{"id":13011,"date":"2017-03-09T12:49:18","date_gmt":"2017-03-09T11:49:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13011"},"modified":"2017-03-09T12:49:18","modified_gmt":"2017-03-09T11:49:18","slug":"botim-me-vlera-shumedimensionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=13011","title":{"rendered":"BOTIM ME  VLERA SHUM\u00cbDIMENSIONALE"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-805 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg\" alt=\"\" width=\"248\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/a>Hajrullah Hajdari, Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit deri m\u00eb 1941, Botoi:Art Club, Ulqin, 2016<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Dr.Nail\u00a0\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n<p>Trajtimi i temave\u00a0 qe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ne lidhje me pozit\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, vazhdimisht ka qen\u00eb intriguese p\u00ebr hulumtues fushave t\u00eb ndryshme shkencore.Gam\u00ebs s\u00eb studimeve t\u00eb tilla t\u00eb publikuara vit\u00ebve t\u00eb fundit dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i shtohet edhe libri <em>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit deri m\u00eb 1941<\/em>, nga autori H.Hajdari, botuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga <em>Art Club<\/em> n\u00eb Ulqin.Botimi n\u00eb fjal\u00eb trajton pozit\u00ebn kushtetuese-juridike me nj\u00eb v\u00ebshtrim retrospektiv, duke prezantuar \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analitike dhe me nj\u00eb qasje profesionale, q\u00eb paraqet botimin e par\u00eb n\u00eb \u00a0shqip n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt tek ne n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit.<\/p>\n<p>Pas path\u00ebnies n\u00eb hyrje autori trajton aspektin gjeografik, historik dhe popullsin\u00eb e vendbanimeve shqiptare sipas shp\u00ebrndarj\u00ebs territoriale t\u00eb viseve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nga Ulqin n\u00eb jug e deri n\u00eb Rozhaj\u00eb n\u00eb veri. Nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr rrethanat politike n\u00eb Ballkan para Kongresit t\u00eb Berlinit e pas tij, protestat e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr coptimit t\u00eb trojeve t\u00eb tyre, organizimi i mbrojtj\u00ebs dhe kryengritjeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr mbrojtj\u00ebn e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb toksore shqiptare, q\u00eb kulmon me formimin e Lidhj\u00ebs Shqiptare t\u00eb Prizrenit.Me pas b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr luft\u00ebrat ballaknike, Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, shp\u00ebrnguljet \u00a0dhe\u00a0 emigrimi i shqiptar\u00ebve si \u00a0dhe kolonizimi i viseve shqiptare me popullsi sllave sikurse ishte rasti i qyteti i Ulqinit etj. \u00a0Nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb\u00a0 b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr rregullimin shtet\u00ebror t\u00eb Malit t\u00eb Zi si dhe pozita juridiko-kushtetuese e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi autori trajton organizimin\u00a0 e pushtetit qendror dhe ati lokal me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb territoret e aneksuara ku b\u00ebnin pjes\u00eb viset shqiptare, pastaj \u00e7\u00ebshtjet nga fusha e arsimit, lirit\u00eb fetare, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve, partit\u00eb politike t\u00eb koh\u00ebs dhe zgjedhjet lokale e parlamentare, padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve, d\u00ebbimi dhe shp\u00ebrngulja e tyre e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera qe ishin n\u00eb favor t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb pushtetit p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00a0n\u00eb funksion t\u00eb shkomb\u00ebtarizimit dhe asimilimit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Autori k\u00ebt\u00eb studim e trajton n\u00eb aspektin shum\u00ebdimensional, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna historike, gjeografike, gjeopolitike, ekonomike,juridike,\u00a0 arsimore, kulturore etj. Nj\u00eb pun\u00eb e till\u00eb nuk ka qen\u00eb aspak e leht\u00eb, sepse i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb konsultoj nj\u00eb literatur\u00eb profesionale nga autor