{"id":13135,"date":"2017-03-21T19:40:27","date_gmt":"2017-03-21T18:40:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13135"},"modified":"2017-03-21T19:40:27","modified_gmt":"2017-03-21T18:40:27","slug":"kongresi-amerikan-rreziku-rus-per-shqiperine-dhe-mbare-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13135","title":{"rendered":"KONGRESI AMERIKAN: RREZIKU RUS P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb DHE MBAR\u00cb EVROP\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ja, m\u00eb n\u00eb fund u zgjua edhe Kongresi Amerikan dhe l\u00ebshon alarmin se Rusia putiniste mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh t\u00eb tjera evropiane q\u00eb mbajn\u00eb zgjedhjet k\u00ebt\u00eb vit, me q\u00ebllim t\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre dhe n\u00eb fitoren e kandidat\u00ebve ose partive q\u00eb mb\u00ebshtet Moska p\u00ebr interesat e veta.\u00a0 Rezoluta e Kongresit u p\u00ebrpilua pas shqet\u00ebsimeve q\u00eb jan\u00eb shprehur koh\u00ebt e fundit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb lidhje me rolin rus p\u00ebr t\u00eb influencuar zgjedhjet amerikane t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nep\u00ebmjet sulmeve hibernetike kund\u00ebr Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokrate dhe kryetarit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Hillary Clinton, John Podesta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb num\u00ebr komisionesh t\u00eb Kongresit amerikan vazhdojn\u00eb hetimet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Rezoluta e Kongresit amerikan ve n\u00eb dukje se 17 agjenci t\u00eb fshehta amerikane kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Rusia kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb influencuar zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe citon Drejtorin e Inteligjenc\u00ebs Komb\u00ebtare James Clapper se ka deklaruar, n\u00eb fillim t\u00eb Janarit, para Kongresit Amerikan se, \u201cRusia ka p\u00ebrdorur gjithashtu sulmet dhe taktikat hibernetike me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb influencuar opinion publik an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs dhe Euro-Azis\u00eb\u201d.\u00a0\u00a0 N\u00eb rezolut\u00ebn e tyre, kongresmen\u00ebt amerikan\u00eb shprehen se \u201cVitin e kaluar kan\u00eb urdh\u00ebruar entet e fshehta amerikane q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb n\u00ebse sh\u00ebrbimet e sigurimit t\u00eb fshet\u00eb rus jan\u00eb duke financuar aktivitetet e partive politike dhe t\u00eb organizatave bamir\u00ebse mbrenda Evrop\u00ebs, me objektivin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr t\u00eb rrezikuar normat dhe standardet demokratike, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar aleanc\u00ebn NATO dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kandidat\u00ebt ekstremist\u00eb pro-rus, p\u00ebr poste politike an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Rezoluta num\u00ebron nj\u00eb seri p\u00ebrpjekjesh ruse p\u00ebr t\u00eb influencuar zgjedhjet n\u00eb disa vende evropiane dhe an\u00ebtar\u00ebt e Kongresit amerikan thon\u00eb se disa shtete evropiane kan\u00eb denoncuar sulmet kibernetike t\u00eb hakerava rus\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb ose jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb marrin n\u00eb kontroll servera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kompjuterik\u00eb.\u00a0\u00a0 Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb gjithashtu fakti se Kongresm\u00ebt shfaqin gjithashtu shqet\u00ebsimin e tyre serioz n\u00eb lidhje me propagand\u00ebn ruse n\u00eb fush\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb lajmeve t\u00eb rreme nga dy agjensi lajmesh ruse n\u00eb anglisht, \u201cRussia Today\u201d dhe \u201cSputnik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rezolut\u00ebn e tyre, kongresmen\u00ebt amerikan\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje &#8212; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh evropiane kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb mbajn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti zgjedhje, parlamentare, federale, vendore dhe presidenciale, duke p\u00ebrmendur Shqip\u00ebrin\u00eb, Armenin\u00eb, Xhorxhia-n Gjermanin\u00eb, Hungarin\u00eb, Lihtenstajnin, Holand\u00ebn, Irland\u00ebn veriore, Norvegjin\u00eb, Portugalin\u00eb, Serbin\u00eb, Sllovenin\u00eb dhe Britanin\u00eb e Madhe, Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb, dhe Serbin\u00eb \u2013 q\u00eb Rusia menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb t\u00eb gjitha sulmet kibernetike kund\u00ebr qeverive, partive politike, zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm qeveritar\u00eb, subjekteve zgjedhore dhe sistemeve t\u00eb ndryshme informuese t\u00eb publikut an\u00eb e mban\u00eb vendeve demokratike t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb rezolut\u00ebn e paraqitur nga kongresmeni republikan i shtetit Illionois, Peter Roskam dhe kongresmeni demokrat David Cicilline i shtetit, Rhode Island, theksohet se \u201c\u00cbsht\u00eb politika e Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb sanksionohen entitetet dhe individ\u00ebt mbrenda Rusis\u00eb, ose ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb ruse, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb sulmet hibernetike dhe n\u00eb fushata propagandistike, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb proceset e zgjedhjeve demokratike.