{"id":13289,"date":"2017-03-30T17:15:39","date_gmt":"2017-03-30T15:15:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13289"},"modified":"2017-03-30T17:15:39","modified_gmt":"2017-03-30T15:15:39","slug":"demokracia-nuk-pret-libri-me-i-ri-i-frank-shkrelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13289","title":{"rendered":"&#8220;DEMOKRACIA NUK PRET&#8221;, libri m\u00eb i ri i Frank Shkrelit"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0\u00a0 <a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/demokracia-nuk-pret-frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13290 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/demokracia-nuk-pret-frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"527\" height=\"395\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/demokracia-nuk-pret-frank-shkreli.jpg 320w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/demokracia-nuk-pret-frank-shkreli-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 527px) 100vw, 527px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb titulli i librit t\u00eb ri nga Frank Shkreli, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e disa artikujve subjektesh t\u00eb ndryshme, t\u00eb botuar n\u00eb gazeta dhe portale n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb trojet tjera shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb.\u00a0 Ky v\u00ebllim p\u00ebrmban vet\u00ebm rreth 10% t\u00eb shkrimeve t\u00eb 10-viteve t\u00eb fundit t\u00eb autorit, me shpres\u00eb se n\u00eb v\u00ebllimet e ardh\u00ebshme do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh shkrimesh t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga m\u00eb shum\u00eb se 800 artikujve t\u00eb shkruar e t\u00eb botuar deri tani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr sponsorizimin e botimit t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi fal\u00ebnderoj nga zemra gazet\u00ebn Telegraf n\u00eb Tiran\u00eb, por mbi t\u00eb gjith\u00eb u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs lexuesve q\u00eb i kan\u00eb ndjekur besnik\u00ebrisht shkrimet e mia gjat\u00eb viteve. \u00a0D\u00ebshiroj gjithashtu t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe miqt\u00eb e mi q\u00eb pat\u00ebn mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb parath\u00ebnjet q\u00eb vijojn\u00eb, t\u00eb librit \u201cDemokracia nuk pret\u201d, Profesor Sami Repishtin, Dr. Elez Biberajn dhe Simon Mirakaj. \u00a0U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjithashtu p\u00ebr fjal\u00ebt e tyre fisnike, t\u00eb shprehura me rastin e botimit t\u00eb librit, ish-Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Alfred Mosiut, Dr. Halim Kosov\u00ebs, si dhe drejtuesve t\u00eb gazet\u00ebs Telegraf, botuesit, Z. Agim \u00c7irakut dhe Drejtorit \u00cbngj\u00ebll Musait.<\/p>\n<p><u>\u00a0<\/u><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<u>KAN\u00cb TH\u00cbN\u00cb P\u00cbR LIBRIN<\/u>:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0PARATH\u00cbNJE NGA <u>PROFESOR SAMI REPISHTI<\/u> P\u00cbR\u00a0 LIBRIN \u201cDEMOKRACIA NUK PRET\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Paraqitja n\u00eb publik me k\u00ebte v\u00ebllim t\u00eb gazetarit, transmetuesit t\u00eb programeve radio-televizive dhe analistit politik shqiptaro-amerikan, Frank Gjeto Shkreli asht\u00eb nji eveniment me rand\u00ebsi p\u00ebr bot\u00ebn kulturore shqiptare, dhe sidomos p\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebr materialin q\u00eb kemi para nesh, qoft\u00eb p\u00ebr autorin q\u00eb e p\u00ebrgatiti.\u00a0\u00a0 Frank Shkreli, i lindun n\u00eb nji fshat t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Ulqinit (ish Jugosllavi), njihet n\u00eb mesin ton\u00eb si nji i ri me nji t\u00eb ardhme premtuese q\u00eb n\u00eb fillim. Me 1969, emigroi n\u00eb Itali dhe ma von\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkueme me familjen e tij. Ai asht\u00eb nji shembull i dhimbsh\u00ebm i turmave shqiptare q\u00eb u detyruen me u largue nga trojet e veta st\u00ebrgjyshore e me marr\u00eb rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit \u2013 t\u00eb \u2018kurbetit\u2019 t\u00eb mallkuem!