{"id":12816,"date":"2017-02-23T11:47:55","date_gmt":"2017-02-23T10:47:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12816"},"modified":"2017-02-23T11:47:55","modified_gmt":"2017-02-23T10:47:55","slug":"kercimi-arti-i-bukurise-plastike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12816","title":{"rendered":"K\u00ebrcimi \u2013 arti i bukuris\u00eb plastike"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/balerina-megi-ndoka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12817 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/balerina-megi-ndoka.jpg\" width=\"350\" height=\"525\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/balerina-megi-ndoka.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/balerina-megi-ndoka-200x300.jpg 200w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan Megi Ndoka -Artiste &#8211; balerin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcimtare e porsadiplomuar dhe duke njohur tashm\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtij arti, shpesh p\u00ebrfytyroj rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjekur artist\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb baletit lart\u00ebsin\u00eb dhe dinjitetin q\u00eb ai ka sot. Prandaj jam e mendimit se njohja e traditave dhe fillimeve, p\u00ebrve\u00e7se si histori, jan\u00eb edhe pjes\u00eb e krenaris\u00eb son\u00eb, sidomos stimuj p\u00ebr t\u00eb punuar me po at\u00eb p\u00ebrkushtim, pasion e frym\u00ebzim si\u00e7 punuan valltar\u00ebt e dekadave t\u00eb shkuara. Ndonj\u00ebher\u00eb ky pasion e ky frym\u00ebzim sot mungon, duke e kthyer artin thjesht n\u00eb nj\u00eb interes, n\u00eb p\u00ebrfitim. Arti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pun\u00eb, interes dhe fitim. Artist\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb pasion, p\u00ebrkushtim, atmosfer\u00eb artistike. Dihet se k\u00ebrcimi \u00ebsht\u00eb arti q\u00eb i realizon dhe i shpreh emocionet n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjeve t\u00eb trupit, n\u00eb nj\u00eb harmoni dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi plastike t\u00eb p\u00ebrkryer. Arti i baletit ka si fuqi shpreh\u00ebse l\u00ebvizjen e gjymtyr\u00ebve, duarve dhe gjith\u00eb trupit nd\u00ebrtuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ritmin muzikor; po k\u00ebshtu ky art mb\u00ebshtetet shum\u00eb te ekspresiviteti i gjestit, k\u00ebrcimit n\u00eb aj\u00ebr, rrotullimet, mimika, t\u00eb cilat i japin \u00abgoj\u00eb\u00bb, p\u00ebrcjellin ide, mendime dhe mesazhe.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb art q\u00eb b\u00ebhet s\u00eb bashku me artist\u00ebt, k\u00ebrcimtar\u00eb e muzikant\u00eb, ai paraqitet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u organizuar. Kjo ka qen\u00eb dhe arsyeja pse n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb kushteve, prapambetjes, mentalitetit patriarkal, baleti shfaqet shum\u00eb von\u00eb, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb vitet &#8217;20 me organizimin e disa koncerteve dhe performimeve koreografike, kryesisht n\u00eb tipet e vall\u00ebzimeve t\u00eb asaj kohe si vals, tango, rumba, foks etj. Ishte i njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb qendra e dancit tradicional n\u00eb Tiran\u00eb \u201cCerkll\u00eb Dansi\u201d. M\u00eb 2 dhjetor 1946 pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pionierit Tiran\u00eb u ngrit grupi i k\u00ebrcimtar\u00ebve dhe akrobat\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb drejtohej nga Belul Hatibi dhe Lola Gjoka, i cili vuri n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb