{"id":14677,"date":"2017-06-26T15:26:08","date_gmt":"2017-06-26T13:26:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14677"},"modified":"2017-06-26T15:26:58","modified_gmt":"2017-06-26T13:26:58","slug":"zgjedhjet-perfunduan-po-tash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14677","title":{"rendered":"ZGJEDHJET P\u00cbRFUNDUAN &#8212; PO TASH?!"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_14634\" aria-describedby=\"caption-attachment-14634\" style=\"width: 525px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/shqiperia-votime.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-14634 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/shqiperia-votime.jpg\" alt=\"\" width=\"525\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/shqiperia-votime.jpg 525w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/shqiperia-votime-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-14634\" class=\"wp-caption-text\">Pamje nga nje tubim parazgjedhor ne Shqiperi<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Shkruan Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ja mori fund fushata elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Po num\u00ebrohen votat dhe po shpallen fituesit. \u00c7do fushat\u00eb elektorale q\u00eb p\u00ebrfundon me zgjedhje, ka fituesit dhe humb\u00ebsit. Fituesit g\u00ebzohen dhe humb\u00ebsit, natyrisht, jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Disa jan\u00eb t\u00eb lodhur e e t\u00eb m\u00ebrzitur e t\u00eb tjer\u00ebt ndihen triumfues. K\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb thon\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sport i ashp\u00ebr. Ndeshja p\u00ebrfundoi dhe rezultatet zyrtare jan\u00eb n\u00eb proces q\u00eb t\u2019I njoftohen publikut. P\u00ebr gjith\u00eb\u00e7ka ka nj\u00eb koh\u00eb dhe nj\u00eb stin\u00eb. Ashtu ishte edhe stina e fushat\u00ebs dhe m\u00eb n\u00eb fund e zgjedhjeve &#8212; si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb ushtrim q\u00eb votuesi angazhohet, normalisht, \u00e7do kat\u00ebr vjet ose edhe m\u00eb heret, si\u00e7 ishte rasti i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb,p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaqsuesit e vet. Kjo stin\u00eb mori fund dhe s\u00eb shpejti, bazuar n\u00eb votat e hedhura nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr partit\u00eb e tyre t\u00eb preferuara do t\u00eb formohen qeveri t\u00eb reja n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb momentin e k\u00ebtij shkrimi, duket se Partia Socialiste do t\u00eb ket\u00eb numrin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb mandative p\u00ebr t\u00eb krijuar e vetme qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb pritet t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri koalicioni, ose t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb reja, pasi asnj\u00eb parti e vetme nuk e ka numrin e nevojsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr formuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr fituesit ashtu dhe p\u00ebr humbsit mori fund fushata u mbajt\u00ebn zgjedhjet dhe po num\u00ebrohen votat. P\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq\u00eb sovrani e tha fjal\u00ebn e fundit. Humb\u00ebsit duhet t\u00eb japin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen, nd\u00ebrsa p\u00ebr fituesit, tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr veprim, p\u00ebr cil\u00ebn do qoft\u00eb parti ose ose koalicione partish\u00eb.<\/p>\n<p>Si fituesit ashtu edhe humb\u00ebsit e zgjedhjeve duhet ta din\u00eb se ndon\u00ebse mund ta konsiderojn\u00eb veten si t\u00eb till\u00eb, ata jan\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb komuniteti m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh se sa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vathi t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb cil\u00ebsdo partie politike qofshin dhe se para Zotit dhe para popullit, si fituesit ashtu edhe humb\u00ebsit, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Cilat do qofshin animet e juaja politike, fituesit t\u00eb reflektojn\u00eb dhe t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebri dhe respekt n\u00eb debatet dhe dialogjet e ardh\u00ebshme politike, qoft\u00eb n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, qoft\u00eb n\u00eb konsolidimet e q\u00ebndrimeve politike p\u00ebr qeverisjen e shqiptar\u00ebve kat\u00ebr vitet e ardh\u00ebshme. Gj\u00ebja q\u00eb ka munguar k\u00ebto 27 vjet, por q\u00eb nevojitet tani \u00ebsht\u00eb dialog dhe jo monolog midis pal\u00ebve t\u00eb ndryshme politike, n\u00ebqoftse ekziston d\u00ebshira