{"id":13948,"date":"2017-05-10T23:08:33","date_gmt":"2017-05-10T21:08:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13948"},"modified":"2017-05-10T23:08:33","modified_gmt":"2017-05-10T21:08:33","slug":"perfaqsues-i-ri-i-vatikanit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13948","title":{"rendered":"P\u00cbRFAQSUES I RI I VATIKANIT N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Imzot-Charles-John-Brown.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13947 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Imzot-Charles-John-Brown.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"435\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Imzot-Charles-John-Brown.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Imzot-Charles-John-Brown-241x300.jpg 241w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/a><br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani pranoi t\u00eb mart\u00ebn Letrat Kredenciale t\u00eb Nuncit t\u00eb ri Apostolik,\u00a0 Kryeipeshk\u00ebvit Charles John Brown, rezident n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 M\u00eb 9 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Papa Fran\u00e7esku e em\u00ebroi at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, si p\u00ebrfaqsues t\u00eb Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 I p\u00ebrndershmi Brown, me origjin\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, para se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb postin apostolik n\u00eb Tiran\u00eb, ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Irland\u00eb si Nunc Apostolik dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mban edhe titullin si Kryeipeshkv i Akuileas.\u00a0 Irlanda ishte posti\u00a0 tij i par\u00eb diplomatik.<\/p>\n<p>Imzot Charles John Brown, ka lindur n\u00eb Nju Jork, m\u00eb 13 tetor 1959.\u00a0 Ka kryer studimet n\u00eb deg\u00ebn e historis\u00eb, n\u00eb Universitetin e njohur Notre Dame t\u00eb shtetit Indiana, n\u00eb SHBA.\u00a0\u00a0 M\u00eb pas ka vazhduar teologjin\u00eb n\u00eb Universitetin e Oksfordit n\u00eb Angli dhe \u00ebsht\u00eb specializuar n\u00eb Studime Mesjetare n\u00eb Universitetin e Torontos, n\u00eb Kanada, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb von\u00eb studimet n\u00eb Teologji Sakramentale n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebn Anselmit n\u00eb Rom\u00eb.\u00a0 P\u00ebrfaqsuesi i ri diplomatik n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb shugurua meshtar m\u00eb 13 maj 1989, n\u00eb Katedralen e madhe t\u00eb Sh\u00ebn Patrikut, n\u00eb Nju Jork.\u00a0 Fillimisht,\u00a0 ai ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs famullitar, pastaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Kapelan i Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Pap\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb shtator 2009, kryen detyr\u00ebn si Sekretar i Komisionit Teologjik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Q\u00eb nga viti 1994 \u00ebsht\u00eb edhe funksionar i Kongregat\u00ebs p\u00ebr Doktrin\u00ebn e Fes\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj se gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij n\u00eb New York, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt me komunitetin shqiptaro-amerikan, sidomos me komunitetin katolik, i cili i ka pasur gjithmon\u00eb dyert\u00eb e hapura t\u00eb Katedral\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Patrikut, si komunitet n\u00eb p\u00ebrgjithsi dhe pa dallime feje.\u00a0 K\u00ebshtuq\u00eb, p\u00ebrfqsuesi i ri diplomatik i Vatikanit n\u00eb kryeqytetin e shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb ket\u00eb\u00a0 ditur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar dhe p\u00ebr historin\u00eb e kish\u00ebs shqiptare, para se t\u00eb em\u00ebrohej Nunc Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas z\u00ebdh\u00ebnsit t\u00eb Konferenc\u00ebs Ipeshkvnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Dom Gjergj Meta, nunci i ri mb\u00ebrriti t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, ku u prit nga Kryetari i Konferenc\u00ebs Ipeshkvore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Imzot Angelo Massafra, nga ipeshkvijt\u00eb dhe kleri vendas. P\u00ebrfaqsuesi i ri i Vatikanit n\u00eb Tiran\u00eb, fjal\u00ebt e para q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb arritur n\u00eb kryeqytetin shqiptar ishin se, kishte takuar para disa jav\u00ebsh Pap\u00ebn Fran\u00e7esku, i cili i emocionuar i ka th\u00ebn\u00eb: \u201cPo t\u00eb d\u00ebrgoj n\u00eb nj\u00eb komb t\u00eb martirizuar.\u00a0 Mos rri i mbyllur n\u00eb nunciatur\u00eb por dil e tako njer\u00ebzit, kish\u00ebn lokale. Shko n\u00eb periferit\u00eb p\u00ebr t\u00eb takuar njer\u00ebzit.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb portalin peregrinus.al, Imzot Charles John Brown citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithashtu se takimi midis tij dhe Kryetarit t\u00eb shtetit shqiptar, Z. Bujar Nishani \u2013 me rastin e paraqitjes s\u00eb Let\u00ebr-Kredencialave, ishte shum\u00eb i ngroht\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur, nj\u00ebkohsisht, se ndjehej shum\u00eb entuziast p\u00ebr detyr\u00ebn e tij t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Si p\u00ebrfaqsues diplomatik i Vatikanit me titullin \u201cNunc Apostolik\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, Imzot Brown do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaqsues i Selis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb pran\u00eb shtetit shqiptar por si\u00e7 e cil\u00ebson radio Vatikani, edhe \u201ckrahu i zgjatur i Pap\u00ebs\u201d pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, Shqip\u00ebria dhe Vatikani g\u00ebzojn\u00eb midis tyre marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike shum\u00eb miq\u00ebsore, t\u00eb shk\u00eblqyera, mund t\u00eb thuhet.\u00a0 Vitin q\u00eb kaloi,\u00a0 sh\u00ebnuan 25-vjetorin e rivendosjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve (7 shtator, 1991), pas r\u00ebnjes s\u00eb komunizmit dhe pas nj\u00eb historie persekutimesh dhe martirizimit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhjet e kombit shqiptar me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb jan\u00eb shekullore dhe historike.