{"id":12851,"date":"2017-02-25T05:20:53","date_gmt":"2017-02-25T04:20:53","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12851"},"modified":"2017-02-24T22:25:00","modified_gmt":"2017-02-24T21:25:00","slug":"nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848-1939","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12851","title":{"rendered":"Nj\u00eb studim i rall\u00eb francez p\u00ebr shtypin shqiptar t\u00eb viteve 1848 \u2013 1939"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_12852\" aria-describedby=\"caption-attachment-12852\" style=\"width: 568px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848\u20131939.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-12852 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848\u20131939.jpg\" width=\"568\" height=\"495\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848\u20131939.jpg 568w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848\u20131939-300x261.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 568px) 100vw, 568px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-12852\" class=\"wp-caption-text\">Burimi : gallica.bnf.fr \/ Biblioth\u00e8que nationale de France<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga <\/strong><a href=\"https:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/\"><strong>Aurenc Bebja<\/strong><\/a><strong>*, Franc\u00eb \u2013 22 Shkurt 2017<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkrimi n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn e Universitetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Shtypit t\u00eb Parisit. N\u00eb <\/strong><a href=\"http:\/\/gallica.bnf.fr\/ark:\/12148\/bpt6k97666730\/f99.item.r=Janina%20albanais%20albanie%20gr%C3%A8ce.zoom\"><strong>numrin e tret\u00eb t\u00eb saj (korrik \u2013 shtator 1939<\/strong><\/a><strong>), francezi, Andr\u00e9 Ravry, p\u00ebrmes nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, na sjell detaje t\u00eb shumta p\u00ebr shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jasht\u00eb atdheut. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Periudha e studiuar fillon me l\u00ebvizjen p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb Rilindasve shqiptar\u00eb dhe mbaron me pushtimin fashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebr element\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, teksti na mund\u00ebson, p\u00ebr shembull, t\u00eb dim\u00eb se\u00a0: <\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong>cili ishte nism\u00ebtari i par\u00eb i shtypit t\u00eb shkruar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u00a0;<\/strong><\/li>\n<li><strong>kur dhe ku u botua gazeta e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, dhe nga kush\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>kush ishte revista e par\u00eb shkencore ; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cila ishte revista e par\u00eb e botuar n\u00eb shqip dhe n\u00eb Shqip\u00ebri\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>n\u00eb cilat shtete botoheshin gazetat shqiptare dhe cilat ishin emrat e tyre\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cila ishte ajo gazet\u00eb shqiptare e publikuar n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut dhe n\u00eb cilin shtet botohej ; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cilat ishin gazetat krahinore\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cilat gazeta ekzistojn\u00eb ende edhe sot\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cila gazet\u00eb u b\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>kush ishte gazeta e par\u00eb shqiptare e p\u00ebrditshme\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cila ishte zonja e vetme q\u00eb drejtoi nj\u00eb gazet\u00eb\u00a0; <\/strong><\/li>\n<li><strong>cila ishte gazeta e par\u00eb satirike, etj. <\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>N\u00eb vazhdim shkrimi i plot\u00eb : <\/strong><\/p>\n<p><em>\u00ab\u00a0Nuk ka shtet\u00ebsi shqiptare\u00a0\u00bb ka th\u00ebn\u00eb dikur Bismarku. Kancelari i Hekurt \u00ebsht\u00eb gabuar krejt\u00ebsisht, sepse n\u00eb qoft\u00eb se ne supozojm\u00eb se element\u00ebt e nj\u00eb komb\u00ebsie jan\u00eb gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt, vet\u00ebdija e solidaritetit historik, kujtimi i vuajtjeve dhe lavdive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrputhshm\u00ebria e interesave, komuniteti i civilizimit, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pranojm\u00eb se asnj\u00eb nga k\u00ebto element\u00eb nuk u kan\u00eb munguar kurr\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, Shqip\u00ebria, brenda kufijve t\u00eb saj politik\u00eb, t\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nj\u00ebsi gjeografike, etnike dhe gjuh\u00ebsore m\u00eb t\u00eb madhe se sa disa vende t\u00eb tjera, dhe shqiptar\u00ebt, q\u00eb nga koh\u00ebt e lashta, nuk kan\u00eb reshtur kurr\u00eb s\u00eb luftuari kundra pushtuesve t\u00eb huaj (Got\u00ebt, Avar\u00ebt, Bullgar\u00ebt, Gepid\u00ebt, Sllav\u00ebt, Turqit), p\u00ebr