\u201d\u00a0\u00a0 Sponsorizimi i k\u00ebsaj rezolute nga nj\u00eb kongresmen republikan i djatht\u00eb dhe tjetri demokrat i majt\u00eb, n\u00ebnvijon shqet\u00ebsimin e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb dy partive n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara,\u00a0\u00a0 me nd\u00ebrhyrjen e Rusis\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vendeve per\u00ebndimore.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, Kongresmeni republikan Peter Roskam duke folur p\u00ebr rezolut\u00ebn, \u00ebsht\u00eb prononcuar p\u00ebr gazet\u00ebn britanike Guardian se, \u201cRusia po p\u00ebrpiqet t\u00eb minoj\u00eb demokracin\u00eb dhe institucionet demokratike an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore.\u00a0 Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb paraqesim nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara d\u00ebnon fuqish\u00ebm nd\u00ebrhyrjet q\u00ebllimk\u00ebqia t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kongresmeni amerikan.<\/p>\n<p>Po si kemi ardhur deri k\u00ebjo situat\u00eb?\u00a0 Sipas ekspertit James Kirchick pran\u00eb entit The Foreign Policy Initiative, situata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flasim nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme.\u00a0 Rusia ka punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjellur Evrop\u00ebn n\u00eb gj\u00ebndjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot.\u00a0 Ai ka shkruar koh\u00ebt e fundit n\u00eb revist\u00ebn Politico se, \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb stabiliteti politik, kohezioni shoq\u00ebror, begatia ekonomike dhe siguria n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb sot m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara se asnj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, \u00e7\u2019prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Rusia \u00ebsht\u00eb duke destabilizuar kontinentin n\u00eb \u00e7do front\u201d.\u00a0\u00a0 Megjithse ish-kandidati republikan p\u00ebr president Mit Romney, i cili gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president pes\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb kund\u00ebr kandidatit demokrat Barack Obama pat paralajm\u00ebruar se, sipas tij, ishte Rusia ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte rrezikun m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, e si rrjedhim edhe p\u00ebr bot\u00ebn.\u00a0 Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb u tall\u00ebn me deklarat\u00ebn e tij, si jo reale.\u00a0 Eksperti James Kirchick pjes\u00ebrisht kritikon ish-administrat\u00ebn Obama p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar me Rusin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cBarack Obama zbuloi tep\u00ebr von\u00eb se regjimi i Putinit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj vlerave dhe interesave per\u00ebndimore\u201d, duke e cituar ish-presidentin Obama i cili ka th\u00ebn\u00eb pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb nga Rusia se, \u201cKjo nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb Luft\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Ftoht\u00eb\u2026ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia nuk kryeson ndonj\u00eb blok kombesh. Nuk ka nj\u00eb ideologji globale. Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk k\u00ebrkojn\u00eb ndonj\u00eb konflikt me Rusin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ish-presidenti Obama pes\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Por James Kirchick parafrazon Leninin duke th\u00ebn\u00eb se \u201cPer\u00ebndimi mund t\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb konflikt me Rusin\u00eb, por Rusia k\u00ebrkon konflikt me Per\u00ebndimin.\u00a0 Kjo p\u00ebr arsye se regjimi i Putinit n\u00eb natyr\u00ebn e tij \u2013 nacionaliste, revizioniste dhe ekspansioniste \u2013 nuk mund t\u00eb bashkjetoj\u00eb me nj\u00eb Evrop\u00eb demokratike, e gat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet dhe vlerat e veta.