{"id":14257,"date":"2017-05-28T11:58:08","date_gmt":"2017-05-28T09:58:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14257"},"modified":"2017-05-28T12:01:43","modified_gmt":"2017-05-28T10:01:43","slug":"arbereshe-e-ulqinake-vellezer-te-nje-gjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=14257","title":{"rendered":"ARB\u00cbRESH\u00cb E ULQINAK\u00cb \u2013 V\u00cbLLEZ\u00cbR T\u00cb NJ\u00cb GJAKU"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/arbreshe-e-ulqinake-vellezer-te-nje-gjaku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14258 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/arbreshe-e-ulqinake-vellezer-te-nje-gjaku.jpg\" alt=\"\" width=\"607\" height=\"455\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/arbreshe-e-ulqinake-vellezer-te-nje-gjaku.jpg 526w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/arbreshe-e-ulqinake-vellezer-te-nje-gjaku-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 607px) 100vw, 607px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Eltona Lakuriqi<br \/>\n<\/strong><br \/>\nEdhe pse ka kaluar mesnata, salla e madhe e hotelit \u201cAlbatros\u201d n\u00eb bregdetin t\u00ebrheq\u00ebs t\u00eb Ulqinit, ka nj\u00eb gjall\u00ebri disi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb veshur me kostume komb\u00ebtare, Pierpaolo n\u00eb fizarmonik\u00eb, dikush tjet\u00ebr n\u00eb dajre, Suadi e Franco q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, Lucia e Luljeta q\u00eb bisedojn\u00eb, Imma regjisorja q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb e preokupuar p\u00ebr spektaklin q\u00eb do t\u00eb jepet nes\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn e qendr\u00ebs kulturore t\u00eb Ulqinit, aktor\u00ebt q\u00eb qeshin e luajn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb bukur, nga ato q\u00eb ky ambient e qyteti i Ulqinit e provojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sonte jan\u00eb bashkuar s\u00eb toku, arb\u00ebresh\u00eb e ulqinak\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr e motra t\u00eb nj\u00eb gjaku, q\u00eb takohen pas 500 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Trupa teatrale e shoqat\u00ebs \u201cVorea\u201d n\u00eb Frascineto t\u00eb Kalabris\u00eb ka ardhur t\u00eb jap\u00eb shfaqjen \u201cKostantini e Garentina\u201d. \u00cbsht\u00eb varianti arb\u00ebresh i legjend\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur shqiptare, e cila mbijeton e emocionon kudo ku ka shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Arb\u00ebresh\u00ebt jan\u00eb veshur me kostume tradicionale q\u00eb i punojn\u00eb e prodhojn\u00eb vet\u00eb. Lucia e Luiljeta, madje edhe djali i vogel i Lulit, jan\u00eb veshur me kostume ulqinake.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebt arb\u00ebreshe, ulqinake, shkodrane e kor\u00e7are k\u00ebndohen deri n\u00eb or\u00ebt e vona. Duket sikur askush nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb fler\u00eb. Sikur jan\u00eb zgjuar nga nj\u00eb gjum\u00eb shekullor e tani duan t\u00eb fitojn\u00eb koh\u00ebn e humbur. Flitet gjuha shqipe n\u00eb variantin e arb\u00ebrishtes dhe dialekti i Ulqinit. Ndihen t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku. Gjaku yn\u00eb i shprishur, tani po bashkohet,-thot\u00eb Lucia Martino, mjesht\u00ebr i Madh, e cila b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb pasionuar p\u00ebr kultur\u00ebn e traditat shqiptare dhe i ka \u00e7uar grupet e saj edhe n\u00eb Tiran\u00eb e deri n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nga ballkoni i hotelit v\u00ebshtroj at\u00eb gji shk\u00ebmbor, mbi t\u00eb cilin p\u00ebrkulen deg\u00ebt e pishave shekullore. Uj\u00ebt e kulluar ka ngjyrat blu e turkeze, q\u00eb nd\u00ebrthuren midis tyre si ngjyrat e piktur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr pejsazhi. M\u00ebngjesi \u00ebsht\u00eb i bukur dhe n\u00eb parkun e gjelb\u00ebr kan\u00eb ardhur nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave. Midis tyre dalloj gazetarin Ndue Lazri, i cili \u00ebsht\u00eb zgjuar her\u00ebt dhe k\u00ebrkon t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb fotot e or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr foto. I pasionuar pas fotove ai ngjitet e zbret shk\u00ebmbenjve duke futur n\u00eb fokus pamje t\u00eb ndryshme q\u00eb ky ambient i ofron si kartolina t\u00eb v\u00ebrteta. M\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje energjia e tij edhe n\u00eb mbr\u00ebmjen e kaluar n\u00eb sall\u00ebn ku do t\u00eb jepej shfaqja. Regjisorja Imma Guarasci ishte e preokupuar se donte q\u00eb cdo gj\u00eb t\u00eb ishte gati p\u00ebr prov\u00ebn e m\u00ebngjesit dhe p\u00ebr spektaklin para publikut. E gazetari i ardhur nga Bolonja, si president i Federat\u00ebs Nacionale t\u00eb Shoqatave Shqiptare