{"id":13501,"date":"2017-04-10T22:52:38","date_gmt":"2017-04-10T20:52:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13501"},"modified":"2017-04-10T22:53:10","modified_gmt":"2017-04-10T20:53:10","slug":"a-eshte-kjo-koha-e-erresires-se-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13501","title":{"rendered":"A \u00cbSHT\u00cb KJO KOHA E ERR\u00cbSIR\u00cbS S\u00cb MADHE?!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"343\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo periudh\u00eb e historis\u00eb shqiptare, koha e err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb madhe politike dhe morale?\u00a0 Kur dihet rruga q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, por nuk ndiqet.\u00a0 A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb prej periudhave fatkeqe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve e cila po shfaqet si nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuarave t\u00eb mos besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe ndaj nj\u00ebri tjetrit dhe ndaj ardhm\u00ebris\u00eb dhe interesave afatshkurt\u00ebra dhe afatgjata t\u00eb kombit?!<\/p>\n<p>Nga ng\u00ebr\u00e7i aktual politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nga polemika e intoleranc\u00ebs,\u00a0 arritjet e shqiptar\u00ebve k\u00ebt\u00eb \u00e7erek shekulli, jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat kollaj mund\u00eb t\u00eb k\u00ebthejn\u00eb mbrapa sukseset e deritanishme historike t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb arritura me gjak e sakrifica t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb.\u00a0 Fatkeqsisht, si p\u00ebrfundim i ng\u00ebr\u00e7it politik midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs dhe luft\u00ebs me fjal\u00eb q\u00eb po zhvillohet midis pal\u00ebve, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me imazhin e vendit, se imazhin e ka marr\u00eb dreqi, por kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e vendit, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb me vet\u00eb mbarvajtjen e institucioneve t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit, por edhe me marr\u00ebdh\u00ebniet e vendit me bot\u00ebn.\u00a0\u00a0 Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta deklaroi n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi se, \u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb b\u00ebhet turpi i Evrop\u00ebs\u201d nga gj\u00ebndja e krijuar, por kam droj\u00eb se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0 Dihet tashti se \u00e7ka mendon Evropa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr klas\u00ebn politike q\u00eb e ka udh\u00ebhequr k\u00ebto 25 vitet e fundit. Per\u00ebndimor\u00ebt, me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb metat e tyre gjat\u00eb viteve, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb periudha shum\u00eb kritike jan\u00eb p\u00ebrpjekur, me shum\u00eb pak sukses, t\u00eb ndihmojn\u00eb vendin dhe klas\u00ebn politike t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konsensus t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0\u00a0 Duket se per\u00ebndimor\u00ebt, n\u00eb rastin e kriz\u00ebs aktuale t\u00eb thell\u00eb politike, k\u00ebsaj rradhe po rrijn\u00eb larg nd\u00ebrhyrjeve dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimeve midis pal\u00ebve kund\u00ebrshtare t\u00eb politik\u00ebs shqiptare.\u00a0 Edhe mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb!\u00a0 K\u00ebto nuk jan\u00eb si \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb n\u00eb rast konfliktesh, nevojitin nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb ose nj\u00eb organizate t\u00eb paanshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si\u00e7 jan\u00eb Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose di\u00e7ka e till\u00eb, por jan\u00eb probleme krejtsisht t\u00eb panevojshme t\u00eb krijuara prej klas\u00ebs politike t\u00eb vendit, p\u00ebr interesa personale e partiake dhe si t\u00eb tilla konfliktet midis tyre duhet t\u00eb zgjidhen nga pal\u00ebt vendase.\u00a0 Ky konflikt duhet t\u00eb zgjidhet nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt!<\/p>\n<p>Perve\u00e7 problemeve t\u00eb shkaktuara nga vet\u00eb klasa politike shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare t\u00eb cilat kane rrezikuar seriozisht, sidomos gj\u00ebndjen e mbrendshme, por n\u00eb disa raste, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs me vendet aleate t\u00eb P\u00ebrendimit &#8212; jan\u00eb edhe\u00a0 influencat dhe provokimet nga jasht\u00eb, sidomos provokimet nga fqinj\u00ebt dhe sponsorizuesit e tyre putinist\u00eb dhe erdoganist\u00eb \u2013 q\u00eb presin gjithmon\u00eb t\u00eb peshkojn\u00eb n\u00eb ujra t\u00eb turbullta &#8212;\u00a0 e t\u00eb cil\u00ebt historikisht, kurr nuk ia kan\u00eb dashur t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar, as nuk ja duan tani.\u00a0\u00a0 T\u00eb huajt\u00eb, fqinjt\u00eb dhe padron\u00ebt e tyre, nuk i kan\u00eb dashur kurr\u00eb t\u00eb bashkuar shqiptar\u00ebt &#8212; por k\u00ebshtu t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb politikisht si\u00e7 jan\u00eb sot &#8212; n\u00eb gj\u00ebndje kaotike \u2013 me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar pretendimet e tyre historike se shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe as interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr formuar shtet t\u00eb tyre.\u00a0 Lista e provokimeve dhe e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb imazhin e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe e gjithan\u00ebshme dhe si\u00e7 duket e koordinuar mir\u00eb nga qarqe t\u00eb mir\u00ebnjohura anti-shqiptare.\u00a0 Q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre masave e akuzave armiq\u00ebsore anti-shqiptare ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkaktohet d\u00ebmi maksimal ndaj\u00a0 intersave t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe em\u00ebrit t\u00eb mir\u00eb dhe prestigjit q\u00eb sado pak g\u00ebzon sot kombi shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Fatkeqsisht, duke se ata po ia arrin\u00eb q\u00ebllimit.