t\u00eb ndrysh\u00ebm, e sidomos dokumente arkivore t\u00eb cilat disa publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Objekti i k\u00ebtij studimi \u00ebsht\u00eb qendresa e shqiptar\u00ebve\u00a0 n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrkund\u00ebr diskriminimit t\u00eb pushtet\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs , si djegia e sht\u00ebpive dhe fshatrave t\u00eb t\u00ebra, pla\u00e7kitjet, vrasjet, denimet, konvertimi me dhun\u00eb nga feja islame n\u00eb ate pravosllave, deri t\u00eb mohimi i t\u00eb drejtave civile e politike, si\u00e7 ishte \u00a0mohimi i arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, mospun\u00ebsimi n\u00eb administrat\u00ebn publike, mosp\u00ebrfaq\u00ebsimi\u00a0 n\u00eb organ\u00ebt ligjven\u00ebse, ekzekutive e gjyq\u00ebsore dhe zhvillim jo adekuat i viseve shqiptare, veprime k\u00ebto q\u00eb si pasoj\u00eb pat\u00ebn tentativat e politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr shkomb\u00ebtarizimin dhe asimilimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Periudha kohore e trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historike p\u00ebr kombin shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi.N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb\u00a0 kohore , prej gjasht\u00eb dekadave, populli shqiptar\u00eb p\u00ebrjetoi shum\u00eb ngjarje t\u00eb hidhura\u00a0 qe nga okupimi e aneksimi, q\u00eb si pasoj\u00eb pat\u00ebn cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare e deri t\u00eb pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb me 1912, q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb paraqet aktin m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Krahas veprimeve p\u00ebrfide t\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes formave ligjore, autori trajton edhe format joligjore t\u00eb cilat ishin n\u00eb favor t\u00eb politik\u00ebs asimiliuese dhe humbjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Natyrisht k\u00ebto veprime joligjore t\u00eb pushtetit malazez kan\u00eb ndikuar\u00a0 drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nivelin e t\u00eb drejtave dhe lirive qytetare e m\u00eb ket\u00eb edhe pozita kushtetuese juridike e politike e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Nj\u00eb nder format direkte asimiluese ishte veprimi i pushtetit n\u00eb deformimin e mbiemrave t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke iu vendosur prapashtes\u00ebn sllave viq dhe iq. Ishte ky nj\u00eb veprim joligjor\u00a0 i imponuar pa vullnetin e popullsis\u00eb shqiptare, qe nuk kishte asnj\u00eb baz\u00eb juridike, pra nuk kishte as ligj\u00a0 apo urdh\u00ebres\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Megjithate, kjo ndodhte n\u00eb \u00e7do evidentim zyrtar administrativ apo gjyq\u00ebsor, t\u00eb regjistrave t\u00eb ndrysh\u00ebm ku shqiptar\u00ebt evidentoheshin me prefiksin sllav, nga del se sipas t\u00eb gjitha gjasave kemi pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me direktiva sekrete t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu duke filluar nga viti 1899, e sidomos nga viti 1904, nj\u00eb veprim i till\u00eb asimilues ishte direktiv\u00eb e pushtetit, nga del se shqiptar\u00ebt prezentoheshin me identitetin e patronimit t\u00eb sllavizuar.Ne lidhje me k\u00ebt\u00eb dukuri asimiluese autori na ofron t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb vendbanimet krahin\u00ebs s\u00eb Kraj\u00ebs \u00a0dhe t\u00eb viseve tjera shqiptare q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vitet 1904 dhe 1905.Nd\u00ebrsa nj\u00eb dukuri e till\u00eb e pushtetit nuk ishte aktive n\u00eb qytetin e Ulqinit, sepse pushteti si duket ne ket\u00eb mjedis ishte me i kujdessh\u00ebm, por pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb rrethana t\u00eb reja politike e shoq\u00ebrore edhe k\u00ebtu kjo form\u00eb e asimilimit mori p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb u vepru edhe me em\u00ebrtimet e vendbanimeve shqiptare, duke i deformuar, p\u00ebrkthyer apo kriuar dubleta t\u00eb panevojshme, me t\u00eb vetmin qellim p\u00ebr t\u00eb ndryshuar identitetin e tyre ne viset shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore t\u00eb cil\u00ebn e trajton autori, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt p\u00ebrjashtim b\u00ebn koha e Austro Hungaris\u00eb (1916 -1918) gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ku shqiptar\u00ebt realizuan t\u00eb drejtat t\u00eb cilat i kishin t\u00eb mohuara nga pushteti i Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb pushteti austro-hungarez shqiptar\u00ebve iu siguroi t\u00eb drejtat nacionale, duke iu hapur shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, vendosjesn e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrdorimin e flamurit komb\u00ebtar, pun\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb sektorin shtet\u00ebror etj. