{"id":12935,"date":"2017-03-02T23:25:21","date_gmt":"2017-03-02T22:25:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12935"},"modified":"2017-03-02T23:26:48","modified_gmt":"2017-03-02T22:26:48","slug":"mesazhi-i-luigj-gurakuqit-ne-pervjetorin-e-vrasjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12935","title":{"rendered":"MESAZHI I LUIGJ GURAKUQIT N\u00cb P\u00cbRVJETORIN E VRASJES"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_5127\" aria-describedby=\"caption-attachment-5127\" style=\"width: 400px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-5127 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi.jpg\" width=\"400\" height=\"619\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-5127\" class=\"wp-caption-text\"><strong>\u00a0<\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ja edhe nj\u00eb p\u00ebrvjetor i nj\u00eb atdhetari t\u00eb madh dhe nj\u00ebrit prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar \u2013 Luigj Gurakuqit (19 Shkurt 1879 -02 Mars 1925) &#8212; \u201cvjen e shkon\u201d, si\u00e7 duket ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pa e p\u00ebrmend kush dhe pa u kujtuar nga askush, madje as n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vrasjes t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kujtuar ose jo, p\u00ebrmendur ose jo &#8212; zyrtarisht ose jo zyrtarisht, doni a s\u2019doni &#8212; Luigj Gurakuqi prapseprap flet, nep\u00ebrmjet veprave historike dhe me rolin q\u00eb ai luajti n\u00eb sigurimin e pavarsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si bashkpuntori m\u00eb i ngusht i Ismail Qemalit dhe p\u00ebrmes shkrimeve q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb historin\u00eb e kombit.\u00a0 Por, ai flet edhe nep\u00ebrmjet sh\u00ebnimeve t\u00eb historian\u00ebve si, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, Stefanaq Pollo dhe t\u00eb kujtimeve t\u00eb bashk-kohasve t\u00eb tij t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb njohur dhe q\u00eb kan\u00eb bashkpunuar me \u2018t\u00eb sa ishte gjall\u00eb, personalitete t\u00eb kombit, si Fan Noli dhe Ernest Koliqi, Mihal Grameno, Pandeli Cale, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Stefanaq Pollo ka vler\u00ebsuar figur\u00ebn, veprimtarin\u00eb dhe rolin komb\u00ebtar q\u00eb ka luajtur Gurakqui n\u00eb l\u00ebvizjet politike t\u00eb asaj kohe duke theksuar se, &#8221;Nuk ka ngjarje t\u00eb madhe politike, shoq\u00ebrore e kulturore n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erek-shekulli ku t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb prania e tij, ku t\u00eb mos jet\u00eb ndier fjala, urt\u00ebsia e vullneti i tij, ku t\u00eb mos ket\u00eb spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij.&#8221; \u00a0Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe dhe m\u00eb madh\u00ebshtore, &#8221;Po t\u00eb kemi parasysh\u00eb armiqt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb duheshin p\u00ebrballuar, v\u00ebshtirsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb duheshin kap\u00ebrcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme q\u00eb thureshin kund\u00ebr atdheut, rreziqet e panum\u00ebrta q\u00eb i kanoseshin jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u00e7do hap.&#8221;<\/p>\n<p>Fan Noli &#8212; jeta dhe veprimtaria e t\u00eb cilit sh\u00ebndrit gjithashtu n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar &#8212; \u00a0\u00a0dhe Luigj Gurakuqin ishin shok\u00eb e bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. \u00a0N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishin aq t\u00eb af\u00ebrm me nj\u00ebri tjetrin sa q\u00eb Noli, n\u00eb elegjin\u00eb kushtuar Gurakuqit pas vrasjes s\u00eb tij, e quan at\u00eb \u201cV\u00eblla\u201d, dhe \u201cGoj\u00eb mjalt\u00eb dhe zem\u00ebr hekur\u201d. \u00a0\u201cSa m\u00eb mir\u00eb e kam njohur\u201d, do t\u00eb thoshte Noli p\u00ebr Gurakuqin, \u201caq m\u00eb tep\u00ebr kam qen\u00eb i sht\u00ebrnguar ta respektoj.