{"id":14591,"date":"2017-06-20T18:31:29","date_gmt":"2017-06-20T16:31:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14591"},"modified":"2017-06-20T18:31:29","modified_gmt":"2017-06-20T16:31:29","slug":"vjet-ne-rome-sivjet-ne-prishtine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14591","title":{"rendered":"VJET N\u00cb ROM\u00cb &#8211; SIVJET N\u00cb PRISHTIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-13355 size-full aligncenter\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Po b\u00ebh\u00ebn p\u00ebrgatitjet e fundit p\u00ebr shugurimin e Katedral\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 5 shtator, 2017. Ishte me 4 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar q\u00eb Papa Fran\u00e7esku shpalli t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs do t\u00eb ndodh\u00eb shugurimi i Katedral\u00ebs q\u00eb mban em\u00ebrin e k\u00ebsaj bije t\u00eb madhe t\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb kryeqytetin e Republik\u00ebs s\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Dardanin\u00eb antike. Jan\u00eb nevojitur 10-vjet\u00eb dhe shum\u00eb fonde p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj vepre madh\u00ebshtore fetare e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb grumbullimin e fondeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Katedral\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Prishtin\u00eb ka luajtur Kisha Shqiptare Katolike, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Scarsdale t\u00eb Nju Jorkut, si dhe komuniteti shqitaro-amerikan pa dallim feje a krahine. P\u00ebr dhjet\u00eb vjet\u00eb tani komuniteti shqiptar ka organizuar p\u00ebr \u00e7do vit grumbullim fondesh p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve t\u00eb k\u00ebsaj vepre monumentale fetare, kulturore dhe komb\u00ebtare. Si \u00e7do vit edhe sivjet u organizua grumbullim fondesh n\u00eb Nju Jork, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike amerikane, sponsorizuar nga biznismen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e njohur t\u00eb golfit, \u201cBlue Hill Golf Course\u201d n\u00eb Peral River. Protagonisti kryesor dhe organizatori i k\u00ebsaj veprimtarie \u00ebsht\u00eb aktivisti i palodhur, Z. Anton Raja, i cili me shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tij biznismen\u00eb, nga viti n\u00eb vit, nep\u00ebmjet k\u00ebtij aktiviteti, kan\u00eb grumbulluar fonde t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrfundimin e punimeve n\u00eb Katedral\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb pa kursyeshme t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, shugurimi do Katedral\u00ebs do t\u00eb ndodh\u00eb me 5 shtator, 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb aktivitetin e k\u00ebtij viti p\u00ebr grumbullimin e fondeve, q\u00eb si\u00e7 duket mund t\u00eb jet\u00eb i fundit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb format \u2013 mor\u00ebn pjes\u00eb klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Ipeshkvin e Kosov\u00ebs, Imz. Dod\u00eb Gjergji, Kryeipeshkvin e Tivarit, Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arkipeshkvin e Tivarit n\u00eb pension, Imz. Zef Gashi dhe Mons Lush Gjergji, t\u00eb cil\u00ebt iu bashkuan famullitarit t\u00eb Kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, Dom Pjet\u00ebr Popajt dhe ndihmsit t\u00eb tij Dom Viktor Dedaj p\u00ebr bashkmeshim n\u00eb Kish\u00ebn Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb vizitorve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ardhur nga trojet shqiptare, Imz. Dod\u00eb Gjergji p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit dhe fal\u00ebnderoi famullin\u00eb e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, si\u00e7 u shpreh ai, \u201cP\u00ebr angazhimin tuaj si famulli p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Katedral\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr organizimin e \u201cGolf Outing, q\u00eb vazhdon sa vite, e q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb kontribut p\u00ebr Katedral\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe kontributi i fundit i juaji.\u201d Imz. Gjergji theksoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arrijtje, mbi t\u00eb gjitha, duhet, \u201cT\u00eb falenderojm\u00eb Zotin, q\u00eb pas 10-vite pune, bashkpunimi e angazhimi, sakrific\u00eb, vuajtje, l\u00ebmosh\u00eb, buk\u00ebn e f\u00ebmijve tuaj, drejs\u00ebn e ballit tuaj dhe shum\u00eb e shum\u00eb lutje nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, kemi mbrrijt\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Sh\u00ebnjtore n\u00eb Prishtin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Realizimin e k\u00ebtij objekti fetar e komb\u00ebtar, Imz. Gjergji e cil\u00ebsoi si nj\u00eb shp\u00ebrblim nga i Madhi Zot p\u00ebr vuajtjet shekullore t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, duke iu drejtuar t\u00eb pranishm\u00ebve, duke intonuar fjal\u00ebt biblike t\u00eb Moisiut: \u201cA e mbani mend se sa kan\u00eb vuajtur t\u00eb par\u00ebt tuaj 600-vjet n\u00ebn turk? A e mbani mend se sa kan\u00eb vuajtur shqiptar\u00ebt