{"id":13639,"date":"2017-04-20T12:44:10","date_gmt":"2017-04-20T10:44:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13639"},"modified":"2017-04-20T12:46:47","modified_gmt":"2017-04-20T10:46:47","slug":"shqiperia-me-tre-lobingje-ne-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13639","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA ME TRE LOBINGJE N\u00cb WASHINGTON"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-13355 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg\" alt=\"\" width=\"294\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w\" sizes=\"auto, (max-width: 294px) 100vw, 294px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb ka tre lobingje n\u00eb Washington, por, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb median shqiptare, jan\u00eb tre partit\u00eb politike kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, q\u00eb tani kan\u00eb n\u00ebnshkruar mar\u00ebveshje me organizata t\u00eb lobit amerikan, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si agjent\u00eb ose p\u00ebrfaqsues t\u00eb k\u00ebtyre partive n\u00eb Washington. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, paguhen qindra mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb interes t\u00eb partive n\u00eb fjal\u00eb, por jo doemosdoshm\u00ebrisht n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, nuk dua q\u00eb t\u00eb keqkuptohem.\u00a0 Un\u00eb besoj se Shqip\u00ebria dhe Kosova si shtete duhet t\u00eb ken\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 ambasadave t\u00eb tyre n\u00eb Washington \u2013 edhe nj\u00eb organizat\u00eb lobingu p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si p\u00ebrfaqsuese e interesave shqiptare n\u00eb Washington, sidomos n\u00eb lidhjet me Kongresin amerikan. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb justifikohet, pasi kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb ushtrohet edhe nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0\u00a0 Natyrisht se ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ajo e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Washington luajn\u00eb rolin e tyre si p\u00ebrfaq\u00ebsi zyrtare diplomatike n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Por nuk besoj se p\u00ebr nga natyra e tyre, marr\u00ebveshjet e partive politike shqiptare, t\u00eb n\u00ebnshkruara me organizata amerikane t\u00eb lobingut, u sh\u00ebrbejn\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb, interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ose t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 K\u00ebto marrveshje u sh\u00ebrbejn\u00eb kryek\u00ebput vet\u00ebm interesave politike afat shkurta t\u00eb partive n\u00eb fjal\u00eb, ose udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb vizitave n\u00eb Washington \u201cblejn\u00eb\u201d n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb marrjen e fotografive me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit ose me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs.\u00a0 Duket se fotot jan\u00eb diplomacia e preferuar e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 Deri m\u00eb sot, k\u00ebto lobingje nuk kan\u00eb prodhuar asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ndonj\u00eb foto t\u00eb udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb me ndonj\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan ose kongresmen\u00eb.\u00a0 I fam\u00ebsh\u00ebm tani \u00ebsht\u00eb rasti i fotos 80-mij\u00eb dollar\u00ebshe e Kryministrit shqiptar Edi Rama me ish-presidentin Barak Obama dhe sht\u00ebrngimi i duarve midis tyre prej nj\u00eb minute!<\/p>\n<p>P\u00ebrsonalisht, nuk jam dakort me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb partive politike shqiptare p\u00ebr t\u00eb pasur grupe t\u00eb tyre lobingu n\u00eb Washington &#8212; p\u00ebr arsyen se, n\u00eb mendimin tim, ato marrveshje nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave dhe kauzave shqiptare q\u00eb duhen mbrojtur n\u00eb Washington.\u00a0 Por u takon votuesve dhe medias shqiptare q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfitimet ose jo q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga p\u00ebrfaqsi t\u00eb tilla me pages\u00eb n\u00eb Washington, t\u00eb sponsorizuara nga partit\u00eb e tyre politike.