{"id":13379,"date":"2017-04-03T22:34:20","date_gmt":"2017-04-03T20:34:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13379"},"modified":"2017-04-03T23:28:26","modified_gmt":"2017-04-03T21:28:26","slug":"ne-kujtim-te-masakres-se-tivarit-shoqata-rumia-meriton-lavderimet-e-te-gjithve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13379","title":{"rendered":"N\u00cb KUJTIM T\u00cb MASAKR\u00cbS S\u00cb TIVARIT &#8211; Shoqata &#8220;Rumia&#8221; meriton lavd\u00ebrimet e t\u00eb gjithve"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rruges-se-te-mbijetureve-masakra-tivarit-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13370 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rruges-se-te-mbijetureve-masakra-tivarit-1.jpg\" alt=\"\" width=\"750\" height=\"500\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rruges-se-te-mbijetureve-masakra-tivarit-1.jpg 750w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rruges-se-te-mbijetureve-masakra-tivarit-1-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 750px) 100vw, 750px\" \/><\/a><strong><br \/>\nNga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Portali i lajmeve nga Ulqini, \u201cUlqinionline\u201d njofton se t\u00eb djel\u00ebn me 2 mars, n\u00eb kujtim t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, 72 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 Shoqata \u201cRumia\u201d nga Ulqini, p\u00ebr t\u00eb dytin vit me radh\u00eb, organizoi rrug\u00ebtimin tani t\u00eb em\u00ebrtuar, \u201cRrug\u00ebs s\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit\u201d &#8212; rrug\u00ebs tep\u00ebr t\u00eb mundimshme gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs humb\u00ebn jet\u00ebn qindra ndoshta mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Kosovan \u00eb udhtimin drejt\u00eb eliminimit n\u00eb Tivar, n\u00eb vitin 1945.\u00a0 Udh\u00ebtimi simbolik prej 14 kilometrash filloi t\u00eb djel\u00ebn nga Tivari i vjet\u00ebr dhe mori fund n\u00eb fshatin Brisk t\u00eb Kraj\u00ebs.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim mori pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr ndoshta jo aq i madh, por simbolik shqiptar\u00ebsh nga Ulqini e Kraja, Ana e Malit, por edhe nga Kosova dhe Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar nj\u00ebr\u00ebn prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe m\u00eb tragjike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore &#8212; jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare &#8212; por edhe n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn.\u00a0 Nj\u00eb krim i v\u00ebrtet\u00eb lufte, ku numri i t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga disa historian\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb arritur deri n\u00eb 4300 veta.<br \/>\n\u201cUlqinionline\u201d njofton gjtihashtu se si pjes\u00eb e programit ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe vizita tek nd\u00ebrtesa famkeqe \u201cMonopoli i Duhanit\u201d n\u00eb Tivar, aty ku thuhet se jan\u00eb vrar\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vendosur lule n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb nderimi dhe respekti p\u00ebr sakrific\u00ebn e tyre.\u00a0 Por, sipas portalit, rrug\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk u lejuan t\u00eb hynin mbrenda nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur kurora me lule, megjithse pronari i asaj nd\u00ebrtese ishte njoftuar m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr ceremonin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.\u00a0 Si p\u00ebrfundim, grupi i \u201cbjeshkatar\u00ebve\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb veten rrug\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrkujtimor\u00eb t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, b\u00ebri homazhe dhe vendos\u00ebn lule jasht\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs dhe nj\u00ebkohsisht mbodh\u00ebn nj\u00eb pem\u00eb ulliri, simbol i tradit\u00ebs dhe jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shoqata \u201cRumia\u201d si organizatore e k\u00ebtij rrug\u00ebtimi vjetor p\u00ebr t\u00eb kujtuar Masakr\u00ebn e Tivarit, meriton lavd\u00ebrimet e t\u00eb gjithve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb morale dhe komb\u00ebtare, me shpres\u00ebn se n\u00eb vitet e ardh\u00ebshme pjesmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb ngjarje me pjesmarrje m\u00eb t\u00eb madhe mbar\u00eb komb\u00ebtare nga t\u00eb gjitha trevat, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar viktimat e pafajshme t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova, n\u00eb masakr\u00ebn e Tivarit.\u00a0 Masakrimi i mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre t\u00eb detyruar p\u00ebr n\u00eb kasaphanen e Tivarit n\u00eb vitin 1945, mund t\u00eb quhet leht\u00eb si tradh\u00ebtia e madhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar 72 vjet\u00eb nga kjo masak\u00ebr dhe megjithse ka patur ndonj\u00eb botim aty k\u00ebtu q\u00eb hedh\u00eb sado pak drit\u00eb historike mbi k\u00ebt\u00eb tradh\u00ebti, e gjith\u00eb kjo tragjedi nuk ka patur interesimin, e lere m\u00eb shpjegimin dhe angazhimin e duhur zyrtar, as nga Shqip\u00ebria post-komuniste as nga Serbia e Mali i Zi dhe fatkeqsisht as nga Republika e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj masakre.\u00a0 Ajo q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet \u00ebsht\u00eb fakti se ata t\u00eb shkret\u00eb u tradh\u00ebtuan dhe si rrjedhim u vran\u00eb dhe u masakruan nga element\u00ebt m\u00eb kriminel t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave dhe t\u00eb Partis\u00eb Komuniste serbo-malazeze, me dijenin\u00eb dhe bashkpunimin e shok\u00ebve t\u00eb tyre ideologjik\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste shqiptare dhe t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 Fatkeqsisht, sot kryesisht kjo masak\u00ebr \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb harres\u00eb, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim aty k\u00ebtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtimi p\u00ebrkujtimor i organizuar nga Shoqata \u201cRumia\u201d n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>Masakra e Tivarit ishte nj\u00eb akt kriminal dhe tradh\u00ebtar i bashkrenduar mir\u00eb midis komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe shok\u00ebve t\u00eb tyre slave, p\u00ebr t\u00eb eliminuar \u00e7do rezistenc\u00eb ndaj regjimeve t\u00eb tyre dhe p\u00ebr sllav\u00ebt nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me planet afatgjata t\u00eb serbo-malazezve komunist\u00eb p\u00ebr t\u00eb spastruar etnikisht trojet shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb.