{"id":12917,"date":"2017-03-02T09:56:35","date_gmt":"2017-03-02T08:56:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12917"},"modified":"2017-03-02T09:56:35","modified_gmt":"2017-03-02T08:56:35","slug":"fjalimi-optimist-i-presidentit-donald-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12917","title":{"rendered":"FJALIMI OPTIMIST I PRESIDENTIT DONALD TRUMP"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/donald-trump.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11537 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/donald-trump.jpg\" width=\"545\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/donald-trump.jpg 545w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/donald-trump-300x165.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 545px) 100vw, 545px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb marten mbr\u00ebma, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald trump mbajti fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sesion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy dhomave t\u00eb Kongresit amerikan.\u00a0 Me nj\u00eb ton t\u00eb ri optimizmi, ai e quajti fjalimin e vet, nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm uniteti dhe nj\u00eb mesazh nga zem\u00ebra.\u00a0 \u201cNe mund t\u00eb jemi nj\u00eb vend i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb lidhje me politikat q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim, por jemi nj\u00eb vend i bashkuar kund\u00ebr urrejtjes dhe t\u00eb keq\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha format e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Ai i tha Kongresit dhe nep\u00ebrmjet tij popullit amerikan dhe bot\u00ebs se, \u201cTani ka filluar nj\u00eb kapitull i ri i Madh\u00ebrish\u00ebm i Amerik\u00ebs\u201d dhe se \u201cNj\u00eb krenari e re komb\u00ebtare po p\u00ebrhapet an\u00eb e mban\u00eb vendit\u201d.\u00a0 Presidenti Trump deklaroi se, \u201cNj\u00eb hov i ri optimizmi po i b\u00ebn t\u00eb arritshme \u00ebnd\u00ebrrat q\u00eb deri tani dukeshin t\u00eb parealizueshme.\u201d Ai vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se \u201cJemi d\u00ebshmitar\u00eb\u201d, t\u00eb asaj q\u00eb ai cil\u00ebsoi si, \u201cNj\u00eb ringjallje e nj\u00eb fryme dhe entuziazmi t\u00eb ri amerikan\u201d, duke u premtuar nj\u00ebkohsisht edhe aleat\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs se, \u201cAmerika \u00ebsht\u00eb prap e gat\u00ebshme t\u00eb udh\u00ebheq\u201d, duke theksuar se, \u201cT\u00eb gjitha kombet e bot\u00ebs \u2013 miq ose armiq \u2013 do t\u00eb shohin se Amerika \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, Amerika \u00ebsht\u00eb krenare dhe se Amerika \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Presidenti Trump iu referua 250-vjetorit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb themelimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb amerikane \u2013 q\u00eb do festohet n\u00eb vitin 2026 \u2013 e t\u00eb cil\u00ebn ai e quajti si nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore \u2013duke pyetur, \u201cSi do t\u00eb duket Amerika nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i afrohemi 250-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara? \u00c7far\u00eb vendi do u l\u00ebm\u00eb pas f\u00ebmijve tan\u00eb\u201d, duke premtuar se, \u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb gabimet e dekadave t\u00eb kaluara t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7 optimizmit q\u00eb p\u00ebr\u00e7onte, fjalimi i presidentit Trump para Kongresit ishte gjithashtu edhe nj\u00eb fjalim programesh dhe propozimesh n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme, pasi k\u00ebto politika jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe p\u00ebrqendrimi i tep\u00ebruar mbi nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre, zakonisht b\u00ebhet n\u00eb kurriz t\u00eb tjetr\u00ebs.\u00a0 Ne, tha presidenti Trump, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kemi par\u00eb se si klasa e mesme n\u00eb Amerik\u00eb ka vazhduar t\u00eb pak\u00ebsohet n\u00eb num\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb firmat amerikane kan\u00eb ekportuar operacionet dhe pasurin\u00eb jasht\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0\u00a0 Ne, theksoi Z. Trump, kemi financuar dhe nd\u00ebrtuar shum\u00eb projekte an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por kemi l\u00ebn\u00eb pas dore fatin dhe mir\u00ebqenjen e f\u00ebmijve tan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb atyre n\u00eb qytetet si\u00e7 jan\u00eb \u00c7ikago, Baltimore dhe Detroit. Ne kemi mbrojtur gjithashtu, n\u00ebnvijoi ai n\u00eb fjalimin e tij, kufijt e vendeve t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb hapur kufijt tan\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu, nd\u00ebrsa po futen gjithashtu edhe sasi t\u00eb m\u00ebdha droge, me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb papar\u00eb.\u00a0 Kemi shpenzuar triliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendet p\u00ebrtej detit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shkat\u00ebrrohet infrastruktura jon\u00eb, tha udh\u00ebheqsi amerikan n\u00eb fjalimin e tij para Kongresit.