\u00a0 Jan\u00eb taksa-paguesit shqiptar\u00eb ata q\u00eb duhet t\u00eb vendosin n\u00ebse praktika t\u00eb tilla jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve apo vet\u00ebm t\u00eb partive politike, ose p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8212; si pjes\u00ebtar i komunitetit shqiptaro-amerikan&#8211; kam nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr, q\u00eb sipas meje \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm, q\u00eb ky fenomen mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane dhe mbi rolin q\u00eb diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb ka luajtur historikisht n\u00ebk\u00ebto mar\u00ebdh\u00ebnie, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica e deri m\u00eb sot.\u00a0\u00a0 Pra, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se k\u00ebto aktivitete lobiste t\u00eb partive shqiptare n\u00eb Washington, sidomos vitet e fundit, duket se po afektojn\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan dhe rolin e tij prej pothuaj nj\u00eb shekulli n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave shqiptare n\u00eb Washington, gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kur as Shqip\u00ebria dhe as Kosova nuk kishin ambasada e as lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 N\u00eb fakt ishte komuniteti shqiptaro-amerikan, si individ\u00eb dhe si grupe t\u00eb organizuara, q\u00eb ushtronte rolin e ambasadave dhe t\u00eb lobit shqiptaro-amerikan.\u00a0 Dihet se lobi shqiptaro-amerikan, sidomos gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, konsiderohej si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb Washington, gj\u00eb q\u00eb u provua me mb\u00ebshtetjen e pakursyeshme t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste, ky komunitet ka promovuar lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs &#8212; \u00ebsht\u00eb ven\u00eb re nj\u00eb mos interesim i gjithansh\u00ebm zyrtar p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, madje disa v\u00ebrejt\u00ebs thon\u00eb se shihen p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7ar\u00eb komunitetin, bazuar n\u00eb mb\u00ebshtetje ose jo t\u00eb partive politike n\u00eb trojet shqiptare. Fatkeqsisht, duket se fryma e ndasive dhe e p\u00ebr\u00e7arjeve politike n\u00eb trojet shqiptare ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe komunitetin k\u00ebtu.\u00a0 Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019a p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u2019a injoruar dhe p\u00ebr ta anashkaluar si t\u00eb pa r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.\u00a0\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, marr\u00ebveshjet e partive politike shqiptare me lobingjet amerikane n\u00eb Washington, p\u00ebrforcojn\u00eb k\u00ebto ndjenja. Duke komentuar mbi marr\u00ebveshjet e partive shqiptare me grupe lobiste n\u00eb Washington, dukebiseduar me nj\u00eb koleg timin, ai komentoi se me k\u00ebt\u00eb veprim partit\u00eb politike shqiptare sikur\u00eb duan t\u2019i thon\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb: s\u2019kemi nevoj\u00eb m\u00eb p\u00ebr ju. E kaluam lumin, e u\u2026kalin.\u00a0 Kemi ambasadat tona e kemi dollar\u00eb p\u00ebr lobingje personale\u2026<\/p>\n<p>Ndoshta zyrtar\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb nuk i japin r\u00ebnd\u00ebsi diaspor\u00ebs shqiptare dhe rolit t\u00eb saj historik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por Washingtoni zyrtar i ka njohur gjithmon\u00eb meritat e tij n\u00eb promovimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Amerik\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Kosov\u00ebn, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe disa udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tradit\u00eb dhe nj\u00eb doemosdoshm\u00ebri q\u00eb nuk duhet t\u00eb harrohet as t\u00eb zhduket sepse nuk dihet se kur\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kriza e ardh\u00ebshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e tyre, dhe si rrjedhim do t\u00eb ndjehet nevoja p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan.\u00a0 \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb rol q\u00eb duhet vler\u00ebsuar, jo vet\u00ebm p\u00ebr arrrijtjet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por me q\u00ebllim edhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb interesuar dhe t\u00eb angazhuar edhe brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb mbrojtjen e interesave shqiptare n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Por, pa marr\u00eb parasysh\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara nga partit\u00eb politike shqiptare me lobingjet amerikane dhe megjith\u00eb anash-kalimin dhe mos interesimin seleksionues zyrtar q\u00eb vihet re sot, sidomos ndaj diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, komuniteti shqiptaro-amerikan \u2013 besoj un\u00eb \u2013 do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb me dinjitet dhe atdhedashuri, si ambasadori m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova n\u00eb Washington.