{"id":13202,"date":"2017-03-24T13:42:25","date_gmt":"2017-03-24T12:42:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13202"},"modified":"2017-03-24T13:42:49","modified_gmt":"2017-03-24T12:42:49","slug":"draga-diversiteti-fetar-te-shqiptaret-na-ben-nder-popujt-me-tolerant-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13202","title":{"rendered":"Draga: Diversiteti fetar t\u00eb shqiptar\u00ebt na b\u00ebn nd\u00ebr popujt me tolerant n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Kishat-katolike-ne-trevat-shqiptare-promovim-libri-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12957 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Kishat-katolike-ne-trevat-shqiptare-promovim-libri-1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"464\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Kishat-katolike-ne-trevat-shqiptare-promovim-libri-1.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Kishat-katolike-ne-trevat-shqiptare-promovim-libri-1-300x232.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>KONTRIBUT P\u00cbR HISTORIOGRAFIN\u00cb\u00a0 SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dr.Dom Nik\u00eb Ukgjini, KISHA KATOLIKE N\u00cb TREVAT SHQIPTARE, Botoi: Qendra Botuese Shoqata e Jezuit\u00ebve, Tiran\u00eb , 2016<\/strong><\/p>\n<p>Diversiteti fetar t\u00eb shqiptar\u00ebt paraqet nj\u00eb fenomen \u00a0t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb na b\u00ebn nd\u00ebr popujt me tolerant n\u00eb Europ\u00eb, dukuri kjo e cila \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar vazhdimisht nga autoritetet e koh\u00ebs. Edhe pse nj\u00eb \u00a0fenomen i till\u00eb \u00a0n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkuara ishte me pasoja, ne kemi arritur ta ruajm\u00eb identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. Jan\u00eb pik\u00ebrisht studiues t\u00eb huaj dhe vendas t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb publikuar artikuj apo botime t\u00eb ve\u00e7anta kushtuar \u00e7\u00ebshtjeve fetare t\u00eb popullit ton\u00eb, nga koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb hershme e deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Nuk ka dilem\u00eb se trajtimi i temave t\u00eb tilla \u00a0paraqet motivim p\u00ebr \u00e7do studiues, por n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr teolog\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebtij misioni hyjnor. Botimet e dritashme d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, duke pasuruar fondin e botimeve n\u00eb shqip. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, sepse historia e konfesioneve \u00a0\u00ebsht\u00eb vet\u00eb historia e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kampit socialist\u00a0 nga viti 1944 e \u00a0deri n\u00eb vitin 1990, p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00a0kan\u00eb ekzituar\u00a0 mund\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr trajtimin e temave t\u00eb tilla sepse nga cenzura e koh\u00ebs \u00a0pasojat ishin evidente. Ishte kjo koha e ideologjis\u00eb komuniste, ku \u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfide\u00a0 tentohej t\u00eb eliminonte strukturat konfesionale, duke \u00a0iu \u00a0penguar\u00a0 veprimtarin\u00eb e tyre. Por, pas viteve 1989-1990, kur ra p\u00ebrfundimisht muri i ideologjis\u00eb moniste, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e ish kampit socialist, paraqitet rilindja konfesionale p\u00ebr t\u00eb gjitha fet\u00eb, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe ajo katolike.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, teologu dhe studiuesi dr.dom Nik\u00eb Ukgjini i paraqitet opinionit m\u00eb librin <strong>Kisha katolike n\u00eb trevat shqiptare<\/strong>, botuar nga Qendra Botuese Shoqata e Jezuit\u00ebve, Tiran\u00eb, 2016.