{"id":13810,"date":"2017-05-02T19:53:37","date_gmt":"2017-05-02T17:53:37","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13810"},"modified":"2017-05-02T19:53:37","modified_gmt":"2017-05-02T17:53:37","slug":"fytyra-e-re-e-censures-se-shtypit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13810","title":{"rendered":"FYTYRA E RE E CENSUR\u00cbS S\u00cb SHTYPIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fytyra-e-censures.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13811 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fytyra-e-censures.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fytyra-e-censures.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fytyra-e-censures-300x156.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit<\/em><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u00c7do vit, 3 Maji sh\u00ebnon dit\u00ebn kur mbar\u00eb bota kujton parimet themelore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar lirin\u00eb e shtypit n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. E caktuar si e till\u00eb nga Kombet e Bashkuara, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mbrohet media nga sulmet q\u00eb i b\u00ebhen pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtypit, nga qeveri dhe grupe t\u00eb ndryshme terroriste.\u00a0 K\u00ebt\u00eb dit\u00eb, kujtohen gjithashtu edhe gazetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb UNESCO-s, tema e k\u00ebtij viti p\u00ebr Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit \u00ebsht\u00eb: \u201cMendjet kritike p\u00ebr koh\u00ebra kritika: Roli i medias n\u00eb avancimin e shoq\u00ebrive paq\u00ebsore, t\u00eb drejta dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirse\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thuhet se pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme bot\u00ebrore do t\u00eb shqyrtojn\u00eb edhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet media sot, p\u00ebrfshir\u00eb prirjet e vazhdueshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sulmuar gazetar\u00ebt kudo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kushtuar liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb bot\u00eb, sulmet kund\u00ebr atyre q\u00eb furnizojn\u00eb publikun me informacione si dhe censura e lajmeve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb arritur nivele t\u00eb reja dhe komplekse, fal\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb re informative.\u00a0\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i raportit vjetor t\u00eb\u00a0 Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve mbi lirin\u00eb e shtypit n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, (KMG) me qend\u00ebr n\u00eb Nju Jork, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ent i pavarur, jo fitim prur\u00ebs q\u00eb kujdeset p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb bot\u00eb. Raporti \u201cSulmet Kund\u00ebr Shtypit: Fytyra e re e Censur\u00ebs s\u00eb Shtypit\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e gjithanshme mbi lirin\u00eb e shtypit an\u00eb e mban\u00eb globit. N\u00eb raport, gazetar\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb medias shqyrtojn\u00eb abuzimet e reja ndaj liris\u00eb s\u00eb medias dhe ekspozojn\u00eb vendet t\u00eb cilat, pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim, shkelin lirin\u00eb e shtypit.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb raportin e k\u00ebtij viti t\u00eb KMG-\u00ebs, ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ofrojn\u00eb zgjidhje t\u00eb mundshme p\u00ebr k\u00ebto abuzime, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebshilla se si t\u00eb m\u00ebnjanohet censura, si t\u00eb garantohet siguria e gazetar\u00ebve dhe e burimeve t\u00eb tyre, dhe ofron m\u00ebnyra se si t\u00eb luftohet pushteti kur k\u00ebrkon t\u00eb shuaj kritikat e shtypit me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dyshim edhe kredibilitetin e medias n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor t\u00eb KMG-\u00ebs &#8212; i cili u shp\u00ebrnda t\u00eb mart\u00ebn, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb Universitetin Oksford nga Instituti Reuters p\u00ebr Studimin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Angli dhe n\u00eb Universitetin Kolumbia n\u00eb Nju Jork &#8212; thuhet se megjith\u00eb shpresat q\u00eb ofron teknologjia e re informative, qeverit\u00eb, aktor\u00eb jo-qeveritar\u00eb dhe korporata t\u00eb ndryshme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, po censurojn\u00eb masivisht p\u00ebrhapjen e lir\u00eb t\u00eb informacionit duke p\u00ebrdorur taktika t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe tep\u00ebr t\u00eb sofistikuara.