n\u00eb Itali q\u00eb ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr ardhjen e k\u00ebtij grupi n\u00eb Ulqin, b\u00ebnte edhe pun\u00ebn e karpentierit p\u00ebr montimin e skenave, edhe pun\u00ebn e elektri\u00e7istit, duke u kujdesur p\u00ebr dritat e sken\u00ebs, bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktor\u00ebt zgjohen dal\u00ebngadal\u00eb dhe marrim rrug\u00ebn p\u00ebr tek qendra kulturore. Rrug\u00ebt e bukura e karakteristike t\u00eb Ulqinit jan\u00eb mbushur me njer\u00ebz. Ata na p\u00ebrsh\u00ebndesin p\u00ebrzem\u00ebrsisht. Dyqanet me suvenire presin e p\u00ebrcjellin klient\u00eb e turist\u00eb q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb kujtim nga ky qytet i bukur.<\/p>\n<p>Kryetarja e shoqat\u00ebs kulturore \u201cLabeat\u00ebt\u201d, Luljeta Avdiu Cura, nj\u00eb grua energjike dhe p\u00ebrher\u00eb e qeshur, vjen tek salla dhe interesohet q\u00eb trup\u00ebs s\u00eb teatrit t\u00eb mos i mungoj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr suksesin e shfaqjes. Qytetar\u00eb t\u00eb Ulqinit dhe aktivist\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs kulturore vijn\u00eb me nj\u00eb far\u00eb kureshtje t\u00eb shikojn\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr spektaklin, por edhe t\u00eb japin ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb pakursyer n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja. Edhe k\u00ebtu ndihet ajo dashuri v\u00ebllaz\u00ebrore, por edhe ajo mikpritje e bukur e ulqinak\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike shqiptare.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa trupa merret me provat e me p\u00ebrgatitjet, Suad Mehmeti me disa koleg\u00eb t\u00eb tij, na fton q\u00eb t\u00eb vizitojm\u00eb qytetin piktoresk. Ata jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr bukurit\u00eb q\u00eb ofron qyteti i tyre dhe na shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00eb pikat m\u00eb interesante, n\u00eb plazhet q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb frekuentohen nga turist\u00eb e pushues e ku \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr sezonin e ri turistik, kodrave t\u00eb buta t\u00eb Ulqinit, me sht\u00ebpi t\u00eb bukura e karakteristike e me rrug\u00eb q\u00eb gjarp\u00ebrojn\u00eb mes gjelb\u00ebrimit e luleve t\u00eb shumta. Pastaj na drejtonj\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb fushe q\u00eb i ngjan nj\u00eb lugine t\u00eb ngusht\u00eb midis kodrash e malesh. Gjelb\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kudo i dendur e shlodh\u00ebs p\u00ebr syrin. Arrijm\u00eb tek Ada e Bun\u00ebs, nj\u00eb fshat romantik nd\u00ebrtuar dy brigjeve t\u00eb lumit t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb buron nga Liqeni i Shkodr\u00ebs, p\u00ebrshkon kodrina e fushat e Bregut t\u00eb Bun\u00ebs dhe vjen k\u00ebtu e derdhet n\u00eb det. Lokale t\u00eb shumta q\u00eb mir\u00ebpresin klient\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb drek\u00ebs, barka peshkatar\u00ebsh, motoskafe turist\u00ebsh, sht\u00ebpit\u00eb me ngjyra t\u00eb ndryshme n\u00ebn hijet e pem\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha, krijojn\u00eb nj\u00eb pejsazh q\u00eb t\u00eb fton p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb foto t\u00eb shumta. K\u00ebtu miqt\u00eb tan\u00eb nga Ulqini na ofrojn\u00eb bujarisht nj\u00eb drek\u00eb me prodhime deti t\u00eb gatuara sipas tradit\u00ebs ulqinake dhe nj\u00eb ver\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zon\u00ebs.<br \/>\nPrej k\u00ebtu, kthehemi s\u00ebrish n\u00eb Ulqin dhe e vazhdojm\u00eb inkursionin turistik n\u00eb krahun tjet\u00ebr, aty ku ngrihet kalaja e lasht\u00eb dhe e bukur e qytetit. Pamja e detit dhe e qytetit nga kalaja \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme dhe t\u00ebrheq\u00ebse. Nuk di nga ta kthesh m\u00eb par\u00eb aparatin fotografik p\u00ebr t\u00eb fiksuar k\u00ebto pamje t\u00eb rralla. Brenda mureve t\u00eb kalas\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukura prej guri, rrug\u00eb t\u00eb ngushta me kalldr\u00ebm q\u00eb ngjiten drejt maj\u00ebs s\u00eb kodr\u00ebs, lokale t\u00eb shumta, tek dyert e t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb ftojn\u00eb me bujari t\u00eb hysh brenda. Secili prej tyre ka nj\u00eb tarrac\u00eb si ballkon mbi det nga ku klient\u00ebt e turist\u00ebt mund t\u00eb shijojn\u00eb panoram\u00ebn e qytetit dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb foto t\u00eb bukura. Klodian Cami, ky djalosh energjik, sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe aktivist i palodhur, q\u00eb vjen nga Reggio Emilia n\u00eb Itali preferon foto t\u00eb ve\u00e7anta si ajo duke hipur mbi nj\u00eb traktor t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb nuk merret vesh si \u00ebsht\u00eb gjendur k\u00ebtu brenda kalas\u00eb, mbi nj\u00eb motorr t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm si ata t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, mbi muret e kalas\u00eb apo shk\u00ebmbinjt\u00eb e thepisur q\u00eb zbresin deri n\u00eb dallg\u00ebt e shkum\u00ebzuara t\u00eb detit.