{"id":14261,"date":"2017-05-29T00:03:57","date_gmt":"2017-05-28T22:03:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14261"},"modified":"2017-05-29T00:04:36","modified_gmt":"2017-05-28T22:04:36","slug":"nje-nderim-i-merituar-presidenti-nishani-dekoron-ish-senatorin-bob-dole","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14261","title":{"rendered":"NJ\u00cb NDERIM I MERITUAR: PRESIDENTI NISHANI DEKORON ISH-SENATORIN BOB DOLE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/presidenti-nishani-dekoron-bob-dol.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14262 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/presidenti-nishani-dekoron-bob-dol.jpg\" alt=\"\" width=\"574\" height=\"469\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/presidenti-nishani-dekoron-bob-dol.jpg 428w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/presidenti-nishani-dekoron-bob-dol-300x245.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/presidenti-nishani-dekoron-bob-dol-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 574px) 100vw, 574px\" \/><\/a><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><br \/>\n<strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Uashington, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani nderoi me dekorat\u00ebn e lart\u00eb ish-senatorin republikan\u00a0 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe mikun e madh t\u00eb kombit shqiptar, Z. Robert Dole.<\/p>\n<p>Senatori Dole, nj\u00eb burr\u00eb shteti amerikan me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe me von\u00eb nj\u00eb mik i madh i shqiptar\u00ebve, ishte zgjedhur n\u00eb Kongresin amerikan n\u00eb vitin 1960 nga shteti Kansas dhe m\u00eb pastaj n\u00eb vitin 1968 u zgjodh senator nga i nj\u00ebjti shtet.\u00a0 Fillimisht, ai fitoi nam n\u00eb politik\u00ebn amerikane si Kryetar i Komisionit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Republikane, nga viti 1971-1972.\u00a0\u00a0 N\u00eb vitin 1976, Presidenti Xherald Ford e zgjedh\u00eb p\u00ebr n\u00ebn-president t\u00eb tij dhe n\u00eb vitin 1984 Senatori Dole zgjidhet Udh\u00ebheq\u00ebs i shumic\u00ebs republikane n\u00eb Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu mandatin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb historin\u00eb e kombit si udh\u00ebheq\u00ebs republikan.\u00a0 Ai dha dor\u00ebheqjen nga Senati duke iu p\u00ebrveshur fushat\u00ebs p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Pas humbjes ndaj kandidatit demokrat Bill Clinton ai t\u00ebrhiqet nga politika, por fati e deshti q\u00eb megjithse ishin kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, Bob Dole dhe Bill Clinton punuan s\u00eb bashku n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Uashington, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani nderoi ish-Senatorin Dole me dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, \u201cDekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar\u201d, duke e cil\u00ebsuar politikanin e njohur amerikan, si \u201cp\u00ebrkrahsin e pal\u00ebkundur t\u00eb liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.\u00a0 N\u00eb portalin e Presidentit Nishani thuhet se kryetari I shtetoit shqiptar, gj\u00ebndej n\u00eb Uashington n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vizite pune, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, \u201cN\u00eb prani t\u00eb Ambasador\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, Zonj\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Odeta Nishani e t\u00eb ftuarve t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb, Kreu i Shtetit vler\u00ebsoi dhe \u00e7moi me \u201cDekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar\u201d Senatorin Robert Joseph Dole me motivacionin:<\/p>\n<p>\u201cMe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb dhe vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror ndaj kontributit t\u00eb \u00e7muar dhe ndihmes\u00ebs thelb\u00ebsore dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr promovimin dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, si dhe p\u00ebr lobimin n\u00eb Senatin Amerikan n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur me k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb shum\u00eb mir\u00eb veprimtarin\u00eb e Senatorit Dole, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, Presidenti Nishani shprehu, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe privilegjin q\u00eb me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Kujtes\u00ebs s\u00eb (Memorial Day) kur nderohen sakrificat dhe heronjt\u00eb, ka mund\u00ebsin\u00eb: \u201cP\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe nderuar kontributet e \u00e7muara dhe mb\u00ebshtetjen thelb\u00ebsore t\u00eb mikut t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, p\u00ebrkrah\u00ebsit t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb komb\u00ebtare dhe zgjidhjes s\u00eb saj, Senatorit Robert (Bob) Dole.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kreu i Shtetit e cil\u00ebsoi \u201cSenatorin Dole se ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb nga p\u00ebrkrah\u00ebsit dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit amerikan\u00eb m\u00eb me influenc\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm ka p\u00ebrkrahur qysh n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990-t\u00eb, por ka ndihmuar zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb si dhe p\u00ebrparimin e proceseve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ndikuar edhe n\u00eb procesin e paqtimit, dialogut, mir\u00ebkuptimit, begatis\u00eb dhe orientimit euro-atlantik t\u00eb mbar\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit.\u201d<br \/>\n\u201cJu ishit nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebt me vendosm\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrcaktuat vij\u00ebn e kuqe t\u00eb ndalimit t\u00eb gjenocidit serb ndaj popullsis\u00eb civile e t\u00eb pafajshme shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke lobuar fuqish\u00ebm n\u00eb Senatin amerikan p\u00ebr fitimin e merituar t\u00eb liris\u00eb e m\u00eb pas t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shum\u00ebpritur t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Nishani, Z. Dole.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto kontribute, i nderuar Senator Dole, shqiptar\u00ebt si komb, kudo q\u00eb jetojn\u00eb, ju jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs. Prandaj n\u00eb em\u00ebr edhe t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb Shtetit d\u00ebshiroj t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj, t\u2019ju fal\u00ebnderoj nga zemra dhe t\u2019ju akordoj dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr ne: at\u00eb t\u00eb Flamurit ton\u00eb Komb\u00ebtar!\u201d, ka deklaruar udh\u00ebheqsi shqiptar duke spikatur meritat e k\u00ebtij burri t\u00eb madh amerikan dhe mik i shqiptar\u00ebve.<br \/>\nJu faleminderit dhe d\u00ebshiroj t\u2019ju siguroj se ju dhe vepra juaj e paharrueshme do t\u00eb mbeten p\u00ebrher\u00eb t\u00eb gdhendura n\u00eb kujtes\u00ebn dhe mir\u00ebnjohjen historike t\u00eb kombit shqiptar!\u201d- p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e tij Presidenti Nishani.<br \/>\nShum\u00eb i emocionuar, Senatori Dole \u2013 i cili kishte sh\u00ebrbyer\u00a0 me vite edhe si Ambasador nderi i Presidentit historik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington, Dr. Ibrahim Rugova dhe si p\u00ebrfaqsues i interesave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kryeqytetin amerikan &#8212; e fal\u00ebnderoi Presidentin Nishani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb, duke kujtuar me nostalgji se, \u201ckur kandidoi p\u00ebr President t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 1996, \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb q\u00eb mori votat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve\u201d.<br \/>\nKomuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb i vetdijsh\u00ebm se n\u00eb rolin e tij si ambasador nderi i Presidentit Rugova n\u00eb Uashington, Senatori Dole,\u00a0 ka luajtur rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobilizuar Kongresin dhe administratat amerikane, republikane dhe demokrate, n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. Zoti Dole\u00a0 citohet nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb ceremonis\u00eb se \u201cUshqente dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe e priti me emocion nderin q\u00eb iu b\u00eb\u201d.<br \/>\nPas largimit nga Senati, Z. Bob Dole ka sh\u00ebrbyer n\u00eb detyra t\u00eb larta n\u00eb jet\u00ebn private dhe \u00ebsht\u00eb nderuar me nj\u00eb num\u00ebr dekoratash komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 N\u00eb vitin 2005, kur sh\u00ebrbeja si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan,(KKSHA) vendos\u00ebm q\u00eb Senatorin Dole ta dekoronim me \u00e7mimin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u201cHands of Hope\u201d, \u201cDuart\u00eb e Shpres\u00ebs\u201d, s\u00eb bashku me Dr. Elez Biberaj, t\u00eb cilit iu dor\u00ebzua dekorata p\u00ebr \u201cArritje Jet\u00ebsore\u201d.\u00a0 Dekorat\u00ebn e KKSHA-s\u00eb ia dor\u00ebzoi Senatorit Dole, aktivisti i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i Senatorit Dole p\u00ebr dekada, Z. Xhim Xhema, p\u00ebr angazhimin e tij ndaj idealeve q\u00eb rrjedhin nga t\u00eb drejtat e pandryshueshme dhe sovrane t\u00eb individit dhe t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e njl shoq\u00ebrie q\u00eb qeveriset dhe drejtohet nga idealet e nj\u00eb demorkacie t\u00eb stilit amerikan.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb dekorimit t\u00eb tij nga udh\u00ebheqsi m\u00eb i lart\u00eb i shtetit shqiptar, falend\u00ebroj Senatorin Dole edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe k\u00ebshillat q\u00eb ai dhe bashkpuntor\u00ebt e tij m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mua personalisht dhe KKSHA-s\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kam sh\u00ebrbyer si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan.\u00a0 Zyra e tij ishte gjithmon\u00eb e hapur p\u00ebr ne.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Senatorit Dole dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb.\u00a0 Nj\u00ebkohsisht i shprehi edhe fal\u00ebnderimet edhe Presidentit Bujar Nishani p\u00ebr dekorimin e k\u00ebtij miku t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar, shum\u00eb t\u00eb merituar, si mb\u00ebshtet\u00ebs dhe luft\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0Nga Frank Shkreli T\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Uashington, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani nderoi me dekorat\u00ebn e lart\u00eb ish-senatorin republikan\u00a0 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe mikun e madh t\u00eb kombit shqiptar, Z. Robert Dole. Senatori Dole, nj\u00eb burr\u00eb shteti amerikan me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14262,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-14261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14263,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14261\/revisions\/14263"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}