\u00a0\u00a0\u00a0 Raporti i vitit 2017, Sulmet ndaj Shtypit, me n\u00ebn titull Fytyra e Re e Censur\u00ebs, n\u00ebnvijon nj\u00eb num\u00ebr metodash q\u00eb\u00a0 faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb kontrolluar p\u00ebrhapjen e lir\u00eb t\u00eb lajmeve dhe t\u00eb informacionit, p\u00ebrfshir\u00eb trysnit\u00eb financiare ndaj gazetar\u00ebve si individ\u00eb dhe ndaj botuesve t\u00eb gazetave dhe agjencive t\u00eb lajmeve si ente t\u00eb tilla,\u00a0 duke p\u00ebrdorur nj\u00ebkohsisht lloj lloj ligjesh, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shkurajuar kritikat ndaj qeverive dhe aktor\u00ebve jo-qeveritar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb bashkpunues me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrfshihen artikujt e nja 20-gazetar\u00ebve dhe ekspert\u00ebve t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gazetaren e njohur amerikane Christiane Amanpour, t\u00eb cil\u00ebt dokumentojn\u00eb ato q\u00eb ata cil\u00ebsojn\u00eb si fytyra t\u00eb reja dhe alarmante t\u00eb censur\u00ebs, jo vet\u00ebm nga qeverit\u00eb por edhe nga aktor\u00eb dhe ente jo-qeveritare an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Christiane Amanpour paralajm\u00ebron edhe gazetar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb vendin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkruan mbi rritjen e dukshme t\u00eb sulmeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ekspert\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb shtypit n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka shkruar nj\u00eb artikull n\u00eb Raportin Vjetor t\u00eb (KMG-\u00ebs), t\u00eb k\u00ebtij viti mbi sulmet kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb shtypit, \u00ebsht\u00eb edhe David Kaye Reporteri i Posa\u00e7\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr Lirin\u00eb e Mendimit dhe t\u00eb Shprehjes.\u00a0\u00a0 N\u00eb kapacitetin e tij, si p\u00ebrfaqsues i organizat\u00ebs bot\u00ebrore, u hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim ligjeve dhe institucioneve q\u00eb, sipas tij, po luftojn\u00eb n\u00eb\u00a0 mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke njoftuar botimin e Raportit vjetor mbi lirin\u00eb e shtypit n\u00eb bot\u00eb, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Joel Simon u shpreh se ai q\u00eb e quajti si, \u201cMjedis jo-miq\u00ebsor p\u00ebr gazetar\u00ebt, shkaktuar nga retorika pas-zgjedhore e Donald Trump-it president, ka ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u201d, por shtoi se, \u201cGjendja e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e keqe dhe tep\u00ebr shqet\u00ebsuese.\u00a0 Nd\u00ebrsa kemi aq shum\u00eb informacion n\u00eb dispozicionin ton\u00eb, mungesa e njohuris\u00eb dhe e lajmeve t\u00eb v\u00ebrteta mbi ato q\u00eb po ndodhin n\u00eb bot\u00eb, sa vjen e shtohet p\u00ebr dit\u00eb, si rrjedhim i sulmeve t\u00eb eg\u00ebra e t\u00eb dhun\u00ebshme kund\u00ebr medias dhe si p\u00ebrfundim i p\u00ebrdorimit, nga qeverit\u00eb, t\u00eb sistemeve t\u00eb reja kontrolluese t\u00eb informacionit dhe teknologjis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb censuruar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar median dhe gazetar\u00ebt.\u201d\u00a0 Ai shtoi se, si rrjedhim, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shtypur lirin\u00eb e medias n\u00eb p\u00ebrgjithsi po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Mendohej se teknologjit\u00eb e reja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb interneti global, platformat e ndryshme t\u00eb medias shoq\u00ebrore, telefonat e dor\u00ebs me kamera e t\u00eb tjera, do ta b\u00ebnin t\u00eb pamundur censur\u00ebn nga ana e qeverive t\u00eb ndryshme, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj teknologjia modern e ka b\u00ebr\u00eb censur\u00ebn m\u00eb t\u00eb komplikuar dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar, duke i dh\u00ebn\u00eb censur\u00ebs s\u00eb shtypit nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re.\u00a0 Sipas KMG-\u00ebs, k\u00ebto strategji t\u00eb reja t\u00eb censur\u00ebs teknologjike kan\u00eb kontribuar duksh\u00ebm n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb burgosur an\u00eb e mban\u00eb bot\u00eb, duke llogaritur se n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb kaloi kishte sh\u00ebnuar 259 gazetar\u00eb t\u00eb burgosur, q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb numri m\u00eb i madh i gazetar\u00ebve t\u00eb burgosur q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumentuar ndonj\u00ebher\u00eb nga kjo organizat\u00eb.