t\u00eb ruajtur bashkimin, gjuh\u00ebn dhe zakonet e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Historia e k\u00ebtij vendi t\u00eb vog\u00ebl (sip\u00ebrfaqja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb gati e barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb Belgjik\u00ebs) \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vazhdim i gjat\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr pavar\u00ebsi politike ; por kjo do t\u00eb arrihet n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet\u00eb, ku m\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb nga zgjedha e huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket shtypit t\u00eb shkruar, shqiptar\u00ebt q\u00eb jetonin jasht\u00eb vendit, vet\u00ebm nga mesi i shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, filluan ta p\u00ebrdorin at\u00eb, nj\u00eb lloj \u2013 si\u00e7 ka ndodhur me shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtypur \u2013 p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb tek atdhetar\u00ebt e tyre ndjenj\u00ebn komb\u00ebtare, por gjithashtu \u2013 dhe mbi t\u00eb gjitha \u2013 p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e kombeve t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb shpallur t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb jetuar si shtet i lir\u00eb dhe i pavarur.<\/em><\/p>\n<p><em>Vijon nga kjo se shum\u00eb botime periodike, shqiptare nga fryma dhe prirjet e tyre, shqiptare gjithashtu prej redaktor\u00ebve t\u00eb tyre, jan\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj\u00a0: italisht, fr\u00ebngjisht, greqisht, anglisht, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpjekja e par\u00eb nis n\u00eb 1848. M\u00eb 23 shkurt t\u00eb atij viti u shfaq n\u00eb Napoli \u00ab\u00a0e shtypur n\u00eb let\u00ebr me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt dhe me karaktere t\u00eb vjetra\u00a0\u00bb, numri i par\u00eb i <strong>\u00ab\u00a0Albanese d\u2019Italia\u00a0\u00bb<\/strong>, publikuar, n\u00eb italisht, nga patrioti dhe redaktori shqiptar, Jeronim de Rada, i cili fillimisht realizonte gjith\u00e7ka vet\u00eb, por m\u00eb pas u ndihmua edhe nga studenti prej Abruzzi, Nicola Castagna. <\/em><\/p>\n<p><em>De Rada besonte se Italia do t\u00eb ishte e gat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kauz\u00ebn e tij dhe, menj\u00ebher\u00eb, ai shkruajti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb; por ngjarjet nuk vonuan t\u2019i tregonin atij se ishte ende heret, duke par\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej Evropa, p\u00ebr t\u00eb tjatuar nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb. Si arsye, pas disa numrave t\u00eb botuar, ai u t\u00ebrhoq n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u00eb pritur dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira.<\/em><\/p>\n<p><em>Vitet kalonin. Pas traktave t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit dhe Berlinit, dhe cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare, u formua nj\u00eb lidhje p\u00ebr mbojtjen komb\u00ebtare e mb\u00ebshtetur masivisht nga kolonit\u00eb shqiptare n\u00eb Rumani, Itali, Egjipt dhe n\u00eb SH.B.A. Shqiptar\u00ebt u grupuan. Veprat e shtypura lul\u00ebzuan gjithandej. Bibla u p\u00ebrkthye n\u00eb shqip dhe gazetat u botuan kudo.<\/em><\/p>\n<p><em>Gazeta e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe (plus versionit greqisht) u botua n\u00eb 1882 n\u00eb Athin\u00eb dhe titullohej\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Ph\u00f4n\u00ea t\u00eas Albanias \u2013 Z\u00ebri i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong>. Themeluesi, Anastasio (Anastas) I. Kullurioti, i p\u00ebrndjekur nga qeveria greke p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj propagande shqiptare q\u00eb ai b\u00ebnte n\u00eb Athin\u00eb, e transferoi gazet\u00ebn e tij n\u00eb Bukuresht, pastaj, meq\u00eb vazhdonte t\u00eb p\u00ebrndiqej, u strehua n\u00eb Gjirokast\u00ebr, por aty, autoritetet turke, me urdh\u00ebr t\u00eb konsullit grek, e ndaluan dhe e d\u00ebrguan n\u00eb burg n\u00eb Korfuz. Pasi u lirua, u ritkhye n\u00eb Athin\u00eb, dhe, p\u00ebr disa koh\u00eb, botoi s\u00ebrish gazet\u00ebn e tij\u00a0; i arrestuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebrfundimisht vdiq n\u00eb burg, me shum\u00eb gjasa i helmuar.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb 1883, \u00ab\u00a0nj\u00eb komitet fisnik\u00ebsh shqiptar\u00eb\u00a0\u00bb filloi t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb Corigliano Calabro (Itali) nj\u00eb revist\u00eb mujore n\u00eb italisht dhe shqip\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Flamuri i Arb\u00ebrit\u00a0\u00bb<\/strong>, numri i par\u00eb i t\u00eb cilit u shfaq n\u00eb 20 korrik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo revist\u00eb u b\u00eb e mundur fal\u00eb sakrificave personale t\u00eb Jeronim De Rad\u00ebs, i cili ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb drejtor, redaktor dhe administor i saj. Austria, Turqia dhe Greqia, t\u00eb cilat, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, ishin t\u00eb interesuara p\u00ebr izolimin e Shqip\u00ebris\u00eb, si rrjedhim ndaluan qarkullimin e saj\u00a0; E privuar nga shumica e abonent\u00ebve (bler\u00ebsve potencial\u00eb) t\u00eb saj, gazeta e De Rad\u00ebs u p\u00ebrbuz nga shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u dukej e m\u00ebrzitshme. Numri i fundit i njohur \u00ebsht\u00eb i dat\u00ebs 15 N\u00ebntor 1887, botuar n\u00eb Kozenc\u00eb (Cosenza).