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq kjo koh\u00eb ishte e shkurt\u00ebr dhe zgjati vet\u00ebm tre vite, sepse me pas \u00a0ndaj shqiptar\u00ebve pushteti i koh\u00ebs Mbret\u00ebria SKS veproi me t\u00eb nj\u00ebjtat metoda duke i trajtuar shqiptar\u00ebt si qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb, duke legalizuar diskriminimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u00a0 qe vazhdoi deri n\u00eb vitin 1941, kur filloi Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Duke lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr del qart\u00eb angazhimi dhe puna serioze e autorit duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna shum\u00ebplan\u00ebshe, n\u00eb saj t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb publikuar, por edhe t\u00eb dokumentave arkivore.Madje, nj\u00eb num\u00ebr i till\u00eb i dokumentave publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, qe ia rrisin vler\u00ebn k\u00ebtij studimi. \u00c7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim, autori \u00a0i trajton n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs, duke demaskuar politik\u00ebn diskriminuese t\u00eb \u00a0pushteteve p\u00ebrkat\u00ebse, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb strategjin\u00eb e pushtetit ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Andaj, \u00a0\u00ebsht\u00eb konstatim i pakontestuesh\u00ebm se shqiptar\u00ebt pas shk\u00ebputjes nga shteti am\u00eb p\u00ebrjetuan tragjedi t\u00eb m\u00ebdha, \u00a0nga ushtria serbo-malazeze, sepse p\u00ebrjetuan masakra e krime t\u00eb r\u00ebnda ndaj popullsis\u00eb civile shqiptare, ndaj individ\u00ebve dhe ndaj grupeve t\u00eb t\u00ebra, me elemente t\u00eb gjenocidit,q\u00eb d\u00ebshmohet\u00a0 gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike 1912-13 dhe gjat\u00eb e pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Nj\u00eb veprim i till\u00eb gjenocidal\u00a0\u00a0 prezentohet me dokumente p\u00ebrkat\u00ebse nga autori ne saje t\u00eb hulumtimit t\u00eb fondit n\u00eb \u201cKomisionin hetues\u201d\u00a0 qe \u00a0ka t\u00eb b\u00ebj n\u00eb ve\u00e7anti me popullsin\u00eb shqiptare \u00a0n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs e Gucis\u00eb.Nga k\u00ebto dokumente konstatohen\u00a0 shum\u00eb keqp\u00ebrdorime e krime t\u00eb kryera nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb gjendjes civile, t\u00eb ushtris\u00eb, policis\u00eb, xhandarm\u00ebris\u00eb dhe gjykat\u00ebs ushtarake\u00a0 t\u00eb Malit t\u00eb Zi, q\u00eb pasqyrojn\u00eb n\u00eb detaje veprimet antinjer\u00ebzore t\u00eb pushtuesve t\u00eb rinj dhe vuajtjet e popullit shqiptar\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb. Autori me t\u00eb drejt\u00eb konstaton se k\u00ebto veprime kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebrtim e ai \u00ebsht\u00eb gjenocid, sepse nuk mund t\u00eb quh\u00ebn me em\u00ebrtim tjet\u00ebr konvertimi me dhun\u00eb nga feja islame ne ate pravosllave, ndryshimi i emrave te personave, pushkatimet me gjyq e pa gjyq vet\u00ebm se ishin shqiptar\u00eb e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera diskriminuese me urrejtje patologjike kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj krahine.<\/p>\n<p>Nga veshtrimi retrospektiv i lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb legjislacionit pozitiv shtet\u00ebror t\u00eb koh\u00ebs autori me t\u00eb drejt konstaton se\u00a0 pozita kushtetuese juridike\u00a0 e shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb neglizhuese, e pabarabart\u00eb dhe diskriminuese kundrejt\u00eb shtetasve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Por, edhe p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive dhe padrejt\u00ebsive t\u00eb cekura populli shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi mbijetoi dhe sfidoi rrethanat e koh\u00ebs, edhe pse t\u00eb zvogluar num\u00ebrikisht\u00a0 n\u00eb viset e tyre autoktone.