{"id":14293,"date":"2017-05-31T10:25:46","date_gmt":"2017-05-31T08:25:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14293"},"modified":"2017-05-31T10:25:46","modified_gmt":"2017-05-31T08:25:46","slug":"lahuta-e-malcis-gjithnje-gurre-e-pashterrshme-vlerash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14293","title":{"rendered":"LAHUTA E MALCIS GJITHNJ\u00cb GURR\u00cb E PASHTERRSHME VLERASH"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_14294\" aria-describedby=\"caption-attachment-14294\" style=\"width: 604px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-14294\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"604\" height=\"323\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta.jpg 484w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shtepia-at-gjergj-fishta-300x161.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 604px) 100vw, 604px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-14294\" class=\"wp-caption-text\">Sht\u00ebpia ku ka banuar At Gjergj Fishta, shpallur Monument Kulture &#8212; nj\u00eb nga arritjet e diktatur\u00ebs n\u00ebn mask\u00ebn e demokracis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00eb komentues n\u00eb nj\u00eb nga portalet &#8212; n\u00eb pritje t\u00eb kot\u00eb t\u00eb restaurimit nga Ministria e Kultur\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, mbetet gjithnj\u00eb nj\u00eb monument turpi i klas\u00ebs politike post-komuniste shqiptare<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkrel<\/p>\n<p>Pa ditur se kopja ime e vjet\u00ebr e Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis ishte grisur nga p\u00ebrdorimi prej pothuaj gjys\u00ebm shekulli \u2013 por duke njohur mir\u00eb dashurin\u00eb time ndaj k\u00ebsaj vepre t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; para do kohe, kolegu dhe miku im Idriz Lamaj m\u00eb solli nga Shqip\u00ebria nj\u00eb dhurat\u00eb, nj\u00eb kopje t\u00eb re t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis, botimi i XVII nga Botimet Fran\u00e7eskane n\u00eb Shkod\u00ebr.\u00a0 Edhe kopja e par\u00eb e Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis q\u00eb kam lexuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time si refugjat politik n\u00eb Itali n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1970, ka qen\u00eb gjithashtu dhurat\u00eb p\u00ebr mua prej Dom Prenk Ndrevashajt, priftit katolik q\u00eb kujdesej p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Itali, gjat\u00eb viteve 1960-ave dhe 1970-ave.\u00a0 Libri q\u00eb m\u00eb ka dhuruar i ndjeri Dom Prenk, \u00ebsht\u00eb botimi i dyt\u00eb i Lahut\u00ebs, shtypur n\u00eb vitin 1958, n\u00eb Rom\u00eb. Si\u00e7 mund t\u00eb v\u00ebreni n\u00eb foton m\u00eb posht\u00eb, megjithse e grisur nga p\u00ebrdorimi prej pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, e kam ruajt gjithnj\u00eb si syt\u00eb e ballit dhe e kam lexuar vazhdimisht si nj\u00eb burim frym\u00ebzimi vlerash t\u00eb pashterrshme t\u00eb kombit ton\u00eb.\u00a0\u00a0 E kam ruajtur gjithashtu si nj\u00eb dhurat\u00eb dhe kujtim t\u00eb bukur e t\u00eb paharruesh\u00ebm prej mikut tim Dom Prenk Ndrevashaj &#8212; po se po &#8212; i cili q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time, ka qen\u00eb i pari q\u00eb m\u00eb pat folur p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij t\u00eb madhe, Lahuta e Malcis.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet,\u00a0 n\u00eb trojet tona n\u00ebn komuniz\u00ebm pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore,\u00a0 At Gjergj Fishta dhe Lahuta e Malcis ishin t\u00eb ndaluar rreptsisht, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr po t\u2019p\u00ebrmendesh Fishta, njerzit e p\u00ebsonin keq, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptar.\u00a0 Dom Prenk\u00ebs, i jam mbetur gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb m\u2019a paraqiti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis dhe p\u00ebr faktin se m\u00eb njohu me At Gjergj Fisht\u00ebn dhe veprat e tij kur isha 19-vje\u00e7, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur isha duke u bredhur rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, pa ditur se ku do t\u00eb p\u00ebrfundojsha dhe cila do ishte e ardhmja ime.