\u00a0\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 qeverive autoritare q\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb censuruar shtypin, jan\u00eb edhe forcat e dhun\u00ebs dhe ato terroriste \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb militant\u00ebt islamik e deri tek grupe kriminale t\u00eb drogave \u2013 t\u00eb cilat po p\u00ebrdorin tenologjin\u00eb e re t\u00eb informacionit p\u00ebr t\u00eb anashkalur median e rregullt dhe p\u00ebr t\u00eb komunikuar drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me publikun. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, teknologjia e re, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs negative t\u00eb censur\u00ebs ka edhe an\u00ebn pozitive.<br \/>\nTeknologjia e re e informimit sfidon gjithashtu edhe qeverit\u00eb autoritare an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrpjekur, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb p\u00ebrhapjen e lajmeve publikut, nep\u00ebrmjet kontrollit t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb t\u00eb medias. \u00c7do nj\u00ebri me telefon dore mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si gazetar\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shum\u00eb dhe e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb arrestimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre nga qeverit\u00eb autoritare, thot\u00eb enti p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve, KMG.<\/p>\n<p>Cila do qoft\u00eb fytyra e re e censur\u00ebs n\u00eb dit\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb indeksin e saj vjetor p\u00ebr 2017, organizata mb\u00ebshtetse e medias s\u00eb lir\u00eb, \u201cGazetar\u00ebt Pa Kufij\u201d, konstaton se vitin e fundit \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm numri i vendeve ku gj\u00ebndja e liris\u00eb s\u00eb shtypit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar jashtzakonisht shum\u00eb. Harta q\u00eb tregon lirin\u00eb e shtypit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e zez\u00eb thot\u00eb ky ent nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr mbrojtjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe organizata Freedom House, sipas raportit t\u00eb saj mbi lirin\u00eb e medias n\u00eb bot\u00eb njoftoi gjithashtu disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, se vjen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim se liria e medies an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ult\u00eb n\u00eb 13 vitet e fundit p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb pashembullta ndaj gazetar\u00ebve dhe organizatave mediale, nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb shtuara t\u00eb vendeve autoritare dhe veprimeve t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e tyre p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Freedom House, thuhet m\u00ebtej se vet\u00ebm 13 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs n\u00eb bot\u00eb g\u00ebzon medien e lir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb vende ku p\u00ebrkat\u00ebsisht ekziston nj\u00eb mjedis ku mbulimi i lajmeve politike \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm, siguria e gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e garantuar, nd\u00ebrhyrja e shtetit \u00ebsht\u00eb minimale dhe shtypi nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i presioneve t\u00eb r\u00ebnda ligjore dhe ekonomike.\u00a0 N\u00eb raportin e Freedom House theksohet se 42% e popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb bot\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb medie me liri t\u00eb pjesshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 45% e popull\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore jeton n\u00eb vende pa liri t\u00eb shtypit.\u00a0 Shqip\u00ebria dhe Kosova, fatkeqsisht mbeten ende n\u00eb radh\u00ebt e vendeve me liri t\u00eb pjesshme t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit Nga Frank Shkreli \u00c7do vit, 3 Maji sh\u00ebnon dit\u00ebn kur mbar\u00eb bota kujton parimet themelore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar lirin\u00eb e shtypit n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. E caktuar si e till\u00eb nga Kombet e Bashkuara, n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13811,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-13810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13810"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13810\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13812,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13810\/revisions\/13812"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}