\u201d \u00a0\u00a0Noli do i jepte Gurakuqit dikasterin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb qeverin\u00eb e tij dhe si k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb ishin e mori Gurakuqin me vete n\u00eb delegacionin shqiptar, n\u00eb mbledhjen e Lidhjes s\u00eb Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1924.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ernest Koliqi q\u00eb e kishte njohur Gurakuqin p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi si sekretar i tij n\u00eb vitin 1924 thot\u00eb se ai kishte veti q\u00eb sot u mungojn\u00eb shum\u00eb politikan\u00ebve dhe personave publik\u00eb. \u00a0Ajo q\u00eb e dallonte Luigj Gurakuqin nga t\u00eb tjer\u00ebt, ka shkruar Koliqi, \u201cIshte ajo q\u00eb me bashkue e me miqasue nd\u00ebr vedi gjind\u00ebn me mendesi, prirje, n\u00eb kund\u00ebrshtim. \u00a0P\u00ebrhapej nga zemra e Tij nji fuqi v\u00ebllaznuese e till\u00eb sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, an\u00ebtar\u00eb kleresh t\u00eb ndryshme, bashkatdhetar\u00eb visesh t\u00eb ndryshme, t\u00eb rij\u00eb, rrymash t\u00eb ndryshme. \u00a0Mbret\u00ebnonte harmonia aty ku Ai q\u00ebndronte.&#8221; \u00a0\u00a0Koliqi shkruante duke theksuar m\u00ebtej personalitetin frym\u00ebzues dhe t\u00ebrheq\u00ebs t\u00eb Gurakuqit q\u00eb ai nuk kishte njohur as par\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb, \u201cNj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kishte lidhje miq\u00ebsore e politike aq\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme sa Gurakuqi. \u00a0Geg\u00eb e Tosk\u00eb, qytetar\u00eb, katundar\u00eb, mal\u00ebsor\u00eb, prift\u00ebn, popa e hoxhallar\u00eb, analfabeta dhe eksponenta t\u00eb intelektualizmit, arb\u00ebresh\u00eb, t\u00eb huej q\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebni, qinda e qinda vet\u00ebsh, i drejtoheshin atij me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme besimi&#8230;. besojshin n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb \u00e7do lloji&#8230;.&#8221;, p\u00ebrfundon vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Gurakuqin, Ernest Koliqi.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e bashkohasve t\u00eb tij pa tjet\u00ebr q\u00eb sjellin drit\u00eb p\u00ebr personin dhe p\u00ebr pun\u00ebn e Luigj Gurakuqit, por jan\u00eb fjal\u00ebt e tija t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejta, ato q\u00eb mbartin mesazhe me r\u00ebnd\u00ebsi madje edhe p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale politike e shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e kudo ku ka shqiptar\u00eb.\u00a0 Ato jan\u00eb mesazhe p\u00ebr mbar\u00eb klas\u00ebn e sot\u00ebme politike shqiptare kudo, por sidomos p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit e popullit n\u00eb dy parlamentet shqiptare dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.\u00a0 Dihet se n\u00eb koh\u00ebn e Gurakuqit, parlamenti shqiptar kishte n\u00eb radh\u00ebt e veta personalitete t\u00eb dalluara, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, si Fan Noli, Ali Klisura, Stavro Vinjau e Bahri Omari, me kryetar t\u00eb opozit\u00ebs si Luigj Gurakuqi. \u00a0Ishin k\u00ebta individ\u00eb, p\u00ebrfaqsues t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin t\u00eb shar\u00eb t\u00eb ishin at\u00ebher\u00eb, ose sot, pjestar\u00eb t\u00eb cilit do qoft\u00eb parlament t\u00eb Evrop\u00ebs ose t\u00eb Kongresit amerikan.