\u00a0 Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb angazhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar diaspor\u00ebn pa dallim, jo vet\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara por kudo gjetk\u00eb, si nj\u00eb vler\u00eb dhe pasuri t\u00eb pazevend\u00ebsueshme p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shqiptar\u00ebve me bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, si gjithmon\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Fan Nolit e Faik Konic\u00ebs \u2013 dhe pa marr\u00eb parasysh\u00eb interesat personale politike dhe frymat e koh\u00ebs aktuale matan\u00eb oqeanit \u2013 qoft\u00eb si individ\u00eb qoft\u00eb si grupe t\u00eb organizuara, kur t\u00eb paraqitet nevoja, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb japin p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb trojet shqiptare, me ose pa ndihm\u00ebn e lobingjeve t\u00eb sponsorizuara nga partit\u00eb politike shqiptare.<\/p>\n<p>FAN NOLI: JEPNI P\u00cbR N\u00cbN\u00cbN<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;thot&#8217; ajo e ve e gjor\u00eb,<br \/>\n-Mbret\u00ebresh\u00eb pa kuror\u00eb-<br \/>\nFaqe-\u00e7jerrur, lesh-l\u00ebshuar,<br \/>\nShpirt e z\u00ebm\u00ebr p\u00ebrv\u00ebluar;<br \/>\nGjysm&#8217; e vdekur: &#8220;O Shqiptar\u00eb,<br \/>\nN\u00ebn\u00ebs mos ia b\u00ebni varr\u00eb!&#8221;<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Qan e lutet N\u00ebn&#8217; e mjer\u00eb,<br \/>\nK\u00ebrkon vatr\u00ebn edhe nder\u00eb,<br \/>\nDo lirin\u00eb dhe atdhen\u00eb,<br \/>\nSi \u00e7&#8217;e pat me Sk\u00ebnderben\u00eb,<br \/>\nBijt&#8217; e bes\u00ebs th\u00ebrret pran\u00eb.<br \/>\nKur i thirri dhe s&#8217;i van\u00eb?<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb,<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan&#8217; ata tiran\u00eb<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb pren&#8217; e q\u00eb t\u00eb vran\u00eb<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb therr\u00eb bij e bija,<br \/>\nDhe t&#8217;u-nxi, t&#8217;u-mbyll sht\u00ebpija?<br \/>\nDerthni plumba, o Shqiptar\u00eb,<br \/>\nGjakn&#8217; e N\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb,<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb,<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt bij t\u00eb trath\u00ebtuan<br \/>\nDhe t\u00eb doqn\u00eb dhe t\u00eb shuan<br \/>\nDhe t\u00eb lan&#8217;, o Shkab&#8217; e ngrat\u00eb<br \/>\nPa fole, pa zog, pa shpat\u00eb?<br \/>\nK\u00ebta qena, o shok&#8217; i mbytni,<br \/>\nMbushni gjyle q\u00eb t&#8217;i shtypni.<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb,<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Sa k\u00ebrkon e sa t\u00eb duhen?<br \/>\nBurrat nga detyra s&#8217;ndruhen!<br \/>\nTrim i mir\u00eb do t\u00eb jap\u00eb,<br \/>\nS&#8217;kursen jet\u00ebn as parat\u00eb;<br \/>\nHithni, hithni tok dollar\u00eb,<br \/>\nT\u00eb mos mbetemi t\u00eb shar\u00eb.<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb.<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndihim pa kursyer<br \/>\nP\u00ebr ty, N\u00ebna jon&#8217; e vyer,<br \/>\nQ\u00eb me drit&#8217; e nder t\u00eb thuresh<br \/>\nDhe me bijt&#8217; e tu t\u00eb mburesh.<br \/>\nCila N\u00ebn\u00eb lyp paran\u00eb?<br \/>\nCil\u00ebt bij me shpirt s&#8217;i dhan\u00eb?<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb,<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Arm\u00eb dhe fishek\u00eb mblithni,<br \/>\nQesen edhe shpirtin hithni:<br \/>\nP\u00ebr lirin&#8217; e v\u00ebndit t&#8217;on\u00eb,<br \/>\nSot &#8211; se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb von\u00eb-<br \/>\nJepni, N\u00ebn\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtoni,<br \/>\nKomb e vatra t\u00eb nderoni.<br \/>\nMbahu, N\u00ebno, mos kij frik\u00eb<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>1917<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb ka tre lobingje n\u00eb Washington, por, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb median shqiptare, jan\u00eb tre partit\u00eb politike kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, q\u00eb tani kan\u00eb n\u00ebnshkruar mar\u00ebveshje me organizata t\u00eb lobit amerikan, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si agjent\u00eb ose p\u00ebrfaqsues t\u00eb k\u00ebtyre partive n\u00eb Washington. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-13639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13640,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13639\/revisions\/13640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}