{"id":13531,"date":"2017-04-12T23:08:56","date_gmt":"2017-04-12T21:08:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13531"},"modified":"2017-04-12T23:09:53","modified_gmt":"2017-04-12T21:09:53","slug":"senatori-amerikan-xhon-mekejn-dhe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13531","title":{"rendered":"SENATORI AMERIKAN XHON MEKEJN DHE SHQIPTAR\u00cbT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-13355 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg\" alt=\"\" width=\"294\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w\" sizes=\"auto, (max-width: 294px) 100vw, 294px\" \/><\/a><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Senatori i Partis\u00eb Republikane n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Xhon M\u00ebkejn po zhvillon nj\u00eb turne n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.\u00a0 Senatori M\u00ebkejn,\u00a0 hero i luft\u00ebs s\u00eb Vjetnamit, ka filluar karier\u00ebn e tij politike n\u00eb vitin 1982 kur u zgjodh\u00a0 p\u00ebr dy mandate n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u00a0 t\u00eb\u00a0 Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb vitin 1986 u zgjodh Senator i Partis\u00eb Republikane n\u00eb Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku sh\u00ebrben edhe sot.\u00a0 Xhon M\u00ebkejn kishte ambicje t\u00eb b\u00ebhej president i Shteteve t\u00eb Bashkuara, por fatkeq\u00ebsisht nuk ia doli. Senatori M\u00ebkejn b\u00ebri fushat\u00eb si kandidat p\u00ebr president n\u00eb zgjedhjet paraprake t\u00eb Partis\u00eb Republikane n\u00eb vitin 2000, por humbi n\u00eb gar\u00ebn kund\u00ebr Xhorxh W. Bush-it.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004, me gjith\u00eb se siguroi em\u00ebrimin p\u00ebr president nga Partia Republikane, ai u mund n\u00eb gar\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme nga kandidati i Partis\u00eb Demokrate, Barak Obama.\u00a0 Gjat\u00eb administrat\u00ebs Obama, Senatori M\u00ebkejn mbajti q\u00ebndrime konservatore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtoi politikat e administrat\u00ebs Obama, sidomos politikat e presidentit demokrat n\u00eb fush\u00ebn ushtarake dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Ai ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e sigurimit komb\u00ebtar prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb dekada.\u00a0 Si kryetar i Komisionit t\u00eb Senatit q\u00eb merret me Forcat e Armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky interesim i senatorit republikan nga Arizona n\u00eb zhvillimet aktuale nd\u00ebrkomb\u00ebtare politike dhe ushtarake, q\u00eb e shtyri t\u00eb zhvilloj\u00eb turneun e tanish\u00ebm n\u00eb Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri.\u00a0 Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr e k\u00ebtij turneu n\u00eb at\u00eb rajon t\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb edhe shqet\u00ebsimi i thelll\u00eb q\u00eb Senatori M\u00ebkejn ka shprehur vazhdimisht n\u00eb Kongres dhe n\u00eb median amerikane n\u00eb lidhje me influenc\u00ebn politike dhe ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Senatori M\u00ebkejn u shpreh se n\u00eb takimet e deritanishme me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, ai u ka shfaqur bashkbiseduesve, \u201cShqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb mbi sjelljet destabilizuese t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, sidomos n\u00eb lidhje me dhunimin flagrant t\u00eb sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb nga Rusia\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr i vizit\u00ebs s\u00eb Senatorit Republikan n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Jug-lindore &#8212; si mb\u00ebshtet\u00ebs i vendosur i Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior NATO \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, ashtu si\u00e7 b\u00ebri gjat\u00eb vizitave t\u00eb tij n\u00eb Kroaci dhe n\u00eb Slloveni, se \u201cAngazhimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj NATO-s dhe ndaj vizionit p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paq\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb i pa l\u00ebkundsh\u00ebm\u201d dhe se aleanca NATO nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga angazhimi saj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sigurin\u00eb dhe vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u00a0 t\u00eb vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vizita e Senatorit M\u00ebkejn n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor po b\u00ebhet n\u00eb kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit t\u00eb Senatit q\u00eb merret me Forcat e Armatosura, por edhe si nj\u00ebri prej politikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, i mir\u00eb informuar mbi politikat e jashtme dhe ushtarake si dhe mbi problemet dhe sfidat nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjithsi, por edhe si mbrojt\u00ebs i vendosur i interesave gjeopolitike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebrfshir\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Po cili ka qen\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb interesimi i Senatorit M\u00ebkejn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi? Pas vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd, ai u shpreh p\u00ebr median se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj vizite, ai do t\u00eb shkonte gjithashtu p\u00ebr vizit\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr bisedime me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, sipas tij, p\u00ebr t\u00eb \u201cRitheksuar angazhimin e t\u00eb dy partive politike n\u00eb Kongresin amerikan, ndaj aleat\u00ebve dhe partnerve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rajonin.