{"id":14712,"date":"2017-06-29T10:59:47","date_gmt":"2017-06-29T08:59:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14712"},"modified":"2017-06-29T11:01:38","modified_gmt":"2017-06-29T09:01:38","slug":"kryeministri-rama-dhe-at-gjergj-fishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14712","title":{"rendered":"KRYEMINISTRI RAMA DHE AT GJERGJ FISHTA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/edi-rama.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2609 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/edi-rama.jpg\" alt=\"\" width=\"444\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/edi-rama.jpg 444w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/edi-rama-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 444px) 100vw, 444px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb poezi m\u00eb posht\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; postuar n\u00eb fejsbukun e tij &#8212; Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama fal\u00ebnderoi votuesit shqiptar\u00eb duke ju th\u00ebn\u00eb atyre, \u201cu rrit\u00eb ndera\u201d, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i dhan\u00eb atij dhe Partis\u00eb q\u00eb ai drejton, n\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb djel\u00ebs q\u00eb kaloi. Jan\u00eb k\u00ebto vargje t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb Poetit t\u00eb madh komb\u00ebtar, q\u00eb Kryeministri Rama ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe elektoratin e saj me k\u00ebt\u00eb rast, duke shprehur mir\u00ebnjohjen e tij Shqip\u00ebris\u00eb me fjal\u00ebt e Fisht\u00ebs, \u201cP\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb rrnoft\u00eb ty ndera.\u201d<\/p>\n<p><strong><em>Nga Edi Rama Fejsbuk<\/em><\/strong><br \/>\n<em> AMARCORD<\/em><br \/>\n<em> Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue&#8230;<\/em><br \/>\n<em> &#8220;Per\u00ebndija t&#8217; fali i Amshuesh\u00ebm,&#8230;<\/em><br \/>\n<em> S\u00e1 &#8216;dhe deka \u00e2sht p\u00ebr t\u00fd e shieshme:<\/em><br \/>\n<em> N&#8217; gj\u00ed tand vorri \u00e2sht i lakmuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Po, edh\u00e8 h\u00e2na do t&#8217; a dij\u00eb,<\/em><br \/>\n<em> Edh\u00e8 dielli do t&#8217; k\u00e9t p\u00e1,<\/em><br \/>\n<em> Se p\u00ebr qark ksaj rrokullije,<\/em><br \/>\n<em> Si Shqypnija &#8216;i vend nuk k\u00e1!<\/em><\/p>\n<p><em>Rrnosh e kjosh, pr\u00e1 moj Shqypn\u00ed,<\/em><br \/>\n<em> Rrnosh e kjosh gjithmon\u00eb si vera,<\/em><br \/>\n<em> E me dije e me Lir\u00ed<\/em><br \/>\n<em> P\u00ebr jet\u00eb t&#8217; jet\u00ebs t\u00eb rrnoft\u00eb t\u00fd ndera.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e k\u00ebtyre vargjeve t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs nga Z. Rama, n\u00eb fal\u00ebnderim Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve p\u00ebr fitoren q\u00eb i akorduan atij dhe partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e fundit, p\u00ebrkon me nj\u00eb p\u00ebrvjetor tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fishtjan, ndon\u00ebse t\u00eb harruar me q\u00ebllim, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar \u2013 e q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i fjalimit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris me 28 qershor, 1919 mbi \u201cShqyptar\u00ebt dhe t\u00eb drejtat e tyne\u201d. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb fjalim klasik i mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb interesave komb\u00ebtare, Homerit t\u00eb Kombit e t\u00eb rac\u00ebs arb\u00ebrore dhe Fran\u00e7eskanit t\u00eb madh, At Gjergj Fisht\u00ebs, q\u00eb deri sot besoj se mbetet nj\u00eb fjalim i pashoqt dhe i pa shembullt p\u00ebr tem\u00ebn q\u00eb trajton, i.e. t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>At Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bum\u00e7i dhe Dhimit\u00ebr Berati, Paris, 1919<\/p>\n<p>Ishte fati i kombit q\u00eb At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jashtzakonisht kritike p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shtetit shqiptar. Ai iu p\u00ebrgjigj thirrjeve t\u00eb atdheut, kudo e kurdo i k\u00ebrkohej, me pend\u00eb e me goj\u00eb, t\u2019i sh\u00ebrbente t\u00eb mir\u00ebs dhe dobis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. At