p\u00ebr fuqizimin e kombit shqiptar, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb paq\u00eb dhe siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe pa dallim. N\u00ebqoftse jeni t\u00eb sinqert\u00eb me veten dhe me popullin shqiptar, madje edhe si fitues, duhet t\u00eb relfrktoni seriozisht se di\u00e7ka nuk po ecen si\u00e7 duhet dhe se pun\u00ebt nuk po shkojn\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kur 56% e popull\u00ebsis\u00eb do t\u2019ia mbathte duke u larguar nga vendi, po t\u00eb kishte mund\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb fakt q\u00eb pasqyron jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptar\u00ebve e me t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb mburret as Partia Socialiste e cila ka qeverisur vendin kat\u00ebr vitet e fundit dhe e cila duket se po shkon drejt\u00eb fitores s\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve dhe as partit\u00eb e tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebqoftse jeni fitues, t\u00eb tregoheni modest dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr besimin q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb votuesi shqiptar. Mos i mitizoni \u201carritjet\u201d dhe \u201csukseset\u201d tuaja sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebndjen e tyre. Votuesi shqiptar \u00ebsht\u00eb i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebndet. Ndoshta reagimi m\u00eb normal i mosk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb i votuesit shqiptar karshi partive politike ishte pjesmarrja e ult\u00eb n\u00eb zgjedhje. Fitues e humb\u00ebs: shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur me nj\u00eb politik\u00eb grindavece e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, e cila vet\u00ebm mendon p\u00ebr vete dhe ruajtjen e kolltuqeve. Mos e mendoni veten pra si Gjergj Kastriota, Isa Buletina, Ismail Qemala, Luigj Gurakuqa e Themistokli G\u00ebrmenja, sepse asnj\u00eb prej jush nuk jeni t\u00eb till\u00eb. Po t\u00eb kishit meritat e k\u00ebtyre dhe t\u00eb tjer\u00ebve patriot\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar, Shqip\u00ebria, Kosova dhe kombi shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjithsi, do ishin ndryshe sot nga gj\u00ebndja politike dhe ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka hedhur kombin kjo klas\u00eb politike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as e Partis\u00eb Socialiste, as e Partis\u00eb Demokratike, as e Levizjes Socialiste p\u00ebr Integrim dhe as e ndonj\u00eb partie tjet\u00ebr politike, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb as Kosova pron\u00eb e PDK-\u00ebs, LDK-\u00ebs, AAK-\u00ebs ose VV-\u00ebs, e tjera. Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dhe duhet t\u00eb konsiderohen si N\u00ebna e t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, pa dallim dhe politika duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare \u2013 fituese ose jo n\u00eb zgjedhjet e fundit &#8212; kan\u00eb t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare t\u00eb barabarta. Si t\u00eb tilla dhe mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr to duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohen interesat komb\u00ebtare si prioriteti num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nga fituesit dhe humb\u00ebsit s\u00eb bashku \u2013 mbi ato t\u00eb individit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson partin\u00eb ose t\u00eb partis\u00eb \u2013 dhe t\u00eb tregohet angazhim serioz p\u00ebr t\u00eb punuar drejt\u00eb realizimit t\u00eb tyre, qofshi n\u00eb qeveri qofshi n\u00eb opozit\u00eb. Ka mjaft\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike dhe ekonomike e t\u00eb tjera, t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat pozita dhe opozita mund t\u00eb debatojn\u00eb pa fund.<\/p>\n<p>Por koha e fushat\u00ebs dhe e zgjedhjeve kaloi. Mor\u00ebn fund gjithashtu edhe trumbtimet e sloganeve dhe e premtimeve boshe. Tashti \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb fituesit dhe humb\u00ebsit n\u00eb zgjedhje t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb, shpirt\u00ebrisht dhe fizikisht integruese dhe gjith\u00eb-p\u00ebrfshirse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt \u2013 t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie e Kosove me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptare. Ashtuq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e bijat e shqipes, pa marr\u00eb parasysh\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre politike \u2013 do t\u2019i konsiderojn\u00eb trojet shqiptare si \u00e7erdhe t\u00eb