{"id":13611,"date":"2017-04-19T11:40:56","date_gmt":"2017-04-19T09:40:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13611"},"modified":"2017-04-19T11:40:56","modified_gmt":"2017-04-19T09:40:56","slug":"kur-do-te-behet-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13611","title":{"rendered":"KUR DO T\u00cb B\u00cbHET SHQIP\u00cbRIA?"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-13355 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg\" alt=\"\" width=\"294\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w\" sizes=\"auto, (max-width: 294px) 100vw, 294px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet nga shembja e komunizmit n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Kisha menduar dhe besoja se shqiptari m\u00eb n\u00eb fund &#8212; i lir\u00eb nga zgjedha dhe ideologjia e huaj komuniste sllavo-aziatike e imponuar mbi bot\u00ebn shqiptare \u2013 do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb fatet e veta, do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrfundimisht zotnues n\u00eb hap\u00ebsirat e tija politike, shoq\u00ebrore, ekonomike dhe ushtarake.\u00a0 Kjo ndjenj\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, u forcua disi nga shpresat e guximshme edhe me shpalljen historike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Me optimizmin tim t\u00eb natyrsh\u00ebm, shihja thelbin e di\u00e7kaje m\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb fatbardh\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta, nj\u00eb \u00e7lirim nga historia mizore e shekullit t\u00eb kaluar dhe m\u00eb heret.\u00a0\u00a0 Shpresoja p\u00ebr nj\u00eb ringjallje, p\u00ebr nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vlerave historike t\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Shpresoja gjithashtu, n\u00eb mos p\u00ebr zhdukjen, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr pak\u00ebsimin e urrejtjeve zhburr\u00ebnore dhe paragjykimeve ideologjike t\u00eb shqiptarit kund\u00ebr shqiptarit, t\u00eb cilat kan\u00eb karakterizuar jet\u00ebn politike t\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb.\u00a0\u00a0 Brenda realitetit politik, shpresoja p\u00ebr nj\u00eb ndjesi v\u00ebllaz\u00ebrimi, mir\u00ebsie dhe pajtimi midis shqiptar\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe bashk\u00ebrendim midis pal\u00ebve politike, t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jetike komb\u00ebtare.\u00a0 Shpresoja p\u00ebr agime t\u00eb reja or\u00ebmira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta.\u00a0 Shpresoja &#8212; duket gabimisht \u2013 ashtu si\u00e7 ka shkruar me nj\u00eb rast Ernest Koliqi, \u201cN\u00eb iden\u00eb e nji Shqipnie, e cila p\u00ebr secilin prej nesh t\u00eb ket\u00eb fytyr\u00ebn e zemr\u00ebn e n\u00ebnave tona dhe t\u00eb jet\u00eb ngushllimtare, dashunore dhe e adhurueshme, por sidomos e drejt\u00eb kundrejt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bij\u00ebve t\u00eb saj\u201d, mbrojt\u00ebse e t\u00eb gjith\u00ebve dhe e pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre shpresave, fatkeq\u00ebsisht kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri krejt ndryshe, ku energjit\u00eb politike i vihen n\u00eb dispozicion grindjeve e mosmarrveshjeve t\u00eb pafund e t\u00eb pa zgjidhje.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb klas\u00eb politike, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Kosov\u00eb e an\u00eb mban\u00eb trojeve shqiptare, pa unitet moral e komb\u00ebtar, pa harmoni idesh e pa p\u00ebrputhje mendimesh mbi interesat madhore t\u00eb vendit dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare.\u00a0\u00a0 Nj\u00eb klas\u00eb politike t\u00eb cil\u00ebs i mungon atdhetarizmi i mir\u00ebfillt\u00eb, nj\u00eb klas\u00eb politike, personalitetet e t\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb humbur z\u00ebrin e arsyes.\u00a0 Si rezultat i ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb tanish\u00ebm politik midis forcave kryesore politike n\u00eb Tiran\u00eb, jemi fatkeq\u00ebsisht d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje t\u00eb kobshme n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike shqiptare, e cila si rrjedhim pasqyron, fatkeqsisht, jo vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebniet e acaruara midis forcave politike, por edhe n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7arje jo vet\u00ebm midis t\u00eb gjall\u00ebve, por p\u00ebr\u00e7arje madje edhe midis t\u00eb gjall\u00ebve e t\u00eb vdekurve. Mos pajtim edhe me t\u00eb vdekurit!