\u00a0 &#8211;\u00a0 t\u00eb breznive t\u00eb mapareshme.\u00a0 Familja e tij ka qen\u00eb viktim\u00eb e ngjarjeve t\u00eb randa e shpesh her\u00eb shkat\u00ebrrimtare t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb vendin e lindjes \u2013 l\u00ebvizje e \u00e7vendosje t\u00eb imponueme nga jeta e veshtir\u00eb e trazimet akoma ma t\u00eb v\u00ebshtira. Kjo e kalueme ka lan\u00eb gjurm\u00ebt e pashlyeshme n\u00eb mendjen e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me origjin\u00eb nga \u201cbajraku\u201d i Shkrelit, Mal\u00ebsi e Madhe, Shkod\u00ebr, krahin\u00eb e njohun p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb p\u00ebrpjekje me mbrojt\u00eb votrat e tyne, familjet, tok\u00ebt q\u00eb e ushqejshin, burrat e Shkrelit u vran\u00eb, u sakatuen, u d\u00ebrmuen nga kamba shtyp\u00ebse e agresionit sllav sa her\u00eb q\u00eb gjendja nd\u00ebrkomb\u00ebtare trazonte jet\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb banor\u00ebve fatzez, dhe sa her\u00eb q\u00eb sundimtari i huej \u2013 sidomos halldupi i Anadollit q\u00eb e shtypi p\u00ebr pes\u00eb shekuj t\u00eb gjat\u00eb, kalonte nep\u00ebr ato vise \u201cmik i paftuem\u201d ose \u201canmik i luftuem\u201d, e mizor p\u00ebr natyr\u00ebn e tij.\u00a0 Mbas ikjes tij, Shkreli filloi nji jet\u00eb ma t\u00eb qet\u00eb, kur malsori nuk u vra ma me urdh\u00ebn t\u00eb \u201cpash\u00ebs\u201d e t\u00eb sejmen\u00ebve t\u00eb tij; toka nuk u zaptue nga \u201cspahijt\u00eb\u201d e \u201cjeni\u00e7er\u00ebt\u201d dhe kur femia u rrit pa p\u00ebrjetue lufta e ekspedita nd\u00ebshkimore. Por, vet\u00ebm p\u00ebr nji koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb!<\/p>\n<p>Me 1939, erdhi pushtuesi italian, e i hueji u dynd me ushtri, \u201cmik i paftuem!\u201d P\u00ebrleshjet gjakesore u rrit\u00ebn \u00e7do dit\u00eb me humbje jet\u00eb, e pasunie. Kur i hueji u largue me turp, e pritej dita e liris\u00eb e shp\u00ebtimit, fati e deshti q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb bie n\u00ebn kamb\u00ebn e Moskovit sllav, pa kondita, pa rezerva.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nji val\u00eb urrejtje mbuloi vendin e n\u00eb Shkrelin e Frankut u vran\u00eb burrat, u internuen grat\u00eb e femijt\u00eb, u dogj\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb, e arat e buk\u00ebs mbeten shkret ose u ban\u00eb pron\u00eb kolektive e shtetnore\u2026! Uria u ba \u201cbuka e p\u00ebrdit\u00ebshme\u201d terrori z\u00ebvendsoi qet\u00ebsin\u00eb e vendit e vrau qytetarin kudo q\u00eb ai e kund\u00ebrshtoi. Legjone t\u00eb tana u l\u00ebshuen pa m\u00ebshir\u00eb mbi kurriz t\u00eb nji popullsie q\u00eb nuk gjeti shteg tjet\u00ebr ve\u00e7se rrugen e m\u00ebrgimit, largimin nga sht\u00ebpia, katundi, bajraku e atdheu i dhunuem. \u201cRefugjat\u00eb\u201d pa\u00a0d\u00ebshir\u00eb, t\u00eb pad\u00ebshiruem, shpesh t\u00eb p\u00ebrbuzun, turmat e \u00e7veshuna e t\u00eb urituna, mor\u00ebn rrug\u00ebt e bot\u00ebs q\u00eb nuk njihshin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nji jete te re- q\u00eb zakonisht as k\u00ebnaq\u00eb as leht\u00ebson! Frank Gjeto Shkreli e familja e tij p\u00ebrfunduen n\u00eb kampe refugjat\u00ebsh t\u00eb Italis\u00eb dhe ma von\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb New York Ciy, SHBA, ku Franku, djal i ri, u gjet para nji situate t\u00eb re, t\u00eb panjohun, por q\u00eb premtonte nji t\u00eb ardhme ma t\u00eb mir\u00eb. Dhe ashtu doli!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Baba Gjeto, nana Mrik\u00eb, vllau\u00a0dhe dy motrat\u00a0q\u00eb e shoqnojshin i u vun\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vendin e ri, me hov t\u00eb ri, e shpresa t\u00eb m\u00ebdha qe fatmir\u00ebsisht nuk i zhg\u00ebnjyen. Franku nuk u shkurajue! Pun\u00eb e arsim: dy mjetet ma efektive p\u00ebr sukses, u ban\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e fort\u00eb q\u00eb e ngrit\u00ebn n\u00eb sferat ma t\u00eb nalta t\u00eb shoq\u00ebnis\u00eb s\u00eb re amerikane q\u00eb Franku p\u00ebrqafoi, p\u00ebrkrahu dhe sh\u00ebrbeu me pasion dhe aft\u00ebsi shembullore.