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje an\u00ebtarave republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme dhe t\u00eb mbrendshme, pasi kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e miliona amerikan\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e n\u00ebntorit t\u00eb kaluar ishin t\u00eb bashkuar, \u201cP\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb Amerika t\u2019u kushtoj\u00eb v\u00ebm\u00ebndjen kryesore shtetasve t\u00eb vet m\u00eb s\u00eb pari, sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u2019a b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Amerik\u00ebn t\u00eb Madh\u00ebrishme\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera,ai premtoi, rritjen e buxhetit t\u00eb mbrojtjes duke th\u00ebn\u00eb se forcat e armatosura t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb ken\u00eb burimet financiare dhe njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb nevoj\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb rritje nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat t\u00eb buxhetit t\u00eb mbrojtjes n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, propozoi q\u00eb \u201cInfrastruktura n\u00eb shkat\u00ebrrim e sip\u00ebr t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohet me rrug\u00eb, ura, tunele, aeroporte dhe hekurudha t\u00eb reja an\u00eb e mban\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm\u201d, u zotua Z. Trump.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Presidenti u solli nd\u00ebr mend t\u00eb pranish\u00ebmve se \u201cAmerika ka shpenzuar af\u00ebrsisht gjasht\u00eb trilion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa n\u00eb vendin tone po shkat\u00ebrrohet infrastruktura.\u201d\u00a0 Me gjasht\u00eb trilion\u00eb dollar\u00eb\u201d, shtoi ai, \u201cdo ta kishim rind\u00ebrtuar vendin ton\u00eb, jo nj\u00ebher\u00eb por dy her\u00eb e ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nMbi t\u00eb gjitha, Presidenti Trump u angazhua se do t\u00eb realizohen t\u00eb gjitha premtimet e b\u00ebra popullit amerikan gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, kufizimin e imigracionit, krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr amerikan\u00ebt, p\u00ebr p\u00ebrmirsimin e arsimit komb\u00ebtar, luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit e ashtu me rradh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb num\u00ebroi disa prej k\u00ebtyre premtimeve t\u00eb cilat ai tanim\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim me an\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrave ekzekutiv\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar aleat\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe bot\u00ebs, Presidenti Trump b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb nj\u00eb angazhimi t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me bot\u00ebn.\u00a0 Poltika jon\u00eb e jashtme, tha ai, \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e rolit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, bazuar n\u00eb interesat jetike t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar, interesa t\u00eb cilat ne i ndajm\u00eb me aleat\u00ebt tan\u00eb an\u00eb e mban\u00eb globit\u201d.\u00a0\u00a0 Presidenti Trump deklaroi para Kongresit se Shtetet e Bashkuara, \u201cMb\u00ebshtesin fuqimisht NATO-n, nj\u00eb aleanc\u00eb kjo e fark\u00ebtuar nep\u00ebrmjet lidhjeve gjat\u00eb dy Luft\u00ebrave Bot\u00ebrore q\u00eb rr\u00ebzuan fashizmin dhe Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb q\u00eb sh\u00ebmbi komunizmin\u201d.\u00a0 Ai p\u00ebrs\u00ebri u b\u00ebri thirje vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s t\u00eb p\u00ebmbushin obligimet e tyre financiare ndaj aleanc\u00ebs per\u00ebndimore, gj\u00eb q\u00eb shtoi ai, \u201cpas bisedimeve t\u00eb sinqerta, aleat\u00ebt kan\u00eb filluar tanim\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur udh\u00ebheqsi amerikan.\u00a0 \u201cNe do t\u00eb respektojm\u00eb institucionet historike, por do t\u00eb respektojm\u00eb gjithashtu edhe t\u00eb drejtat sovrane t\u00eb kombeve\u201d, ka theksuar presidenti Trump.\u00a0 Amerika, n\u00ebnvijoi ai, \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb miq t\u00eb rinj\u00eb dhe t\u00eb lidh\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja parneriteti, ku dhe kur p\u00ebrputhen interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta.\u00a0 Por, ai paralajm\u00ebroi gjithashtu se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij e par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe jo bot\u00ebn, duke shtuar se n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejtat sovrane t\u00eb popujve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cVendet e lira jan\u00eb mjeti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin e popujve dhe se Amerika respekton t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb hartojn\u00eb vet\u00eb rrug\u00ebn e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfundoi fjalimin e tij me shpres\u00ebn se n\u00eb 250-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shtetet Bashkuara m\u00eb 2026, do t\u00eb kemi nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb paq\u00ebsore, nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb me drejt\u00ebsi dhe nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebqoftse realizohen t\u00eb gjitha premtimet e b\u00ebra prej tij, Presidenti Trump u zotua, se m\u00eb fund do t\u00eb kemi nj\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb t\u00eb madh\u00ebrishme se kurdoher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebtpa dallim, duke deklaruar se, \u201cKy \u00ebsht\u00eb vizioni yn\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb.\u00a0 Por ne mund t\u2019i realizojm\u00eb k\u00ebto vet\u00ebm duke punuar s\u00eb bashku, pasi jemi nj\u00eb popull me t\u00eb nj\u00ebjtin fat dhe t\u00eb nj\u00eb gjaku.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb ne nderojm\u00eb dhe p\u00ebrsh\u00ebndesim t\u00eb nj\u00ebjtin flamur dhe t\u00eb gjith\u00eb ne na ka krijuar e nj\u00ebjta Per\u00ebndi\u201d, u shpreh Donald Trump.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, Presidenti Trump p\u00ebrfundoi fjalimin e par\u00eb, para Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, nj\u00eb fjalim i cili u karakterizua nga shum\u00eb eskpert\u00eb, madje edhe nga disa q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb tij sidomos n\u00eb qarqet mediatike k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, si fjalimi ndoshta m\u00eb i miri q\u00eb ka mbajtur Z. Trump gjat\u00eb karirer\u00ebs s\u00eb tij. Chris Wallace, analist i entit televiziv Fox, komentoi se, \u201cMendoj q\u00eb fjalimi ishte padyshim, fjalimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kam d\u00ebgjuar nga Donald Trump.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, shtoi ai \u201cIshte fjalimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kam d\u00ebgjuar nga cilido qoft\u00eb president n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana.\u201d\u00a0 Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr e spektrit politik edhe Kirsten Powers, stratege e Partis\u00eb Demokrate dhe komentatore n\u00eb entin televiziv CNN e cil\u00ebsoi fjalimin e Presidentit Trump para Kongresit, si \u201cM\u00eb t\u00eb mirin q\u00eb kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa Gayle King e rrjetit televiziv CBS u shpreh se \u201cPresidenti Trump tha prej fillimit se do t\u00eb fliste nga zemra dhe besoj se ai e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.\u00a0 Nd\u00ebrsa komentatorja liberale dhe kritike e ashp\u00ebr e Donald Trump, Rachel Madow e rrjetit televiziv amerikan MSNBC u shpreh se mendon se ishte \u201cnj\u00eb fjalim q\u00eb do t\u00eb pritet mir\u00eb nga amerikan\u00ebt\u201d.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb qarqet politike, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, fjalimi i president Trump u lavd\u00ebrua nga republikan\u00ebt dhe u kritikua nga demokrat\u00ebt, natyrisht bazuar n\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre politike dhe partiake ndaj propozimeve dhe programit t\u00eb Presidenti Trump, qoft\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme ashtu edhe at\u00eb t\u00eb jashtme.\u00a0 Por tashti mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb rezultatet e zbatimit t\u00eb agjend\u00ebs politike dhe ekonomike t\u00eb Presidentit Trump dhe cila do t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtetja ndaj k\u00ebsaj agjende n\u00eb Kongresin amerikan, jo vet\u00ebm nga demokrat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shpallur tanim\u00eb kund\u00ebr saj, por edhe nga ana e republikan\u00ebve, disa prej t\u00eb cil\u00ebve nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht dakort me disa element\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pasi fjalimi i Presidentit Trump t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma para Kongresit amerikan u vler\u00ebsua ndryshe nga fjalimet e m\u00ebparshme t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Z. Trump &#8212; p\u00ebr nga optimizmi dhe tonet pozitive\u00a0\u00a0 por edhe p\u00ebr nga thirrja e tij p\u00ebr unitet e bashkpunim t\u00eb p\u00ebr\u00e7uara n\u00eb at\u00eb fjalim \u2013 mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb Donald Trump si president n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ndryshe nga Donald Trump i fushat\u00ebs p\u00ebr president.\u00a0 Sfida pra dhe prova e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gj\u00ebndet Presidenti Trump dhe kombi amerikan,\u00a0 \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kjo agjend\u00eb politiko-ekonomike q\u00eb ai shpalosi t\u00eb mart\u00ebn mund t\u00eb b\u00ebhet realitet n\u00eb muajt dhe vitet e ardh\u00ebshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb marten mbr\u00ebma, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald trump mbajti fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sesion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy dhomave t\u00eb Kongresit amerikan.\u00a0 Me nj\u00eb ton t\u00eb ri optimizmi, ai e quajti fjalimin e vet, nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm uniteti dhe nj\u00eb mesazh nga zem\u00ebra.\u00a0 \u201cNe mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11537,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12917"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12917\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12918,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12917\/revisions\/12918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}