nxehta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, ashtuq\u00eb t\u00eb ndalohen prirjet masive t\u00eb emigrimit nga trojet shqiptare, q\u00eb sot p\u00ebr sot, historikisht mund t\u00eb jet\u00eb rreziku m\u00eb i madh q\u00eb i kanoset kombit shqiptar. Masat e nevojshme q\u00eb duhen marr\u00eb p\u00ebr parandalimin e k\u00ebtij rreziku duhet t\u00eb jet\u00eb prioriteti num\u00ebr nj\u00eb komb\u00ebtar. Sot p\u00ebr sot, interes m\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar se ndalimi i zbrasjes s\u00eb trojeve shqiptare nuk ka. Fituesve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mandate q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, ashtuq\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb adhurohen nga vet shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb respektohen nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, t\u00eb zhvilluara politikisht dhe ekonomikisht, t\u00eb integruara n\u00eb organizmat euro-atlantike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kufizohet emigrimi masiv i shqiptar\u00ebve n\u00eb dhena t\u00eb huaja. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb fenomen trishtues p\u00ebr t\u00eb ardhmen e trojeve shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebnaq\u00eb lakmit\u00eb e armiq\u00ebve shekullor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt historikisht kan\u00eb synuar nj\u00eb realizim t\u00eb till\u00eb madje edhe nep\u00ebrmjet politikave ekonomike dhe ushtarake p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre shekullore. Nuk ka interes as pasuri m\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare se populli shqiptar dhe mbrojtja dhe siguria politike dhe ekonomike e mir\u00ebqenjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Se si t\u00eb arrihet realizimi i k\u00ebtij objektivi t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe politik p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli tani, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeverive q\u00eb do t\u00eb formohen nga partit\u00eb dhe aleancat e dala nga zgjedhjet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Cila parti ose koalicion partish\u00eb &#8212; me programet e tyre reale politike dhe ekonomike &#8212; do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rrrug\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndjekin Kosova dhe Shqip\u00ebria gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardh\u00ebshme? Cilat do qofshin ato, vullneti i popullit shqiptar i shprehur nep\u00ebrmjet vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb pret nga kjo klas\u00eb politike, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rrug\u00ebn dhe t\u00eb zbatoj\u00eb politika dhe programe p\u00ebr realizimin e idealeve dhe interesave t\u00eb larta komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi dhe realizimi i interesave madhore dhe jetike t\u00eb kombit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe ndalimi i emigrimit n\u00eb mas\u00eb i shqiptar\u00ebve \u2013 nevojit\u00eb nj\u00eb harmonizim mbar\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb identitetin politik t\u00eb tyre. Ka kaluar gjithashtu edhe koha kur p\u00ebr hallet e shqiptar\u00ebve faj\u00ebsoheshin fatkeq\u00ebsit\u00eb e ngjarjeve historike. Sot, ju jeni p\u00ebrfaqsuesit e zgjedhur t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe si t\u00eb till\u00eb jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj kombit dhe para historis\u00eb, p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave. Kjo \u00ebsht\u00eb koha e juaj p\u00ebr t\u00eb vepruar. P\u00ebr ndryshe b\u00ebhet von\u00eb. Mos tash, kur?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Frank Shkreli Ja mori fund fushata elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Po num\u00ebrohen votat dhe po shpallen fituesit. \u00c7do fushat\u00eb elektorale q\u00eb p\u00ebrfundon me zgjedhje, ka fituesit dhe humb\u00ebsit. Fituesit g\u00ebzohen dhe humb\u00ebsit, natyrisht, jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Disa jan\u00eb t\u00eb lodhur e e t\u00eb m\u00ebrzitur e t\u00eb tjer\u00ebt ndihen triumfues. K\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14634,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[820,814],"class_list":["post-14677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-zgjedhjet-kosove-2017","tag-zgjedhjet-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14677"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14679,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14677\/revisions\/14679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}