\u00a0\u00a0Frank Gjeto.Shkreli asht\u00eb pa dyshim sh\u00ebmbulltyra e \u201crefugjatit endacak\u201d qe\u00a0\u201c\u2026and\u00ebrronte me qen\u00eb i lir\u00eb!\u201d simbas premtimit t\u00eb zonjes \u201cLiberty!\u201d \u2013 dhe q\u00eb arriti me sukses me qen\u00eb i lir\u00eb, dhe me punue p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb tjereve, n\u00eb vendet ku Liria u quejt krim dhe u d\u00ebnue rand\u00eb\u2026.!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kontaktet e para, Franku, besimtar me bindje, i mori me klerik\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb ne New York City. \u00a0Aty gjeti k\u00ebshillin e fjal\u00ebn e mir\u00eb. Aty gjeti prehjen shpirt\u00ebnore ne Kish\u00ebn Katolike Shqiptare dhe n\u00eb\u00a0q\u00ebndrat e veprimit katolik. \u00a0Franku gjeti p\u00ebrs\u00ebri familjen e madhe q\u00eb humbi n\u00eb Shqiperi, e p\u00ebrqafoi dhe e ndihmoi me aftesit\u00eb e tij si editor i revist\u00ebs \u201cJeta katolike\u201d.\u00a0 Studimet e bame n\u00eb Kroaci n\u00eb kolegje katolike, studimet e klasik\u00ebve, dhe religjion e filozofi, dhan\u00eb frytet e para. Frank Gjeto Shkreli fitoi mendjet dhe zemrat e lexuesve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Viktim\u00eb e terrorit komunist pyeste veten: \u201cSi asht\u00eb e mundun q\u00eb njeriu t\u00eb damtoj\u00eb njeriun, vlla e mot\u00ebr, k\u00ebshtu?\u201d \u00a0Me ndihmue k\u00ebte t\u00eb mjer\u00eb, t\u00eb shtypun, t\u00eb vorf\u00ebn, u ba \u201cleitmotivi\u201d i djaloshit Frank. Duhej arsimi. Franku filloi kurset n\u00eb kolegjet e Hunter-it dhe Lehman-it t\u00eb New York City-s, dhe u shque me shkrimet e tia n\u00eb bultinin kolegjor \u201cMeridian\u201d kryesisht me kritikat e tia per rregjimin komunist. I inkurajuem, ai themeloi \u201cThe Albanian Youth in Exile\u201d dhe e transformoi at\u00eb n\u00eb nji tribun\u00eb t\u00eb hapun p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne vitin\u00a01974, ai mori kontakt me \u201cZeri i Amerikes\u201d, \u201da life changing opportunity\u201d si e quen ai.\u00a0\u00a0At\u00ebher\u00eb, fati i par\u00eb pruni t\u00eb dytin: fejesen me\u00a0zonjushen 19-vje\u00e7are Victoria Markgjonaj, vajz\u00eb e nji familje katolike anti-komuniste q\u00eb kishte njoh\u00eb t\u00eb gjitha peripecit\u00eb e m\u00ebrgimit t\u00eb dhun\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ish-Jugosllavin\u00eb. Franku e quejti \u201cmost lucky moment!\u201d dhe ashtu doli!\u00a0 Tashti me familje dhe i pun\u00ebsuem n\u00eb administrat\u00ebn amerikane, i paisun edhe me arsim t\u00eb nalt\u00eb pran\u00eb George Washington University (Washington,DC.) Franku ishte i p\u00ebrgatitun p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb i k\u00ebrkohej. Hap mbas hapi ai u ngjit n\u00eb shkall\u00ebt ma t\u00eb nalta te USIA (Information Agency). \u00a0Nga fol\u00ebsi n\u00eb radio ma par\u00eb, dhe n\u00eb TV ma von\u00eb, ai u ba editor, prodhues programi, dhe p\u00ebrgatit\u00ebs i programit shqip n\u00eb \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, si dhe p\u00ebr programet bot\u00ebnore t\u00eb k\u00ebsaj agjensie. Tani, ai i dedikoi jet\u00ebn profesionale administrimit dhe mbikeqyrjes s\u00eb programeve n\u00eb fush\u00ebn e transmetimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb bashk\u00ebpunim me qind\u00ebra gazetar\u00eb nga Europa e kontinente tjera. Numri i bashk\u00ebpunetor\u00ebve t\u00eb tij arriti shifren 250 persona t\u00eb gjuh\u00ebve dhe kulturave t\u00eb ndryshme. Ai ka qen\u00eb drejtor, n\u00ebn-drejtor, k\u00ebshilltar n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme te USIA. Roli i tij ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i rand\u00ebsish\u00ebm, dhe i \u00e7muem gjat\u00eb periudhes se Luft\u00ebs s\u00eb Ftoh\u00ebt dhe vitet e luft\u00ebs n\u00eb Ballkan (1991-1999) q\u00eb perfshin\u00eb edhe vitet e agresionit millosheviqian n\u00eb Kosov\u00eb. Tue fol\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e pik\u00ebsynimeve strategjike dhe objektivave t\u00eb detyr\u00ebs se tij, ai shprehet: \u201dJam shum\u00eb krenar p\u00ebr sh\u00ebrbimet e mia n\u00eb Administrat\u00ebn Amerikane!