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 1884 u botua n\u00eb Konstandinopoj\u00eb revista e par\u00eb shqiptare shkencore: <strong>\u00ab\u00a0Drita\u00a0\u00bb<\/strong>, e botuar nga shoq\u00ebria letrare me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Drejtuesi i saj ishte Pietro Poga, i cili bashk\u00ebpunonte me Naim Frash\u00ebrin dhe J. Vreton.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 31 mars 1887, u krijua n\u00eb Palermo <strong>\u00ab\u00a0Arbri i Ri\u00a0\u00bb<\/strong>, revist\u00eb mujore e drejtuar nga Franc Stassi Petta dhe Giuseppe Schiro, e botuar n\u00eb shqip dhe italisht. Dy drejtor\u00ebt e rinj, pavar\u00ebsisht besimit e guximit t\u00eb tyre, nuk arrit\u00ebn t\u00eb vazhdonin p\u00ebrtej numrit t\u00eb tret\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne tham\u00eb se <strong>\u00ab\u00a0Flamuri i Arb\u00ebrit\u00a0\u00bb<\/strong> i De Rad\u00ebs pushoi botimin n\u00eb fund t\u00eb 1887. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, patrioti Nicola Na\u00e7o, \u00ab\u00a0i cili simbolizonte reagimin e Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr dominimit t\u00eb pafytyr\u00eb t\u00eb grek\u00ebve&#8221;, themeloi n\u00eb Bukuresht, p\u00ebr t\u00eb vazhduar, gazet\u00ebn <strong>\u00ab\u00a0Shqiptari\u00a0\u00bb<\/strong>, e shkruar n\u00eb shqip dhe rumanisht. N\u00eb vitin 1895, nj\u00eb botim i ve\u00e7ant\u00eb u botua n\u00eb rumanisht n\u00ebn titullin <strong>\u00ab\u00a0Albanesul\u00a0\u00bb\u00a0<\/strong>; Edicioni shqiptar duket se ka zgjatur deri n\u00eb vitin 1903.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ndjekur kronologjin\u00eb, arrijm\u00eb n\u00eb periodikun e par\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, revist\u00ebn fetare mujore <strong>\u00ab\u00a0El\u00e7ija i Z\u00eamers Jesu Krishtit\u00a0\u00bb<\/strong>, themeluar nga jezuit\u00ebt e Shkodr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb 1891. Publikimi i k\u00ebtij periodiku n\u00eb territorin shqiptar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, me urdh\u00ebr t\u00eb Sulltan Abdul Hamidit, u ndaluan t\u00eb gjitha veprat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shpjegohet me faktin se Shkodra, ishte nj\u00eb qend\u00ebr e madhe e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebs autoritetet turke nuk kishin guxuar ta godisnin.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 1895 u zhvillua n\u00eb Corigliano Calabro, n\u00ebn presidenc\u00ebn e Jeronim De Rad\u00ebs, kongresi i par\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe ; u vendos aty krijimi i nj\u00eb periodiku, dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas, u botua <strong>\u00ab\u00a0Ylli i arb\u00ebreshve\u00a0\u00bb<\/strong>, ku redaktimi iu besua Kryepriftit Antonio Argondizza. N\u00eb 1897, kjo gazet\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua nga <strong>\u00ab\u00a0Nazione albanese\u00a0\u00bb<\/strong>, revist\u00eb dymujore n\u00eb italisht q\u00eb ekzistoi deri sa vdiq (22 mars 1924) redaktori i saj, Anselme Lorecchio.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 25 mars 1897 n\u00eb Bruksel u botua, n\u00eb shqip dhe fr\u00ebngjisht, nga Faik Konica, numri i par\u00eb i revist\u00ebs s\u00eb madhe <strong>\u00ab\u00a0Albania\u00a0\u00bb<\/strong>, nj\u00eb prej revistave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb, kushtuar \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Nga 1899 dhe p\u00ebr rreth tre vjet, Konica krijoi nj\u00eb shtes\u00eb politike me titull <strong>\u00ab\u00a0Albania e Vog\u00ebl\u00a0\u00bb<\/strong>. N\u00eb vitin 1902, ai e zhvendosi gazet\u00ebn e tij n\u00eb Lond\u00ebr, ku dhe vazhdoi t\u00eb dal\u00eb deri n\u00eb 1909.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitet q\u00eb pasuan, periodike t\u00eb tjera shqiptare u krijuan kudo \u2013 por gjithmon\u00eb jasht\u00eb atdheut \u2013 dhe disa prej tyre pat\u00ebn nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Mes 1897 dhe 1908, ne do t\u00eb p\u00ebrmendim\u00a0: <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Itali, <strong>\u00ab\u00a0L\u2019Albania letteraria\u00a0\u00bb<\/strong> &#8211; (1897), gazet\u00eb dymujore e redaktuar nga nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh italo-shqiptar\u00ebsh t\u00eb Corigliano Calabro-s\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0La Nouva Albania\u00a0\u00bb<\/strong> &#8211; (1898 \u2013 1904), organ dyjavor i komitetit politik shqiptar t\u00eb Napolit ; <strong>\u00ab\u00a0Flamuri i Shqip\u00ebr\u00ees\u00a0\u00bb<\/strong>, revist\u00eb mujore italo-shqiptare e themeluar m\u00eb 1 janar 1904 n\u00eb Napoli nga Profesor Giuseppe Schiro, <strong>\u00ab\u00a0Gazzetta Albanese\u00a0\u00bb<\/strong> (1904); <strong>\u00ab\u00a0Laimtari i Shqypenies\u00a0\u00bb<\/strong>, q\u00eb u botua n\u00eb Rom\u00eb (1905) n\u00eb italisht dhe shqip\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Shpnesa e Shqypeniis\u00a0\u00bb<\/strong>, publikimi i t\u00eb cil\u00ebs filloi m\u00eb 10 shtator 1905 n\u00eb Raguza dhe zgjati dy vjet. Ajo u botua n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, italiane dhe kroate. <\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Rumani\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Shqip\u00ebria\u00a0\u00bb<\/strong>, e botuar \u00e7do dy jav\u00eb nga 1897 deri n\u00eb 1899 n\u00eb shqip, greqisht dhe rumanisht n\u00ebn kujdesin e grupit shqiptar t\u00eb Bukureshtit me moton\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve\u00a0\u00bb<\/strong>; <strong>\u00ab\u00a0L\u2019ind\u00e9pendance albanaise\u00a0\u00bb<\/strong>, e themeluar n\u00eb Bukuresht n\u00eb 1898 nga Dervish Hima dhe transferuar pas nj\u00eb viti n\u00eb Rom\u00eb me emrin <strong>\u00ab\u00a0Zani i Shqip\u00ebnis\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong>\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Yll\u2019i i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong>, organ i patriot\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Bukureshtit (1898 \u2013 1900), pavar\u00ebsisht se ishte n\u00eb shqip, publikonte edhe shkrime n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge dhe greke\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0P\u00ebrlindia Shqip\u00ebtare\u00a0\u00bb<\/strong>, gazet\u00eb dyjavore e shkruar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrve\u00e7 artikullit kryesor q\u00eb ishte n\u00eb fr\u00ebngjisht n\u00eb numrin e saj t\u00eb botuar n\u00eb Bukuresht m\u00eb 15\u00a0 Maj 1903.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Egjipt\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi i Shqip\u00ebtarevet\u00a0\u00bb<\/strong>, dyjavore e shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe fr\u00ebnge (Kajro, shtator 1900)\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Besa \u2013 Bes\u00ebn\u00a0\u00bb<\/strong>, themeluar n\u00eb Kajro n\u00eb tetor t\u00eb 1900\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Besa\u00a0\u00bb<\/strong>, revist\u00eb mujore botuar n\u00eb Kajro nga 1904 deri n\u00eb 1915.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Bullgari\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Drita\u00a0\u00bb<\/strong>, e botuar n\u00eb Sofje dy her\u00eb n\u00eb muaj nga 1901 deri n\u00eb 1908.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Serbi\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Albanija\u00a0\u00bb<\/strong> &#8211; 1905, gazet\u00eb tre-mujore botuar n\u00eb Beograd n\u00eb shqip dhe serbisht.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>N\u00eb Trieste<\/em><\/strong><em> (at\u00ebher\u00eb e Austro-Hungaris\u00eb) : <strong>\u00ab\u00a0Dashamiri\u00a0\u00bb<\/strong>, revista dy mujore themeluar me 14 n\u00ebntor 1907 dhe e shkruar n\u00eb dialektin geg.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Zvic\u00ebr\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Albania\u00a0\u00bb<\/strong>, revist\u00eb e botuar n\u00eb shqip dhe fr\u00ebngjisht (1905).<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb Turqi mundi t\u00eb publikohej vet\u00ebm nj\u00eb periodik, <strong>\u00ab\u00a0Shqyptari\u00a0\u00bb<\/strong>, q\u00eb i p\u00ebrkiste shoq\u00ebris\u00eb <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi\u00a0\u00bb<\/strong> t\u00eb Shkodr\u00ebs, themeluar n\u00eb 1904, i cili mund\u00ebsoi p\u00ebr disa vite, p\u00ebrmbledhjen e ngjarjeve q\u00eb kishin ndodhur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, nga ana e tyre, krijuan, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, dy gazeta, nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, <strong>\u00ab\u00a0La Questione albanese\u00a0\u00bb<\/strong>, numri i t\u00eb cil\u00ebs u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me 1 shkurt 1905 n\u00eb Buenes Ajres\u00a0; tjetra n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Kombi\u00a0\u00bb<\/strong>, dymujore, themeluar n\u00eb Boston me 9 qershor 1906 dhe q\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua me 1 janar 1909 nga <strong>\u00ab\u00a0Dielli\u00a0\u00bb<\/strong>.