{"id":1449,"date":"2015-01-21T12:25:34","date_gmt":"2015-01-21T11:25:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1449"},"modified":"2015-01-21T12:25:55","modified_gmt":"2015-01-21T11:25:55","slug":"at-shtjefen-gjecovi-postull-i-bashkimit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1449","title":{"rendered":"Shkreli: AT SHTJEF\u00cbN GJE\u00c7OVI &#8211;  Shkrimi i  Faik Konic\u00ebs, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli m\u00eb 1930"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1450 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi-300x225.jpg\" alt=\"shtjefen-gjecovi\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/em>AT SHTJEF\u00cbN GJE\u00c7OVI &#8212; POSTULL I BASHKIMIT KOMB\u00cbTAR<\/p>\n<p><em>&#8220;K\u00ebto pun\u00eb po i shkruaj k\u00ebtu, o v\u00eblla shqiptar, jo me ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq, por pse po ma ka \u00ebnda me e mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb to vjet\u00ebrsin\u00eb e kombit ton\u00eb. Le ta marr\u00eb vesh bota se hyjnit\u00eb, m\u00ebnyrat dhe sjelljet e besimtar\u00ebve, si grek\u00ebt dhe latin\u00ebt e vjet\u00ebr, i pat\u00ebn prej et\u00ebrve tan\u00eb, Pellazg\u00ebve&#8221;. <\/em><br \/>\n<strong><em>At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p><em>T\u00eb kjofshim fal\u00eb Kosova Nan\u00eb,<\/em><br \/>\n<em> Burra trima shum\u00eb ke dhan\u00eb<\/em><br \/>\n<em> \u00c7&#8217;asht\u00eb ky burr\u00eb musteqezi,<\/em><br \/>\n<em> Plot me lavd dhe krenari.<\/em><br \/>\n<em> Plot me lavd e krenari,<\/em><br \/>\n<em> nderoi veten e k\u00ebt\u00eb Shqiptari.<\/em><br \/>\n<em> Kap\u00ebrcen gryka dhe male,<\/em><br \/>\n<em> Tuej shp\u00ebrnda plot abetare.<\/em><br \/>\n<em> Gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr me m\u00ebsue<\/em><br \/>\n<em> Kur Turqia e pat ndalue.<\/em><br \/>\n<em> Me u lan\u00eb breznive vepra<\/em><br \/>\n<em> me i harrue kurr\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb jeta.<\/em><br \/>\n<em> Ky asht\u00eb biri i k\u00ebtij trolli,<\/em><br \/>\nI thon\u00eb p\u00ebr em\u00ebn Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu i k\u00ebndojn\u00eb rapsod\u00ebt e Kosov\u00ebs At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, fratit t\u00eb maleve, i cili u vra n\u00eb prit\u00eb e n\u00eb tradh\u00ebti nga shovinist\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Zym t\u00eb Hasit m\u00eb 1929. Meshtari dhe atdhetari i njohur nga Kosova, i cili gjith\u00eb jet\u00ebn e vet punoi p\u00ebr &#8220;Atme dhe Fe&#8221;, p\u00ebr nga aktiviteti i tij patriotik, ai radhitet me veprimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb liris\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Shqiptare dhe q\u00ebndron krah p\u00ebr krah me burrat m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqiptarizmit, si Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina e tjer\u00eb. At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi u vra nga dora mizore e terrorizmit serb, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij si meshtar dhe si patriot shqiptar. Ai ishte nj\u00eb mish\u00ebruesi pashoq i atdhetarizmit dhe i fes\u00eb. Dashurin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb dyja i p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo dhe n\u00eb shum\u00eb fush\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn, tradit\u00ebn dhe arkeologjin\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nuk mungoi p\u00ebrkrahja e tij as p\u00ebr kryengritjen e mal\u00ebsorve kund\u00ebr pushtetit otoman m\u00eb 1911, e deri tek mb\u00ebshtetja e tij p\u00ebr kryengritsit vlonjat\u00eb kund\u00ebr Italian\u00ebve n\u00eb vitin 1920.