{"id":13165,"date":"2017-03-23T17:02:31","date_gmt":"2017-03-23T16:02:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13165"},"modified":"2017-03-23T17:02:43","modified_gmt":"2017-03-23T16:02:43","slug":"john-f-kennedy-dhe-lufta-e-ftohte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13165","title":{"rendered":"JOHN F. KENNEDY DHE LUFTA E FTOHT\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_13166\" aria-describedby=\"caption-attachment-13166\" style=\"width: 474px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Takimi-Kennedy-Krush\u00e7ov-ne-Vjene-te-Austrise.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-13166 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Takimi-Kennedy-Krush\u00e7ov-ne-Vjene-te-Austrise.jpg\" alt=\"\" width=\"474\" height=\"295\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Takimi-Kennedy-Krush\u00e7ov-ne-Vjene-te-Austrise.jpg 411w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Takimi-Kennedy-Krush\u00e7ov-ne-Vjene-te-Austrise-300x187.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 474px) 100vw, 474px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-13166\" class=\"wp-caption-text\">Takimi-Kennedy Krush\u00e7ov n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb, 3 qershor,1961<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet se gj\u00ebndja nd\u00ebrkomb\u00ebtare sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.\u00a0 Ishte Lufta e Ftoft\u00eb midis Lindjes komuniste dhe Per\u00ebndimit demokratik q\u00eb dominoi dhe k\u00ebrc\u00ebnoi bot\u00ebn p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, shpesh duke e \u00e7uar njer\u00ebzimin n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb lufte b\u00ebrthamore.\u00a0 Dihet se mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Shtetet e Bashkuara me aleat\u00ebt e tyre dhe Bashkimi Sovjetik dhe shtetet komuniste satelite t\u00eb tij, ishin mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb kacafytje prej dekadash p\u00ebr ep\u00ebrsi, ndikim e influenc\u00eb politiko-ushtarake, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 Mund t\u00eb thuhet se kjo luft\u00eb e ftoft\u00eb midis dy superfuqive t\u00eb asaj kohe arriti kulmin gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Xhon F. Kennedy, presidentit t\u00eb 35-t\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, 100-vjetori i lindjes i t\u00eb cilit po kujtohet, k\u00ebt\u00eb vit, me aktivitete t\u00eb shumta an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Forcat ushtarake t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk u angazhuan asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb konflikte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejta gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, por t\u00eb dy superfuqit\u00eb e koh\u00ebs ishin mb\u00ebrthyer n\u00eb antagonizma serioze ndaj nj\u00ebra tjetr\u00ebs, nep\u00ebrmjet manovrimeve t\u00eb ndryshme politike, nep\u00ebrmjet koalicioneve ushtarake, NATO dhe Pakti i Varshav\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb spiuanzhit dhe propagand\u00ebs si edhe shtimit t\u00eb armatimeve, p\u00ebrfshir\u00eb arm\u00ebt b\u00ebrthamore.\u00a0 Nga aleat\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kund\u00ebr Hitlerit, nuk mori shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, menj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs Majin e vitit 1945, t\u00eb k\u00ebtheheshin n\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb pat\u00ebn tensione t\u00eb larta, pothuaj t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr disa dekada, deri n\u00eb sh\u00ebmbjen e Murit t\u00eb Berlinit.\u00a0 Bashkimi Sovjetik nguli k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtronte influenc\u00eb politike dhe ushtarake mbi shtetet dhe popujt midis territorit t\u00eb tij dhe Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, duke p\u00ebrfunduar k\u00ebshtu n\u00eb instalimin e regjimeve pro-komuniste dhe pro-sovjetike n\u00eb Poloni, Hungari, Bullgari, \u00c7ekosllovaki, Rumani, Shqip\u00ebri dhe eventualisht edhe n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore.\u00a0 Si rrjedhim i kontrollit absolut politik, ushtarak dhe ekonomik t\u00eb Bashkimit Sovjetik mbi k\u00ebto vende, Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, nd\u00ebrmor\u00ebn masa politike, ekonomike dhe ushtarake p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrhapjen dhe influenc\u00ebn e m\u00ebtejshme t\u00eb komunizmit n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Perendimore, si Franca, Italia dhe Greqia.<\/p>\n<p>Dihet se Deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Shtetet e Bashkuara zhvillonin kryesisht nj\u00eb politik\u00eb izolacioniste n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Evrop\u00ebn.