<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebvizja xhonturke e vitit 1908 dukej, n\u00eb fillim, sikur po premtonte dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb shtypur ashp\u00ebr deri m\u00eb tani. Menj\u00ebher\u00eb pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, u shfaq\u00ebn, n\u00eb kufijt\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane, gazetat shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto ishin n\u00eb\u00a0: <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>Kor\u00e7\u00eb\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Kor\u00e7a\u00a0\u00bb<\/strong>, 15 dhjetor 1908 ; <\/em><\/li>\n<li><em>Selanik\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Lirija\u00a0\u00bb<\/strong>, n\u00eb 1908\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Diturija\u00a0\u00bb<\/strong> dhe <strong>\u00ab\u00a0Lidhja orthodhokse\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb 1909\u00a0; <\/em><\/li>\n<li><em>Manastir\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi i Kombit\u00a0\u00bb<\/strong>, e krijuar nga fundi i vitit 1909 fal\u00eb shoq\u00ebris\u00eb <strong>\u00ab\u00a0Shoq\u00ebr\u00ee Botonj\u00ebse Literare\u00a0\u00bb<\/strong> dhe e botuar n\u00eb shqip dhe turqisht\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Drita\u00a0\u00bb<\/strong>, e themeluar n\u00eb 1909\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Kombi\u00a0\u00bb<\/strong>, e themeluar n\u00eb 1911\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><em>Elbasan\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Tomorri\u00a0\u00bb<\/strong>, organ i Normales s\u00eb qytetit, themeluar me 25 mars 1910 dhe botuar n\u00eb Manastir n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi i Kombit\u00a0\u00bb<\/strong>;<\/em><\/li>\n<li><em>Janin\u00eb\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Zgjimi i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong>, organ dyjavor i shoq\u00ebris\u00eb <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi\u00a0\u00bb<\/strong>, krijuar m\u00eb 1909\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><em>Shkod\u00ebr\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Koha\u00a0\u00bb<\/strong>, n\u00eb 1910, e cila n\u00eb numrin e dyt\u00eb t\u00eb saj u em\u00ebrua <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi\u00a0\u00bb<\/strong>.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Brenda Konstandinopoj\u00ebs, u publikuan n\u00eb 1909 <strong>\u00ab\u00a0Shqipetari\u00a0\u00bb<\/strong>, nd\u00ebrsa n\u00eb 1911 <strong>\u00ab\u00a0E V\u00ebrteta\u00a0\u00bb<\/strong>.<\/em><\/p>\n<p><em>Jasht\u00eb Turqis\u00eb, u krijua gjat\u00eb vitit 1909 n\u00eb Sofje <strong>\u00ab\u00a0Shqypeja e Shqyp\u00ebnis\u00a0\u00bb<\/strong>, nd\u00ebrsa n\u00eb Kajro <strong>\u00ab\u00a0Rrufega\u00a0\u00bb <\/strong>dhe <strong>\u00ab\u00a0Shkopi\u00a0\u00bb<\/strong>.<\/em><\/p>\n<p><em>Por shum\u00eb shpejt situata do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej\u00a0; l\u00ebvizja e sapolindur u shtyp, pjesa m\u00eb e madhe e gazetave shqiptare u pezulluan dhe shum\u00eb nga redaktor\u00ebt e tyre u burgos\u00ebn. Gazeta t\u00eb tjera u hap\u00ebn jasht\u00eb vendit si p\u00ebr shembull <strong>\u00ab\u00a0Liri e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb Sofje\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Trumbeta e Kruj\u00ebs\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb Santa \u2013 Luis (SH.B.A)\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Z\u00ebri i Popullit\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb New York\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Atdheu\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb Rumani\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Fiala e t\u2019in\u2019zoti\u00a0\u00bb <\/strong>n\u00eb Piana dei Greci (Itali)\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0La Rivista dei Balcani\u00a0\u00bb<\/strong> po ashtu n\u00eb Itali mes viteve 1911 \u2013 1912. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, <strong>\u00ab\u00a0Dielli\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb New York, u b\u00eb gazet\u00eb e p\u00ebrditshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Tentativat e xhonturq\u00ebve p\u00ebr t\u00eb asimiluar shqiptar\u00ebt n\u00eb osman\u00eb i nxituan gj\u00ebrat. Nj\u00eb kryengritje e p\u00ebrgjithshme u organizua, dhe, n\u00eb 1912, Shqiptar\u00ebt mor\u00ebn Shkupin dhe k\u00ebrc\u00ebnuan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe Manastirin. P\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, e cila ishte duke u b\u00ebr\u00eb serioze, dhe p\u00ebr t\u00eb kufizuar d\u00ebmet, qeveria turke premtoi t\u00eb njoh\u00eb autonomin\u00eb shqiptare me disa kushte t\u00eb caktuara. Shpresa t\u00eb m\u00ebdha lind\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb, por Lufta Ballkanike vuri gjith\u00e7ka n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas disfat\u00ebs s\u00eb turqve, Shqip\u00ebria ishte e pushtuar pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga malazez\u00ebt, serb\u00ebt dhe grek\u00ebt. N\u00eb kulmin e pushtimit, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, nj\u00eb grup i vog\u00ebl patriot\u00ebsh shqiptar\u00eb, arrit\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb me nj\u00eb anije austriake, ngrit\u00ebn flamurin e vjet\u00ebr t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e vendit ; nj\u00eb burr\u00eb shteti, i moshuar, Ismail Qemal bej Vlora, mori drejtimin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte momenti i duhur, sepse zgjerimi i vendeve ballkanike p\u00ebrdrejt Adriatikut shq\u00ebt\u00ebsonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb si Italin\u00eb ashtu edhe Austrin\u00eb dhe shpall\u00ebn \u00ab\u00a0Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve\u00a0\u00bb. <\/em><\/p>\n<p><em>Konferenca diplomatike e mbajtur n\u00eb Lond\u00ebr pranoi, me 20 dhjetor 1912, krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb pavarur n\u00ebn mbikqyrjen e nj\u00eb princi evropian t\u00eb zgjedhur nga populli. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr princ Vidin, i cili u zgjodh mbret me 3 dhjetor 1913 dhe zbarkoj n\u00eb portin e Durr\u00ebsit me 7 mars 1914.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve, \u00e7far\u00eb ndodhi me shtypin shqiptar\u00a0? T\u00eb gjitha gazetat e vjetra \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb disave t\u00eb publikuara jasht\u00eb \u2013 ishin zhdukur, por, nga mesi i 1913, t\u00eb tjera u shfaq\u00ebn p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebsaj here brenda tok\u00ebs shqiptare, m\u00eb n\u00eb fund e lir\u00eb. K\u00ebto ishin\u00a0: <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Konkordia\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, gazet\u00eb politike javore e Gjirokastr\u00ebs\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Ushtimi i Kruj\u00ebs\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, e publikuar n\u00eb Durr\u00ebs\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Besa Shqyptare\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, e rilindur, me 18 maj 1913, me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri, <strong>\u00ab\u00a0Bashkimi\u00a0\u00bb<\/strong> i Shkodr\u00ebs, ku dhe disa numra botimi mbajt\u00ebn edhe emrin <strong>\u00ab\u00a0Z\u00e0n i Shkodres\u00a0\u00bb<\/strong>;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0P\u00ebrlindja Shqip\u00ebtare\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, gazet\u00eb politike dyjavore e Vlor\u00ebs, e themeluar nga D. Berati me 6 gusht 1913, por q\u00eb u mbyll q\u00eb me 14 mars 1914\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Xgjimi\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, revist\u00eb mujore kor\u00e7are, q\u00eb filloi me 1 tetor 1913 dhe u ndal n\u00eb mars t\u00eb 1914. Deri n\u00eb numrin e tret\u00eb\u00a0; ajo u shtyp n\u00eb Bukuresht, n\u00eb pritje t\u00eb largimit t\u00eb grek\u00ebve nga Kor\u00e7a.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Duhen shtuar edhe\u00a0: <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Taraboshi\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, gazeta e par\u00eb e p\u00ebrditshme shqiptare, e themeluar n\u00eb Shkod\u00ebr me 26 shtator 1913 nga T. Tocci, dhe q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntori 1914, dhe pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb nd\u00ebrprerje, u rikthye n\u00eb vitin 1921\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Hylli i Drit\u00ebs\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, revist\u00eb mujore e madhe, e themeluar me d\u00ebshir\u00ebn e Superiorit fran\u00e7eskan t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb tetor 1913.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Princ Vidit, vet\u00ebm dy gazeta u botuan n\u00eb Shqip\u00ebri\u00a0:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Populli\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, q\u00eb u shfaq n\u00eb Vlor\u00eb nga 4 prilli deri n\u00eb 19 gusht 1914 dhe pastaj u transferua n\u00eb Shkod\u00ebr, kur Vlora ra n\u00eb duart e kryengrit\u00ebsve\u00a0; <\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Zana\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, revist\u00eb letrare dyjavore dhe e ilustruar, e drejtuar nga Zonja Lulo Mal\u00ebsori, e botuar n\u00eb Bari (Itali) dhe e publikuar nga qershori deri n\u00eb gusht t\u00eb 1914 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Pastaj erdhi Lufta e Madhe, me largimin e mbretit Vid dhe pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga ana e trupave armike. \u00c7\u00ebshtja shqiptare u gjend p\u00ebrs\u00ebri para bot\u00ebs dhe gazeta t\u00eb tjera shqiptare u shfaq\u00ebn jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb vog\u00ebl. N\u00eb Amerik\u00eb, pati nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe, ku u krijuan gazeta si <strong>\u00ab\u00a0The Albania\u00a0\u00bb<\/strong> (n\u00eb fillim n\u00eb Denver, m\u00eb pas n\u00eb Chicago, 1915), <strong>\u00ab\u00a0Illyria\u00a0\u00bb<\/strong> (Boston, 1916), <strong>\u00ab\u00a0Perparimi\u00a0\u00bb<\/strong> (Watertown, Mass, dhe m\u00eb pas n\u00eb New York, 1916), <strong>\u00ab\u00a0Yll\u2019 i M\u00ebngjezit\u00a0\u00bb <\/strong>(Boston, 1917), <strong>\u00ab\u00a0Shqiperia\u00a0\u00bb<\/strong> (New York, 1918), <strong>The Adriatic Review<\/strong> (Boston, 1918).