{"id":13865,"date":"2017-05-05T23:13:13","date_gmt":"2017-05-05T21:13:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13865"},"modified":"2017-05-05T23:13:13","modified_gmt":"2017-05-05T21:13:13","slug":"stoltenberg-nato-po-i-percjelle-me-kujdes-zhvillimet-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13865","title":{"rendered":"STOLTENBERG: NATO PO I P\u00cbRCJELL\u00cb ME KUJDES ZHVILLIMET N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9240 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\" alt=\"\" width=\"289\" height=\"432\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg 225w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 289px) 100vw, 289px\" \/><\/a><strong>Nga Frank Shkreli \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Antar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior NATO, me t\u00eb drejt\u00eb konsiderohet si arrijtja m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erek shekulli, n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe hapat e saj\u00eb t\u00eb mundimsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e integrimeve euro-atlantike.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shkrim muajin q\u00eb kaloi, me rastin e 8-vjetorit, e kisha cil\u00ebsuar antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, si nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb historis\u00eb post-komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb at\u00eb shkrim kam cituar ish-presidentin Xhorxh Bush i cili ka th\u00ebn\u00eb me rastin e pranimit zyrtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, prillin e vitit 2009. \u201cNe po forcojm\u00eb partneritetin e Amerik\u00ebs me kombet q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn k\u00ebthetrat e komunizmit\u201d.\u00a0 Ish-Presidenti Bush, pat deklaruar gjithashtu gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb protokollit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, se menj\u00ebher\u00eb pasi Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej zyrtarisht an\u00ebtare e NATO-s (gj\u00eb q\u00eb ndodhi korrikun e vitit 2009), t\u00eb jet\u00eb e sigurt se n\u00ebqoftse ndonj\u00eb shtet k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb e saj, \u00e7do an\u00ebtar i aleanc\u00ebs ton\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019a mb\u00ebshtetur.\u00a0 Nd\u00ebrsa, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Jaap de Hoop Scheffer e pat cil\u00ebsuar me at\u00eb rast, antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn perndimore si, \u201cNj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr NATO-n, si nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb do t\u00eb forcoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb ruajtjen dhe promovimin e sigurin\u00eb dhe t\u00eb stabilitetit\u201d, t\u00eb vendeve an\u00ebtare dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb ishte e tep\u00ebrt t\u00eb komentohet m\u00eb, pasi sipas deklaratave t\u00eb vet\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs dhe pozit\u00ebs, si dhe analist\u00ebve n\u00eb vend \u2013 nga mosmarrveshjet politike midis dy partive kryesore t\u00eb vendit \u2013 Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb turpi i Evrop\u00ebs dhe i NATO-s, si vend an\u00ebtar i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.\u00a0 Duket se kjo klas\u00eb politike po e \u00e7on vendin drejt\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendit. Jo se kjo situat\u00eb po shkaktohet nga ndonj\u00eb fuqi e jashtme, por nga vet forcat e mbrendshme, t\u00eb cilat n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit dhe p\u00ebr mir\u00ebqenj\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Konfliktet politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mungesa e vullnetit politik midis pal\u00ebve p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ato, kan\u00eb t\u00ebrhequr jo vet\u00ebm v\u00ebmendjen e politkan\u00ebve evropian\u00eb &#8212; t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshtuan koh\u00ebt e fundit d\u00ebshtuan n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tyre midis pal\u00ebve shqiptare &#8212; por edhe t\u00eb organizat\u00ebs NATO, e cila nep\u00ebrmjet Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Z. Stoltenberg shprehu shqet\u00ebsimin n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, duke folur para Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe n\u00ebn-Komisionit p\u00ebr Siguri dhe Mbrojtje t\u00eb Parlamentit Evropian, Z. Stoltenberg citohet n\u00eb media t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se