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb dhe shpresojm\u00eb qe autori t\u00eb vazhdoj k\u00ebt\u00eb studim\u00a0 edhe p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e m\u00eb pas, deri m\u00eb r\u00ebnien e sistemit monist, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore kan\u00eb ndodhur ngjarje dhe ndryshime t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore ku shqiptar\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrjetuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shteti por t\u00eb nj\u00eb etnie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Satisfakcioni i vet\u00ebm p\u00ebr autorin dhe p\u00ebr t\u00eb gjith ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se n\u00eb rrethana t\u00eb reja n\u00eb pluraliz\u00ebm, kemi t\u00eb vetm\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb hulumtojm\u00eb dhe t\u00eb shkruajm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse ashtu si kan\u00eb ndodhur dhe pasojat e tyre, ku ne shqiptar\u00ebt i vuajm\u00eb\u00a0 n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. Pra tani, \u00e7\u00ebshtjet trajtohen me qasje shkencore e jo ideologjike, si ne koh\u00ebn e monizmit, ku jan\u00eb paraqitur deformime dhe pasakt\u00ebsi, duke eliminuar realitetin \u00a0sepse nuk ishte n\u00eb favor t\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs. Autori, b\u00ebn nj\u00eb paraqitje dhe analiz\u00eb me kompetenc\u00eb profesionale \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara, pa paragjykime apo lajthitje shkencore duke iu mbetur besnik argumenteve t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e luft\u00ebrave t\u00eb zhvilluara, okupimit dhe aneksimit t\u00eb viseve shqiptare n\u00eb kontekstin e rrethanave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj,\u00a0 k\u00ebt\u00eb botim e vler\u00ebsoj nj\u00eb p\u00ebrpjekje\u00a0 profesionale dhe komb\u00ebtare t\u00eb autorit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, sakrific\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore ku jan\u00eb zhvilluar ngjarje t\u00eb m\u00ebdha dhe dekompozime territoriale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0 gjeopolitik\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs. Ishin pik\u00ebrisht Fuqit\u00eb\u00a0 e M\u00ebdha \u00a0t\u00eb koh\u00ebs ku si parim nuk kishin aspektin etnik p\u00ebrkat\u00ebsisht parimin e \u00a0\u00a0drejt\u00ebsis\u00eb por interesat e tyre, qe ishin \u00a0n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popujve t\u00eb vegj\u00ebl ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb rasti tipik i k\u00ebtyre veprimeve t\u00eb padrejta, ku pasojat e tilla\u00a0 jan\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Nga ajo qe u tha m\u00eb lart\u00eb nuk ka dilem\u00eb se \u00a0ky botim do t\u00eb jet\u00eb referenc\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb trajtojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn \u00a0pozit\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore, dhe si i till\u00eb \u00a0do t\u00eb mir\u00ebpritet nga opinioni i gjer\u00eb shkencor dhe kulturor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>(Lexuar m\u00eb rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb librit n\u00eb Ulqin, \u00a0m\u00eb 26.12.2016 )\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hajrullah Hajdari, Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit deri m\u00eb 1941, Botoi:Art Club, Ulqin, 2016 Nga Dr.Nail\u00a0\u00a0 Draga Trajtimi i temave\u00a0 qe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ne lidhje me pozit\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, vazhdimisht ka qen\u00eb intriguese p\u00ebr hulumtues fushave t\u00eb ndryshme shkencore.Gam\u00ebs s\u00eb studimeve t\u00eb tilla t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[512,593,384,594],"class_list":["post-13011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-hajrullah-hajdari","tag-hqiptaret-ne-mal-te-zi","tag-nail-draga","tag-shqiptaret-ne-mal-te-zi-nga-kongresi-i-berlinit-deri-me-1941"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13012,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13011\/revisions\/13012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}