Gjergj Fishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebs i visarit shpirt\u00ebror t\u00eb vuajtjeve, luft\u00ebrave, mundimeve e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e dinjitet njer\u00ebzor t\u00eb kombit shqiptar, nd\u00ebr shekuj. N\u00eb veprat e Fisht\u00ebs \u00e7do shqiptar mund t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb pasqyruar fatin e vet dhe t\u00eb Kombit n\u00eb luft\u00ebrat titanike p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Aty gjen\u00eb luft\u00ebrat e m\u00ebdha t\u00eb drangojve ose t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u2019i zbardhur faq\u00ebn kombit n\u00eb luft\u00ebrat kund\u00ebr kulshedr\u00ebs ose armiq\u00ebve t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar (n\u00eb \u2018Epopeja Komtare\u2019, Shkod\u00ebr, 1925) se \u201cM\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Fishta u del zot ideve t\u00eb veta, q\u00eb jan\u00eb ide lirie, mbrojtjeje p\u00ebr tagre t\u00eb veta, m\u00ebsimit kombtar mbi mb\u00ebshtetjen e gjuh\u00ebs kombtare, bashkimit t\u00eb zemrave p\u00ebr q\u00ebllime e n\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrt\u00ebri popullin shqyptar \u2013 asht\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb luftarake, nga nji her\u00eb e p\u00ebrcjellme prej nji fuqie t\u00eb pafrigueshme. Ai k\u00ebndon n\u00eb mes t\u00eb poter\u00ebs s\u00eb stuhis\u00eb ballkanike, n\u00eb mes t\u00eb ngatrresave t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb plot dredhi ja mohojn\u00eb tagret popujve t\u00eb vegj\u00ebl; k\u00ebndon sa i k\u00ebrcnohet Shqypnis\u00eb p\u00ebrmbrenda ndasia e partive, interesat e ve\u00e7anta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfar\u00ebsh\u201d, ka vler\u00ebsuar Fisht\u00ebn, albanologu Cordignano, fillim shekullin e kaluar.<\/p>\n<p>K\u00ebjo m\u00ebnyr\u00eb \u201cluftarake e nj\u00eb fuqie t\u00eb pafrigueshme\u201d t\u00eb ideve t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs vihet re m\u00eb s\u00eb miri &#8212; sidomos n\u00eb kritikat q\u00eb Fishta i b\u00ebn politik\u00ebs s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha karshi shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb kombit shqiptar &#8212; n\u00eb fjalimin q\u00eb ai kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u lexuar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, m\u00eb 28 qershor t\u00eb vitit 1919. N\u00eb at\u00eb fjalim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojtje e fort\u00eb dhe bind\u00ebse n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb kombit t\u00eb \u201cpa-p\u00ebrkulun\u201d shqiptar, At Gjergj Fishta, p\u00ebrve\u00e7se u \u201cDifton se kush jan\u00eb e shka jan\u00eb Shqyptar\u00ebt\u201d p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb dhe cilat jan\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, ai nj\u00ebkohsisht i kritikon ato, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Franc\u00ebn ku u mbajt fjalimi, p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre kund\u00ebr liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve natyror\u00eb, gjeografik\u00eb dhe etnik\u00eb t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Ballkan. \u201cPrej brigjeve gjimuese t\u2019 Euksinit e me bor\u00eb t\u2019 amshueme t\u2019Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t\u2019Akrokeraunvet e m\u00eb karma t\u00eb thepisuna t\u00eb Karpateve, ene\u2019 rijme me gjak njerit, n\u00eb ato kavaljetet e kalueme t\u00eb vjetra &#8212; banonte si zotnija e juej mir\u00eb e din &#8212; ajo familja e madhe trako-ilire, n\u00eb nam e n\u00eb za, n\u00eb histori t\u00eb fisevet e t\u00eb kombeve.\u201d<\/p>\n<p>Fishta vazhdon duke th\u00ebn\u00eb se nga k\u00ebjo familje e madhe trako-ilire, \u201cAtje nd\u00ebrmjet Thesalijet e Malit t\u00eb Zi, prej brigjevet lindore t\u2019Adriatikut e m\u00eb stom t\u00eb Vardarit, pshtoi gjall\u00eb nji grusht njerzish, q\u00eb xan\u00eb vend a mbas murojet t\u00eb do maleve titanike, a se nen hije t\u00eb kandshme t\u00eb disa fushave gratshore e t\u00eb k\u00ebrthnesta \u2013 ban\u00eb e p\u00ebrmallueshme e hyjvet t\u00eb mosh\u00ebs prrallzore \u2013 u ban ball me fuqi kurr t\u00eb p\u00ebrkulme t\u00eb shpirtit t\u00eb vet bujar e thellimeve t\u00eb kavaljeteve e padrejtsive t\u2019hipokrizis\u00eb njerzore.