<\/p>\n<p>Ata e merrnin seriozisht detyr\u00ebn e deputetit. Jo si nj\u00eb post p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrdorur dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr interesa personale e partiake, por si nj\u00eb privilegj q\u00eb u kishte akorduar populli, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare. \u00a0N\u00eb krahasim me debatet e sot\u00ebme n\u00eb dy parlamentet shqiptare, Luigj Gurakuqi, n\u00eb debatet e tija dallohej p\u00ebr maturin\u00eb n\u00eb argumentimet e tija dhe gjithmon\u00eb, \u201cP\u00ebrpiqej t\u00eb jepte shembullin e nji kritike t\u00eb fort\u00eb, por jo fyese, nd\u00ebrtuese dhe jo rr\u00ebnuese\u201d, siaps Ernest Koliqit.\u00a0 \u00a0Ai e b\u00ebnte detyr\u00ebn e tij patriotike, ashtu si i thonte nd\u00ebrgjegjia, sipas nj\u00eb letre d\u00ebrguar Gurakuqit nga Pandeli Cale, e n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai shprehte besimin e tij t\u00eb plot\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb patriotike t\u00eb Gurakuqit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se si Luigj Gurakuqi e shikonte rolin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00a0\u00a0N\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924 &#8212; jo shum\u00eb ndryshe nga problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet edhe sot Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 por i frym\u00ebzuar nga nevoja e madhe p\u00ebr ndryshime politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike, Gurakuqi iu drejtua an\u00ebtarve t\u00eb kuvendit t\u00eb asaj kohe me mesazhin aktual edhe p\u00ebr sot,duke u shprehur se si p\u00ebrfaqsues t\u00eb popullit, \u201cPopulli na ka tregue edhe udh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndjekim. Populli na thot\u00eb: Ky jam, k\u00ebto nevoja kam, pra mbas d\u00ebshir\u00ebs sime, mbas nevojave t\u00eb mia, mbas zakoneve q\u00eb kam, bani ligjet themelore q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rroj i lir\u00eb dhe i lumtur si shqiptar.\u201d<\/p>\n<p>Kush mund t\u00eb thot\u00eb se ky mesazh i Gurakuqit i vitit 1924 nuk ting\u00ebllon aktual edhe sot?\u00a0 Mesazhi i tij sot dhe gjithmon\u00eb, p\u00ebr klas\u00ebn politike dhe p\u00ebr mbar\u00eb shoo\u00ebrin\u00eb shqiptare kudo, \u00ebsht\u00eb edhe mesazhi i Gurakuqit, nj\u00eb vit pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 1913: \u201cTa dijm\u00eb mir\u00eb se \u00e7arjet, zihjet, anmiq\u00ebsit\u00eb tona na turp\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrpara Evrop\u00ebs, e cila vitin q\u00eb shkoi nxitoi duke njohun me nj\u00eb her\u00eb mveht\u00ebsi\u00ebn ton\u00eb; u shtojn\u00eb rreziqet v\u00ebll\u00ebz\u00ebnvet tan\u00eb t\u00eb mjer\u00eb, q\u00eb dit\u00eb m\u00eb tjatr\u00eb po presin t\u00eb lirohen nga zgjedha greke e t\u00eb bashkohen me ne; e ma tep\u00ebr u thyejn\u00eb zemr\u00ebn atyne fatzesve, q\u00eb pat\u00ebn rrezikun e math t\u00eb mbeten jasht\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb s\u00eb lir\u00eb.&#8221; \u00a0(Marr\u00eb tekstualisht nga Luigj Gurakuqi: &#8221;Mveht\u00ebsia e Shqip\u00ebni\u00ebs&#8221;, 1913)<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb Gurakuqi kishte shkruar n\u00eb Paris n\u00eb prag t\u00eb 28 N\u00ebntorit 1919, e n\u00eb t\u00eb cilin duket se i drejtohet pik\u00ebspari vetvetes por dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje e sinqert\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, nga ana e tij, q\u00eb fatet e Atdheut t\u00eb jen\u00eb mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb thirrje q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aktuale. \u00a0Ai shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera:\u00a0 &#8221;E kremtja e 28 Nandorit duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi e d\u00ebfrimi, por edhe nj\u00eb dit\u00eb pendimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb mbledhim mendjen e t\u00eb bajm\u00eb shqyrtimin e vetdijes son\u00eb. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, duhet t\u00eb vem\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr e t\u00eb pyesim veten ton\u00eb n\u00ebse e kemi bamun gjithkund e gjithmon\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb kishim p\u00ebrpara Atdheut. \u00a0T&#8217;i tregojm\u00eb pa turp e t&#8217;i njohim fajet tona, t\u00eb harrojm\u00eb hidhnimet e anmiq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, t&#8217;i japim v\u00ebllaznisht dor\u00ebn njani-tjet\u00ebrit e t\u00eb betohemi mbi bes\u00ebn e gjyshave tan\u00eb se sot e mbrapa do t\u00eb p\u00ebrpiqemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e kombit, p\u00ebr nderin e flamurit ton\u00eb&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur Gurakuqi.<\/p>\n<p>Sot m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr shembuj atdhedashurie dhe sakrificash personale, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar e punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 ishte Luigj Gurakuqi. \u00a0\u00a0N\u00ebqoftse doni shembuj, jan\u00eb kujtimin e Luigj Gurakquit, gjeni shembullin e burr\u00ebnis\u00eb, t\u00eb nderit, e t\u00eb atdhedashuris\u00eb, t\u00eb pajtimit e t\u00eb harmonis\u00eb shqiptare, por edhe p\u00ebrfaqsues i kultur\u00ebs per\u00ebndimore, i cili gjith\u00eb jet\u00ebn e tij \u2013 megjith rrethanat e v\u00ebshtira politike dhe ekonomike n\u00ebn t\u00eb cilat jetoi \u2013 ai u mundua gjithmon\u00eb t\u00eb sjell\u00eb ujin n\u00eb mulli t\u00eb atdheut t\u00eb vet dhe t\u00eb interesave t\u00eb tij.<br \/>\nPa shembuj atdhedashurie dhe sakrificash personale q\u00eb p\u00ebrfaqsoheshin nga Luigj Gurakuqi, historia e kombit shqiptar do t\u00eb mbetej e zbraz\u00ebt dhe e varf\u00ebr.\u00a0 \u00a0Kujtimi i tij komb\u00ebtar dhe mesazhet e tija gjithnj\u00eb aktuale, po t\u00eb d\u00ebgjohen, sh\u00ebrbejn\u00eb \u00a0drejt\u00eb nj\u00eb harmonie dhe bashkpunimi edhe sot, n\u00eb dobi t\u00eb interesave t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00a0P\u00ebr ndryshe, pa kujtimin e tij t\u00eb denj\u00eb, pa urt\u00ebsin\u00eb dhe fjal\u00ebt e matura dhe pa vlerat, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave ai jetoi dhe veproi dhe pa t\u00eb \u201cNj\u00ebmendt\u00ebn ushqyese, intelektuale dhe shpirt\u00ebrore\u201d, q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe p\u00ebr t\u00eb cilat dallohej Luigj Gurakuqi, kam droj\u00eb se \u201cI vdiq Ora Shqip\u00ebnis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp; Ja edhe nj\u00eb p\u00ebrvjetor i nj\u00eb atdhetari t\u00eb madh dhe nj\u00ebrit prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar \u2013 Luigj Gurakuqit (19 Shkurt 1879 -02 Mars 1925) &#8212; \u201cvjen e shkon\u201d, si\u00e7 duket ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pa e p\u00ebrmend kush dhe pa u kujtuar nga askush, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5127,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12935","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12935"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12935\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12936,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12935\/revisions\/12936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}