\u201d\u00a0 Duhet theksuar se interesimi i Senatorit M\u00ebkejn p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi, si dhe p\u00ebr \u00e7lirimin dhe p\u00ebr pavarsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i koh\u00ebve t\u00eb fundit, por \u00ebsht\u00eb shprehur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr sulmet e NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb ishte nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb n\u00eb Kongesin amerikan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Senatori M\u00ebkejn ka qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i vendosur i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizmat politiko-ushtarake per\u00ebndimore. Por fatkeqsisht, mb\u00ebshtetja e Senatorit M\u00ebkejn dhe e Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb vetvete, nuk mund t\u00eb garantoj\u00eb integrimin e plot\u00eb t\u00eb dy shteteve shqiptare n\u00eb organizmat euro-atlantike.\u00a0 P\u00ebr nj\u00eb integrim t\u00eb till\u00eb, jan\u00eb \u201cdetyrat e sht\u00ebpis\u00eb\u201d q\u00eb duhen kryer nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.<\/p>\n<p>Njoftohet se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, Senatori M\u00ebkejn ka n\u00eb plan t\u00eb takohet me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy shteteve shqiptare, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb edhe nj\u00eb fjalim para antar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Bashkbiseduesit me Senatorin M\u00ebkejn &#8212; n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb&#8211;\u00a0 duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se do t\u00eb bisedojn\u00eb me nj\u00ebrin prej politikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veti e rrall\u00eb nd\u00ebr politikan\u00ebt kudo dhe me nj\u00ebrin nd\u00ebr\u00a0 senator\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb-informuar t\u00eb politik\u00ebs amerikane n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb mbrojtjes dhe t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb Amerik\u00ebs e si rrjedhim edhe si mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i aleat\u00ebve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt Shtetet e Bashkuara marrin me mend\u00eb se ndajn\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe miq\u00ebsin\u00eb e gjat\u00eb historike, t\u00eb pak\u00ebn nga pik\u00ebpamja e Washingtonit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, e sidomos ata n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bisedojn\u00eb me Senatorin M\u00ebkejn p\u00ebr vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs politike q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb radh\u00ebt e \u201cpartizan\u00ebve\u201d t\u00eb partive politike n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb tani, dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb p\u00ebr daljen e saj nga ky qorrsokak q\u00eb ka mb\u00ebrthyer politik\u00ebn dhe si rrjedhim edhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Bashkpunimi politik besoj se do jet\u00eb nj\u00ebri prej mesazheve t\u00eb Senatorit M\u00ebkejn p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare.\u00a0 Udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb gjithashtu t\u00eb vetdijsh\u00ebm se vizita e Senatorit M\u00ebkejn n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb jashtzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, jo vet\u00ebm p\u00ebr fuqizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore midis dy popujve, por edhe p\u00ebr faktin se, si njoh\u00ebs i mir\u00eb i politikave n\u00eb Ballkan dhe si mik i vjet\u00ebr i shqiptar\u00ebve \u2013 pas vizit\u00ebs, Senatori M\u00ebkejn do t\u2019i raportoj\u00eb Kongresit, popullit amerikan dhe Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb ka par\u00eb e d\u00ebgjuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 Reporter m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm se Senatorin M\u00ebkejn nuk mund ta gjesh\u00eb.\u00a0 Ai do raportoj\u00eb ashtu si\u00e7 i sheh gj\u00ebrat, pa dor\u00ebza, i thot\u00eb tro\u00e7 gj\u00ebrat. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb ai edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me koleg\u00ebt e tij demokrat\u00eb e republikan\u00eb e madje edhe me kryetarin e partis\u00eb s\u00eb tij, Presidentin Donald Trump.