num\u00ebr koreografik me ritmin vall\u00ebzuar t\u00eb tipit \u201crumba\u201d, shoq\u00ebruar n\u00eb piano nga Lola Gjoka. M\u00eb pas u realizuar k\u00ebrcime t\u00eb tjera n\u00eb vals dhe vallet kozake. N\u00eb vitin 1947 mb\u00ebshtetur te ky grup i vall\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, krijohet \u201cBaleti i vog\u00ebl\u201d, e cila u p\u00ebrfshi n\u00eb Teatrin Popullor, ku u bashkuan edhe kat\u00ebr k\u00ebng\u00ebtar\u00eb lirik\u00eb. Panajot Kana\u00e7i u b\u00eb themeluesi i koreografis\u00eb shqiptare, i cili drejtonte asohere grupin e valleve t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pionierit. I organizuar n\u00eb institucion, arti i baletit fillon rrug\u00ebn drejt nj\u00eb statusi profesional vet\u00ebm me krijimin e Filarmonis\u00eb Shqiptare n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;50. Ndon\u00ebse nj\u00eb art i ri dhe pa eksperienc\u00eb, si pasoj\u00eb e dashuris\u00eb s\u00eb artist\u00ebve t\u00eb rinj, arti i koreografis\u00eb vit pas viti sh\u00ebnoi edhe sukseset e tij t\u00eb para.<\/p>\n<p>Duke shfletuar shkrime e libra p\u00ebr historin\u00eb e koreografis\u00eb shqiptare, mua m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb nismat e para. Kam p\u00ebrfytyruar at\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb mendjen time kam sjell\u00eb ata artist\u00eb, t\u00eb mbushur me g\u00ebzim dhe pasion p\u00ebr k\u00ebrcimin, q\u00eb hodh\u00ebn themelet e k\u00ebtij arti. Dihet se performancat e para koreografike t\u00eb baletit shqiptar u mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb vallet popullore shqiptare nga trevat e ndryshme folklorike shqiptare, ku duhen p\u00ebrmendur vallja e Devollit, e Kuk\u00ebsit, e Tiran\u00ebs e sidomos ajo e Zerqanit. K\u00ebto valle i dhan\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb origjinale k\u00ebrcimit shqiptar, tradit\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb ruajtur edhe sot. Por kuptohet se shfryt\u00ebzimi dhe p\u00ebrpunimi i valleve popullore mund t\u00eb sh\u00ebrbente vet\u00ebm si nj\u00eb fillim, sepse m\u00eb pas Panajot Kana\u00e7i dhe koreograf\u00ebt e tjer\u00eb i superuan format e thjeshta popullore folklorike, duke kaluar n\u00eb forma t\u00eb p\u00ebrpunuara, sikurse qen\u00eb temat klasike t\u00eb huazuara nga filmat si \u201cLakuriqi i nat\u00ebs\u201d, \u201cVdekja e mjellm\u00ebs\u201d, \u201cHirushja\u201d apo \u201cMinuet\u201d i Pedreskit, pjes\u00eb koreografike nga muzika e Brahms, Moxart, \u00c7ajkovski; tipologji vallesh popullore ruse, \u00e7eke, hungareze, polake. N\u00eb vitin 1949 ngrihet nj\u00eb tjet\u00ebr grup vall\u00ebtar\u00ebsh i p\u00ebrfshir\u00eb brenda Teatri Popullor, i quajtur \u201cBaleti i madh\u201d prej nga doli m\u00eb pas trupa e ansamblit t\u00eb valleve popullore shqiptare. Valltar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb asaj kohe i ra barra e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e teknikave t\u00eb k\u00ebrcimit klasik, pasi p\u00ebrvoja ishte shum\u00eb e pak\u00ebt. Kjo u arrit n\u00ebp\u00ebrmjet ndihm\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesve koreograf\u00eb t\u00eb huaj, kryesisht rus\u00eb si dhe literatur\u00ebs koreografike bot\u00ebrore, nd\u00ebr to vepra t\u00eb njohura t\u00eb kompozitor\u00ebve t\u00eb till\u00eb si \u00c7ajkovski, Prokofiev, Brahms, Glier me baletet \u201cLiqeni i mjellmave\u201d, \u201cRomeo dhe Zhulieta\u201d, \u201cLul\u00ebkuqja\u201d, \u201cValle hungareze\u201d etj. M\u00eb 1 shkurt 1950 me vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave u krijua Filarmonia Shqiptare. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e artist\u00ebve t\u00eb saj ishte edhe grupi i \u201cBaletit t\u00eb vog\u00ebl\u201d. Nga kjo dat\u00eb ata u shpall\u00ebn si \u201cprofesionist\u201d, ndon\u00ebse ishin t\u00eb pashkolluar dhe me pak p\u00ebrvoj\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb kemi pra nj\u00eb trup\u00eb vall\u00ebtar\u00ebsh profesionist\u00eb t\u00eb baletit klasik. Financimi nga ana e shtetit ishte inkurajues dhe krijonte kushte p\u00ebr p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb tyre, duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb repertori klasik, kryesisht nga baleti dhe muzika klasike sovjetike dhe e vendeve t\u00eb Lindjes, por dhe nga baleti e muzika klasike bot\u00ebrore. Nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr rritjen e nivelit profesional t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb k\u00ebrcimtare dhan\u00eb disa koreograf\u00eb me em\u00ebr t\u00eb ftuar n\u00eb Shqip\u00ebri, por ai q\u00eb ka mbetur i paharruar n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb baletit ton\u00eb ishte koreografi i njohur rus Georgi Perkun.<\/p>\n<p>Duke menduar p\u00ebr fillimet e baletit shqiptar profesionist pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore p\u00ebrpara t\u00eb del imazhi i atyre vajzave t\u00eb reja q\u00eb flak\u00ebn paragjykimet ndaj k\u00ebtij arti, ku balerina si figur\u00eb e si artiste p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb emancipimi p\u00ebr vet\u00eb karakterin e pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb sken\u00eb, me paraqitjen e trupit t\u00eb bukur e pjes\u00ebrisht t\u00eb zhveshur. Kjo kishte mbi t\u00eb gjitha edhe nj\u00eb karakter moral e qytet\u00ebrues, sepse sakrifica e tyre, p\u00ebrve\u00e7se pasionit p\u00ebr artin e baletit, qe edhe nj\u00eb akt e q\u00ebndrim emancipues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ende t\u00eb prapambetur, me pranin\u00eb e nj\u00eb mend\u00ebsie patriarkale shtyp\u00ebse. Prandaj dhe dua t\u00eb kujtoj me adhurim, mall\u00ebngjim e nderim t\u00eb thell\u00eb balerinat e para si Melushe Bebeziqi, Mellani Terca, Ikbal Morina, Flora Kallajxhi, Olimbi Panteqi, Suzana Aliko, Milica Ni\u00e7a, Eftiqi Toroveci, Olimbi Gjoka, Sofika Stathi, Besa Morina, Leonora Dragusha, Qamuran Gorenca, Mimika Sami, Kristina Ligori; ose t\u00eb tjera valltare q\u00eb jetuan me k\u00ebt\u00eb art duke i dh\u00ebn\u00eb spektatorit k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thella artistike si Afroviti Lipe, Lejla Ku\u00e7i, Veronika Mano, Suzana Asimi, Donika Miluka, Kristina Ligori, Milika Marsi, Adivie dhe Yllka Sharofim Jenise Xhangu, Irma Laze, Ikbal Morina, Mimika Sami, Lili K\u00ebllici, Alma Radovicka. Ato u ngrit\u00ebn mbi veten dhe paragjykimet, mbi thashethemet p\u00ebrgojimet q\u00eb vinin nga njer\u00ebzit me mendime t\u00eb mykura, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu pionieret dhe mbart\u00ebset e p\u00ebrparimit t\u00eb artit t\u00eb k\u00ebrcimit.<\/p>\n<p>Balerin\u00ebt e dekadave t\u00eb para soll\u00ebn kontribute t\u00eb vyera e t\u00eb pashlyeshme n\u00eb ecurin\u00eb e baletit shqiptar. Vit pas viti u d\u00ebrguan t\u00eb studionin n\u00eb shkollat e larta t\u00eb baletit n\u00eb vendet e Lindjes disa student\u00eb dhe mbarimi i studimeve me em\u00ebrimet si balerin\u00eb dhe koreograf\u00eb n\u00eb trup\u00ebn e balitetit solli nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb re artistike. P\u00ebrve\u00e7 Panajot Kana\u00e7it si baletmaest\u00ebr themelues dhe me kontribut