\u201d<\/p>\n<p>Hajde se Amerikan\u00ebt i kan\u00eb proceset dhe entet qeveritare, shtet\u00ebrore dhe ekonomike p\u00ebr t\u2019ju kund\u00ebrven\u00eb\u00a0 q\u00ebllimeve t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb Rusis\u00eb ndaj demokracis\u00eb amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb Kongresin, si\u00e7 pasqyrohet edhe n\u00eb rezolut\u00ebn e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb, por si duhet t\u00eb veprojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb Rusis\u00eb \u2013 tani dhe historikisht \u2013\u00a0 kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.\u00a0 Jo me flirtime q\u00eb d\u00ebgjohen her\u00eb pas here t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj Mosk\u00ebs, por me d\u00ebnimin m\u00eb serioz, nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare t\u00eb p\u00ebrpjkejeve t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 alludohet edhe n\u00eb rezolut\u00ebn e Kongresit Amerikan.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ashtu si\u00e7 kam shkruar vazhdimisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, madje vite m\u00eb par\u00eb &#8212; ndoshta edhe kur pak kush fliste p\u00ebr rreziqet ruse n\u00eb Ballkan &#8212; politika shqiptare duhet t\u00eb deklarohet pa asnj\u00eb dyshim dhe me bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se stabiliteti n\u00eb Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse, sidomos ndaj njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs si shtet i pavarur.\u00a0 Duke heshtur ndaj k\u00ebtij obstruksioni, ndihmohet perj\u00ebt\u00ebsimi i mos-stabilitetit n\u00eb rajon, nga i cili shqiptar\u00ebt do p\u00ebsonin pasojat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia.\u00a0 Drua se politika shqiptare nuk ka qen\u00eb aq\u00eb e vendosur n\u00eb kund\u00ebrshtimin parimor t\u00eb k\u00ebtij obstruksioni.\u00a0 Nuk m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb quhen &#8220;marr\u00ebdh\u00ebnie normale&#8221; ato me Rusin\u00eb, kur ky vend nuk njeh, lere m\u00eb interesat jetike, por as ekzistencen e gjysm\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave t\u00eb mundshme e t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme ekonomike e financiare me Mosk\u00ebn, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave kombetare, duhet t\u00eb jet\u00eb i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Stabiliteti i Ballkanit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm me pavar\u00ebsin\u00eb e pak\u00ebthyeshme t\u00eb Kosov\u00ebs, me zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb trojet e veta si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme se pse lejohet pasardhsi i Stalinit t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetje n\u00eb Ballkan.\u00a0 Pik\u00ebs\u00ebpari u takon politikan\u00ebve t\u00eb atij rajoni q\u00eb t\u00eb mos krijojn\u00eb uj\u00ebra t\u00eb turbullta n\u00eb pun\u00ebt e veta p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjen ruse, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb dhe nj\u00ebkohsisht t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr nj\u00eb antar\u00ebsim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb dy shteteve shqiptare, n\u00eb t\u00eb gjitha organizmat euro-atlantike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e doemosdoshme dhe n\u00eb interesin komb\u00ebtar, q\u00eb si Shqiperia ashtu edhe Kosova t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdhenie t\u00eb mira, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e me t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs &#8212; t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla &#8212; duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Rusin\u00eb e Serbin\u00eb. Por k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen e t\u00eb kultivohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe pastaj, n\u00eb bashkpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si Shtetet e Bashkuara, n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb respektit reciprok midis vendeve t\u00eb rajonit dhe n\u00eb interes t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb kontinentin evropian.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ja, m\u00eb n\u00eb fund u zgjua edhe Kongresi Amerikan dhe l\u00ebshon alarmin se Rusia putiniste mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh t\u00eb tjera evropiane q\u00eb mbajn\u00eb zgjedhjet k\u00ebt\u00eb vit, me q\u00ebllim t\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre dhe n\u00eb fitoren [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-13135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13136,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13135\/revisions\/13136"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}