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb nga korrespondenti P\u00ebllumb Sulo n\u00eb Shkod\u00ebr, ku permes nj\u00eb konference shkencore &#8212; t\u00eb organizuar nga Provinca Fran\u00e7eskane Shqiptare dhe bibiloteka Marin Barleti &#8212; u p\u00ebrkujtua jeta dhe vepra e At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, me rastin 140-vjetori t\u00eb lindjes s\u00eb tij. Konferenca, ku sipas kronik\u00ebs s\u00eb VOA-s, mor\u00ebn pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr studiesish, pasqyroi veprimtarin\u00eb tij patriotike, q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb me kontributet e m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn arkeologjike, t\u00eb albanologjis\u00eb dhe t\u00eb etnografis\u00eb shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me laps e fletore n\u00eb dor\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb edhe k\u00ebnga popullore kushtuar atij, At Gje\u00e7ovi dokumentoi si rrall\u00eb kush tjet\u00ebr, t\u00eb kaluar\u00ebn etnografike dhe arkeologjike t\u00eb kombit shqiptar. Edhe konferenca e Shkodr\u00ebs e titulluar , &#8220;At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi &#8211; Thesar n\u00eb Hulumtim&#8221;, kishte p\u00ebr q\u00ebllim sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb citon At Viktor Demaj &#8212; p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje jo vet\u00ebm veprimtarin\u00eb e ndritur t\u00eb At Gje\u00e7ovit si nj\u00eb fan\u00e7eskan shqiptar i dalluar, por edhe p\u00ebr t\u00eb theksuar edhe kontributin e tij t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar. Nd\u00ebrsa profesori i Universitetit Luigj Gurakuqi n\u00eb Shkod\u00ebr Tomorr Osmani, sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, pohoi gjat\u00eb konferenc\u00ebs, se kontributi i Gje\u00e7ovit n\u00eb kultur\u00ebn komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb i gj\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebrfshin\u00eb shum\u00eb fusha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto fusha t\u00eb shum\u00ebta t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kulturore dhe komb\u00ebtare, natyrisht p\u00ebrfshihet mbledhja e goj\u00ebdh\u00ebnave nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrfunduan n\u00eb botimin e vepr\u00ebs monumentale historike, &#8220;Kanuni i Lek Dukagjinit&#8221;, vep\u00ebr kjo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi siguroi njohjen e kombit por p\u00ebr vlerat historiko-juridike t\u00eb Kanunit, ai fitoi edhe fam\u00eb bot\u00ebtore n\u00eb qarqet shkencore europiane. P\u00ebrve\u00e7 Kanunit, Gje\u00e7ovi ka l\u00ebn\u00eb pas edhe studime t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb &#8220;Trashigime Thrako-Iliriane&#8221; dhe &#8220;Agimi i Gjytetnis\u00eb&#8221; botuar m\u00eb 1910, vep\u00ebr kjo q\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e panumr\u00ebta t\u00eb At Gje\u00e7ovit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur gjuh\u00ebn shqipe bazuar n\u00eb traditat dhe n\u00eb folklorin e pashterrsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar, an\u00eb e mban\u00eb trojeve autoktone ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. At Gje\u00e7ovi \u00ebsht\u00eb autor edhe i nj\u00eb num\u00ebri veprash t\u00eb tjera me karakter komb\u00ebtar dhe fetar dhe \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe si p\u00ebrkthyes nga gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Ishte bashkpuntor i ngusht\u00eb i Revist\u00ebs s\u00eb fam\u00ebshme &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221;, t\u00eb Fran\u00e7eskan\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr dhe e t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes s\u00eb njohur t\u00eb asaj kohe, &#8220;Albania&#8221; e Faik Konic\u00ebs. Nuk ka dyshim se shum\u00eb vepra e dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera t\u00eb Gje\u00e7ovit mund t\u00eb jen\u00eb zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb, pasi At Zef Pllumi thot\u00eb n\u00eb kujtimet e tija se regjimi komunist kishte pastruar arkivat e At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit n\u00eb Kuvendin e Fran\u00e7eskan\u00ebve n\u00eb vitet 1945-46. Thuhet se At Gje\u00e7ovi kishte lidhje dhe korrespondenc\u00eb me nj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr patriot\u00ebsh t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs i konsidroi si &#8220;armiq&#8221; dhe si t\u00eb tilla ai thesar mund t\u00eb jet\u00eb zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse u rrit dhe jetoi n\u00eb j\u00eb periudh\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, historian\u00eb dhe akademik\u00eb shqiptar\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kredi historike At Gje\u00e7ovit jo vet\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb arsimit dhe pasurimit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Nj\u00ebri prej tyre, Prof. Dr. Syrja Pupovci, n\u00eb parath\u00ebnjen e \u201cKanunit t\u00eb Lek Dukagjinit\u201d botuar n\u00eb Prishtin\u00eb, thekson rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi ka luajtur n\u00eb bashkjetes\u00ebn fetare, duke shkruar se, \u201cShtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi i kontriboi ruajtjes s\u00eb unitetit dhe p\u00ebrballimit t\u00eb grindjeve fetare, sepse bashkimi ishte parakusht i fitimit t\u00eb liris\u00eb komb\u00ebtare.\u201d Profesor Pupovci shkruante se, \u201cGje\u00e7ovi, bashk\u00eb me pishtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, ndihmoi n\u00eb ngjalljen dhe ngritjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare\u2026.ata nj\u00ebkohsisht hodh\u00ebn posht\u00eb tentativat e ideolog\u00ebve t\u00eb huaj reaksionar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mohonin ekzistimin e historis\u00eb, t\u00eb gjuh\u00ebs, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb vlerave t\u00eb tjera t\u00eb popullit shqiptar, madje edhe ekzistimin e k\u00ebtij kombi\u201d, pohonte Prof. Syrja Pupovci dhe p\u00ebrfundon se \u201cShtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi i dha kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kultur\u00ebs komb\u00ebtare dhe shkenc\u00ebs dhe la n\u00eb trash\u00ebgim vepra q\u00eb do t\u00eb mbeten edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen gurr\u00eb e pashterrur p\u00ebr studime.\u201d<\/p>\n<p>Nga gjysma e 1920- At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjeruar t\u00eb bashkatadhetarve t\u00eb vet n\u00eb Kosov\u00ebn ku kishte lindur, k\u00ebthehet atje p\u00ebr t\u00eb vazhduar veprimtarin\u00eb e tij atdhetare dhe fetare. Sh\u00ebrbimi i tij si famullitar n\u00eb Zym t\u00eb Hasit &#8212; ku ai ishte i vendosur q\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb m\u00ebsonin t\u00eb shkruanin dhe t\u00eb lexonin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre am\u00ebtare &#8212; nuk shikohej me sy t\u00eb mir\u00eb nga shovinist\u00ebt serb, t\u00eb cil\u00ebt duke njohur veprimtarin\u00eb e dalluar kulturore dhe gjuh\u00ebsore t\u00eb At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit n\u00eb favor t\u00eb kombit, e konsideronin at\u00eb si nj\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb vendosur t\u00eb planeve t\u00eb Serbis\u00eb shoviniste p\u00ebr t\u00eb pushtuar p\u00ebrgjithmon\u00eb Kosov\u00ebn duke e \u00e7komb\u00ebtarizuar Dardanin\u00eb e lasht\u00eb. N\u00eb zbatimin e planeve t\u00eb Serbis\u00eb, At Gje\u00e7ovi ishte nj\u00eb simbol i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i bashkimit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, i cili duhej zhdukur. Ashtuq\u00eb me 14 Tetor, 1929 