\u201d\u00a0Ka qen\u00eb gjat\u00eb kesaj\u00eb periudhe q\u00eb Frank Gj. Shkreli zgjanoi me sukses programet e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Europ\u00ebn Qendrore dhe at\u00eb t\u00eb programit shqip. Njikoh\u00ebsisht, ai trasformoi me sukses programet trasmetuese radiofonike n\u00eb at\u00eb televizive q\u00eb kemi sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr nji reformim ma t\u00eb plot\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs ballkanike t\u00eb viteve 90-ta ai hapi programet p\u00ebr Bosnjen dhe Maqedonin\u00eb. Kjo ka qen\u00eb periudha kur nji grup i kufizuem udheheqsish serb\u00eb treguen kriminalitetin e tyne t\u00eb pap\u00ebrmbajtun p\u00ebr asgjasimin e bosniak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cLajmet ma t\u00eb besueshme\u00a0jan\u00eb dhan\u00eb nga \u201cZeri i Amerik\u00ebs\u201d.\u00a0\u00a0 Nuk ka dyshim se kontributi i dhanun nga USIA \u2013 e posa\u00e7\u00ebrisht nga \u201cZeri i Amerik\u00ebs\u201d ka qen\u00eb esencial p\u00ebr rr\u00ebzimin e sistemit komunist n\u00eb Bashkimin Sovietik dhe Europen lindore. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Franku ka qen\u00eb i angazhuem thell\u00ebsisht n\u00eb \u00e7do vendim-marrje t\u00eb veprimtarive t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr Bashkimin Sovjetik dhe Europ\u00ebn lindore- si drejtues i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Euro-Azin\u00eb pran\u00eb USIA.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbas nji karriere t\u00eb admirueshme, e sh\u00ebrbimi shembullor, ne vitin 2003, Franku doli ne pension. Por ai mbeti aktiv, me konsultime dhe me shkrime ne organet t\u00eb ndryshme. Ma von\u00eb, 2005-2007, ai u emnue drejtor ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, organizata ma efektive e lobimit n\u00eb Washington, D.C.. Njoh\u00ebs\u00a0i mir\u00eb\u00a0i kryeqytetit amerikan, ai p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb burimet e tia me sh\u00ebrbye kauz\u00ebn e shqiptar\u00ebve \u2013 kudo n\u00eb Ballkan- me aft\u00ebsi e pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit e tij, Frank Gj. Shkreli ka qen\u00eb edhe p\u00ebrkthyes, interpretues, pran\u00eb Departmentit t\u00eb Shtetit, Departmentit t\u00eb Mbrojtjes, Bankes Bot\u00ebnore, Fondit Monetar Nd\u00ebrkombetar, Departmentit t\u00eb Drejtesise, t\u00eb Thesarit e tjera institucione t\u00eb qeveris\u00eb amerikane. N\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb dallueme, ai fitoi dekorat\u00ebn \u201cThomas Jefferson Fellowship Award\u201d t\u00eb dhan\u00eb nga USIA.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja emocionale, dekorata ma e prekshme per Frankun ka qen\u00eb titulli \u201cQytetar nderi\u201d i Shkrelit, Mal\u00ebsi e Madhe, Shkod\u00ebr (Shqip\u00ebri)\u2026\u201ddekorata ma e \u00e7mueshme\u201d. \u00a0Simbas tij, \u201cnuk ka nderim ma t\u00eb madh se ky dekorim\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb veprimtaria e Frank Gj. Shkrelit, qoft\u00eb ajo letrare, qoft\u00eb politike, p\u00ebrshkohet nga disa ide qendrore, si bosht i filozofis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs tij. \u00a0Besimi n\u00eb Zotin dhe besnikeria per Kish\u00ebn Katolike Apostolike Romane Shqiptare zan\u00eb vendin e par\u00eb. \u00a0Binomi \u201cFe e Atdhe\u201d i trashiguem nga popullsia katolike shqiptare q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt ma t\u00eb vjetra, e sidomos q\u00eb n\u00eb ditet e lavdishme t\u00eb epok\u00ebs skenderbegiane, asht\u00eb frym\u00ebzimi i tij. \u00a0I dyti, dhe\u00a0i pandash\u00ebm, asht\u00eb sh\u00ebrbimi p\u00ebr Atdheun \u2013 n\u00eb rastin e tij: Shqip\u00ebria dhe Amerika. E treta, asht\u00eb nji p\u00ebrpjekje koshiente dhe konstante me luftue pa kompromis murtaj\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo q\u00eb ajo paraqitet. Dhe k\u00ebte e ka ba me bindje absolute!