\u00a0 Pothuaj t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs post-komuniste kan\u00eb vizituar zyrtarisht dhe privatisht Vatikanin, nd\u00ebrsa Papa Gjon Pali i dyt\u00eb dhe Papa Fran\u00e7esku jan\u00eb dy udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs Katolike q\u00eb kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit.\u00a0 Gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre, ata kan\u00eb shfaqur nderimin dhe kan\u00eb deklaruar respektin e tyre p\u00ebr bashkjetes\u00ebn q\u00eb ekziston midis shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha feve, duke e theksuar toleranc\u00ebn fetare midis shqiptar\u00ebve, si nj\u00eb shemb\u00ebll bashkjetese fetare, madje edhe n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, duke marr\u00eb parasysh\u00eb historin\u00eb e persekutimit t\u00eb fes\u00eb nga regjimi enverist, tregojn\u00eb se me vullnet t\u00eb mir\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Gjith\u00e7ka ngjallet e p\u00ebrtrihet dhe se arsyeja, megjith\u00ebse p\u00ebr fat t\u00eb keq e kishte humbur drejtimin gjat\u00eb regjimit komunist, m\u00eb n\u00eb fund e ka gjet\u00eb rrug\u00ebn dhe na b\u00ebn t\u00eb besojm\u00eb se e drejta dhe e mira triumfojn\u00eb, p\u00ebrfundimisht, mbi t\u00eb keq\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb sh\u00ebnuan 25-vjetorin e themelimit t\u00eb tyre shtatorin q\u00eb kaloi, marr\u00ebdh\u00ebniet e Arb\u00ebrit me Vatikanin dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Kish\u00ebs Katolike gjat\u00eb shekujsh, jan\u00eb aq t\u00eb vjetra sa edhe historia dy mij\u00eb vje\u00e7are e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Katolike.\u00a0 Vatikani ka inkurajuar vazhdimisht p\u00ebrpjekjet dhe d\u00ebshir\u00ebn e kombit shqiptar p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00eb n\u00eb fund vendin e vet aty ku i takon, n\u00eb rradh\u00eb me kombet e tjera europiane &#8212; aty ku e ka pasur gjithmon\u00eb vendin.\u00a0 Selia e Sh\u00ebnjt\u00eb gjithashtu ka promovuar si shembull t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn, bashkjetes\u00ebn fetare midis shqiptar\u00ebve.\u00a0 Fatbardh\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb feja as marr\u00ebdh\u00ebniet fetare midis shqiptar\u00ebve ato q\u00eb ndalojn\u00eb integrimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb organizmat euro-atlantike, por jan\u00eb grindjet, mosmarrveshjet dhe mos-toleranca politike, midis partive t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, ato q\u00eb po pengojn\u00eb tmerrsisht zhvillimin normal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe q\u00eb po e \u00e7on kombin drejt\u00eb nj\u00eb katastrofe t\u00eb paparashikur.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe kombi shqiptar i shum\u00eb vuajtur nga ajo q\u00eb Papa Fran\u00e7esku e ka cil\u00ebsuar si \u201cideologjia e s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri, p\u00ebr toleranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe politike dhe p\u00ebr nj\u00eb diskurs m\u00eb njer\u00ebzor dhe komunikim t\u00eb respektsh\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria gjeti m\u00ebnyr\u00ebn, m\u00eb n\u00eb fund, q\u00eb t\u00eb rivendoste &#8212; dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli &#8212; t\u00eb zhvilloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike q\u00eb konsiderohen si t\u00eb shk\u00eblqyeshme dhe miq\u00ebsore me Vatikanin, t\u00eb cilin ish-regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs e konsideronte si q\u00ebndr\u00ebn e \u201cobskurantizmit bot\u00ebror\u201d.\u00a0 Si \u00ebsht\u00eb e mundur, q\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Papa Fran\u00e7esku p\u00ebr t\u00eb gjitha besimet q\u00eb jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb, \u201cv\u00ebllaz\u00ebri mes tyre\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb edhe n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike shqiptare, ashtuq\u00eb kombi i rim\u00ebk\u00ebmbur shqiptar t\u00eb ec\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund drejt integrimit euro-atlantik.\u00a0 Marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyeshme midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit duhet t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebmbull se sa do t\u00eb acaruara dhe armiq\u00ebsore, historikisht, t\u00eb jen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis shteteve (si\u00e7 ishin dikur mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit) ose edhe individ\u00ebve dhe kund\u00ebrshtarve politik\u00eb &#8212; pajtimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i mundsh\u00ebm dhe i preferuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyeshme midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 dikur kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar ideologjik\u00eb \u2013 t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si sh\u00ebmbull se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb arrihet me respekt, toleranc\u00eb dhe bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin, jo vet\u00ebm n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar por edhe n\u00eb nivel komb\u00ebtar.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb rast le t\u00eb bashkohemi me ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan dhe t\u2019i, \u201cUrojm\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe suksese Nuncit t\u00eb ri Apostolik n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdhieve shekullore t\u00eb popullit shqiptar me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani pranoi t\u00eb mart\u00ebn Letrat Kredenciale t\u00eb Nuncit t\u00eb ri Apostolik,\u00a0 Kryeipeshk\u00ebvit Charles John Brown, rezident n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 M\u00eb 9 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Papa Fran\u00e7esku e em\u00ebroi at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, si p\u00ebrfaqsues t\u00eb Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 I p\u00ebrndershmi Brown, me origjin\u00eb nga Shtetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13947,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[51],"class_list":["post-13948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13949,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13948\/revisions\/13949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}