\u00a0\u00a0 Duke marr\u00eb parasysh\u00eb kriz\u00ebn e tanishme politike atje e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr me mend\u00eb se raporti i Senatorit M\u00ebkejn mbi bisedimet e zhvilluara me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb pozitiv mbi gj\u00ebndjen e mbrendshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, e cila fatkeqsisht, n\u00ebqoftse p\u00ebrkeqsohet edhe m\u00eb tep\u00ebr &#8212; eventualisht &#8212; mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Kosov\u00ebn.\u00a0 Mjafton q\u00eb &#8212; p\u00ebr arsye t\u00eb krizave politike t\u00eb nj\u00eb pas nj\u00ebshme dhe t\u00eb pashpjegueshme n\u00eb zhvillimet politike t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; t\u00eb sh\u00ebnohet, jo nj\u00eb armiq\u00ebsi, sepse nuk besoj se mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00ebn rrethanat e sot\u00ebme bot\u00ebrore.\u00a0 Por nj\u00eb ftohje e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane \u00ebsht\u00eb e mundshme.\u00a0 Armikja m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, p\u00ebr ndryshe deri tani t\u00eb shk\u00eblqyera \u2013 do t\u00eb ishte indiferenca e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe e mb\u00ebshtetsve amerikan\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Senatori M\u00ebkejn, ndaj interesave afat shkurt\u00ebra dhe afat gjata t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Ndoshta Senatori M\u00ebkejn, si mik i shqiptar\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb, mund t\u00eb luaj nj\u00eb rol pozitiv midis pal\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e ng\u00ebr\u00e7it aktual politik n\u00eb Tiran\u00eb, por un\u00eb p\u00ebr veten nuk kam shum\u00eb shpres\u00eb.<br \/>\nFatkeqsisht, q\u00eb tani e lexoj skriptin e deklaratave q\u00eb do l\u00ebshohen pas takimeve nga udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb me Senatorin M\u00ebkejn: \u201cSenatori M\u00ebkejn shprehu mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve. Mb\u00ebshteti integrimin e plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb organizmat euro-atlantike. Mb\u00ebshteti zgjedhjet e drejta dhe t\u00eb lira. Mb\u00ebshteti reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupcionit\u201d, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u00a0 Senatori M\u00ebkejn dhe Shtetet e Bashkuara, n\u00eb fakt, i kan\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb gjitha k\u00ebto kushte t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, \u00e7\u2019prej sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit.\u00a0 Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse vet klasa politike shqiptare \u00ebsht\u00eb serioze e t\u2019i mb\u00ebshtet\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa. Historia tregon ndryshe!<\/p>\n<p>Oh, harrova edhe nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr bashkbiseduesit me Senatorin M\u00ebkejn. N\u00ebqoftse d\u00ebshironi t\u00eb leni nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten dhe p\u00ebr vendin q\u00eb p\u00ebrfaqsoni, ju lutem, n\u00eb takimet ve\u00e7as me Senatorin amerikan, mos flisni keq p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin si kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, sepse ai e urren\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.\u00a0 Sepse Senatori M\u00ebkejn njihet si patriot i v\u00ebrtet\u00eb i vendit t\u00eb tij, nj\u00ebri prej ligj\u00ebvens\u00ebve amerikan\u00eb i cili bashkpunon me t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Kongres, pa marr\u00eb parasysh\u00eb q\u00ebndrimet e tyre politike dhe interesat partiake.\u00a0 Besoj se si mik i shqiptar\u00ebve q\u00eb e konsideron veten, mesazhi kryesor i Senatorit M\u00ebkejn p\u00ebr udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, do t\u00eb jet\u00eb: bashkpunoni me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebr hir t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, n\u00ebqoftse ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju.\u00a0 A do t\u00eb merret parsysh\u00eb ky mesazh i nj\u00eb miku t\u00eb vjet\u00ebr?\u00a0\u00a0 Shpresoj, kund\u00ebr shpres\u00ebs, q\u00eb Senatori M\u00ebkejn t\u00eb mos largohet nga trojet shqiptare i zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Senatori i Partis\u00eb Republikane n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Xhon M\u00ebkejn po zhvillon nj\u00eb turne n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.\u00a0 Senatori M\u00ebkejn,\u00a0 hero i luft\u00ebs s\u00eb Vjetnamit, ka filluar karier\u00ebn e tij politike n\u00eb vitin 1982 kur u zgjodh\u00a0 p\u00ebr dy mandate n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u00a0 t\u00eb\u00a0 Shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13531","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13532,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13531\/revisions\/13532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}