At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi vritet n\u00eb prit\u00eb, n\u00eb pabesi, jo p\u00ebr tu harruar si\u00e7 kishin n\u00eb mend armiq\u00ebt e tij dhe t\u00eb kombit shqiptar, por p\u00ebr tu kujtuar p\u00ebr gjithmon\u00eb, brez pas brezi, n\u00eb historin\u00eb e shqitar\u00ebve. Aty n\u00eb faqet e asaj historie, s\u00eb bashku me Isa Boletinin, Bajram Currin, Azem Bejt\u00ebn, Hasan Prishtin\u00ebn, Ded Gjo Lulin, Papa Kristo Negovanin dhe me kolosat e tjer\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet e kombit shqiptar, si nj\u00ebri prej atyre patriot\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm jetoi dhe punoi por dha edhe jet\u00ebn p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gje\u00e7ovi, sipas Faik Konic\u00ebs, si nj\u00eb fol\u00ebs i shqip\u00ebs n\u00eb vij\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar frontale t\u00eb trojeve shqiptare, ishte nj\u00ebri prej st\u00ebrnip\u00ebrve t\u00eb atyre q\u00eb me q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Koh\u00ebn e Mesme dhe pastaj, &#8220;ndaluan t\u00eb mbrapsurit e vij\u00ebs (s\u00eb t\u00eb folurit shqip) m\u00eb tehu&#8221;. Andaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 140-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, duke njohur kontributin e tij t\u00eb madh n\u00eb favor t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar, le t\u00eb bashkohemi me Faik Konic\u00ebn duke uruar q\u00eb &#8220;Em\u00ebri i k\u00ebt\u00edj njeriu t\u00eb rrall\u00eb do t\u00eb vej\u00eb duke u-rritur&#8221; nd\u00ebr ata pasardh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt me veprat e tyre do t\u00eb realizojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00ebndrr\u00ebn e At Gje\u00e7ovit dhe t\u00eb shum\u00eb bashkoh\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n<strong>P\u00ebr t\u00eb interesuarit &#8212; M\u00eb posht\u00eb bashkangjit\u00eb mund t\u00eb lexoni shkrimin e Faik Konic\u00ebs,botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli m\u00eb 1930, n\u00eb t\u00eb cilin ai p\u00ebrshkruan vizit\u00ebn e tij dhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Gomsiqe t\u00eb Mirdit\u00ebs ku kishte sh\u00ebrbyer si famullitar At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, p\u00ebrfshir\u00eb mbresat personale t\u00eb Konic\u00ebs mbi At Gje\u00e7ovin.<\/strong><br \/>\n<strong>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- <\/strong><br \/>\n<strong> Ca Kujtime Mbi At Gje\u00e7ovin <\/strong><br \/>\n<strong>\u201cSicilid\u00f2 prej nesh, miq dhe admironj\u00ebs t\u00eb tij, do t\u00eb kishim nevoj\u00eb q\u00eb n\u00eb gjall\u00ebs\u00ed p\u00ebr nga nj\u00eb lotore ku t\u00eb mbledhim lot\u00ebt t&#8217;ona p\u00ebr At Gje\u00e7ovin\u201d<\/strong><br \/>\n<strong>Faik KONICA<\/strong><\/p>\n<p><em>At Gje\u00e7ovin e pata njohur me an\u00eb letrash disa vjet p\u00ebrpara luft\u00ebs Ballkanike. M\u00eb 1913 shkova n\u00eb Shkodr\u00eb dhe atj\u00e8, n\u00eb Kuv\u00ebnt t\u00eb Francisk\u00e2n\u00ebve, nji dit\u00eb u-njohm\u00eb me sy e me fjal\u00eb t\u00eb gjalla. Mendimet, nderimi q\u00eb kisha patur p\u00ebr At Gje\u00e7ovin p\u00ebr s\u00eb largu, m&#8217;u-shtuan ca m\u00ea tep\u00ebr q\u00eb kur u-poqm\u00eb. I mesm\u00eb nga gjat\u00ebsia e trupit, pak\u00eb si i that\u00eb, me nj\u00eb pal\u00eb sy t\u00eb zeza ku \u00e7k\u00eblqente mendia po dhe z\u00ebm\u00ebrmirsia, At Gje\u00e7ovi fitonte menj\u00ebher\u00eb besimin dhe dashurin\u00eb. Fjal\u00ebt i kish t\u00eb pakta po kurdoher\u00eb n\u00eb v\u00ebnt. Vet\u00ebm kur n\u00eb t\u00eb kuv\u00ebnduar e sip\u00ebr, takohej nonj\u00eb pik\u00eb mi t\u00eb cil\u00ebn kish dituri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb &#8211; si p\u00ebr shemb\u00ebll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjet\u00ebrit\u00eb