n\u00ebn komuniz\u00ebm? A e mbani mend se si e ka shtrydh\u00eb Zoti shpirtin ton\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb shoh n\u00ebse e duam v\u00ebrtet\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr? K\u00ebto vuajtje, Zoti po i shp\u00ebrblen n\u00eb koh\u00ebn e sot\u00ebme. Zoti po i k\u00ebthen nderin dhe dinjitetin e vuajtjeve t\u00eb t\u00eb par\u00ebve dhe Kish\u00ebs Katolike n\u00eb popullin shqiptar\u201d, theksoi Imzot Gjergji n\u00eb predikimin e tij n\u00eb Kish\u00ebn \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork, t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi. Ai vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se shp\u00ebrblimi i Zotit mund t\u00eb shihet n\u00eb ringjalljen e fes\u00eb dhe t\u00eb Kish\u00ebs, duke theksuar se sot, pas m\u00eb shum\u00eb se 100-vjet\u00eb t\u00eb largimit otoman nga trojet tona dhe pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe 25 vjet post-komuniz\u00ebm, \u201cKemi 7 ipeshkvij\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb krejt trojet shqiptare, dy t\u00eb posa em\u00ebruar dit\u00ebt e fundit. Kemi nj\u00eb kardinal&#8230; ne kemi sot nj\u00eb Sh\u00ebjtnesh\u00eb. Nj\u00eb Sh\u00ebjtnesh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nderi m\u00eb i madh q\u00eb Zoti na ka b\u00ebr\u00eb neve, p\u00ebr vuajtjet dhe sakricifat q\u00eb kemi p\u00ebsuar nd\u00ebr shekuj.\u201d P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d n\u00ebnvijoi kleriku i lart\u00eb katolik i Kosov\u00ebs, \u201cNa ka shp\u00ebblyer Zoti \u00e7do vuajtje, na ka shp\u00ebrblyer Zoti \u00e7do dhimbje t\u00eb shpirtit. Na ka shp\u00ebrblyer Zoti \u00e7do sakrific\u00eb dhe gjakun e derdhur t\u00eb martir\u00ebve me dashurin\u00eb e madhe q\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza ka derdhur nep\u00ebr bot\u00eb, sepse Ai \u00ebsht\u00eb zemra e popullit ton\u00eb, zem\u00ebr bujare, e p\u00ebrvujt\u00eb dhe e dashur&#8230;<\/p>\n<p>\u201cNe p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar Zotin\u201d, vazhdoi udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201ckemi dashur t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze nj\u00eb tempull, nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb, nj\u00eb kish\u00eb&#8230; kemi dashur t\u00eb kushtojm\u00eb nj\u00eb Katedrale Kish\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe falend\u00ebrojm\u00eb Zotin q\u00eb ia kemi arrijtur k\u00ebtij q\u00ebllimi\u201d, tha Ipeshkvi i Kosov\u00ebs, Imzot Dod\u00eb Gjergji.<\/p>\n<p>Ipeshkvi i Kosov\u00ebs, Imzot Dod\u00eb Gjergji<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur moton e vet, \u201cVjet n\u00eb Rom\u00eb \u2013Sivjet n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, Imzot Gjergji n\u00eb fund t\u00eb predikimit t\u00eb tij u b\u00ebri thirrje shqiptaro-amerikan\u00ebve q\u00eb n\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb saj me 4 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 5 shtator p\u00ebr shugurimin e Katedral\u00ebs kushtuar Bij\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb kombit, \u201cAshtu si jemi takuar n\u00eb Rom\u00eb me shum\u00eb prej jush dhe me shum\u00eb t\u00eb krisht\u00ebr\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kremtuar Sh\u00ebnjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ashtu sivjet do t\u00eb takohemi n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb festuar dit\u00ebn e kushtimit t\u00eb k\u00ebsaj Kishe\u201d. Ai p\u00ebrfundoi duke iu lutur t\u00eb pranishm\u00ebve dhe si\u00e7 duket edhe shqiptar\u00ebve kudo, q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se shugurimin e Katedral\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, shtoi ai, \u201cDo t\u2019ia kushtojm\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe aty do t\u00eb themelojm\u00eb vendin e dashuris\u00eb dhe burimin e dashuris\u00eb s\u00eb Zotit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kush don ta ngjyj\u00eb shpirtin e vet, p\u00ebr t\u2019a zbutur dhe kushdo d\u00ebshiron t\u00eb gjej\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur urejtjen prej zemr\u00ebs s\u00eb vet. Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb baba i mir\u00eb, n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb, njeri i mir\u00eb, t\u00eb mund t\u2019a gjej\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e saj t\u00eb dashuris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si ide, nd\u00ebrtimi i Katedral\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb kishte filluar me vendosjen e gur-themelit m\u00eb 26 gusht, 2005, nd\u00ebrsa punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj filluan dy vjet m\u00eb von\u00eb. Dihet se nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj Katedrale ishte d\u00ebshir\u00eb e Presidentit historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs dhe i shum\u00eb intelektual\u00ebve dhe udh\u00ebheqsve t\u00eb vendit. Me rastin e vendosjes s\u00eb gur-themelit Dr. Rugova kishte deklaruar se: \u201cSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr kryeqytetin e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bekojm\u00eb gur-themelin e nj\u00eb tempulli, dedikuar N\u00ebn\u00ebs s\u00eb dashur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe N\u00ebn\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit \u2013 t\u00eb bekuar\u00ebs N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Sa nder i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb planetit, ku N\u00ebn\u00eb Tereza v\u00ebrtetoi vlerat shqiptare duke ndihmuar mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur me at\u00eb rast, Dr. Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Mori kaq vite p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u201cp\u00ebrmendores s\u00eb p\u00ebrmendoreve\u201d, nj\u00eb monumenti q\u00eb ngrit imazhin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo. \u00cbsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb simbol i qytet\u00ebrimit dhe kultur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr arb\u00ebrore e shqiptare n\u00eb trojet dardane. Si e till\u00eb, kjo Katedrale \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim feje a krahine, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontribuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij objekti fetar e komb\u00ebtar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb portalin e revist\u00ebs Drita, organ i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thuhet se, \u201cKatedralja \u00ebsht\u00eb financuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga kontributi i besimtar\u00ebve katolik\u00eb, n\u00eb vend dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Por nuk ka munguar as kontributi i individ\u00ebve dhe grupeve shqiptare q\u00eb nuk jan\u00eb katolik\u00eb. Angazhimi i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nd\u00ebrtimin e Katedral\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb New York, ku bashk\u00ebkomb\u00ebsit tan\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Mal\u00ebsia, Maqedonia, Presheva e Bujanoci, Arb\u00ebresh\u00ebt nga Italia, pa marr\u00eb parasysh fen\u00eb, katolik\u00eb, ortodoks\u00eb e mysliman\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb aksionin p\u00ebr grumbullimin e fondeve. Gjithashtu, s\u2019ka munguar edhe mb\u00ebshtetja e dioqezave katolike dhe miqve t\u00eb tjer\u00eb nga Gjermania, Italia e ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr\u201d. Thuhet gjithashtu se ishte d\u00ebshira e Imzot Dod\u00eb Gjergjit q\u00eb fondet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Katedral\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb mblidheshin, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tija, nga \u201cnjer\u00ebzit tan\u00eb\u201d. Imzot Gjergji, ka insistuar q\u00eb \u201cKatedralen ta nd\u00ebrtojm\u00eb me kontributin e bashk\u00ebk\u00ebmb\u00ebsve, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do ta konsiderojm\u00eb pjes\u00eb vitale e jona dhe se ne &#8212; bijt\u00eb e bijat e saja &#8212; ia kemi nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb Shenjt\u00ebresh\u00ebs son\u00eb\u201d, sht\u00eb shprehur Imzot Gjergji.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Katedralja do t\u00eb b\u00ebhet \u201cshkoll\u00eb\u201d e dashuris\u00eb, shujt\u00eb e shpirtit terezian e arb\u00ebror-shqiptar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe vizitor\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme, do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb kultur\u00ebn e jet\u00ebs dhe qytet\u00ebrimin e dashuris\u00eb, virtyte k\u00ebto q\u00eb N\u00ebna Tereza i mori nd\u00ebr ne dhe i barti e i d\u00ebshmoi n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrfundon sh\u00ebnimi n\u00eb portalin e revist\u00ebs Drita mbi historikun e nd\u00ebrtimit t\u00eb Katedral\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jet\u00eb shugurimi i Katedral\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 5 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, nj\u00eb ngjarje fetare po se po, por edhe nj\u00eb ngjarje komb\u00ebtare, q\u00eb t\u00eb pasqyroj\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb lasht\u00eb \u2013 por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb forcoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb vlerat dhe t\u00eb jet\u00eb burim\u00eb i vazhduesh\u00ebm i bashkjetes\u00ebs fetare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njohur me shekuj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Po b\u00ebh\u00ebn p\u00ebrgatitjet e fundit p\u00ebr shugurimin e Katedral\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 5 shtator, 2017. Ishte me 4 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar q\u00eb Papa Fran\u00e7esku shpalli t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs do t\u00eb ndodh\u00eb shugurimi i Katedral\u00ebs q\u00eb mban em\u00ebrin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-14591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14591"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14592,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14591\/revisions\/14592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}