\u00a0\u00a0 Por pas Luft\u00ebs, si p\u00ebrfundim i kontrollit sovjetik t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, Shtetet e Bashkuara \u2013 nep\u00ebrmjet Doktrin\u00ebs Truman t\u00eb vitit 1947 &#8212; filluan t\u00eb mb\u00ebshtesnin vendet e k\u00ebrc\u00ebnuara nga subversioni komunist dhe Plani Marshall shp\u00ebrndau miliarda dollar\u00eb n\u00eb ndihma ekonomike Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar prishjen e stabilitetit politik dhe ekonomik t\u00eb atyre vendeve, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur kontrollin e regjimeve t\u00eb zgjedhura me vota demokratike, nga komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>Kufiri q\u00eb ndante lindjen komuniste nga per\u00ebndimi demokratik mbeti pothuaj i ngrir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr disa dekada, por konfliktet n\u00eb kontinente t\u00eb tjera si n\u00eb Azi, Afrik\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine, nuk mund t\u2019i shmangeshin tensioneve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb midis dy superfuqive, t\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb vitin 1949, komunist\u00ebt kinez\u00eb triumfuan n\u00eb luft\u00ebn civile t\u00eb vendit m\u00eb t\u00eb populluar t\u00eb bot\u00ebs duke iu bashkangjitur k\u00ebshtu Bashkimit Sovjetik si nj\u00eb kund\u00ebrshtar ideologjik i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb.\u00a0 N\u00eb vitin 1950, Korea e Veriut kishte invaduar Koren\u00eb e Jugut dhe si rjedhim Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara d\u00ebrguan ushtar\u00eb dhe ndihma ushtarake Kores\u00eb s\u00eb Jugut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kina komuniste mb\u00ebshteti Koren\u00eb e Veriut, nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme q\u00eb zgjati p\u00ebr tre vjet\u00eb.\u00a0 Pastaj, n\u00eb vitin 1954 ra regjimi kolonial francez n\u00eb Vjetnam, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara mb\u00ebshtet\u00ebn qeverin\u00eb ushtarake t\u00eb Vjetnamit t\u00eb Jugut.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e komunizmit n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, formohet Organizata e Traktatit t\u00eb Vendeve t\u00eb Azis\u00eb Jug-lindore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Presidenti Eisenhower d\u00ebrgoi 700 ushtar\u00eb amerikan\u00eb dhe ndihma ekonomike dhe ushtarake p\u00ebr qeverin\u00eb e Vjetnamit t\u00eb Jugut.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb af\u00ebr brigjeve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, rezistenca kubane e udh\u00ebhequr nga Fidel Castro rr\u00ebxoi nga fuqia regjimin pro-amerikan t\u00eb Havan\u00ebs.\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebr t\u00eb mbijetuar, Kuba komuniste varej nga ndihmat ekonomike dhe ushtarake t\u00eb Bashkimit Sovjetik duke mund\u00ebsuar q\u00eb kund\u00ebrshtari kryesor i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb t\u00eb kishte vendosur baz\u00ebn e vet, jo m\u00eb larg se 90-milja nga brgedeti i shtetit Florida.<\/p>\n<p>Ja, kjo ishte pak a shum\u00eb gj\u00ebndja bot\u00ebrore, n\u00eb shp\u00ebrthim e sip\u00ebr, kur filloi nga detyra presidenti i ri i Shteteve t\u00eb Bashkuara, John Kennedy.\u00a0 Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur, se Lufta e Ftoht\u00eb dhe roli i Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb dominonte debatin e fushat\u00ebs p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara midis kandidatit republikan Richard Nixon dhe demokratit John F. Kennedy n\u00eb vitin 1960.\u00a0 T\u00eb dy kandidat\u00ebt\u00a0\u00a0 premtuan gjat\u00eb debatit t\u00eb par\u00eb televiziv t\u00eb nj\u00eb fushate t\u00eb till\u00eb, se do t\u00eb shtonin duksh\u00ebm buxhetin ushtarak t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb dy shfaq\u00ebn qendrime t\u00eb ashpra kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Kennedy paralajm\u00ebroi se Moska\u00a0 po shtonte numrin e raketave t\u00eb arsenalit nd\u00ebrkontionental b\u00ebrthamor sovjetik dhe kritikoi, me at\u00eb rast, administrat\u00ebn Eisenhower &#8212; zev\u00ebnd\u00ebs president i t\u00eb cil\u00ebs kishte sh\u00ebrbyer Niksoni &#8212; se kishte lejuar vendosjen e nj\u00eb regjimi komunist, pro-sovjetik n\u00eb Havan\u00eb t\u00eb Kub\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Presidentin Kennedy, Lufta e Ftoht\u00eb dhe gara e armatimeve me Bashkimin Sovjetik ishin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie jetike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij politike.