{"id":14467,"date":"2017-06-13T11:31:50","date_gmt":"2017-06-13T09:31:50","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14467"},"modified":"2017-06-13T11:39:03","modified_gmt":"2017-06-13T09:39:03","slug":"mbi-bejlerbejllekun-e-rumelise-nga-antonio-bruno-prej-ulqini-doreshkrim-ne-vatikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14467","title":{"rendered":"&#8220;Mbi bejlerbejll\u00ebkun e Rumelis\u00eb, nga Antonio Bruno prej Ulqini&#8221;, dor\u00ebshkrim n\u00eb Vatikan"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Antonio-Bruno-prej-Ulqinidoreshkrim-ne-vatikan.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14468 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Antonio-Bruno-prej-Ulqinidoreshkrim-ne-vatikan.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"490\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Antonio-Bruno-prej-Ulqinidoreshkrim-ne-vatikan.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Antonio-Bruno-prej-Ulqinidoreshkrim-ne-vatikan-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb dor\u00ebshkrim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Vatikan<\/p>\n<p>N\u00eb Bibliotek\u00ebn Apostolike t\u00eb Vatikanit gjendet nj\u00eb dor\u00ebshkrim italisht (Barb.lat.5361) i Antonio Brunit nga Ulqini, me titull \u00ab Del Bellerbegato della Romania, d\u2019Antonio Bruno da Dolcigno \u00bb (Mbi bejlerbejll\u00ebkun e Rumelis\u00eb, nga Antonio Bruno prej Ulqini) i shkruar andej nga gjysma e dyt\u00eb e shek. XVI. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb \u2013 dhe t\u00eb keq \u2013 ky dor\u00ebshkrim mjaft interesant p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb digjituar dhe hedhur n\u00eb internet, n\u00eb faqen elektronike t\u00eb Bibliotek\u00ebs Digjitale Vatikane: digi.vatlib.it\/. Them t\u00eb keq, sepse cil\u00ebsia e skanimit \u00ebsht\u00eb aq e dob\u00ebt, sa transkriptimi i tij u b\u00eb nj\u00eb pun\u00eb v\u00ebrtet e bezdisur, nj\u00eb dhimbje e madhe koke. Dor\u00ebshkrimi duhet t\u00eb jet\u00eb shkruar mbas vitit 1557, terminus ad quem i rivendosjes s\u00eb patriarkatit t\u00eb Pej\u00ebs. Ky dor\u00ebshkrim nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjat\u00eb, ka vet\u00ebm 16 faqe; por edhe k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb jep nj\u00eb s\u00ebr\u00eb informacionesh me vler\u00eb, sidomos mbi trevat e banuara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, numrin e spahinjve q\u00eb nxirrte \u00e7do krahin\u00eb si dhe mbi marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare e l\u00ebvizjet e popullsive brenda Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p><strong>\u00abBejlerbejll\u00ebku i Rumelis\u00eb\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>Po n\u00eb Hungari gati \u00ebsht\u00eb zhdukur [katolicizmi] nga herezit\u00eb moderne, si mes bes\u00ebtytnive t\u00eb grek\u00ebve [i.e. ortodoks\u00ebve, EP] nuk mungojn\u00eb mbetje t\u00eb sakrilegjeve t\u00eb lashta t\u00eb arian\u00ebve, donatist\u00ebve dhe manikejve q\u00eb quhen paulician\u00eb, dhe nga k\u00ebta ka disa fshatra n\u00eb Bullgari, n\u00eb Mysi, se ky komb zinte jo vet\u00ebm Mysin\u00eb e poshtme, por edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Trakis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb, t\u00eb t\u00eb cilave provinca emrat e lasht\u00eb jan\u00eb zhdukur t\u00ebr\u00ebsisht. Arb\u00ebrit banojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Epirit, n\u00eb Dardani dhe Maqedoni, si dhe n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Ilirikut; ata q\u00eb jan\u00eb nga ana e Dalmacis\u00eb ndjekin fen\u00eb katolike (alla latina), t\u00eb tjer\u00ebt nga Durr\u00ebsi e posht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb ortodokse (alla greca). Gjuha e k\u00ebtyre njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme nga ajo sllave dhe greke, qoft\u00eb ajo alane ose gotike \u2013 e sjell\u00eb nga Alariku i cili n\u00eb sulm e sip\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb romake q\u00ebndroi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Epir si nj\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm prej nga mund t\u00eb pushtonte Italin\u00eb dhe Greqin\u00eb \u2013 qoft\u00eb gjuha e lasht\u00eb e maqedonasve, di\u00e7ka q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb, pasi nuk ka lidhje me sllavishten, e cila ndoshta ishte gjuha e got\u00ebve. Dhe \u00ebsht\u00eb kombi arb\u00ebror shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh se krahina e