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E kaluemja e Frank Gjeto Shkelit n\u00eb vendlindje, jeta e peripecit\u00eb e familjes tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb ish Jugoslavin\u00eb, tragjedia e popullit shqiptar sidomos gjenocidi i klerit katolik shqiptar, vorf\u00ebnia, shtypja, paditunia masive, posht\u00ebnimi i psuem si \u201cshqiptar\u201d n\u00eb nji shtet sllav, kan\u00eb lan\u00eb gjurm\u00ebt e tyne t\u00eb thella tek i riu Frank dhe nuk jan\u00eb sherue asnji her\u00eb\u2026!\u00a0\u00a0 Ato jan\u00eb \u201cleht\u00ebsue\u201d me veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb luft\u00eb me padrejt\u00ebsit\u00eb e jetueme, me veshtirsit\u00eb e kalueme dhe kjo \u201cfrym\u00eb\u201dlexohet n\u00eb \u00e7do rresht q\u00eb ai ka shkrue, n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb ai ka fol\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn private dhe at\u00eb publike, me zanin e tij t\u00eb fuqish\u00ebm\u00a0 e me pend\u00ebn e tij t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Gjeto Shkreli ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrher\u00eb nji figur\u00eb e plot\u00eb e veprimtarit q\u00eb ka punue dhe akoma punon, si nji misionar!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ridgefield, CT. USA\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sami Repishti, Ph.D.<\/p>\n<p>Pedagog n\u00eb pension<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>PARATH\u00cbNIE NGA <u>DR. ELEZ BIBERAJ<\/u> P\u00cbR LIBRIN \u201cDEMOKRACIA NUK PRET\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Frank Shkreli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer 30 vje\u00e7are n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb shquar si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i flakt\u00eb i liris\u00eb s\u00eb shtypit, nj\u00eb luft\u00ebtar i paepur n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dhe nxit\u00ebs i p\u00ebrhersh\u00ebm i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe rajonet e tjera t\u00eb banuara nga shqiptar\u00eb. Franku ka arritur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke u paraqitur lexuesve t\u00eb tij analiza objektive dhe t\u00eb thella p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e duhur n\u00eb shtypin vendor. Duke iu drejtuar shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb k\u00ebndveshtrim amerikan, ai pasqyron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb origjinale debatet dhe shqet\u00ebsimet e politikan\u00ebve, zyrtar\u00ebve dhe ekspert\u00ebve amerikan\u00eb mbi zhvillimet n\u00eb Ballkan, si dhe t\u00eb sfidave me t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt dhe fqinj\u00ebt e tyre ndeshen n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb drejt integrimit Euro-Atlantik dhe konsolidimit t\u00eb rendit demokratik. Nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot, pas prirjeve autoritare n\u00eb ngritje dhe p\u00ebrpjekjeve agresive t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin politik dhe mediatik n\u00eb Ballkan, q\u00eb synon t\u00eb fus\u00eb nj\u00eb pyk\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe demokracive t\u00eb brishta ballkanike.<\/p>\n<p>Shkrimet e Frankut karakterizohen nga nj\u00eb ndjeshm\u00ebri e ve\u00e7ant\u00eb.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr zhvillimet negative n\u00eb trojet shqiptare \u2013 polarizimin politik n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb dhe Tetov\u00eb, korrupsionin e p\u00ebrhapur kudo, dhe mungesen e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta ekonomike.\u00a0 Por gjithsesi ai \u00ebsht\u00eb optimist se shqiptar\u00ebt do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e duhura q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, do t&#8217;i ndihmojn\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb potencialin demokratik, p\u00ebr ta lidhur kombin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazgjidhshme me familjen e shoq\u00ebrive demokratike.