<\/p>\n<p>Autori librin e ka konceptuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej kat\u00ebr pjes\u00ebve, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb interes, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore nga shek.XI e deri m\u00eb sot. Nuk ka dilem\u00eb se trajtimi i nj\u00eb teme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb till\u00eb kohore paraqet nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr autorin sepse kan\u00eb ndodhur ngjarje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt. Dhe nj\u00eb apologji t\u00eb till\u00eb autori na e prezanton p\u00ebrmes fakteve dhe analiz\u00ebs historike \u00a0ku kisha katolike ishte d\u00ebshmitare e t\u00eb gjitha peripetive t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Autori \u00e7\u00ebshtjen e kish\u00ebs katolike \u00a0e trajton n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare, nga \u00a0koha antike, pik\u00ebrisht nga paraqitja e Sh\u00ebn Palit n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ilirike, e \u00a0m\u00eb pas. Pra, kemi nj\u00eb paraqitje kronologjike t\u00eb krisht\u00ebrimit, gjat\u00eb shekujve vijues, duke d\u00ebshmuar pranin\u00eb e saj dhe sfidat gjat\u00eb shekujve. K\u00ebshtu sfida e par\u00eb i p\u00ebrket shek.XI, p\u00ebrkat\u00ebsisht vitit 1054, ndarj\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs lindore dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb ortodoksizmit m\u00eb qend\u00ebr n\u00eb Bizant, duke kriuar rivalitetin teologjik dhe ati shtet\u00ebror t\u00eb koh\u00ebs. Ishte kjo koha e ballafaqimit t\u00eb shqiptar\u00ebve me identitetin e katolicizmit, tashm\u00eb jo si p\u00ebrkat\u00ebsi por trash\u00ebgimi identitare dhe qytet\u00ebruese, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivalitet\u00ebve kishtare t\u00eb koh\u00ebs.Ishte kjo koha e mbijetes\u00ebs,sepse ortodoksizmi u b\u00eb fe shtet\u00ebrore te serbet e grek\u00ebt q\u00eb ishte imponim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u00a0 qytetar\u00ebt, pavar\u00ebsisht se ata i p\u00ebrkisnin katolicizmit. \u00a0Nd\u00ebrsa sfida tjet\u00ebr i p\u00ebrket n\u00eb shek.XIV, me invazionin e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ilirike, q\u00eb zgjati rreth pes\u00eb shekuj, ku shqiptar\u00ebt u islamizuan pothuaj \u00a0n\u00eb dy t\u00eb tretat e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pushtimeve nga vendet e ndryshme n\u00eb proceset kishtare kan\u00eb ndikuar edhe \u00a0dekompozimet territoriale. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 del qart\u00eb se nj\u00eb dukuri e till\u00eb ka qen\u00eb e pranishme\u00a0 edhe m\u00eb her\u00ebt, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u theksu duksh\u00ebm n\u00eb shek.XIX ku n\u00eb saj\u00eb t\u00eb intrigave t\u00eb \u00a0Fuqive t\u00eb M\u00ebdha shqiptar\u00ebt p\u00ebsuan m\u00eb s\u00eb shumti. Ishte kjo koha e rrudhj\u00ebs territoriale, por edhe zvog\u00eblimit demografik, fenomen ky q\u00eb pati pasoja t\u00eb pariparueshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e ofruara nga autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim, jan\u00eb referenca nga literatura selektive nga \u00a0autoritete\u00a0 shkencore, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb qasjen profesionale t\u00eb autorit p\u00ebr tem\u00ebn e trajtuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebr periudh\u00ebn e kaluar, konsultimi i burimeve dhe literatur\u00ebs \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, p\u00ebrballja e kish\u00ebs katolike me pushtetet e koh\u00ebs, n\u00eb shekullin XX, paraqet \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore para dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jan\u00eb botuar botime me vler\u00eb pas\u00a0 r\u00ebnies s\u00eb sistemit t\u00eb diktaturave n\u00eb vendet e ish kampit socialist n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.K\u00ebto botime n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb edhe d\u00ebshmi autentike sepse nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i pesonave kan\u00eb p\u00ebrjetuar tmerrin e koh\u00ebs s\u00eb diktaturave, ku ajo n\u00eb Shqip\u00ebri ishte rast i panjohur n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve autoriu iu ka rezervuar vend \u00a0t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb pjes\u00ebn e \u00a0kat\u00ebrt e k\u00ebtij studimi \u00a0qe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrsekutimin\u00a0 e klerit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb filloi me instalimin e pushtetit komunist, duke filluar nga viti 1944 e deri m\u00eb 1980.