\u00a0\u00a0 N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb inaugurimit president, ai kishte paralajm\u00ebruar gar\u00ebn midis bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb per\u00ebndimore dhe bot\u00ebs komuniste, dn\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u angazhua se populli amerikan, \u201cDo t\u00eb paguante cilindo \u00e7mim, do t\u00eb duronte cil\u00ebndo barr\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballte cil\u00ebndo v\u00ebshtirsi, do t\u00eb mb\u00ebshteste \u00e7do mik\u00a0 dhe do t\u00eb kund\u00ebrshtonte \u00e7do armik, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbijetes\u00ebn dhe suksesin e liris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit t\u00eb takimit t\u00eb tij me udh\u00ebheqsin sovjetik, Krush\u00e7ov, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1961 n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve sovjetike, Presidenti Kennedy jep urdh\u00ebr p\u00ebr shtimin e raketave b\u00ebrthamore nd\u00ebrkontinentale t\u00eb Amerik\u00ebs, rrit\u00eb numrin e divizioneve ushtarake si edhe t\u00eb forcave ajrore dhe t\u00eb rezervist\u00ebve ushtarak\u00eb amerikan\u00eb.\u00a0 Dy muaj pas takimit n\u00eb Vjen\u00eb, Krush\u00e7ovi, nga ana e tij, jep urdh\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Murit t\u00eb Berlinit me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjermano-lindor\u00ebt q\u00eb t\u00eb arratis\u00ebn nga parasja komuniste n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb hemisfer\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb komuniste kubane, Krush\u00e7ovi kishte\u00a0 vendos\u00eb raketa b\u00ebrthamore n\u00eb Kub\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ishullin kuban nga ndonj\u00eb sulm i mund\u00ebsh\u00ebm nga Shtetet e Bashkuara.\u00a0 Si p\u00ebrfundim i gj\u00ebndjes s\u00eb krijuar af\u00ebr brigjeve t\u00eb Amerik\u00ebs, administrata e presidentit Kennedy vendosi nj\u00eb blokad\u00eb detare ndaj anijeve sovjetike af\u00ebr Kub\u00ebs. Duke par\u00eb seriozitetin e situat\u00ebs drejt\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb \u00e7onte bot\u00ebn &#8212; n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb zotimi amerikan se Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb pushtonin Kub\u00ebn, Krush\u00e7ovi vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqte anijet\u00a0 luftarake dhe raketeta b\u00ebrthamore sovjetike nga Kuba.\u00a0 Ishte kjo n\u00eb situat\u00eb tep\u00ebr serioze ballafaqimi midis dy superfuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga disa historian\u00eb si shum\u00eb e frikshme, situat\u00eb q\u00eb pothuaj e \u00e7oi bot\u00ebn n\u00eb prak t\u00eb<br \/>\nshkat\u00ebrrimit b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1962, n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Washington, Presidenti John Kennedy mbajti nj\u00eb fjalim me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb edhe sot cil\u00ebsohet nga historian\u00ebt si \u201cfjalimi i paq\u00ebs\u201d, ku ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndalimin e t\u00eb gjitha provave b\u00ebrthamore n\u00eb atmosfer\u00eb dhe foli, me admirim, p\u00ebr sigurimin e paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u201cJo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb paq\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ton\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb paq\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat\u201d, ka deklaruar Presidenti Kennedy.\u00a0 N\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb, ishte kjo nj\u00eb thirrje trumpetuese dhe e guximshme p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet, q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga arm\u00ebt b\u00ebrthamore n\u00eb favor t\u00eb paq\u00ebs midis popujve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb John Kennedy, kujtojm\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb trash\u00ebgimive t\u00eb tjera q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb fush\u00ebn politike, ekonomike, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai mbahet mend\u00eb sidomos p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e\u00a0 tija p\u00ebr pak\u00ebsimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe t\u00eb admirohet p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija p\u00ebr paq\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, por nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebr guximin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mos kursyer asgj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Vler\u00ebsohet se gj\u00ebndja nd\u00ebrkomb\u00ebtare sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.\u00a0 Ishte Lufta e Ftoft\u00eb midis Lindjes komuniste dhe Per\u00ebndimit demokratik q\u00eb dominoi dhe k\u00ebrc\u00ebnoi bot\u00ebn p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, shpesh duke e \u00e7uar njer\u00ebzimin n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb lufte b\u00ebrthamore.\u00a0 Dihet se mbas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13166,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13165"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13167,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13165\/revisions\/13167"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}