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Lozan\u00eb (Zvic\u00ebr) u themelua n\u00eb vitin 1915 <strong>\u00ab\u00a0L\u2019Albanie\u00a0\u00bb<\/strong>, \u00ab\u00a0organ dyjavor mbrojt\u00ebs i interesave shqiptare\u00a0\u00bb, dhe n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1918 <strong>\u00ab\u00a0Kuvendi\u00a0\u00bb<\/strong>, javore politike italo-shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb panum\u00ebrta, patriot\u00ebt trima arrit\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb disa revista t\u00eb reja : <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Posta e Shoqnies\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, javore politike e publikuar gjat\u00eb disa muajve n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb nga 5 dhjetori 1916\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Gazeta e Korces\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, si fillim e p\u00ebrditshme dhe m\u00eb pas tri-javore, e krijuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me 12 tetor 1916\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Zoja Shkoders Drita Shqypnis\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, periodik katolik i publikuar n\u00eb Shkod\u00ebr nga prilli i 1917 deri n\u00eb korrik t\u00eb 1919\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Kop\u00ebshti Letrar\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, revist\u00eb q\u00eb u shfaq n\u00eb Elbasan n\u00eb gusht t\u00eb 1918 deri n\u00eb korrik t\u00eb 1919.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Kur mor\u00ebn fund luftimet, gazeta t\u00eb tjera u publikuan, p\u00ebr tu kujtuar kombeve q\u00eb negocionin kushtet e paqes dhe rib\u00ebnin hartat e Evrop\u00ebs, se Shqip\u00ebria nuk duhej harruar\u00a0: <strong>\u00ab\u00a0Agimi\u00a0\u00bb<\/strong>, <strong>\u00ab\u00a0Koha e Re\u00a0\u00bb<\/strong> dhe <strong>\u00ab\u00a0Populli\u00a0\u00bb<\/strong>, t\u00eb publikuara n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb fillim t\u00eb 1919\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Opinga\u00a0\u00bb<\/strong> dhe <strong>\u00ab\u00a0Xgjimi\u00a0i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00bb<\/strong>, revista t\u00eb themeluara n\u00eb Paris po gjat\u00eb atij viti\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0Shqiperia e Re\u00a0\u00bb<\/strong>, n\u00eb Bukuresht\u00a0; <strong>\u00ab\u00a0La Rassegna italoalbanese\u00a0\u00bb<\/strong> n\u00eb Palermo, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Paqja u arrit m\u00eb n\u00eb fund. Me 9 n\u00ebntor 1921, Konferenca e ambasador\u00ebve konfirmoi p\u00ebrfundimisht kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, me 21 janar 1925, u shpall republik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Tashm\u00eb, gazetat do t\u00eb zhvilloheshin normalisht, megjith\u00ebse pa pritur k\u00ebt\u00eb moment, fleta t\u00eb reja kan\u00eb mbir\u00eb, si k\u00ebrpudh\u00ebt pas shiut\u00a0: mund t\u00eb llogarisim m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb, t\u00eb shfaqura mes 1920 dhe 1925, por zakonisht shuhen n\u00eb lulen e jet\u00ebs.\u00a0 Ne do t\u00eb p\u00ebrmendim nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, si p\u00ebr shembull\u00a0:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>\u00ab\u00a0Demokratia\u00a0\u00bb<\/strong>, javore e madhe e Gjirokastr\u00ebs (1925)\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Ushtimi i Vlor\u00ebs\u00a0\u00bb\u00a0<\/em><\/strong><em>;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Zekthi\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, gazeta e par\u00eb satirike shqiptare (Kor\u00e7\u00eb, 1922)\u00a0;<\/em><\/li>\n<li><strong><em>\u00ab\u00a0Fletorja Zyrtare\u00a0\u00bb<\/em><\/strong><em>, e themeluar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 1922 me titullin inicial <strong>\u00ab\u00a0Dit e Re\u00a0\u00bb<\/strong>.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Me 1 shtator 1928 u rivendos monarkia dhe presidenti n\u00eb detyr\u00eb, Ahmet bej Zogu, u\u00a0 ngjit n\u00eb fron n\u00ebn emri Zog I-r\u00eb. Sovrani i ri, q\u00eb kishte jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe n\u00eb Vjen\u00eb, e njihte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shtypit dhe e favorizoi me aq sa mundi zhvillimin e saj. Gazeta kishin nj\u00eb mision p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e re\u00a0: imponimin e autoritetit t\u00eb qeveris\u00eb qendrore n\u00eb fiset q\u00eb jetonin n\u00eb mal\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt hakmarrja (kanuni) nuk i p\u00ebrkiste ende t\u00eb kaluar\u00ebs. Influenca e gazetave duhet t\u00eb ishte akoma dhe m\u00eb e madhe tek ata, sepse ishte i vetmi ushqim intelektual p\u00ebr popullsin\u00eb e shkolluar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre kushteve t\u00eb ve\u00e7anta, qeveria shqiptare mendonte se ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pak gazeta, por t\u00eb mira, se sa