t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, si drejtues dhe organizator, u afirmuan me artin dhe talentin e tyre edhe valltar\u00eb t\u00eb till\u00eb si Mehmet Myftiu, Agron Aliaj, Sk\u00ebnder Selimi, Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Melushe Bebeziqi, Xhemil Simixhiu, G\u00ebzim Kaceli, \u00cbngj\u00ebll T\u00ebrshana, Ylli Bebeziqi, Spiro Theodhosi, Sadik Batku, Fatmir Struga, Fadil Voci, Sk\u00ebnder Gozenza, Vilhem Konjari, Sami Bakalli, Abdulla Cara, Ramazan Bogdani, Petrit Vorpsi, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb edhe Miltiadh Papa, Albert Janku, Liliana Cingu, Nexhat Agolli, Petrit \u00c7eliku, Arian Sukniqi, Luan Shtino, Jashar Jazexhiu, Roberta Mone, Gjergj Prevazi, Kozeta Bakiu, Faruk Koka, Artan Ib\u00ebrshimi etj.<\/p>\n<p>Fillimet jan\u00eb gjithmon\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe t\u00eb paharruara, t\u00eb mbushura me emocionin e rritjes. Ato hodh\u00ebn bazat e baletit shqiptar dhe prandaj duhen kujtuar p\u00ebrher\u00eb me nderim e respekt. Nga performancat e thjeshta erdhi koha kur trupa e baletit t\u00eb paraqitej me vepra t\u00eb plota, si\u00e7 qen\u00eb baleti me kat\u00ebr akte \u201cShat\u00ebrvani i Bah\u00e7isarajit\u201d m\u00eb 19 prill 1951, m\u00ebpastaj \u201cEsmerald\u00ebs\u201d m\u00eb 11 janar 1953, \u201cKujdesi i kot\u00eb\u201d n\u00eb 1956, \u201cRomeo dhe Zhuljeta\u201d m\u00eb 1957, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tutje me baletet \u201cLola\u201d, \u201cZarema e humbur\u201d, \u201cZhurale\u201d, \u201cFadeta\u201d, \u201cLaurencia\u201d, \u201cSheherazade\u201d, \u201cPetja dhe ujku\u201d etj. Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ishte edhe krijimi i veprave koreografike origjinale komb\u00ebtare si \u201cHalili dhe Hajria\u201d, \u201cDelina\u201d, \u201cBijt\u00eb e peshkatarit\u201d, \u201cShota dhe Azem Galica\u201d, \u201cJoniada\u201d, \u201cCuca e maleve\u201d, \u201cTok\u00eb e pamposhtur\u201d etj. K\u00ebto vepra e t\u00eb tjera tanim\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb dhe memories kulturore artistike t\u00eb kombit ton\u00eb, prandaj dhe her\u00eb pas here duhen kujtuar e p\u00ebrmendur, si\u00e7 edhe un\u00eb e pata q\u00ebllim te ky shkrim. Kur kthejm\u00eb kok\u00ebn pas ne, brezi i ri i k\u00ebrcimtar\u00ebve, kemi se \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb, kemi se \u00e7far\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb nga arti i tyre. Por mbi t\u00eb gjitha kemi respektin e thell\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e tyre t\u00eb paharruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Megi Ndoka -Artiste &#8211; balerin\u00eb Duke qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcimtare e porsadiplomuar dhe duke njohur tashm\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtij arti, shpesh p\u00ebrfytyroj rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjekur artist\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb baletit lart\u00ebsin\u00eb dhe dinjitetin q\u00eb ai ka sot. Prandaj jam e mendimit se njohja e traditave dhe fillimeve, p\u00ebrve\u00e7se si histori, jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12817,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[572],"class_list":["post-12816","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-megi-ndoka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12816"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12818,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12816\/revisions\/12818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}