\u00a0 Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje politike q\u00eb detyron zbritjen e udh\u00ebheq\u00ebsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb diplomatik\u00eb evropian\u00eb n\u00eb tokat shqiptare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar midis pal\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptare, sikur vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile ose n\u00eb nj\u00eb konflikt nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Ky fenomen, fatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb i ri, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shum\u00eb her\u00eb gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar, duke i garantuar k\u00ebshtu Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nj\u00eb imazh tep\u00ebr primitiv n\u00eb fush\u00ebn politike n\u00eb radh\u00ebt e organizmave euro-atlantike, t\u00eb cilave pretendojn\u00eb se d\u00ebshirojn\u00eb tu bashkohen.\u00a0 Kjo ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb n\u00eb zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve dhe t\u00eb grindjeve politike midis shqiptar\u00ebve.\u00a0 K\u00ebto jan\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ata duhet t\u2019i zgjidhin vet\u00eb, v\u00ebllaz\u00ebrisht, n\u00eb interesin komb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 Udh\u00ebheqsit politik\u00eb Shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave duhet t\u00eb bindin veten dhe nj\u00ebri tjetrin, por edhe t\u2019i tregojn\u00eb bot\u00ebs se jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb fort\u00eb politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht, n\u00ebqoftse d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb pranohen nga Evropa.\u00a0 Fatkeq\u00ebsisht, sot p\u00ebr sot, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb koh\u00ebt e fundit, edhe nj\u00ebri prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb turpi i Evrop\u00ebs.\u00a0 Kryeministri vendit Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb mart\u00ebn me portalin amerikan \u201cpolitico.eu\u201d k\u00ebrc\u00ebnoi se, \u201cEvropa do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb \u201cmakth\u201d n\u00ebse Ballkani \u201c\u00e7mendet\u201d p\u00ebr shkak se antar\u00ebsimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb r\u00ebndit t\u00eb dit\u00ebs.\u201d\u00a0 Evropa ka shum\u00eb m\u00ebkate ndaj shqiptar\u00ebve, por gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Tiran\u00eb, nuk besoj se \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb m\u00eb thot\u00eb, e ke shum\u00eb gabim, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim k\u00ebto 25 vitet e fundit.\u00a0 E v\u00ebrtet\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, n\u00eb nd\u00ebrtime, n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb tjera arritje n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.\u00a0 Madje nj\u00eb p\u00ebrqindje e vog\u00ebl e shqiptar\u00ebve edhe jan\u00eb pasuruar, duke konkuruar me m\u00eb t\u00eb pasurit e Evrop\u00ebs, n\u00ebqoftse ky mund t\u00eb quhet p\u00ebrparim.\u00a0 Shiko Tiran\u00ebn, mund t\u00eb thot\u00eb dikush, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qytet evropian.\u00a0 Por a \u00ebsht\u00eb ky p\u00ebrparim?\u00a0 Them se jo, duke qen\u00eb dakort me At Anton Harapin i cili ka deklaruar se,\u00a0 \u201cFuqia dhe madh\u00ebshtia e Atdheut nuk maten me barometrin e pasuris\u00eb, as me kompasin e dobis\u00eb, por me numrin e njer\u00ebzve krijues n\u00eb art e dituri, t\u00eb plot\u00ebsuar edhe me karakterin moral n\u00eb jet\u00ebn private dhe publike, sepse duhet ta dini zot\u00ebrinj se nuk \u00ebsht\u00eb sendi, as Atdheu q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njeriun por jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb Atdheun, jan\u00eb ata q\u00eb ruajn\u00eb dhe i shtojn\u00eb thesaret komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>Jo se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb pasur ose nuk kan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zot\u00ebt p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr dhe p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb ball\u00eb sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet kombi sot.