eb madhe t\u00eb notit n\u00eb vendin ton\u00eb\u2026 ku marrin pjes\u00eb notar\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare, \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb interesant k\u00ebt\u00eb event\u201d, theksoi ai n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn Telegraf. Kjo nuk ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e vog\u00ebl dhe do si do, por k\u00ebrkonte seriozitet dhe aft\u00ebsi organizimi. Z. \u00c7iraku shtoi se n\u00eb Kampionat po marrin pjes\u00eb rreth\u00eb 300-notar\u00eb t\u00eb zgjedhur nga federatat e trojeve shqiptare. Ai theksoi se p\u00ebrgatitjet e m\u00ebdha, p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e qindra notar\u00ebve n\u00eb garat e Durr\u00ebsit, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, organizimin dhe p\u00ebrzgjedhjen e skuadrave dhe t\u00eb gjyqtar\u00ebve, si dhe detaje p\u00ebr akomodimin e gjith\u00eb k\u00ebtyre pjesmarr\u00ebsve q\u00eb v\u00ebrshuan n\u00eb Durr\u00ebs, nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare.<\/p>\n<p>Z. \u00c7iraku duhet t\u00eb ndihet krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje, jo vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja dhe natyra mbar\u00ebkomb\u00ebtare e gar\u00ebs, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb po i sjell\u00eb notit shqiptar, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi k\u00ebtij sporti tashti i konsideruar si mbar\u00eb shqiptar, vendin q\u00eb i takon n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb. Por edhe p\u00ebr faktin se si\u00e7 n\u00ebnvijoi edhe ai vet, ky organizim sportiv, sh\u00ebnon, \u201cRikthimin e tradit\u00ebs s\u00eb mir\u00eb q\u00eb Durr\u00ebsi ka patur me sportin e notit\u201d, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nuk kishte organizuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel mbar\u00ebkomb\u00ebtar, nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb not.<\/p>\n<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Notit, Z. Agim \u00c7iraku njoftoi lexuesit e gazet\u00ebs Telegraf se n\u00eb garat e Durr\u00ebsit do t\u00eb merrnin pjes\u00eb 150-notar\u00eb nga 15-16 ekipe<br \/>\nnga mbar\u00eb Shqip\u00ebria, nd\u00ebrsa nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi ishin regjistruar nj\u00eb num\u00ebr i nj\u00ebjt\u00eb pjes\u00ebmarrsish n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, p\u00ebrfaqsues t\u00eb federatave t\u00eb tyre respektive t\u00eb notit. Z. \u00c7iraku u shpreh optimist se notar\u00ebt shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe nga viset e tjera shqiptare do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb rekorde t\u00eb reja gjat\u00eb k\u00ebtij Kampionati Mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa bukur ting\u00ebllon kjo, \u201cKampionati Mbar\u00ebkomb\u00ebtar i Notit\u201d, sidomos sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve kur aq shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u00eb organizoheshin n\u00eb nivel komb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb sport, por pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e aktiviteteve kulturore, shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike, por q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur deri m\u00eb tani, aq sa do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhnin. Ndoshta duhej q\u00eb sporti, pik\u00ebrisht nj\u00eb organizim si Kampionati Mbar\u00ebkomb\u00ebtar i Notit q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn drejt\u00eb nj\u00eb bashkpunimi dhe bashkrendimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar edhe n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Urime Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Notit dhe Presidentit t\u00eb saj Z. Agim \u00c7iraku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje kaq t\u00eb madhe e kaq dometh\u00ebnse sportive shqiptare, jo vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit, por edhe p\u00ebr faktin se kjo gar\u00eb po mbahet n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, b\u00ebjn\u00eb deklarata bombastike q\u00eb i merr era p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime politike, para zgjedhjeve \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidhin problemin e tarif\u00ebs p\u00ebr disa thas\u00eb potatesh n\u00eb kufirin shqiptaro-shqiptar \u2013 ja nj\u00eb organizat\u00eb jo-qeveritare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Federata Shqiptare e Notit, u tregon udh\u00ebn politikan\u00ebve se si duhen b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat, duke bashkuar shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb eveniment mbar\u00ebkomb\u00ebtar garash n\u00eb not.