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me kujdes, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe bind\u00ebse, Franku jep nj\u00eb ndihm\u00ebs\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb debatin politik dhe mediatik shqiptar. Libri i tij do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr gazetar\u00ebt, student\u00ebt, dijetar\u00ebt dhe politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Dr. Elez Biberaj<\/p>\n<p>Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Euroazis\u00eb<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/p>\n<p>Uashington<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><u>SIMON MIRAKAJ<\/u><\/strong><strong>: PARATH\u00cbNJE E LIBRIT \u201cDEMOKRACIA NUK PRET\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Frank Shkrelit &#8212; edhe pse larg Atdheut t\u00eb tij t\u00eb izoluar nga bota e qytet\u00ebruar dhe e lir\u00eb &#8212; zemra dhe mendja i rrahin dhe nuk e ndalin pun\u00ebn p\u00ebr vendin e tij \u201ct\u00eb z\u00ebn\u00eb rob\u201d nga diktatura komuniste. Z\u00ebri i tij tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u00eb jepte pak\u00ebz drit\u00eb dhe shpres\u00eb n\u00eb at\u00eb pus t\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb pafundm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Nuk ishin t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb vraponin p\u00ebr t\u00eb kapur or\u00ebn e 8 e 30 minuta, se \u00e7far\u00eb do na thoshte Frank Shkreli, Elez Biberaj, Idriz Lamaj e tjer\u00eb.\u00a0 Ishte ai za, ushqimi ma i mir\u00eb p\u00ebr ne mbas nj\u00eb pune tmerr\u00ebsisht t\u00eb lodhshme e t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb ekzistenc\u00ebs ton\u00eb. Kontributi i Franit, i k\u00ebtij personaliteti t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, si n\u00eb sh\u00ebmbjen e\u00a0 komunizmit, po ashtu edhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.\u00a0 Me shkrimet e tij, q\u00eb p\u00ebr\u00e7ohen nga fryma komb\u00ebtare, ai sensibilizoi kancelarit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Tani Frani \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb shtypin e shkruar dhe pik\u00ebrisht te gazeta \u201cTelegraf\u201d.\u00a0 P\u00ebr vlerat komb\u00ebtare t\u00eb tij, Komuna e Shkrelit me rastin e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e b\u00ebri \u201cQytetar\u00eb Nderi\u201d t\u00eb komun\u00ebs.\u00a0 Un\u00eb, si lexues, i rregullt, por edhe si mik i familjes ndihem krenar p\u00ebr kontributin e Franit, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ndryshme komb\u00ebtare. Me k\u00ebt\u00eb rast i uroj sh\u00ebndet dhe si gjithmon\u00eb e fal\u00ebnderoj p\u00ebr kontributin e tij p\u00ebr shtres\u00ebn e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Simon Miraka,<\/p>\n<p>Kryetar i Shoqat\u00ebs Anti-Komuniste t\u00eb ish-p\u00ebrndjekurve politik\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0 &nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb titulli i librit t\u00eb ri nga Frank Shkreli, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e disa artikujve subjektesh t\u00eb ndryshme, t\u00eb botuar n\u00eb gazeta dhe portale n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb trojet tjera shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb.\u00a0 Ky v\u00ebllim p\u00ebrmban vet\u00ebm rreth 10% t\u00eb shkrimeve t\u00eb 10-viteve t\u00eb fundit t\u00eb autorit, me shpres\u00eb se n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13290,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[633,51],"class_list":["post-13289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","tag-demokracia-nuk-pret","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13291,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13289\/revisions\/13291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}