\u00a0 Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr brezin e sot\u00ebm, por natyrisht se un\u00eb kam avantazhin se gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb e kemi folur n\u00eb familje dhe nga kjo pik\u00ebpamje e kam pasur dhe e kam m\u00eb t\u00eb leht\u00eb edhe sot ta lexoj Lahut\u00ebn dhe veprat e tjera t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.\u00a0 Por botimi i fundit\u00a0 &#8212; i XVII-ti &#8212; ka p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr lexuesin e sot\u00ebm, n\u00eb krahasim me botimin e dyt\u00eb q\u00eb kam lexuar gjat\u00eb viteve, megjithse edhe botimi i vjet\u00ebr ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar v\u00ebrejtjesh dhe sqarimesh t\u00eb fjal\u00ebve ose frazave t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr lexuesin e sot\u00ebm.\u00a0 Botimi i XVII-t\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb nj\u00eb fjalor tep\u00ebr t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr lexuesin, nj\u00eb shpjegues t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb rralla shqipe por edhe i fjal\u00ebve t\u00eb huaja q\u00eb ka p\u00ebrdorur Fishta n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, nga At Benedikt Dema.\u00a0 P\u00ebr ata q\u00eb e gjejn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, rekomandoj recitimet e Lahut\u00ebs n\u00eb \u201cyoutube\u201d, nga mjeshtri i madh, Reshat Arbana e t\u00eb tjer\u00eb recitues.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb rr\u00ebfehem me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh se shpesh\u00ebher\u00eb kur m\u00eb jepet, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, i drejtohem vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs.\u00a0 I nderuar lexues, m\u00eb quaj t\u00eb \u201cprapambetur\u201d jo n\u00eb hap me koh\u00ebn, po t\u00eb duash. Por si asnj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr deri m\u00eb sot \u2013 Lahuta e Malcis\u00eb vazhdon t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb gurr\u00eb e pashterrshme vlerash dhe virtytesh t\u00eb p\u00ebrhershme shqiptare.\u00a0 Natyrisht, dihet se jo gjithkush mendon k\u00ebshtu p\u00ebr Fisht\u00ebn dhe veprat e tija.\u00a0 Kjo mund t\u00eb shpjegohet edhe me l\u00ebnjen pas dore t\u00eb Fisht\u00ebs dhe veprave t\u00eb tija n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos p\u00ebrjashtimi i tij gjithnj\u00eb nga shkollat dhe universitetet, megjithse veprat e tija jan\u00eb botuar dhe ribotuar. Antagonizmat ndaj Fisht\u00ebs jan\u00eb aq\u00eb t\u00eb theksuara ende, sa q\u00eb t\u00eb bindin se sa e efektshme paska qen\u00eb propaganda sllavo-komuniste gjys\u00ebm shekullore kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me disa koleg\u00eb t\u00eb mi tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb Uashington pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb po bisedonim &#8212; nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; edhe p\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e saj sot, p\u00ebr shkrimtar\u00eb t\u00eb ri e t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb edhe At Gjergj Fisht\u00ebn dhe p\u00ebr Lahut\u00ebn e Malcis. Gjuha n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs, tha nj\u00eb prej kolegeve \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e vrazhd\u00eb, idet\u00eb e tija shum\u00eb anakronistike, tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu kuptuar.\u00a0 K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb koleges m\u00eb befasuan dhe m\u00eb davarit\u00ebn deri diku edhe mendjen por e p\u00ebrmbajta veten, duke iu p\u00ebrgjigjur se po t\u00eb mos ishte p\u00ebr Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb, un\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs time q\u00eb kishim marr\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, do ishim humbur n\u00eb kulturat dhe gjuh\u00ebt e huaja.