\u201d At Gjergj Fishta, \u201cme fuqi t\u00eb pafrigueshme u sjell\u00eb nd\u00ebr mend fuqive t\u00eb m\u00ebdha se shqiptar\u00ebt, \u201cT\u00eb stolisun me nji forc\u00eb t\u00eb jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin at\u00eb gjuh\u00ebn e t\u00eb Parvet t\u00eb vet ma t\u00eb hersh\u00ebm; ene e ruejn\u00eb t\u00eb pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik t\u00eb st\u00ebrgjyshavet t\u00eb vet, e sot edhe punojn\u00eb shi njat tok\u00eb q\u00eb punuan t\u00eb par\u00ebt e tyne prehistorik\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>At Gjergj Fishta, n\u00eb fjalimin e tij, shprehet p\u00ebr vuajtjet e m\u00ebdha t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn okupues t\u00eb huaj gjat\u00eb shekujve, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMbi ta, po, randoi pesha e fuqis\u00eb rromake; mbi ta po, u l\u00ebshue e irun mnijet e gjithmon\u00eb e pabes\u00eb sfinksa sllave; rresht p\u00ebr kat\u00ebr kavaljete t\u00eb gjata i ra sypri boena e barbarsis\u00eb azjatike; por me gjith kta, ata nuk nd\u00ebrruan njinin\u00eb e vet kombtare, e as s\u2019lshuan doket e idealet e veta\u201d Ai u kujtoi atyre se, \u201cPo, ky popull i pap\u00ebrkulun kurr\u00eb, ene gjindet atje mbi ato maje t\u00eb thepisuna, mbi ato zalli t\u00eb plleshme, ku t\u00eb par\u00ebt e tij prefshin rrasat p\u00ebr me \u00e7a me to rrashtat e anmqivet, a u epshin uj\u00eb pallavet t\u00eb hekurta, p\u00ebr me shtrue me to mbar\u00eb bot\u00ebn n\u00ebn kamb\u00eb t\u00eb nji Lek\u00ebs s\u00eb Madh&#8230;\u201d Dhe vazhdon. \u201cE mir\u00eb, pra, zotni t\u00eb mij, ky popull asht njaj populli i vog\u00ebl shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem n\u00eb Evrop\u00eb. I vjet\u00ebr sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese t\u00eb malevet\u00eb te veta vigane, e le t\u00eb thuesh, prej vet bucet t\u00eb Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakund\u00ebrshtim i tokve t\u00eb veta. Ene Sllavi s\u2019kishte dal\u00eb prej breshtet t\u2019Uralit, e ene s\u2019kje njesh\u00eb e sodmja frot\u00eb laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte m\u00eb zagna t\u00eb Ballkanit edhe mbyll\u00eb e kishte nji periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb rruzullimit. Kush para Shqyptarit ngau qet\u00eb sinjorevet t\u00eb Ballkanit? Historin\u00eb e kemi aty, zotni t\u00eb mij, q\u00eb na flet kjart\u00eb, e asht kot q\u00eb hipokrizia diplomatike t\u00eb mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjys\u00ebm-zyrtare&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>Fjalimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i gjat\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e k\u00ebtij shkrimi, por nevojit\u00eb t\u00eb kujtohet si nj\u00eb fjalim q\u00eb duhej t\u00eb ishte lexim i detyruar n\u00eb shkollat an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu lavd\u00ebruar fakti q\u00eb Kryeminsitri Rama p\u00ebrmend Fisht\u00ebn dhe q\u00eb p\u00ebrdori vargjet e At Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar shqiptar\u00ebt p\u00ebr vot\u00ebn e tyre, por kjo nuk mohon faktin e tmersh\u00ebm se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 75 vjet\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7erek shekullin e post-komunizmit, emri dhe veprat e Fisht\u00ebs, zyrtarisht, mbeten ende tabu p\u00ebr brezat e shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa emri i tij p\u00ebrdhoset ende nga pseudo- historian\u00ebt dhe nostalgjik\u00ebt komunist\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ish- Profesor Namik Resuli i universitetit t\u00eb Napolit, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Rom\u00eb me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Fisht\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cKontributi i \u00e7muesh\u00ebm q\u00eb dha Fishta n\u00eb lamin\u00eb e letrave dhe n\u00eb edukimin e kombit, n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs dhe n\u00eb nalt\u00ebsimin e gjuh\u00ebs, v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se Shqipnija pa Fisht\u00ebn kishte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mang\u00ebt, ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin p\u00ebr t\u00eb paraqit\u00eb nji golle (boshll\u00ebk) t\u00eb paplotsueshme. K\u00ebndej del e qart\u00eb se vet\u00ebm m\u00ebnija e v\u00ebneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik, terratisin mendjet dhe ia mohojn\u00eb Fisht\u00ebs vler\u00ebn e vendin q\u00eb ai xen n\u00eb panteonin e Kombit\u2019\u2019, ka shkruar Profesor Namik Resuli.