{"id":14498,"date":"2017-06-14T23:56:50","date_gmt":"2017-06-14T21:56:50","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14498"},"modified":"2017-06-15T00:02:39","modified_gmt":"2017-06-14T22:02:39","slug":"po-zbrazen-trojet-shqiptare-dhe-askush-nuk-e-cane-koken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14498","title":{"rendered":"PO ZBRAZEN TROJET SHQIPTARE  DHE ASKUSH NUK E \u00c7AN\u00cb KOK\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Pasagjer\u00eb-Aeroport.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2621 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Pasagjer\u00eb-Aeroport.jpg\" alt=\"\" width=\"556\" height=\"370\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Pasagjer\u00eb-Aeroport.jpg 376w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Pasagjer\u00eb-Aeroport-300x199.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 556px) 100vw, 556px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm q\u00eb nuk dihej m\u00eb par\u00eb, por \u00ebsht\u00eb disi ndryshe kur v\u00ebrtetohen p\u00ebrmasat e k\u00ebtij problemi nga nj\u00eb agjenci e madhe bot\u00ebrore, cila \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr anketat e saja t\u00eb famshme e q\u00eb matin opinionet bot\u00ebrore mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Gallup botoi nj\u00eb raport mbi emigracionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrfshihet edhe d\u00ebshira e lart\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr tu larguar nga trojet e veta. Ky lajm \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb trondit\u00ebs kur t\u00eb merren parasysh\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e organizat\u00ebs Gallup t\u00eb anketave, e cila n\u00eb raportin bot\u00ebror mbi emigracionin, botoi t\u00eb dh\u00ebna edhe mbi numrin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shprehur se po t\u00eb kishin mund\u00ebsi t\u00eb largoheshin nga vendi, do t\u00eb bnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas organizat\u00ebs Gallup, 14% e njer\u00ebzve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb emigronin nga vendet e tyre, p\u00ebr n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, po t\u00eb kishin mund\u00ebsi &#8212; ose 710-milion veta an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjithsi, mendojn\u00eb t\u00eb largohen nga atdheu i tyre pot u jepej rasti. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nga Gallup bazohen n\u00eb intervistat q\u00eb kjo organizat\u00eb thot\u00eb se ka zhvilluar me 586,806 t\u00eb rritur n\u00eb 156 vende t\u00eb ndryshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, midis viteve 2013-2016.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e organizat\u00ebs Gallup thuhet se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u2013 n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8212; \u00ebsht\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje rritja m\u00eb e madhe e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb emigruar sidomos nga vendet evropiane q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, si edhe nga vendet e Amerik\u00ebs Latine dhe Karaibeve, Lindjes s\u00eb Mesme dhe t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore. Arsyet p\u00ebr rritjen e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb emigruar jan\u00eb t\u00eb shumta, sipas agjencis\u00eb Gallup, por p\u00ebrmend si kryesoret luft\u00ebn civile n\u00eb Siri, p\u00ebrcakton papun\u00ebsin\u00eb kronike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb njerzit d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq t\u00eb madh, si dhe shp\u00ebrthimin e s\u00ebmundjes ebola n\u00eb Bregun e Fildisht, n\u00eb Afrik\u00eb. Bregu i Fildisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen s\u00eb andejmi, i pasuar nga Haiti n\u00eb vendin e dyt\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria z\u00eb vendin e tret\u00eb bot\u00ebrisht p\u00ebr numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb. Ky num\u00ebr ka arritur nj\u00eb shif\u00ebr marramendse prej 56% e popullsis\u00eb shqiptare q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb largohet nga vendi.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se \u201cku dhemb dh\u00ebmballa shkon gjuha\u201d. Kur pash\u00eb radhitjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga organizata Gallup n\u00eb vendin e tret\u00eb n\u00eb bot\u00eb pas Bregut t\u00eb Fildisht dhe Haitit, me nj\u00eb p\u00ebrqindje prej 56% t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb largohet nga atdheu po t\u00eb kishte mund\u00ebsi, m\u2019u duk si di\u00e7ka tep\u00ebr e pa besueshme, por edhe nj\u00eb gj\u00eb tep\u00ebr e trishtueshme. Madje Gallup sh\u00ebnon se numri i shqiptar\u00ebve ishte nd\u00ebr rritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb krahasim me 154 vendet q\u00eb pasqyron raporti, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm me raportin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj agjencie t\u00eb viteve 2010-2012 kur p\u00ebrqindja e shqiptar\u00ebve q\u00eb kishin shprehur d\u00ebrhir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb emigruar ka qen\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe 36%. Dometh\u00ebn\u00eb pra se raporti i fundit Gallup sh\u00ebnon nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb emigrojn\u00eb po t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi, nga 36% q\u00eb ishte n\u00eb periudh\u00ebn 2010-2012, n\u00eb at\u00eb prej 56% sot, natyrisht, po tu jepej rasti p\u00ebr tu larguar nga vendi i tyre. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb kjo absolutisht e tmershme, q\u00eb duhej t\u00eb shkundte nga gjumi \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb ia do t\u00eb mir\u00ebn vendit dhe kombit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Edhe Kosova, sipas Gallup ka sh\u00ebnuar rritje n\u00eb numrin e atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb: nga 29% p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2012, n\u00eb 34% sot e atyre q\u00eb duan t\u00eb ikin po tu jepej rasti. Po t\u00eb marrim parasysh\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr Maqedonin\u00eb q\u00eb gjithashtu sipas Gallup, sot 34% e popullsis\u00eb s\u00eb atij vendi q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen dhe q\u00eb shumica mund t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb, por edhe shifrat nga trojet e tjera shqiptare si n\u00eb Mal t\u00eb Zi e Preshev\u00eb &#8212; at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb pa para ndonj\u00ebher\u00eb: zbrazjen e trojeve shqiptare n\u00eb koh\u00eb paqeje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb askush nuk e \u00e7an\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Mund t\u00eb thuhet se m\u00eb shum\u00eb se gjysma e shqiptar\u00ebve do t\u00eb largoheshin nga trojet e veta, po t\u00eb kishin mund\u00ebsi. Raporti Gallup mbi emigracionin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyrim i pak\u00ebnaqsive masive t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim serioz p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare n\u00eb t\u00eb gjtiha trojet shqiptare p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problem, para se t\u00eb b\u00ebhet tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e nj\u00eb fushate politike p\u00ebr zgjedhjet e 25 qershorit dhe Kosova sa po p\u00ebrfundoi fushat\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbajti zgjedhjet p\u00ebr parlamentin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi. N\u00eb asnj\u00ebrin rast nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar seriozisht ky fenomen i tmersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb kombit. Jo vet\u00ebm politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkaku kryesor i k\u00ebtij fenomeni dhe i gj\u00ebndjes s\u00eb krijuar, por as media vizive as ajo e shkruar nuk e gjejn\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb zhvillohet nj\u00eb debat publik n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu habitur se si media dhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, gjasht\u00eb muajt e fundit, kan\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb televizion dhe n\u00eb gazeta, duke debatuar mbi d\u00ebmet q\u00eb i ka sjellur bot\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 madje edhe marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane &#8212; zgjedhja e Donald Trump-it president, se sa tragjedia komb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn zbrazja, dal\u00ebngadal\u00eb, e trojeve shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas raportit t\u00eb Gallup \u2013 Shtetet e Bashkuara mbeten gjithnj\u00eb destinacioni num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, i atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendet e tyre, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe q\u00eb po t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb preferuar p\u00ebr ta.<br \/>\nHistoria e shqiptar\u00ebve njeh, fatkeqsisht, shp\u00ebrngulje tragjike t\u00eb detyruara me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e veta, nga Kosova dhe Maqedonia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marrveshjeve midis Serbis\u00eb e Turqis\u00eb fillim shekullin e kaluar, por edhe shp\u00ebrnguljen me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga \u00c7am\u00ebria. Fatkeqsisht, duket sikur planet serbe t\u00eb \u00c7ubrilloviqit p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga trojet e veta, po i zbatojn\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt sot.