<\/p>\n<p>Pa marr\u00eb parasysh\u00eb se sa serioze mund t\u00eb jen\u00eb\u00a0 nd\u00ebrhyrjet dhe provokimet e jashtme, besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb shekulli XXI t\u00eb jet\u00eb shekulli i kombit shqiptare, ashtu si\u00e7 mendohej dhe si\u00e7 pritej. \u00a0Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se kurr p\u00ebr t\u00eb vendosur dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb fatin e tyre &#8212; n\u00ebqoftse kan\u00eb kurajo politike dhe morale.\u00a0 Breza t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve mbijetuan nj\u00eb prej regjimeve komuniste m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb bot\u00ebs, si edheu shp\u00ebtuan shtypjeve, terrorizmit e gjenocidit t\u00eb Serbis\u00eb\u00a0 kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; me ndihm\u00ebn e aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb &#8212; luftuan dhe m\u00eb n\u00eb fund fituan kund\u00ebr nj\u00eb prej regjimeve me raciste dhe terroriste t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb testament guximi.\u00a0 Ky guxim historik duhet t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohet sot n\u00eb nj\u00eb mir\u00ebbesim dhe mir\u00ebkuptim e respekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, midis k\u00ebsaj klase politike konfliktuale, n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare, e sidomos t\u00eb klas\u00ebs politike n\u00eb shtetin am\u00eb.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb konflikteve dhe nd\u00ebr\u00e7it politik n\u00eb lidhje me zgjedhjet e ardh\u00ebshme n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe morale, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsi atdhetare &#8212; e k\u00ebtij brezi politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb parasysh\u00eb ndjenjat e popullit dhe q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb, t\u00eb pasqyrojn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn dhe vullnetin\u00a0 e zgjedhesve, n\u00eb vendimet politike t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e ep\u00ebrbashk\u00ebt, afat-shkurt\u00ebr dhe afat-gjat\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Paraardh\u00ebsit dhe rilindasit e kombit, t\u00eb cil\u00ebt shkrin\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb drit\u00eb bujarsin\u00eb e kombit shiptar, sidomos karshi nj\u00ebri tjetrit, por edhe para bot\u00ebs, nuk presin as ma pak as m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb politikan\u00ebt e sot\u00ebsh\u00ebm t\u00eb pozit\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb tregojn\u00eb atdhedashurin\u00eb\u00a0 e tyre me sjellje t\u00eb mira e vetdije t\u00eb thell\u00eb t\u00eb detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive shoq\u00ebrore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr zgjidhjen e ng\u00ebr\u00e7it politik, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb shkruarjes p\u00ebrpara duke ecur s\u00eb bashku n\u00eb udh\u00ebn e mundimshme t\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave t\u00eb fundit q\u00eb vet\u00eb ju me sjelljet tuaja kini krijuar.\u00a0 Nuk ka as shp\u00ebtim tjet\u00ebr p\u00ebr ju as p\u00ebr Shqiprin\u00eb dhe as p\u00ebr kombin shqiptar, ve\u00e7se bashkpunimi me nj\u00ebri tjetrin, si individ\u00eb, si parti politike dhe si shqiptar\u00eb.\u00a0 Bashkimi i politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb masa m\u00eb e fuqishme p\u00ebr t\u00eb siguruar bashkimin dhe shp\u00ebtimin e shqiptar\u00ebve.\u00a0\u00a0 Pozita dhe opozita, n\u00eb\u00a0 nj\u00eb shtet demeokratik, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebra tjetr\u00ebn.\u00a0 Nuk ka as parti socialiste as parti demokratike pa Shqip\u00ebri.\u00a0 Kujdes, se po humbisni Shqip\u00ebrin\u00eb dhe gjith\u00eb arritjet e deritanishme t\u00eb saj.\u00a0 Ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb kethes\u00eb historike n\u00eb mendime dhe n\u00eb sjellje ashtu q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, kjo klas\u00eb politike t\u00eb perqendrohet jo n\u00eb\u00a0 konflikte,\u00a0 mos tolerance, mosmarrveshje, mburrje e pontifikime midis tyre per interesa thjesht\u00eb personale e partiake.\u00a0 Shihet rezultati i konflikteve poltike t\u00eb k\u00ebtyre 25-viteve t\u00eb fundit. Nevojitet nj\u00eb bes\u00eblidhje e re ndaj interesave madhore t\u00eb kombit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara iden\u00eb e pajtimit t\u00eb pikepamjeve t\u00ebndryshme dhe bashkjetes\u00ebs politike n\u00eb interes t\u00eb kombit.\u00a0 K\u00ebte, ia kini borxh historise, f\u00ebmij\u00ebve tuaj, nipave e mbesave si edhe brezave t\u00eb ardh\u00ebshem t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb paq\u00eb me vetvehten dhe me t\u00eb tjeret.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia morale, politike dhe atdhetare \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e juaja! Koha p\u00ebr t\u00eb vepruar \u00ebsht\u00eb tani, p\u00ebr ndryshe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje, historia do ta konsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm si koha e err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb madhe politike por edhe si periudha e mosbesnik\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe ndaj atdheut dhe historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli A \u00ebsht\u00eb kjo periudh\u00eb e historis\u00eb shqiptare, koha e err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb madhe politike dhe morale?\u00a0 Kur dihet rruga q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, por nuk ndiqet.\u00a0 A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb prej periudhave fatkeqe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve e cila po shfaqet si nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuarave t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13501","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13501"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13501\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13503,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13501\/revisions\/13503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}