greko-romane &#8211; At Gje\u00e7ovi \u00e7elej ca m\u00ea gjat\u00eb, dhe ahere ish g\u00ebzim t&#8217;a d\u00ebgjonte njeriu. As\u00ec kohe At Gje\u00e7ovi ish &#8220;famullitar&#8221;, dometh\u00ebn\u00eb prift i ngarkuar me sh\u00ebrbimin e nj\u00eb fshati ose rrethi, dhe rronte n\u00eb Gomsiqe, i pari kat\u00fbnt i Mirdit\u00ebs mbi udh\u00eb nga Shkodra n&#8217;Orosh. <\/em><br \/>\n<em>A i vemi musafir\u00eb At Gje\u00e7ovit nonj\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebs\u00e1j jave? M\u00eb pyeti nj\u00eb her\u00eb At Fishta, me t\u00eb cilin p\u00edqesha \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Shkodr\u00eb. Mendimi i nj\u00eb vizite At Gje\u00e7ovit m\u00eb p\u00eblqeu pa mas\u00eb. Asht\u00fb, pa humbur koh\u00eb, u-nism\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb r\u00e9, dhe q\u00eb m\u00eb mbushi me hab\u00ed dhe trisht\u00ecm, \u00ebsht\u00eb se nga Shkodra gjer n\u00eb Gomsiqe, nj\u00eb udh\u00ebt\u00ecm shtat&#8217; a tet&#8217; or\u00ebsh me kal\u00eb, nuk\u00eb gjetm\u00eb as kat\u00fbnt as sht\u00ebp\u00ed, ve\u00e7 nj\u00eb hani t\u00eb varf\u00ebr, ku q\u00ebndruam p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kaf\u00e9, s&#8217;pam\u00eb gj\u00ebkundi nonj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb gjall\u00ebsie: nj\u00eb v\u00ebnt i zbrazur e i shkret\u00eb, si i harruar nga Per\u00ebndia dhe nga nj\u00e9r\u00ebzit. Po m\u00ebrzia e udh\u00ebtimit na u-\u00e7p\u00ebrblye p\u00ebrt\u00e8j shpres\u00ebs posa arrijt\u00ebm n\u00eb Gomsiqe, ose, q\u00eb t\u00eb flasim me dr\u00e9jt, n\u00eb famull\u00ed t\u00eb Gomsiqes, &#8211; se katundi vet\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb tutje-t\u00ebh\u00fb, nj\u00eb sht\u00ebp\u00ed k\u00ebt\u00fb, nj\u00eb sht\u00ebp\u00ed nj&#8217; a dy mile m\u00eb tej, as q\u00eb dukej.<\/em><\/p>\n<p><em>Famullia &#8211; nj\u00eb bin\u00e1 prej guri, e ndritur dhe e past\u00ebr, gjysm&#8217; e zbrazur nga pla\u00e7ka por e mbushur dhe e zbukuruar nga z\u00ebm\u00ebra e madhe dhe nga buz\u00ebqeshja e t\u00eb zotit sht\u00ebpis\u00eb &#8211; q\u00ebndronte, mir\u00ebprit\u00ebse dhe e qet\u00eb an\u00ebs nj\u00eb lumi. K\u00ebt\u00fb ronte At Gje\u00e7ovi. K\u00ebt\u00fb e shkonte jet\u00ebn, n\u00eb mes t\u00eb lutjes e m\u00ebsimeve, nj\u00eb nga nj\u00e9r\u00ebzit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria: nj\u00eb lart\u00ebs\u00ed e p\u00ebrulur, n\u00eb munt t&#8217;afr\u00f2j e t\u00eb lith dy fjal\u00eb aq\u00eb t\u00eb perk\u00fbnd\u00ebrta; nj\u00eb lart\u00ebs\u00ed shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vet\u00eb, i cili, bir i v\u00ebrtet\u00eb i t\u00eb V\u00e1rf\u00ebrit t&#8217; Assisit, n\u00eb past\u00ebr\u00ed e n\u00eb vob\u00ebs\u00ed t\u00eb z\u00ebmr\u00ebs tij, e dinte veten t\u00eb vog\u00ebl. Famullia, shkoll\u00eb dhe v\u00ebnt k\u00ebshillash t\u00eb mira, u jipte f\u00ebmi\u00edj\u00ebve themelet e st\u00ebrvitjes, u p\u00ebrndante fjal\u00ebt e urta dhe ngush\u00ebllimet nj\u00e9r\u00ebsve n\u00eb nevoj\u00eb. Koh\u00ebn q\u00eb i tepronte, At Gje\u00e7ovi j&#8217;a kushtonte studimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Merej ahere me institutat e vj\u00e9t\u00ebra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga t\u00eb cilat nj\u00eb q\u00eb arriu gjer n\u00eb dit\u00ebt t&#8217;ona \u00ebsht\u00eb Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. Ask\u00f9sh nuk\u00eb munt t&#8217;i afrohej At Gje\u00e7ovit n\u00eb ditur\u00edn&#8217; e k\u00ebt\u00edj Kanuni. Na treg\u00f3i nj\u00eb dor\u00ebshkr\u00ecm nj&#8217;a dy-mij faqesh, sudi\u00edm i palodhur e i holl\u00eb ku kish mbledhur, radhitur e ndritur t\u00eb gjitha sa kan\u00eb mbetur nga mendimet juridike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Koh\u00ebn e Mesme, mendime t\u00eb cilat ngjan t&#8217;i ken\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt shum\u00eb p\u00ebrt\u00e8j Koh\u00ebs s\u00eb Mesme.