<\/p>\n<p>Regjimi i ri shqiptar i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1944, me ideologjin\u00eb komuniste, p\u00ebrve\u00e7 mbylljes s\u00eb shkollave t\u00eb Jezuit\u00ebve dhe t\u00eb Fran\u00e7eskan\u00ebve n\u00eb vitin 1946, iu kund\u00ebrvu \u00a0fes\u00eb, klerik\u00ebve dhe institucioneve fetare me t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat, duke \u00a0iu v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn e tyre, deri sa e shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb shtetin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967.<\/p>\n<p>Ishte kjo nj\u00eb dit\u00eb fatzez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs fetare, kulturore dhe shoq\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe pse nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, ideologjia komuniste ishte par\u00ebsore, duke eliminuar parimet e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, si askund n\u00eb bot\u00eb, sepse Shqip\u00ebria kishte nisur revolucionin e saj bazuar n\u00eb Revolucionin Kulturor Kinez. Ishte koha e vetizolimit si dhe eliminimit t\u00eb elit\u00ebs fetare dhe intelektuale shqiptare, m\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha kulturore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ishte kjo koha e burgosjeve, internimeve, vrasjeve t\u00eb klerik\u00ebve intelektual\u00eb dhe laik\u00ebve katolik\u00eb.Shumica e klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, por edhe t\u00eb dy komunitet\u00ebve tjera islame dhe ortodokse, u burgosen, torturuan dhe u eliminuan n\u00ebp\u00ebr burgje dhe kampet e internimit, ku periudha me kritike ishte ajo e viteve 1945-1960.<\/p>\n<p>Burgosja dhe eliminimi i klerit katolik b\u00ebhej me paramendim se pushteti iu frigohej, duke ditur qendrimin, p\u00ebrkushtimin dhe \u00a0p\u00ebrgatitjen e tyre shkollore dhe ndikimin ne popull. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave del se numri i klerikeve t\u00eb till\u00eb ishin rreth 200, q\u00eb kishin kryer studimet n\u00eb 25 qendrat\u00a0 universitare europiane, ku s\u00eb bashku kishin kryer rreth 500 vjet studime. Por, k\u00ebta pushteti komunist i shp\u00ebrbleu me mbi 900 vite burgime.<\/p>\n<p>N\u00ebse i b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb retrospektiv\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore del qart\u00eb se populli shqiptar p\u00ebrmes Kish\u00ebs Katolike,\u00a0 ndon\u00ebse me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, arriti t\u00eb ruaj identitetin e tij komb\u00ebtar, duke p\u00ebrjashtuar nj\u00eb pakic\u00eb e cila nuk arriti t\u00eb ruaj\u00eb fen\u00eb dhe idetitetin komb\u00ebtar, si\u00e7 jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ndon\u00ebse nj\u00eb dukuri e till\u00eb ishte e pranishme si pasoj\u00eb e ndryshimeve politike nga\u00a0 shek.XIX\u00a0 ajo po vazhdon edhe sot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe me pasoja t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij botimi autori ka konsultuar nj\u00eb literatur\u00eb profesionale dhe burime t\u00eb ndryshme historike duke i ofruar opinionit nj\u00eb botim m\u00eb vler\u00eb shum\u00ebdimensionale. Autori ka parashtruar fakte dhe analiza historike t\u00eb ngjarjeve, ku kisha katolike ka sfiduar rrethanat shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs, duke luajtur rolin e saj n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Dr.Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n<p><em>(Lexuar me rastin e perurimit t\u00eb librit n\u00eb Ulqin, m\u00eb 4 mars 2017)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KONTRIBUT P\u00cbR HISTORIOGRAFIN\u00cb\u00a0 SHQIPTARE Dr.Dom Nik\u00eb Ukgjini, KISHA KATOLIKE N\u00cb TREVAT SHQIPTARE, Botoi: Qendra Botuese Shoqata e Jezuit\u00ebve, Tiran\u00eb , 2016 Diversiteti fetar t\u00eb shqiptar\u00ebt paraqet nj\u00eb fenomen \u00a0t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb na b\u00ebn nd\u00ebr popujt me tolerant n\u00eb Europ\u00eb, dukuri kjo e cila \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar vazhdimisht nga autoritetet e koh\u00ebs. Edhe pse nj\u00eb \u00a0fenomen i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12957,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13202"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13203,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13202\/revisions\/13203"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}