\u00a0 N\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, i thash\u00eb gjen\u00eb grumbullimin e zakoneve, atdhedashuris\u00eb dhe traditave, tradita t\u00eb cilat u ruajt\u00ebn nga mal\u00ebsor\u00ebt edhe n\u00eb rrethana shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira jetese se sot, e t\u00eb cilat ia vlen\u00eb t\u2019i kalohen brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve sidomos n\u00eb trojet e veta, por q\u00eb sot, fatkeqsisht, mungojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn shqiptare. N\u00ebqoftse atdhedashuria dhe traditat e kombit kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr brezat e sot\u00ebm!<\/p>\n<p>Ndoshta edhe g\u00ebnjej veten se duke lexuar Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb n\u00eb mbarim t\u00eb \u00e7erek shekullit 21-t\u00eb, mendoj dhe shpresoj p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk vjen m\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb shqiptare, sidomos p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta, ku armiq\u00ebsia dhe indeferenca zyrtare ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs vazhdon, fal\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb urrejtjes komuniste ndaj tij \u2013 at\u00ebher\u00eb ndoshta shpresohet m\u00eb kot se brezi i sot\u00ebm i shqiptar\u00ebve mund t\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb prej k\u00ebsaj vepre.\u00a0 Ndoshta \u00ebsht\u00eb ndryshe p\u00ebr ne q\u00eb jemi rritur n\u00ebn influencat e kulturave dhe gjuh\u00ebve t\u00eb huaja. Aty, n\u00eb vargjet e Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, vazhdojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb streh\u00eb ngush\u00ebllimi dhe freskimi. Disa nga ne, aty n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis &#8212; larg atdheut, megjithse n\u00eb liri, n\u00eb per\u00ebndim &#8212; kemi gjetur plot\u00ebsimin e nevojave tona p\u00ebr traditat e humbura dhe p\u00ebr liri, pasi e kishim humbur at\u00eb n\u00eb trojet ku kemi lindur, por\u00a0 e konsiderojm\u00eb edhe si nj\u00eb burim t\u00eb pashterrsh\u00ebm vlerash komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb huaj ku na ka hedhur fati i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty n\u00eb Lahut\u00eb, gj\u00ebnden fatet e kombit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po t\u00eb jemi realist,\u00a0\u00a0 Lahuta Malcis \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pasqyrim i historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb shkruhet as historia e kombit shqiptar.\u00a0 Lahuta \u00ebsht\u00eb shtylla e traditave komb\u00ebtare pa t\u00eb cilat nuk besoj se mund t\u00eb realizohet nj\u00eb qytet\u00ebrim i p\u00ebrparuar shqiptar as nj\u00eb zhvillim dhe shtet-nd\u00ebrtim modern, n\u00eb p\u00ebrpjekjet shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. Traditat e trash\u00ebguara st\u00ebrgjyshore, aq mjesht\u00ebrisht t\u00eb g\u00ebrshetuara n\u00eb Lahut\u00eb, si nderi, besa, burr\u00ebnia dhe mikpritja, jo vet\u00ebm q\u00eb nderojn\u00eb emrin shqiptar nd\u00ebr shekuj, por ato radhisin shqiptar\u00ebt n\u00eb rendin e kombeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 N\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, At Gjergj Fishta, nep\u00ebrmjet protagonist\u00ebve t\u00eb Lahut\u00ebs, i k\u00ebndon popullit shqiptar, nderit dhe liris\u00eb s\u00eb fisit e t\u00eb kombit.\u00a0 Vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i pashterrsh\u00ebm atdhedashurie, trim\u00ebrie dhe vlerash komb\u00ebtare, por edhe nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb &#8212; sipas At Danjel Gje\u00e7ajt, redaktorit t\u00eb Botimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 1958 \u2013 \u201cP\u00ebrt\u00ebrin\u00eb fuqit\u00eb e ligshtueme t\u2019ushtar\u00ebve t\u00eb lodhun, naltson moralin e ram\u00eb, shton uzdaj\u00ebn n\u00eb fitoren vendimtare, p\u00ebrforcon dashunin\u00eb p\u00ebr Atdhe, ngjall heroizmin dhe trimnon zemrat e molisuna\u201d.<br \/>\nPrandaj, si lexues i rregullt i Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, bashkohem sinqerisht me At Danjel Gje\u00e7ajn duke u b\u00ebr\u00eb thirrje bashkatdhetarve kudo, pa marr\u00eb paraysh\u00eb se cilin botim t\u00eb Lahut\u00ebs kini n\u00eb bibliotekat tuaja, t\u00eb parin ose t\u00eb fundit. N\u00ebqoftse nuk e kini nj\u00eb kopje t\u00eb Lahut\u00ebs shkoni e blejini dhe &#8212; Lexoje me dashni Lahut\u00ebn&#8230;Shfletoje me kujdes Lahut\u00ebn e Homerit t\u00eb kombit tand&#8230;Ndigjoje me vemendje Fisht\u00ebn e flet\u00ebt e Lahut\u00ebs&#8230;Studjoje me peshim Lahut\u00ebn dhe m\u00eb n\u00eb fund, Ruaje lahut\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb ma fort e jotja se e Fisht\u00ebs, k\u00ebshillon At Daniel Gje\u00e7aj.