Aleanca e Atlantikut Verior po i ndjek\u00eb me kujdes zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb problemet politike midis partive politike dhe udh\u00ebheqs\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb zgjidhen midis tyre, dhe n\u00eb institucionet e vendit. \u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb atje t\u00eb zgjidhen problemet politike dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb bojkoti n\u00eb Parlament\u201d citohet t\u00eb jet\u00eb shprehur Z. Stoltenberg n\u00eb Parlamentin Evropian, \u201cpasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb aleate e NATO-s, t\u00eb cil\u00ebn e \u00e7mojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, duket se institucionet m\u00eb t\u00eb larta euro-atlantike dhe miq\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb po humbasin durimin dhe shpresat se Shqip\u00ebria, si an\u00ebtare e NATO-s, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb siguri e stabilitet t\u00eb mbrendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00ebqoftse vazhdohet k\u00ebshtu dhe n\u00ebqoftse nuk arrihet ndonj\u00eb marr\u00ebveshje e shpejt politike midis pal\u00ebve, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e de-stabilitetit t\u00eb saj politik.\u00a0\u00a0 Shqip\u00ebria qe pranuar n\u00eb NATO me besimin se ajo do t\u00eb ishte stabile, sidomos t\u00eb kishte stabilitet politik, nj\u00eb kusht ky p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare dhe p\u00ebr ato q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.\u00a0 Duket se antar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO qe pranuar m\u00eb shum\u00eb duke shpresuar n\u00eb vullnetin e mir\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr ndryshime politike n\u00eb Shqip\u00ebri se sa n\u00eb realitetin politik t\u00eb vendit, 8-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb fatkqesi q\u00eb edhe sot pas 8-vjet\u00eb antar\u00ebsimi n\u00eb NATO, Shqip\u00ebria gjithnj\u00eb p\u00ebrballet me mos-vullnetin politik nga pozita dhe opozita, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur sfidat serioze me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi, p\u00ebrfshir\u00eb korrupcionin, reformat politike, institucionale, elektorale dhe juridike.\u00a0 Shtoju k\u00ebtyre problemeve gj\u00ebndjen aktuale politike, mos toleranc\u00ebn ndaj nj\u00ebri tjetrit dhe mos vullnetin p\u00ebr dialog serioz politik&#8211;\u00a0\u00a0 si rezultat pastaj ke para vetes krijimin e mundsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb tmershme me pasoja t\u00eb pa parashikueshme.\u00a0 Sjellje t\u00eb tilla nga kjo klas\u00eb politike nuk i kan\u00eb hije nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk u kan\u00eb hije shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje e rrezikshme q\u00eb Zot ruajna, po t\u00eb dal\u00eb\u00a0 jasht\u00eb dore, pret q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret nga infleunca dhe forca t\u00eb huaja anti-per\u00ebndimore, p\u00ebr objektivat e tyre q\u00ebllim k\u00ebqia p\u00ebr rajonin, dhe p\u00ebr nga natyra historike, edhe anti-shqiptare.\u00a0 Mezi presin q\u00eb forcat e mbrendshme politike shqiptare t\u2019ua p\u00ebrgatisin terrenin p\u00ebr veprim!\u00a0 T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn u takuan n\u00eb So\u00e7i t\u00eb Rusis\u00eb, Presidenti rus Putin dhe Presidenti turk, Erdogan.\u00a0 Z. Erdogan u shpreh p\u00ebr takimin e tij me udh\u00ebheqsin rus se t\u00eb dy pal\u00ebt, \u201cKan\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi \u00e7\u00ebshtjet bilaterale dhe ato rajonale.\u201d\u00a0 Kemi nj\u00eb pun\u00eb serioze mbi supet tona\u201d, u shpreh udhp\u00ebheqsi turk, duke shtuar se kemi \u201cNj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe.\u00a0 Jam i sigurt se masat q\u00eb do t\u00eb marrim s\u00eb bashku (me Putinin) do t\u00eb ndryshojn\u00eb fatin e mbar\u00eb rajonit\u201d, u shpreh Presidenti Erdogan.\u00a0 Nd\u00ebrsa Presidenti rus, Putin u shpreh se marr\u00ebdh\u00ebniet ruso-turke po marrin nj\u00eb \u201cstatus t\u00eb ve\u00e7ant\u201d.\u00a0 \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb takim zyrtar p\u00ebr t\u00eb biseduar \u00e7\u00ebshtjet kryesore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cVet fakti se ne po bashkpunojm\u00eb, tregon se marr\u00ebdh\u00ebnjet ruso-turke po marrin nj\u00eb karakter t\u00eb ve\u00e7ant\u2026\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehut udh\u00ebheqsi rus p\u00ebr takimin e tij me Presidentin turk. Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse k\u00ebto deklarata ishin k\u00ebrc\u00ebnime a po premtime.