<\/p>\n<p>Ashtu, pa buj\u00eb, pa rrahje gjoksi &#8212; dhe pa deklarata bombastike boshe t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, t\u00eb cilat sikur b\u00ebhen me q\u00ebllim dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara, p\u00ebr t\u00eb zem\u00ebruar miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e kombit &#8212; Federata Shqiptare e Notit organizon k\u00ebto dit\u00eb &#8212; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, n\u00eb Durr\u00ebsin bregdetar shqiptar, gara n\u00eb not \u2013 n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimit dhe bashkimit komb\u00ebtar, me pjes\u00ebmarrr\u00ebs nga t\u00eb gjitha trojet. Duke ven\u00eb n\u00eb dukje vlerat m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme sportive po se po, por edhe vlerat shpirt\u00ebrore, kulturore dhe komb\u00ebtare, m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb 100-viteve t\u00eb fundit \u2013 p\u00ebr arsye historike q\u00eb dihen &#8212; t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb gjeografikisht dhe ideologjikisht nga nj\u00ebri tjetri, familja me familje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptari nuk u suall mir\u00eb me shqiptarin &#8212; sot shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha trojet s\u00eb bashku, n\u00eb paq\u00eb dhe pa frik\u00eb nga askush, garojn\u00eb n\u00eb not, aty n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Dihet se gjat\u00eb historis\u00eb, sporti ka luajtur nj\u00eb rol pozitiv dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr bashkim dhe p\u00ebr mir\u00ebkuptim, madje edhe n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Historia ka sh\u00ebnuar efektin e \u201cdiplomacis\u00eb ping pong\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-kineze, kur lojtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb ping pongut kishin shkuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave, ngarje kjo q\u00eb p\u00ebrgatiti rrug\u00ebn p\u00ebr vizit\u00ebn e famshme t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Z. Ri\u00e7ard Nixon n\u00eb Kin\u00eb, duke zbutur k\u00ebshtu atmosfer\u00ebn politike midis dy vendeve kund\u00ebrshtare dhe duke sjellur nj\u00eb ulje tenisonesh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs. \u201cAsnj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur sporti si nj\u00eb mjet m\u00eb efikas n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, ishte shprehur udh\u00ebheqsi i at\u00ebhersh\u00ebm komunist kinez, \u00c7u En Lai, duke iu referuar q\u00ebndrimit prej nj\u00eb jave t\u00eb sportist\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Flamuri i Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe valvitet sot i lir\u00eb mbi tok\u00ebn shqiptare dhe n\u00eb mjedisin e garave t\u00eb notit n\u00eb Durr\u00ebs, si nj\u00eb simbol shprese p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo dhe s\u00eb bashku. Garat mbar\u00eb-komb\u00ebtare t\u00eb notit t\u00eb organizuara nga Federata Shqiptare e Notit n\u00eb pishin\u00ebn e Durr\u00ebsit m\u00eb 10, 11, dhe 12 korrik \u2013 p\u00ebrve\u00e7se se jan\u00eb si\u00e7 e cil\u00ebsoi Presidenti I saj, Z. Agim \u00c7iraku, nj\u00eb, \u201cveprimtari e madhe e notit n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, mund t\u00eb konsiderohen gjithashtu edhe si nj\u00eb simbol lirie, barazie dhe v\u00ebllaz\u00ebrie midis shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha trojeve \u2013 nj\u00eb miniatur\u00eb e bashkimit t\u00eb trojeve shqiptare, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! Kampionati i notit n\u00eb Durr\u00ebs, sh\u00ebnon gjithashtu edhe besimin n\u00eb vet-vete se garat sportive mbar\u00ebkomb\u00ebtare jan\u00eb, nj\u00ebherazi, nj\u00eb shprehje e zot\u00ebsis\u00eb dhe aft\u00ebsive, si dhe e fuqis\u00eb krijuese t\u00eb sportist\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar me nj\u00ebri tjetrin dhe me t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb nivel rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb paq\u00eb, barazi e v\u00ebllaz\u00ebrim. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis zhg\u00ebnjimesh politike dhe ekonomike n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, Kampionati mbar\u00eb komb\u00ebtar i notit n\u00eb Durr\u00ebs, mund t\u00eb shikohet, ndoshta si nj\u00eb \u00e7faqje e vog\u00ebl, si nj\u00eb hap I par\u00eb por dometh\u00ebn\u00ebs i realizimit shpres\u00ebs n\u00eb arritje, eventualisht, t\u00eb synimeve komb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardh\u00ebme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr brezat, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Gazeta Telegraf e Tiran\u00ebs njofton se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve po zhvillohet n\u00eb Durr\u00ebs nj\u00eb veprimtari e par\u00eb sportive n\u00eb historin\u00eb e notit shqiptar. Me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, Federata Shqiptare e Notit b\u00ebri histori duke organizuar n\u00eb pishin\u00ebn e Durr\u00ebsit, Kampionatin Mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sport, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[928,927,51],"class_list":["post-14948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-agim-ciraku","tag-federata-shqiptare-e-notit","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14949,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14948\/revisions\/14949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}