\u00a0 E kund\u00ebrta, Shqip\u00ebria ka pasur dhe ka njer\u00ebz t\u00eb dalluar dhe t\u00eb zot\u00ebt, n\u00ebqoftse k\u00ebta do t\u00eb punonin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebve.\u00a0\u00a0 Sami Frash\u00ebri ka pohuar n\u00eb, \u201cShqip\u00ebria, \u00e7\u2019ka qen\u00eb , \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u2019do t\u00eb jet\u00eb\u201d, se \u201cShqiptar\u00ebt kan\u00eb treguar gjith\u00eb jet\u00ebn q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt edhe me kordh\u00eb edhe me pend\u00eb, edhe me trim\u00ebri edhe me ment\u00eb e me dituri, e Shqip\u00ebria ka nxjerr\u00eb shum\u00eb nj\u00ebr\u00ebs t\u00eb \u00e7quar e me nam t\u00eb math, por nonj\u00eb nga ta s\u2019ka punuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230;.kurr\u00eb nj\u00eb shqiptar s\u2019\u00ebsht\u00eb ndodhur t\u2019i b\u00ebnj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb&#8230;Vet\u00ebm nj\u00eb Sk\u00ebnderbe ka punuar\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e vet\u00ebm ay \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mburrje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb shumta kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb v\u00ebshtirsit e mbrendshme dhe t\u00eb jashtme nep\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar dhe po kalon Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt.\u00a0\u00a0 Intrigat dhe rreziqet q\u00eb e kan\u00eb ndjekur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrher\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gj\u00ebndjen aktuale politike dhe ekonomike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.\u00a0 Tep\u00ebr gjak \u00ebsht\u00eb derdhur n\u00eb ato troje dhe jo vet\u00ebm prej plumbit e prej shpat\u00ebs. Shum\u00eb t\u00eb zeza kan\u00eb r\u00ebn\u00eb mbi at\u00eb popull si rrjedhim jo vet\u00ebm i urrejtjes v\u00ebllai-me-v\u00eblla, por edhe nga m\u00ebrgimi dhe nga vuajtjet dhe padrejsit\u00eb shekullore.\u00a0\u00a0 Armiqt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb saj i kan\u00eb qit\u00eb gjithmon\u00eb pengesa zhvillimit dhe p\u00ebrparimit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe vazhdojn\u00eb edhe sot t\u00eb peshkojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e turbullta shqiptare.\u00a0 Ka ardhur koha, sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb, q\u00eb k\u00ebto rreziqe t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme q\u00eb i kanosen shqiptar\u00ebve t\u00eb konsiderohen seriozisht dhe t\u00eb zgjidhen urgjentisht, si dikur n\u00eb logun e kuvendit, v\u00ebllai me v\u00eblla, nga ata q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 aktual politik n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb.\u00a0 Populli dhe kombi shqiptar presin nga p\u00ebrfaqsuesit e tij \u2013 megjith dallimet e tyre &#8212; q\u00eb tu tregojn\u00eb miq\u00ebve dhe armiqve, t\u00eb af\u00ebrm dhe t\u00eb larg\u00ebt, se shqiptar\u00ebt do ta b\u00ebjn\u00eb dhe do ta ruajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e fort\u00eb dhe t\u00eb bashkuar, n\u00eb pajtim e respekt midis tyre, ashtu si\u00e7 ka \u201cpunuar n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara Sk\u00ebnderbeu\u201d i cili at\u00ebher\u00eb dhe sot, sipas Sami Frash\u00ebrit, mbetet \u201cme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mburrje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d\u00a0 N\u00ebqoftse d\u00ebshironi q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb mburren me ju dhe n\u00ebqoftse e doni Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Evropa, koha \u00ebsht\u00eb tani. Demokracia nuk pret!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet nga shembja e komunizmit n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Kisha menduar dhe besoja se shqiptari m\u00eb n\u00eb fund &#8212; i lir\u00eb nga zgjedha dhe ideologjia e huaj komuniste sllavo-aziatike e imponuar mbi bot\u00ebn shqiptare \u2013 do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb fatet e veta, do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrfundimisht zotnues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13612,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13611\/revisions\/13612"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}