\u00a0 Krimet komuniste, sidomos ato kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb masakr\u00ebn e Tivarit, nuk mund t\u00eb trajtohen m\u00eb si \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb flitet dhe p\u00ebr t\u00eb cilat historian\u00ebt t\u00eb mos hapin tanim\u00eb dosjet n\u00eb arkivat e shteteve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrcaktimin se kush ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe protagonist\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebrat dhe ata q\u00eb kryen k\u00ebt\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, me vrasjen e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithse historiografia komuniste e kishte shlyer masakr\u00ebn e Tivarit p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga historia, sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk mund t\u00eb harrohet dhe as t\u00eb zhduket leht\u00eb nga kujtesa historike e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Nuk duhet patur frik\u00eb nga transparenca dhe as nga zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi krimet komuniste n\u00eb Ballkan, gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u00a0 Mos zbardhja e k\u00ebsaj masakre dhe e krimeve t\u00eb tjera an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb hedhin nj\u00eb hije t\u00eb zez\u00eb mbi nd\u00ebrgjegjen morale dhe t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar, por nj\u00ebkohsisht do t\u00eb pengoj\u00eb edhe zhvillimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs me vendet fqinje.\u00a0\u00a0 Zbardhja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi masakr\u00ebn e Tivarit vet\u00ebm do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve rajonale n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs me Malin e Zi.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale, morale dhe komb\u00ebtare p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Marr\u00ebddh\u00ebniet midis dy shteteve shqiptare dhe Malit t\u00eb Zi duket se po shkojn\u00eb gjithnj\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrmirsimit n\u00eb shum\u00eb fush\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit jan\u00eb shk\u00ebmbyer vizita miq\u00ebsore t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb midis tyre.\u00a0 Jo m\u00eb larg se k\u00ebt\u00eb jav\u00eb vizituan Malin e Zi, Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kryeministri shqiptar gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi njoftoi se qeverit\u00eb e dy vendeve kan\u00eb vendosur t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt tetorin q\u00eb vjen n\u00eb Shkod\u00ebr, pa dyshim nj\u00eb pasqyrim ky i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira midis dy vendeve.\u00a0\u00a0 Kryeministri Rama u shpreh gjat\u00eb nj\u00eb konference me homologun e tij malazez p\u00ebr, \u201cNj\u00eb intensifikim t\u00eb nj\u00eb cikli t\u00eb ri marr\u00ebdh\u00ebniesh dhe e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb intensifikuar marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs ekonomike dhe sociale\u201d midis dy vendve.\u00a0 \u201cNuk ka diskutim se ne mbetemi fqinj\u00eb t\u00eb dashur dhe t\u00eb af\u00ebrt me nj\u00ebri tjetrin dhe se rruga jon\u00eb e p\u00ebrcaktuar qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krah p\u00ebr krah n\u00eb koalicionin e shteteve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rug\u00eb pa k\u00ebthim, ku ne jemi vendosur t\u00eb \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie strategjike n\u00eb funksion t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb f\u00ebmijve k\u00ebtu n\u00eb Malin e Zi dhe pak m\u00eb tutje n\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmijve n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij cikli t\u00eb ri t\u00eb intensifikimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme, duhet t\u00eb jet\u00eb edhe zbardhja e plot\u00eb dhe e besueshme rreth masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit dhe e krimeve t\u00eb tjera komuniste nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit.\u00a0 Kjo do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sh\u00ebnj\u00eb e nj\u00eb fillimi t\u00eb ri marr\u00ebdh\u00ebniesh n\u00eb Ballkan dhe simbol i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr tu shk\u00ebputur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe prov\u00eb e nj\u00eb angazhimi serioz nga t\u00eb dy pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike.\u00a0 Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve t\u00eb rajonit, por do t\u00eb tregonte gjithashtu se Tirana dhe Podgorica, si vende tani t\u00eb orientuara drejt\u00eb per\u00ebndimit, jan\u00eb serioze, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 antar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe BE, t\u00eb adaptojn\u00eb gjithashtu edhe vlerat e bot\u00ebs euro-atlantike, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs pretendojn\u00eb se duan t\u00eb b\u00ebhen.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n<p>M\u00eb 1945 drejt\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit\u2026<\/p>\n<p>\u2026dhe sot \u201cRrug\u00ebs s\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Portali i lajmeve nga Ulqini, \u201cUlqinionline\u201d njofton se t\u00eb djel\u00ebn me 2 mars, n\u00eb kujtim t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, 72 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 Shoqata \u201cRumia\u201d nga Ulqini, p\u00ebr t\u00eb dytin vit me radh\u00eb, organizoi rrug\u00ebtimin tani t\u00eb em\u00ebrtuar, \u201cRrug\u00ebs s\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit\u201d &#8212; rrug\u00ebs tep\u00ebr t\u00eb mundimshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13370,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-13379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13379"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13392,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13379\/revisions\/13392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}