<br \/>\nK\u00ebshtu duke shetitur e duke u njohur me Ulqinin, na z\u00eb ora e mbr\u00ebmjes, kur do t\u00eb filloj\u00eb spektakli.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Salla e mbushur me spektator\u00eb pret me emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shfaqjen e grupit arb\u00ebresh. Ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb ardhur edhe nga Tuzi e zona t\u00eb tjera, sepse Luljeta ka b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh publicitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb eveniment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ardhjen e arb\u00ebresh\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shfaqje ne Ulqin. Ka ardhur edhe kryetari i komun\u00ebs, Nazif Cungu, me familjen e tij.<\/p>\n<p>Para spektaklit, k\u00ebng\u00ebtarja dhe aktorja e re, studente arb\u00ebreshe, Maria Ferrari k\u00ebndon Himnin Komb\u00ebtar shqiptar, duke ngjallur nj\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb sall\u00eb jan\u00eb edhe gazetar\u00eb e grupe t\u00eb televizionit lokal q\u00eb kan\u00eb ardhur t\u00eb regjistrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Pastaj legjenda e bes\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpalos p\u00ebrmes loj\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb aktor\u00ebve variantin e saj arb\u00ebresh. Shfaqja \u00ebsht\u00eb konceptuar bukur nga regjisorja Imma Guarasci dhe personazhet jan\u00eb tipizuar mjesht\u00ebrisht nga aktor\u00ebt. Publiku e ndjek shfaqjen n\u00eb nj\u00eb heshtje t\u00eb thell\u00eb deri n\u00eb fund. E kjo heshtje nd\u00ebrpritet nga duartrokitjet e nxehta t\u00eb publikut t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kur p\u00ebrfundon shfaqja e dram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por spektakli nuk mbaron k\u00ebtu. Organizator\u00ebt kan\u00eb menduar mir\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb nje sektak\u00ebl arb\u00ebresho-ulqinak. Aktor\u00ebt e dram\u00ebs ua l\u00ebn\u00eb vendin valltar\u00ebve t\u00eb ansamblit \u201cAna e Malit\u201d, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve Franko Frega i ardhur nga Lungra e Kalabris\u00eb dhe Pierpaolo Petta i ardhur nga Piana degli albanesi n\u00eb Si\u00e7ili. Me ta harmonizohet bukur k\u00ebng\u00ebtari ulqinak Suad Mehmeti. K\u00ebsisoj spektakli vazhdon me pjes\u00ebn e tij muzikore, duke e b\u00ebr\u00eb emocionuese dhe t\u00eb paharrueshme k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje mes v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb nj\u00eb gjaku.<br \/>\nOrganizime t\u00eb tilla t\u00eb shk\u00ebmbimeve t\u00eb vlerave kulturore jan\u00eb nj\u00eb eveniment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse ruajn\u00eb e p\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb traditat tona t\u00eb mrekullueshme e t\u00eb pasura kulturore. Ndaj meritojn\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime shoqata \u201cLabeat\u00ebt\u201d e Ulqinit, shoqata \u201cVorea\u201d e Arb\u00ebresh\u00ebve dhe Federata FNAI e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim e koordinim n\u00eb realizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tilla kulturore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eltona Lakuriqi Edhe pse ka kaluar mesnata, salla e madhe e hotelit \u201cAlbatros\u201d n\u00eb bregdetin t\u00ebrheq\u00ebs t\u00eb Ulqinit, ka nj\u00eb gjall\u00ebri disi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb veshur me kostume komb\u00ebtare, Pierpaolo n\u00eb fizarmonik\u00eb, dikush tjet\u00ebr n\u00eb dajre, Suadi e Franco q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, Lucia e Luljeta q\u00eb bisedojn\u00eb, Imma regjisorja q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb e preokupuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14258,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[601,742,737,739,738,744,741,743,47,740],"class_list":["post-14257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ada-e-bunes","tag-bregu-bunes","tag-dialekti-i-ulqinit","tag-imma-guarasci","tag-kostantini-e-garentina","tag-labeatet-ulqin","tag-liqeni-i-shkodres","tag-maria-ferrari","tag-nazif-cungu","tag-suad-mehmeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14257"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14260,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14257\/revisions\/14260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}