{"id":13999,"date":"2017-05-13T18:46:46","date_gmt":"2017-05-13T16:46:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13999"},"modified":"2017-05-13T18:46:46","modified_gmt":"2017-05-13T16:46:46","slug":"denimi-i-dr-nail-drages-dhe-farsa-e-shtetit-ligjor-malazez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13999","title":{"rendered":"&#8221;D\u00cbNIMI I DR. NAIL DRAG\u00cbS DHE FARSA E &#8220;SHTETIT LIGJOR&#8221; MALAZEZ!&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-805 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" width=\"305\" height=\"368\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/a><strong>Shkruan Xheladin Zeneli<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebnimi me burg me afat prej 6 muajsh i ish drejtorit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Ulqin, Dr. Nail Drag\u00ebs me akuz\u00ebn e &#8221; keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt skandaloz p\u00ebr institucionet e ashtuquajtuara t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se organet gjygj\u00ebsore ndjekin penalisht nj\u00eb ish drejtues t\u00eb nj\u00eb institucioni kulturor p\u00ebr kin\u00ebse nj\u00eb gabim t\u00eb natyr\u00ebs procedurale, por anashkalojn\u00eb dhe mohojn\u00eb krimet e v\u00ebrteta dhe korrupcionin politik e ekonomik q\u00eb kryehen n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs s\u00eb pushtetit n\u00eb Mal t\u00eb Zi !.<\/p>\n<p>Gjithashtu, z. Draga i ngarkohet edhe akuza e dh\u00ebnies me qira nj\u00eb objekt ( pron\u00eb e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs), &#8220;pa shpalljen e tenderit publik&#8221; (!?).\u00a0 P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si &#8220;drejt\u00ebsia apo gjykata&#8221; malazeze vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive duke ndjekur penalisht raste tep\u00ebr t\u00eb pa r\u00ebnd\u00ebsishme apo me q\u00ebllime t\u00eb caktuara ,kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duke mbyllur syt\u00eb ndaj epidemis\u00eb s\u00eb korrupcionit q\u00eb ka kapluar aparatin shtet\u00ebror, po iu sjellim disa\u00a0 d\u00ebshmi interesante.<\/p>\n<p>MANS,nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare e cila merret me hetimin\u00a0 e korrupcionit shtet\u00ebror,\u00a0 raporton se n\u00eb vitin 2012 agjensit\u00eb qeveritare n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb n\u00ebnshkruar 147 marr\u00ebveshje paraprake, pa deklaruar tenderin publik.\u00a0 Shpesh\u00ebher\u00eb zyrtar\u00ebt qeveritar manipulojn\u00eb me tender\u00ebt publik me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr apo q\u00eb preferohen nga partia n\u00eb pushtet .Tentimet p\u00ebr t\u00eb hetuar ,persekutuar dhe d\u00ebnuar zyrtar\u00ebt e lart\u00eb shtet\u00ebror p\u00ebr korrupcion apo krime t\u00eb ngjajshme, nuk sjellin rezulltate .<\/p>\n<p>MANS ka hetuar 333 raste t\u00eb korrupcionit prej vitit 2006-2012 dhe ka zbuluar se gjykatat japin denime jokonsistente n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.\u00a0 D\u00ebnimet zakonisht jan\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrta p\u00ebr punonj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb pozita t\u00eb ulta apo t\u00eb mesme, kurse p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb marrin d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb buta p\u00ebr kryerjen e krimeve m\u00eb serioze si\u00e7 \u00ebsht\u00eb abuzimi apo keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs. Shembull m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i\u00a0 ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PDS-s\u00eb ,Svetozar Maroviq i cili abuzoj me pozit\u00ebn e tij udh\u00ebheq\u00ebse duke pla\u00e7kitur vite me radh\u00eb ,buxhetin\u00a0 e Komun\u00ebs s\u00eb Budv\u00ebs\u00a0 me dhjetra miliona dollar\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebte krim ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar vet\u00ebm me tre vite e dhjet\u00eb muaj heqje lirije\u00a0 (!?). MANS gjithashtu raporton se n\u00eb vitin 2014 , 59 institucione shtet\u00ebrore t\u00eb nivelit qendror dhe lokal kan\u00eb kryer veprime antiligjore me rastin e transakcioneve t\u00eb ndryshme pron\u00ebsore, por asnj\u00eb nga drejtuesit e tyre\u00a0 nuk jan\u00eb sjellur para gjygjit. Edhe Departamenti i Shtetit Amerikan , n\u00eb raportet e tij p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut , vazhdimisht ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen lidhur me problemin e korrupcionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi duke theksuar se\u00a0 edhe &#8220;p\u00ebrkund\u00ebr faktit se ligjet ofrojn\u00eb d\u00ebnime kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar, megjithate qeveria nuk i implementon me efikasitet t\u00eb duhur &#8221; .