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen tep\u00ebr shqetsues p\u00ebr kombin sot, shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb komunizmin, as serbin, as grekun, e as turkun. Po t\u2019i detyronte dikush tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb largoheshin nga vendi tyre, t\u00eb gjith\u00eb ne do ishim rrug\u00ebve t\u00eb qyteteve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb Evrop\u00ebs dhe koridoreve t\u00eb kancelarive per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb stop shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve. Sot, shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb paq\u00eb, n\u00eb dy shtete q\u00eb e quajn\u00eb veten demokratike dhe kontrollojn\u00eb fatin e tyre si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nj\u00ebra an\u00ebtare e NATO-s me shpres\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian dhe tjetra gjithashtu me ambicje p\u00ebr t\u2019iu bashkuar integrimeve euro-atlantike. At\u00ebher\u00eb ku tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7 aty \u2013 n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 aty ku pik\u00ebrisht sot duhet t\u00eb k\u00ebrkohet drejt\u00ebsia dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaqsi t\u00eb nj\u00eb numri kaq t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve me jet\u00ebn e tyre n\u00eb vendlindje, ashtuq\u00eb t\u00eb gj\u00ebnden zgjidhje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jetes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim dhe si rrjedhim t\u00eb zhduket d\u00ebshira aq t\u00eb madhe t\u00eb tyre p\u00ebr tu larguar nga vendi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb trishtuesh\u00ebm, votuesi shqiptar duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigjen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb aty, tek klasa e sot\u00ebme politike shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e agjencis\u00eb Gallup thuhet se rritja e numrit t\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendet e origjin\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasqyrim i konflikteve dhe trazirave n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, ku lufta, uria, tragjedit\u00eb natyrore dhe s\u00ebmundjet e b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e njerz\u00ebve tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e tyre. Ata t\u00eb cil\u00ebve u intereson e ardhmja e shqiptar\u00ebve dhe e kombit duhet t\u00eb pyesin veten se \u00e7ka i shtyn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen nga trojet e veta n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq\u00eb t\u00eb madh prej 56% e popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 34% e popullsis\u00eb s\u00eb Republk\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ve n\u00eb dukje raporti i fundit i entit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gallup dhe kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, q\u00eb dikush t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetjen se pse shqiptar\u00ebt duan t\u00eb largohen aq masivisht nga atdheu i tyre n\u00eb \u00e7perekun e shekullit 21, q\u00eb pat\u00ebm menduar, si\u00e7 duket gabimisht, se duhej t\u00eb ishte shekulli i shqiptar\u00ebve. Pse shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb dhe t\u00eb tret\u00ebt n\u00eb bot\u00eb \u2013 pas Bregut t\u00eb Fildisht dhe Haitit \u2013 q\u00eb po t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb largoheshin nga vendlindja pa asnj\u00eb hesitim? \u00c7ka i shtyn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Dhe \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb me kombin shqiptar, n\u00ebqoftse eventualisht b\u00ebhet realitet d\u00ebshira e k\u00ebsaj p\u00ebrqindjeje d\u00ebrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe gjen\u00eb rastin e mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb braktisur trojet e veta n\u00ebn rrethanat e sot\u00ebme? Dhe kush duhet t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs politikisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem \u2013 p\u00ebrve\u00e7 klas\u00ebs politike t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli post-komuniz\u00ebm &#8212; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse media edhe votuesi shqiptar q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb llogari dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fatin e kombit nga p\u00ebrfaqsuesit e tij politik\u00eb. Dikush duhet t\u00eb \u00e7aj\u00eb kok\u00ebn me k\u00ebt\u00eb dukuri tep\u00ebr shqetsuese, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm q\u00eb nuk dihej m\u00eb par\u00eb, por \u00ebsht\u00eb disi ndryshe kur v\u00ebrtetohen p\u00ebrmasat e k\u00ebtij problemi nga nj\u00eb agjenci e madhe bot\u00ebrore, cila \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr anketat e saja t\u00eb famshme e q\u00eb matin opinionet bot\u00ebrore mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Gallup [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2621,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,769],"class_list":["post-14498","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-gallup"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14498"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14503,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14498\/revisions\/14503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}