shum\u00eb dhe mediokre ; ligji i 24 janarit 1931 vendosi q\u00eb \u00e7do editor (botues) duhet t\u00eb ishte 25 vje\u00e7 e sip\u00ebr dhe t\u00eb kishte nj\u00eb d\u00ebftes\u00eb (diplom\u00eb) gjimnazi\u00a0; nevojitej gjithashtu nj\u00eb depozit\u00eb prej 5000 frangash ari. Dispozitat e k\u00ebtij ligji, me m\u00eb shum\u00eb se 60 artikuj, c\u00ebnuan t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb t\u00eb shtypit dhe gjendja u r\u00ebndua m\u00eb shum\u00eb prej dy dekreteve t\u00eb 1 shkurtit 1937, sepse u eliminua nj\u00eb num\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gazetash. Mbet\u00ebn vet\u00ebm gazeta e \u00ab\u00a0m\u00ebdhaja\u00a0\u00bb por me baza t\u00eb q\u00ebndrueshme\u00a0: n\u00eb prag t\u00eb pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga italian\u00ebt, kryeqendra e \u00e7do krahine kishte gazet\u00ebn e saj, shpesh t\u00eb p\u00ebrditshme. <\/em><\/p>\n<p><em>Revistat, po ashtu, ishin t\u00eb shumta, le t\u00eb p\u00ebrmendim m\u00eb t\u00eb lexuarat\u00a0: <\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>revist\u00ebn letrare <strong>\u00ab\u00a0Minerva\u00a0\u00bb<\/strong>;<\/em><\/li>\n<li><em>revist\u00ebn pedagogjike <strong>\u00ab\u00a0Normalisti\u00a0\u00bb<\/strong> t\u00eb Elbasanit\u00a0; <\/em><\/li>\n<li><em>revist\u00ebn shkollore <strong>\u00ab\u00a0Vatra e Rinis\u00a0\u00bb<\/strong>; <\/em><\/li>\n<li><em>revist\u00ebn fetare t\u00eb mysliman\u00ebve <strong>\u00ab\u00a0Zani i Nalte\u00a0\u00bb<\/strong>, etj.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb vend me 1.2 milion\u00eb banor\u00eb, gazetat periodike nuk mund t\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb shiten n\u00eb mas\u00eb, sepse ky vend ka ruajtur disa tipare orientale, ku gazetat e botuara kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre nj\u00eb konkurent t\u00eb fort\u00eb, \u00ab\u00a0shtypin e folur\u00a0\u00bb, i cili praktikohet n\u00eb kafene dhe pazare. Gjithsesi, mund t\u00eb konstatojm\u00eb se gazetat arrijn\u00eb shpejt deri n\u00eb fshatrat m\u00eb t\u00eb izoluar dhe shohim shpesh, k\u00ebto koh\u00ebt e fundit, fshatar\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt kishin sjellur prodhimet e tyre n\u00eb treg, dhe t\u00eb marrin gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kthimit p\u00ebr n\u00eb malet e tyre gazetat e gjith\u00eb jav\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Pushtimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga italian\u00ebt ka shkaktuar zhdukjen e t\u00eb gjitha gazetave t\u00eb pavarura, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe <strong>\u00ab\u00a0Drit\u00ebn\u00a0\u00bb<\/strong>, gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga <strong>\u00ab\u00a0Fashizmi\u00a0\u00bb<\/strong>, \u00ab\u00a0organ i partis\u00eb fashiste shqiptare\u00a0\u00bb, numri i par\u00eb i botuar i p\u00ebrket dat\u00ebs 25 maj 1939. Faqja e gjasht\u00eb e k\u00ebsaj gazete \u00ebsht\u00eb n\u00eb italisht, t\u00eb tjerat n\u00eb shqip. \u00cbsht\u00eb e vetmja gazet\u00eb q\u00eb ekziston akoma n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Kat\u00ebr gazeta t\u00eb tjera q\u00eb botohen nj\u00eb apo dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb jan\u00eb <strong>\u00ab\u00a0Littorio Coritca\u00a0\u00bb<\/strong>, <strong>\u00ab\u00a07 Prilli\u00a0\u00bb <\/strong>(data e pushtimit), <strong>\u00ab\u00a0Gazeta e k\u00ebmishave t\u00eb zeza\u00a0\u00bb<\/strong> (Vlor\u00eb) dhe <strong>\u00ab\u00a0Rinia Fashiste\u00a0\u00bb<\/strong> (Shkod\u00ebr). Jan\u00eb t\u00eb gjitha organ i partis\u00eb fashiste dhe botohen n\u00eb italisht e shqip.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0(Nga Aurenc Bebja, Franc\u00eb)<br \/>\n(Blogu \u00a9 Dars (Klos), Mat \u2013 Albania)<br \/>\n<\/strong> <a href=\"https:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848-1939\/\"><strong>https:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/nje-studim-i-ralle-francez-per-shtypin-shqiptar-te-viteve-1848-1939\/<\/strong><\/a><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aurenc Bebja*, Franc\u00eb \u2013 22 Shkurt 2017 \u00a0 Shkrimi n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn e Universitetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Shtypit t\u00eb Parisit. N\u00eb numrin e tret\u00eb t\u00eb saj (korrik \u2013 shtator 1939), francezi, Andr\u00e9 Ravry, p\u00ebrmes nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, na sjell detaje t\u00eb shumta p\u00ebr shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jasht\u00eb atdheut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12852,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-12851","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12851"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12851\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12853,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12851\/revisions\/12853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12852"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}