<\/p>\n<p>Korrupcioni, keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs dhe\u00a0 krimi i organizuar fillon nga majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, pra nga politikan\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor shtet\u00ebror n\u00eb Mal t\u00eb Zi. T\u00eb flitet p\u00ebr korrupcion , p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs dhe veprime t\u00eb tjera antiligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, nuk mundet pa u p\u00ebrmend emri i ish kryeministrit dhe shefit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb\u00a0 PDS-s\u00eb, Millo Gjukanoviq i cili p\u00ebr rreth tre dekada me radh\u00eb( her\u00eb si kryeminist\u00ebr e her\u00eb si president i Malit t\u00eb Zi), sh\u00ebrbeu si\u00a0 politikani num\u00ebr nj\u00eb i Malit t\u00eb Zi. Mali i Zi konsiderohet nj\u00eb shtet i vog\u00ebl dhe i varf\u00ebr por q\u00eb Millo Gjukanoviq me familjen e tij ka nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe ekonomike dhe konsiderohet si nj\u00eb nd\u00ebr klanet politike sunduese\u00a0 m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb, kurse revista\u00a0 britaneze &#8221; Indepedent&#8221;, e klasifikon\u00a0 Millo Gjukanoviq-in si nj\u00eb nd\u00ebr 20 politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 2015 Gjukanoviq u shpall &#8221; Person i vitit p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe p\u00ebr korrupcion&#8221; nga OCCRP, ( Organized Crime and Corruption Reporting Procect ) nj\u00eb oganizat\u00eb e njohur e cila merret me hetimin e korrupcionit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebve qeveritar .<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb u tha m\u00eb lart\u00eb, burgosja e Dr. Drag\u00ebs ting\u00ebllon si fars\u00eb e veprimit t\u00eb &#8221; shtetit ligjor&#8221;. Pra, kur Qeveria arreston\u00a0 dhe burgos punonj\u00ebs apo drejtues t\u00eb thjesht\u00eb ,p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje procedurale, mundohen t\u00eb tregojn\u00eb\u00a0 se &#8220;drejt\u00ebsia&#8221; vepron dhe se n\u00eb Mali i Zi kin\u00ebse luftohet korrupcioni! Gjithashtu,n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00ebherit tentohet q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqet v\u00ebmendja nga krimet serioze q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb nivel shtet\u00ebror, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb funksioner\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike dhe q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb duke u pasuruar n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve, por q\u00eb dora e drejt\u00ebsis\u00eb nuk i arrin dot.<\/p>\n<p>N\u00ebse e nj\u00ebjta akuz\u00eb apo kriterijum q\u00eb \u00ebsht\u00eb aplikuar ndaj z. Draga me rastin e d\u00ebnimit t\u00eb tij, t\u00eb ishte aplikuar ndaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishim d\u00ebnime dhe burgime t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Mal t\u00eb Zi !.<\/p>\n<p>Pse u burgus Dr. Nail Draga ?<\/p>\n<p>Dr. Nail Draga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual i njohur jo vet\u00ebm nd\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi por n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i cili mban grad\u00ebn Doktor\u00a0 i shkencave gjeografike. \u00cbsht\u00eb autor i disa librave, ku kryesisht trajton \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi .<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve &#8220;80-ta, si intelektual i ri, dal\u00eb nga Univerziteti\u00a0 i Prishtin\u00ebs, p\u00ebr aktivitietin e tij,v\u00ebzhgohej dhe p\u00ebrndjekej vazhdimisht nga organet e at\u00ebher\u00ebshme t\u00eb sigurimit malazezo-jugosllav, me \u00e7&#8217;rast policia e at\u00ebhershme i konfiskoj librarin\u00eb e tij private e cila\u00a0 nuk iu \u00ebsht\u00eb kthyer asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendosjen e sistemit shumpartiak n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ishte nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u aktivizua duke ndihmuar n\u00eb p\u00ebrpilimin\u00a0 e Statusit Special t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb vitin 1992, nj\u00eb dokument i at\u00ebhersh\u00ebm me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebte republik\u00eb. I ftuar nga LQSHA n\u00eb vitin 2003 d\u00ebshmon n\u00eb Kongresin Amerikan n\u00eb Washington DC, lidhur me diskriminimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Organizon dhe merr pjes\u00eb vazhdimisht n\u00eb simpozijume, takime ,prezentime e mbledhje shkencore ku diskutohen \u00e7\u00ebshtjet me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ART-CLUB-it n\u00eb Ulqin ( Shoqat\u00ebs s\u00eb Intelektual\u00ebve dhe Artist\u00ebve ) ka redaktuar dhe organizuar promovimin e dhjetra librave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb.\u00a0 P\u00ebrmes shkrimeve, publikimeve, analizave t\u00eb tija t\u00eb shumta gjith\u00ebnj\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7do her\u00eb ngrit z\u00ebrin e tij p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu b\u00ebh\u00ebn shqiptar\u00ebve n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Dr. Nail Draga n\u00eb t\u00eb gjitha pozitat q\u00eb ka mbajtur deri m\u00eb sot nd\u00ebr t\u00eb cilat ishin edhe drejtor i SHF &#8221; Bedri Ekezaga&#8221; n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb ( An\u00eb t\u00eb Malit) si dhe drejtor i QK n\u00eb Ulqin, i ka kryer me dinjitet, me nd\u00ebrgjegje , etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe\u00a0 me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb\u00a0 dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka pasur p\u00ebrfitime materiale. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton edhe standardi modest i jet\u00ebs\u00a0 s\u00eb tij prej intelektuali. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se derisa ishte drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Kultur\u00eb n\u00eb Ulqin ka inicuar e organizuar aktivitete t\u00eb shumta kulturore si Mbr\u00ebmjet e shumta Poetike , Panairet vjetore Librit etj. dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn kultorore dhe artistike t\u00eb k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh nj\u00eb aktivitet t\u00eb buj\u00ebsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb intelektuali t\u00eb dalluar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare ,nuk ka se si t\u00eb mos ngjallen dyshime lidhur me q\u00ebllimet dhe prapavij\u00ebn e vertet\u00eb e burgosjes s\u00eb Dr. Nail Drag\u00ebs nga autoritetet malazeze!\u00a0 Dihet mir\u00eb se n\u00eb nj\u00eb shtet ku\u00a0 gjykata dhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb korruptuar dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb klik\u00ebs s\u00eb ngusht t\u00eb pushtetit, po i nj\u00ebjti shtet \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb kurdis\u00eb akte t\u00eb caktuara gjygj\u00ebsore ndaj t\u00eb &#8220;pad\u00ebshiruar\u00ebve&#8221; , ndaj atyre q\u00eb ngrisin z\u00ebrin vazhdimisht ndaj atij pushteti apo ndaj atyre q\u00eb angazhohen p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi dhe heqja e liris\u00eb s\u00eb intelektuali n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri\u00a0 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shqet\u00ebsuar, posa\u00e7\u00ebrisht d\u00ebnimi i nj\u00eb intelektuali me p\u00ebrkat\u00ebsi komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ( pra, t\u00eb Dr. Drag\u00ebs), duke pasur parasysh t\u00eb kaluar\u00ebn e hidhur e regjimeve sllave ndaj intelegjencis\u00eb shqiptare, por nj\u00ebherit dhe trajtimin dhe statusin e tanish\u00ebm t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet.<\/p>\n<p>13 Maj 2017<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Xheladin Zeneli D\u00ebnimi me burg me afat prej 6 muajsh i ish drejtorit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Ulqin, Dr. Nail Drag\u00ebs me akuz\u00ebn e &#8221; keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt skandaloz p\u00ebr institucionet e ashtuquajtuara t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se organet gjygj\u00ebsore ndjekin penalisht nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[704,384,229],"class_list":["post-13999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bedri-ekezaga","tag-nail-draga","tag-xheladin-zeneli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13999"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14000,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13999\/revisions\/14000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}