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrjashtim e mohim nga vet kombi i vet, t\u00eb cilit gjith\u00eb jet\u00ebn u p\u00ebrpoq t\u2019ia mbronte t\u00eb drejtat dhe interesat e tija, n\u00eb nivele komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe nj\u00eb p\u00ebrdhunim i historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, nga nj\u00eb grup si\u00e7 duket gjithnj\u00eb me influenc\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb vendimarrje t\u00eb tilla dhe nga historian\u00eb politik\u00eb t\u00eb idoktrinuar, t\u00eb cil\u00ebt gjithnj\u00eb i referohen Homerit t\u00eb Shqiptar\u00ebve me epitet m\u00eb fyese t\u00eb periudh\u00ebs komuniste si \u201cfashist\u201d e \u201ctradh\u00ebtar\u201d. \u00cbsht\u00eb e pafalshme heshtja arrogante e autoriteteve shqiptare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo heshtje zyrtare nuk \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet si Shqip\u00ebria, an\u00ebtar i NATO-s dhe vend kandidat p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve, un\u00eb kam i bashkangjitur z\u00ebrin tim t\u00eb vog\u00ebl e modest, nj\u00eb kori z\u00ebrash \u201cushtar\u00ebsh t\u00eb lodhur\u201d t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb viteve kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr restaurimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, si monument kulture. Ministria e Kultur\u00ebs e qeveris\u00eb s\u00eb juaj, Z. Kryeminist\u00ebr, gjat\u00eb 4 viteve t\u00eb fundit, n\u00ebn drejtimin e Ministres Kumbaro ka b\u00ebr\u00eb vesh\u00ebt e shurdh\u00ebt ndaj k\u00ebtyre apeleve, duke treguar &#8212; me heshtjen e saj &#8212; arroganc\u00ebn dhe nj\u00eban\u00ebshm\u00ebrin\u00eb e preferencave t\u00eb saja ideologjike, se cilat figura t\u00eb kombit duhet t\u00eb kujtohen e t\u00eb nderohen, e cilat jo.<\/p>\n<p>I nderuar Z. Kryeminist\u00ebr Rama ka ardhur koha q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb shk\u00ebputet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, me vepra dhe me mendime, nga trash\u00ebgimia ideologjike dhe nga periudha e err\u00ebt komuniste, duke i dh\u00ebn\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs vendin q\u00eb i takon dhe q\u00eb meriton n\u00eb historin\u00eb e Kombit Shqiptar. Shqip\u00ebria me At Gjergj Fisht\u00ebn \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb d\u00ebshiron Kombi shqiptar. Pa \u2018t\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e mang\u00ebt, si\u00e7 sht\u00eb shprehur Namik Resuli dhe shqiptar\u00ebt, pa \u2018t\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr shpirt\u00ebrisht dhe komb\u00ebtarisht. Mbrojt\u00ebs m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk ka pasur kombi! Ka ardhur koha q\u00eb si t\u00eb t\u00eb till\u00eb ta njoh\u00eb edhe historia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Me k\u00ebt\u00eb poezi m\u00eb posht\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; postuar n\u00eb fejsbukun e tij &#8212; Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama fal\u00ebnderoi votuesit shqiptar\u00eb duke ju th\u00ebn\u00eb atyre, \u201cu rrit\u00eb ndera\u201d, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i dhan\u00eb atij dhe Partis\u00eb q\u00eb ai drejton, n\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb djel\u00ebs q\u00eb kaloi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2609,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[168,836],"class_list":["post-14712","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-edi-rama","tag-gjergj-fishta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14712"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14712\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14714,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14712\/revisions\/14714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}