\u00a0\u00a0 Sepse , \u201cb\u00ebrthama dhe thalbi i nji kombi\u201d nuk shuhen\u00a0 p\u00ebr derisa nga shqiptar\u00ebt t\u00eb k\u00ebndohet Lahuta, p\u00ebr derisa nga ata t\u00eb ndiqet heroizmi i Oso Kuk\u00ebs dhe urtija e Marash Ucit, vendosm\u00ebnia e Ali Pash\u00ebs, bashkimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit, trim\u00ebnia e Drangojve legjendar\u00eb n\u00eb Big\u00eb t\u00eb Shal\u00ebs, fytyrat historike n\u00eb Rrzhanic\u00eb&#8230;dashunija e vetmohimi i Pater Gjonit, guximi e burrnia e Ded Gjo Lulit, fisnikia e virtyti burr\u00ebnor i Tring\u00ebs&#8230;\u201d porosit\u00eb ai.\u00a0 Vet At Gjergj Fishta ishte i bindur se me vepr\u00ebn e tij i kishte l\u00ebn\u00eb kombit t\u00eb vet nj\u00eb \u201cPomendare\u201d:<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 se po moj Zan\u00eb Shqyptare<br \/>\nKrah m\u2019krah bashk na tue k\u00ebndue<br \/>\nNd\u00ebrtue kemi \u2018i pomendare<br \/>\nRrfe as mot mos m\u2019e dermue\u201d.<\/p>\n<p>Lahuta e Malcis\u00eb \u00ebsht\u00eb epopeja komb\u00ebtare, \u201cpomendarja\u201d, \u00ebsht\u00eb\u00a0 p\u00ebrmendore e p\u00ebrjetshme q\u00eb do t\u00eb kujtohet brez pas brezi, sepse ajo ka dal\u00eb nga vet populli, pa marr\u00eb parasysh\u00eb trajtimin anti-komb\u00ebtar t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs dhe heshtjen zyrtare ndaj vepr\u00ebs s\u00eb tij sot dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr ta zhdukur nga historia.\u00a0 At Gjergj Fishta nuk kujtohet vet\u00ebm me em\u00ebra rrug\u00ebsh, megjithse edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb nderimi p\u00ebr poetin e madh komb\u00ebtar, por v\u00ebrtet\u00eb do kujtohej me nder duke p\u00ebrfshir\u00eb vepr\u00ebn e tij n\u00eb programet shkollore edhe universitare p\u00ebr brezat e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, si pjes\u00eb e denj\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. \u00c7do komb tjet\u00ebr do t\u00eb krenohej me At Gjergj Fisht\u00ebn, por jo klasa e sot\u00ebme politike shqiptare n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar.\u00a0 Megjithk\u00ebt\u00eb At Gjergj Fishta do u thonte k\u00ebtyre: \u201cEdhe pa mue Shqipnia kjoft\u00eb e rrnoft\u00eb, e nami i saj p\u00ebr jet\u00eb u trashigoft\u00eb&#8230; Rrnoft\u00eb Shqipnia, Rrnoft\u00eb Flamuri i saj\u201d.\u00a0 Lahuta e tij mbetet si gurr\u00eb vlerash komb\u00ebtare q\u00eb dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, nj\u00eb burim q\u00eb nuk shterret kurr\u00eb.\u00a0 N\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb dhe n\u00eb autorin e saj At Gjergj Fisht\u00ebn, kombi shqiptar ka dhe duhet t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb pashterrsh\u00ebm vlerash q\u00eb mbeten p\u00ebr tu zbukuar nga brezat, megjith p\u00ebrpjekjet mizore p\u00ebr t\u2019a minimizuar &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019a zhdukur vepr\u00ebn dhe influenc\u00ebn e tij n\u00eb Atdhe.\u00a0 Indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhunim ndaj historis\u00eb s\u00eb kombit. \u00c7onju t\u00eb Vdekur.\u00a0 Zgjohu Gjergj Fishta. Mos vajto ma Lahut\u00eb, por k\u00ebndo. Ndihmo Zot si na ke ndihmue!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkrel Pa ditur se kopja ime e vjet\u00ebr e Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis ishte grisur nga p\u00ebrdorimi prej pothuaj gjys\u00ebm shekulli \u2013 por duke njohur mir\u00eb dashurin\u00eb time ndaj k\u00ebsaj vepre t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; para do kohe, kolegu dhe miku im Idriz Lamaj m\u00eb solli nga Shqip\u00ebria nj\u00eb dhurat\u00eb, nj\u00eb kopje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14294,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-14293","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14293"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14295,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14293\/revisions\/14295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}