\u00a0 Nd\u00ebrkaq, media ruse ka brohoritur takimet e fundit midis Presidentit Putin dhe Presidentit Erdogan, si sh\u00ebnja serioze se marr\u00ebdh\u00ebniet midis Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrshkuar nga ndryshime q\u00eb cil\u00ebsohen si sizmike, e q\u00eb mund t\u00eb ndodhin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjeve putinisto-erdoganiste n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe sidomos n\u00eb politik\u00ebn rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor duhet tu kushtohet v\u00ebm\u00ebndje e posa\u00e7me dhe t\u00eb mos u jepet mund\u00ebsi veprimi n\u00eb uj\u00ebrat e turbullta t\u00eb Ballkanit.\u00a0 Shqet\u00ebsimi ndaj influenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre dy autokrat\u00ebve n\u00eb pun\u00ebt e Ballkanit \u00ebsht\u00eb shprehur nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore.\u00a0 Edhe v\u00ebrejtja e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Z. Stoltenberg p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb merret gjithashtu seriozisht dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i NATO-s t\u00eb shpreh shqet\u00ebsim mbi konfliktet e mbrendshme politike t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar, pasi NATO ekziston p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendet an\u00ebtare nga ndonj\u00eb sulm i jasht\u00ebm e jo nga trazirat e mbrendshme q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen nga vet klasa politike, e cila si p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb par\u00eb t\u00eb saj\u00ebn ka ruajtjen e stabilitetit t\u00eb vendit, mbrojtjen e atdheut dhe sigurin\u00eb e popullit t\u00eb vet. NATO si organizat\u00eb shum\u00ebkombshe angazhohet p\u00ebr zgjidhjen paq\u00ebsore t\u00eb mosmarrveshjeve dhe konflikteve n\u00eb radh\u00ebt e saj por rri larg konflikteve t\u00eb mbrendshme t\u00eb vendeve an\u00ebtare.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb klasa e sot\u00ebme politike e Shqip\u00ebris\u00eb, si an\u00ebtare me t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plota n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior, NATO \u2013 t\u2019a pyes veten n\u00ebse n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre, si individ\u00eb dhe si parti, po sillen ashtu si\u00e7 meriton kjo organizat\u00eb dhe ashtu si\u00e7 u ka hije shqiptar\u00ebve? Qeveria shqiptare duhet ta pyes veten gjithashtu, a jan\u00eb sjelljet e politik\u00ebs shqiptare standarde t\u00eb NATO-s, an\u00ebtare e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe a jan\u00eb k\u00ebto standard q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt\u00eb t\u00eb integrimeve n\u00eb organizmat tjera euro-atlantike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian, pjes\u00ebtare e t\u00eb cilit shpreson t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb shpejt\u00eb politike midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, mendoj se k\u00ebshtu nuk mund t\u00eb shkohet m\u00eb dhe besoj se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Presidentit n\u00eb detyr\u00eb dhe Presidentit t\u00eb posa zgjedhur t\u00eb vendit t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb, s\u00eb bashku dhe urgjentisht, me pal\u00ebt p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebtij cirku t\u00eb rreziksh\u00ebm politik, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vendin nga ndonj\u00eb e papritur. Par\u00eb nga kjo an\u00eb e Atlantikut, me zgjatjen e gj\u00ebndjes aktuale, po kalon koha p\u00ebr m\u00ebnjanimin e nj\u00eb krize t\u00eb pareparueshme n\u00eb institucionet politike t\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00a0 Antar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior NATO, me t\u00eb drejt\u00eb konsiderohet si arrijtja m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erek shekulli, n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe hapat e saj\u00eb t\u00eb mundimsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e integrimeve euro-atlantike.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shkrim muajin q\u00eb kaloi, me rastin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9240,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13865","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13865"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13865\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13866,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13865\/revisions\/13866"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}