vet, duke nisur Arb\u00ebria nga per\u00ebndimi me Ulqini dhe nga liqeni i Shkodr\u00ebs, mbaron n\u00eb lindje n\u00eb Bast\u00eda [i.e. Sajadha, EP] p\u00ebrball\u00eb Korfuzit. Por arb\u00ebrit banojn\u00eb edhe m\u00eb tej, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Mores\u00eb dhe Greqis\u00eb, t\u00eb strehuar atje p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebrave ose t\u00eb shp\u00ebn\u00eb nga perandor\u00ebt e Kostandinopoj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebshtu u gjet\u00ebn ila\u00e7 kryengritjeve t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb flitet edhe m\u00eb tej (?), kur t\u00eb rr\u00ebfehen cil\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb turqit. Vlleh\u00ebt, edhe ata ortodoks\u00eb, barinj m\u00eb shum\u00eb se bujq, banojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb nga malet e Serbis\u00eb, dhe Bullgaris\u00eb, dhe gati t\u00eb gjith\u00eb Pindin deri n\u00eb Laris\u00eb, dhe sipas mendimit tim jan\u00eb mbetje t\u00eb atyre q\u00eb u d\u00ebbuan nga perandori Aurelian nga kolonit\u00eb e Dakis\u00eb, dhe u ngul\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u2019 an\u00eb t\u00eb Danubit, mes Mysis\u00eb, Maqedonis\u00eb dhe Dardanis\u00eb, dhe jo t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb shfarosur nga grek\u00ebt. Tani k\u00ebta flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb si moldav\u00ebt dhe vlleh\u00ebt \u2013 meqen\u00ebse merren me grigjat e bag\u00ebtive \u2013 jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Kroaci dhe Istria; grek\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rehatuarit nga t\u00eb krishter\u00ebt e tjer\u00eb, pasi pjesa m\u00eb e madhe e tyre banon n\u00ebp\u00ebr qytete dhe merret me tregti; por p\u00ebr shkak t\u00eb zullumeve t\u00eb turqve jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb braktisin tokat, sesa t\u2019i shesin. Fshatar\u00ebve nuk u ka mbetur ve\u00e7 t\u00eb punojn\u00eb tok\u00ebn, ose p\u00ebr nevoj\u00eb t\u00eb tyren, ose prej dhun\u00ebs s\u00eb padron\u00ebve dhe k\u00ebshtu jan\u00eb zg\u00ebrlaqur, t\u00eb pasurit me fitimet e f\u00eblliqura dhe t\u00eb pad\u00ebshiruara (mecanico, di\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet pa d\u00ebshir\u00eb, pa vullnet) dhe vulgu pasi nuk ngopet kurr\u00eb, nuk pushon kurr\u00eb. Ruajn\u00eb grek\u00ebt mendjemadh\u00ebsin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, dhe urrejtjen ndaj katolik\u00ebve. Tregojn\u00eb d\u00ebshir\u00eb se mund t\u00eb ngren\u00eb krye, dhe do ta b\u00ebnin. Jan\u00eb megjithat\u00eb banor\u00ebt e fushave t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb paarmatosur dhe bujqit trima n\u00eb dukje nga m\u00ebnyra sesi vishen, pa shpur\u00eb, t\u00eb ndrojtur nga natyra dhe nga frika mos humbasin pronat dhe familjet. K\u00ebta t\u00eb Mores\u00eb dhe Tesalis\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb radhiten edhe vlleh\u00ebt, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, si p\u00ebr nga trim\u00ebria, si p\u00ebr nga arm\u00ebt; por nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i nxit\u00ebsh p\u00ebr luft\u00eb dhe t\u2019i ndihmosh [\u2026] n\u00ebse shfaqet mund\u00ebsia, dhe si m\u00eb af\u00ebr ndihm\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket detit. N\u00eb k\u00ebto dy provinca ka mjaft shqiptar\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Mor\u00e9, t\u00eb par\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve me l\u00ebvizje dhe kryengritje trazuan t\u00eb gjith\u00eb Greqin\u00eb. [\u2026] Nga Shkupi e k\u00ebtej ata q\u00eb banojn\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Dardanis\u00eb dhe malet af\u00ebr Arb\u00ebris\u00eb, nuk u jan\u00eb ende n\u00ebnshtruar turqve, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vendit, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb eg\u00ebrsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen vler\u00ebsuar shum\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb Pipri, Ku\u00e7i, Klementi, Bjellopavliqi dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs, pjes\u00ebrisht arb\u00ebr, pjes\u00ebrisht sllav\u00eb. K\u00ebta sllav\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb sipas dogm\u00ebs ortodokse, jan\u00eb m\u00eb skizmatik\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt e kombit t\u00eb tyre, e urrejn\u00eb emrin \u201clatin\u201d [\u2026] Kryepeshkopi i Pej\u00ebs, ka jo shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb juridiksion t\u00eb gjer\u00eb, ka uzurpuar titullin e patrikut fal\u00eb Mehmet pash\u00eb Sokoloviqit, q\u00eb ka qen\u00eb kryevezir n\u00ebn Sulejmanin, Selimin dhe Muratin. Peja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb sanxhakun e Dukagjinit, ngjat\u00eb lumit t\u00eb Drinit t\u00eb Bardh\u00eb, edhe pse banohet m\u00eb shum\u00eb nga spahinjt\u00eb e sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Por turqit jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00eb feje dhe nj\u00eb gjuhe, ve\u00e7 k\u00ebsaj turqit mjeshtrit e qilimave shum\u00eb t\u00eb holl\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb barinj endacak\u00eb \u2026 pasardh\u00ebs t\u00eb paluhatur t\u00eb atyre aziatik\u00ebve q\u00eb ndoq\u00ebn faksionin dhe sektin e [\u2026] persianit, kushdo q\u00eb ishte ose mund t\u00eb ishte, [\u2026] i besonin m\u00eb shum\u00eb Aliut se Muhametit. [\u2026] N\u00eb ato t\u00eb Bullgaris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Arb\u00ebris\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb turqit m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn t\u00eb huaj t\u00eb kombeve t\u00eb ndryshme, dhe rac\u00eb skllev\u00ebrish [i.e. rob\u00ebrish] (nd\u00ebrsa n\u00eb Arb\u00ebri fshatar\u00eb), ose tregtar\u00eb a artizan\u00eb q\u00eb i tremben \u00e7do l\u00ebvizjeje, t\u00eb armatosur si nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, me hark dhe jatagan, por [tregtar\u00ebt?] kan\u00eb ndonj\u00eb mushqet\u00eb etj.<br \/>\nVu\u00e7iterna, Allaxhahisari, q\u00eb serb\u00ebt e quajn\u00eb Krushevac, Qystendili, Shkupi, Prizreni q\u00eb zot\u00ebron shum\u00eb vende n\u00eb Arb\u00ebri\u2026 N\u00eb Arb\u00ebri, n\u00eb Shkod\u00ebr, Dukagjin, Elbasan, Vlor\u00eb, Delvin\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb dalje n\u00eb det; Ohri, n\u00eb sanxhakun e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Kruja e famshme e Sk\u00ebnderbeut, ka p\u00ebrzierje t\u00eb madhe grek\u00ebsh, bullgar\u00ebsh, arb\u00ebrish\u2026. sanxhaku i Qystendilit ka 13oo spahinj, t\u00eb tjer\u00ebt nuk u tejkalojn\u00eb 8oo. Zakonisht kan\u00eb nga 2oo-3oo, rrall\u00ebher\u00eb 6oo. Disa nuk arrijn\u00eb n\u00eb 8o, si Shkupi, Prizreni, Dukagjini, Shkodra ka pak m\u00eb shum\u00eb, Kermani 56 deri 8o, pa llogaritur kurr\u00eb n\u00eb numrin e spahinjve familjet e sanxhakbejler\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb provinc\u00eb, si\u00e7 u tha, nga Bastia deri n\u00eb Durr\u00ebs ndiqet feja ortodokse, n\u00ebn sanxhak\u00ebt e Delvin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Elbasanit. N\u00eb sanxhakun e Delvin\u00ebs gati t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb gjuh\u00ebn greke, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sanxhakut ka shum\u00eb fshatra bullgar\u00ebsh, q\u00eb nxjerrin zift. Dhe vet\u00ebm Vlora \u2013 nga t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb e banuar nga turq t\u00eb huaj me origjin\u00eb aziatike, nga ata q\u00eb ndoq\u00ebn Zekollin. Af\u00ebr Vlor\u00ebs pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb larg ndodhen mal\u00ebsor\u00ebt himariot\u00eb, sigurisht t\u00eb eg\u00ebr por pak t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb armatosur m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn me heshta t\u00eb shkurtra dhe hob\u00e9, tashm\u00eb kan\u00eb ngritur krye t\u00eb bindur prej disave, por m\u00eb shum\u00eb prej vepr\u00ebs s\u00eb Athanasit, kryepeshkopit t\u00eb Ohrit, i cili me pretekstin e vizit\u00ebs (sepse Ohri \u00ebsht\u00eb larg Himar\u00ebs rreth kat\u00ebr dit\u00eb) etj. etj. etj.<\/p>\n<p>Edion Petriti<\/p>\n<p>12 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dor\u00ebshkrim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Vatikan N\u00eb Bibliotek\u00ebn Apostolike t\u00eb Vatikanit gjendet nj\u00eb dor\u00ebshkrim italisht (Barb.lat.5361) i Antonio Brunit nga Ulqini, me titull \u00ab Del Bellerbegato della Romania, d\u2019Antonio Bruno da Dolcigno \u00bb (Mbi bejlerbejll\u00ebkun e Rumelis\u00eb, nga Antonio Bruno prej Ulqini) i shkruar andej nga gjysma e dyt\u00eb e shek. XVI. P\u00ebr fat t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14468,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-14467","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14467"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14471,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14467\/revisions\/14471"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}