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kat t\u00eb sip\u00ebrm t\u00eb famullis\u00eb, permi nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb madhe, ishin shtruar nj\u00eb tok vjet\u00ebrsirash greko-romane, t\u00eb zbul\u00faara e t\u00eb mbl\u00e9dhura nj\u00eb nga nj\u00eb, me nj\u00eb fatbardh\u00ebs\u00ed t\u00eb rrall\u00eb dhe me nj\u00eb shie t\u00eb mbaruar, nga dora vet\u00eb e At Gje\u00e7ovit. Mbaj m\u00ebnt, ve\u00e7\u00e0n, nj\u00eb en\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb qojtur &#8220;lacrumatorium&#8221; lotore, as\u00ecsh q\u00eb t\u00eb vj\u00e9t\u00ebrit, n\u00eb besim se t\u00eb vd\u00e9kurit qajn\u00eb t\u00eb shk\u00faarit e jet\u00ebs tyre, i mbulojin n\u00eb varr bashk\u00eb me t\u00eb vd\u00e9kurin q\u00eb ky t\u00eb kish se k\u00fb t&#8217;i mblithte lott\u00eb. Nuk m\u00eb shkonte ahere kurr\u00eb n\u00ebr m\u00ebnt se pas ca vjet sicilid\u00f2 prej nesh, miq dhe admironj\u00ebs t\u00eb tij, do t\u00eb kishim nevoj\u00eb qi n\u00eb gjall\u00ebs\u00ed p\u00ebr nga nj\u00eb lotore ku t\u00eb mbledhim lott\u00eb t&#8217;ona p\u00ebr At Gje\u00e7ovin\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Bir i p\u00ebrul\u00ebt i Sh\u00ebn Franciskut, e ditur me nj\u00eb ditur\u00ed pa ting\u00ebll\u00ecm, po dhe Shqip\u00ebt\u00e1r i kthiellt, At Gje\u00e7ovit, q\u00eb i p\u00ebrkiste \u00e7do mir\u00ebs\u00ed, nuk i mung\u00f3j asnj\u00eb hidh\u00ebrim, asnj\u00eb \u00e7pifje, m\u00eb e \u00e7ud\u00edtshmia e t\u00eb cilave ndoshta \u00ebsht\u00eb t\u00eb moh\u00faarit se ay ish Shqip\u00ebt\u00e1r. Seps\u00e8 ish lindur n\u00eb nj\u00eb kuf\u00ed gj\u00fah\u00ebrash, n\u00eb nj\u00eb kuf\u00ed ku sot mbar\u00f2n shq\u00edpja dhe nis nj\u00eb tjat\u00ebr, ca m\u00ebndje t\u00eb klas\u00ebs kat\u00ebrt, t\u00eb pazonjat t\u00eb kuptojn\u00eb se f\u00f3l\u00ebsit e shqipes n\u00eb vij\u00ebn me t\u00eb p\u00ebrparuara jan\u00eb st\u00ebrn\u00edp\u00ebrit e at\u00fdreve q\u00eb me q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Koh\u00ebn e Mesme dhe pastaj ndaluan t\u00eb mbr\u00e1psurit e vij\u00ebs m\u00eb teh\u00fb, ca m\u00ebndje t\u00eb klas\u00ebs kat\u00ebrt e p\u00ebrmbysin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e kthejn\u00eb n\u00eb t\u00eb shar\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lavd\u00ed.<\/em><\/p>\n<p><em>Po, At Gje\u00e7ovi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmi \u00e7do sharje. Em\u00ebri i k\u00ebt\u00edj njeriu t\u00eb rrall\u00eb do t\u00eb vej\u00eb duke u-rritur &#8211; dhe nj\u00eb dit\u00eb famullia e Gomsiqes do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga gur\u00ebt e sh\u00ebnjt\u00ebruar t\u00eb Shqip\u00ebtar\u00ebsis\u00eb.&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>(Marr\u00eb nga gazeta &#8220;Dielli&#8221; e organizat\u00ebs Panshqiptare Vatra, 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AT SHTJEF\u00cbN GJE\u00c7OVI &#8212; POSTULL I BASHKIMIT KOMB\u00cbTAR &#8220;K\u00ebto pun\u00eb po i shkruaj k\u00ebtu, o v\u00eblla shqiptar, jo me ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq, por pse po ma ka \u00ebnda me e mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb to vjet\u00ebrsin\u00eb e kombit ton\u00eb. Le ta marr\u00eb vesh bota se hyjnit\u00eb, m\u00ebnyrat dhe sjelljet e besimtar\u00ebve, si grek\u00ebt dhe latin\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1450,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-1449","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1449"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1459,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1449\/revisions\/1459"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}