{"id":12797,"date":"2017-02-21T11:09:01","date_gmt":"2017-02-21T10:09:01","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12797"},"modified":"2017-02-21T11:18:25","modified_gmt":"2017-02-21T10:18:25","slug":"aktualiteti-i-fjaleve-te-sami-frasherit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12797","title":{"rendered":"AKTUALITETI I FJAL\u00cbVE T\u00cb SAMI FRASH\u00cbRIT"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Sami-Frasheri.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12798 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Sami-Frasheri.jpg\" width=\"419\" height=\"572\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Sami-Frasheri.jpg 274w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Sami-Frasheri-220x300.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 419px) 100vw, 419px\" \/><\/a>\u201cShqip\u00ebria \u00e7ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebhet\u201d<\/em><br \/>\n<strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e h\u00ebna e tret\u00eb e shkurtit festohet \u00e7do vit si Dita e President\u00ebve, dit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnon kujtimin e dit\u00eblindjeve t\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fest\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar kontributin e tyre n\u00eb themelimin dhe n\u00eb ruajtjen e unitetit komb\u00ebtar, por nj\u00ebkohsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasqyruar dhe p\u00ebr t\u2019u kujtuar brezave t\u00eb sot\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm amerikan\u00eb, trash\u00ebgimin\u00eb e vlerave t\u00eb tyre, si njer\u00ebz dhe si patriot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u00a0 Ndoshta si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, kujtojn\u00eb me dit\u00eb festash dhe ruajn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb historike t\u00eb kombit dhe t\u00eb udh\u00ebheqsve dhe patriot\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re.\u00a0\u00a0 \u201cNj\u00eb komb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidenti Xhon Kenedi, \u201ce tregon veten me burrat q\u00eb dalin nga trupi i tij, por nj\u00eb komb e kall\u00ebzon veten gjithashtu edhe me burrat q\u00eb ai nderon dhe me burrat q\u00eb kujton\u2026\u201d<\/p>\n<p>Edhe kombi shqiptar gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij ka pasur burra t\u00eb cil\u00ebt meritojn\u00eb dhe duhet t\u00eb kujtohen dhe t\u00eb nderohen, nga brezat e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr kontributet e tyre historike ndaj kombit dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e tyre historike, kulturore dhe shpirt\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas.\u00a0 Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre burrave t\u00eb kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb edhe Sami Frash\u00ebri, (Qershor 1, 1850 &#8211; Qershor 18, 1904)\u00a0\u00a0 autor i manifestit politik dhe ideologjik, \u201cShqip\u00ebra \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, botuar nga n\u00eb Bukuresht t\u00eb Rumanis\u00eb m\u00eb 1899, dokument ky, i cili sipas historian\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Rilindjes Shqiptare, q\u00eb kontriboi drejt\u00eb n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb manifest, Sami Frash\u00ebri flet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonte ai si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar, ashtu si e shikonte ai, nga k\u00ebndveshtrimi i tij.\u00a0\u00a0 N\u00eb manifestin e tij politik dhe ideologjik, q\u00eb konsiderohet si nj\u00ebra prej veprave madhore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar, Sami Frash\u00ebri e cil\u00ebson Gjergj Kastriotin-Sk\u00ebnderbe si nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb rrall\u00eb i ka shok\u00ebt n\u00eb histori, duke deklaruar se periudha e udh\u00ebheqjes s\u00eb tij ishte \u201cm\u2019\u00eb bukur e m\u2019\u00eb bekuar e gjith\u00eb koh\u00ebrave p\u00ebr vendin t\u00ebn\u00eb, se at\u00ebher\u00eb i gjith\u00eb kombi ishte i bashkuar dhe u nderua n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, shkruante Sami Frash\u00ebri.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb vlera dhe trash\u00ebgimia politike dhe shpirt\u00ebrore e mesazhit t\u00eb tij shkruar 118 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb mesazh i cili duhet t\u00eb ting\u00ebllonte edhe sot si nj\u00eb kamban\u00eb e zgjimit komb\u00ebtar p\u00ebr ata q\u00eb duan ta d\u00ebgjojn\u00eb, sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb:\u00a0 Bashkimi i Shqiptar\u00ebve me nj\u00eb mendim e me nj\u00eb q\u00ebllim.\u00a0 Por, bashkim t\u00eb trojeve shqiptare nuk mund t\u00eb ket\u00eb pa bashkim t\u00eb mendjeve, q\u00ebllimeve dhe interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos mbrenda por edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Sami Frash\u00ebri shkruante si nj\u00eb profet\u00eb q\u00eb parashikon t\u00eb ardhmen.\u00a0\u00a0 Sikur e kishte parapar\u00eb 100 e sa vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, d\u00ebshir\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e sot\u00ebme t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 deri tani t\u00eb d\u00ebshtuara &#8212; p\u00ebr tu integruar n\u00eb Evrop\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se si nj\u00ebri prej kombeve m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Evrop\u00ebs, kombi shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb liri dhe t\u00eb z\u00ebj\u00eb vendin q\u00eb i takon midis popujve dhe kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Analiza q\u00eb Sami Frash\u00ebri i b\u00ebn situat\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballej Shqip\u00ebria dhe kombi, ting\u00ebllon e fresk\u00ebt edhe p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale politike sot, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.\u00a0\u00a0 Ai ka folur p\u00ebr rreziqet e jasht\u00ebme me t\u00eb cilat, sipas tij, p\u00ebrballej kombi shqiptar e q\u00eb ishin, \u201czgjedha e huaj\u201d, dhe \u201clakmit\u00eb shoviniste t\u00eb fqinj\u00ebve\u201d, por mbi t\u00eb gjitha, Sami Frash\u00ebri ka theksuar munges\u00ebn e periudh\u00ebs, si\u00e7 e cil\u00ebson ai, \u201cm\u00eb t\u00eb bukur e m\u00eb t\u00eb bekuar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave p\u00ebr vendin ton\u00eb, t\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 Gjergj Kastriotit- Sk\u00ebnderbeut\u201d, at\u00ebher\u00eb kur \u201cgjith\u00eb kombi ishte i bashkuar dhe u nderua n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d. Sami Frash\u00ebri n\u00eb manifestin e tij ve\u00e7on posa\u00e7\u00ebrisht rrezikun e madh q\u00eb i kanoset kombit nga,\u201dgrindjet dhe p\u00ebr\u00e7arjet midis shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Mesazhi i manifestit \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka q\u00ebn\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, i ka q\u00ebndruar koh\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebn edhe sot \u2013 p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb shohin si t\u00eb till\u00eb &#8212; si nj\u00eb udh\u00ebzim dhe ndri\u00e7im p\u00ebr zgjimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ndaj t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb atdheut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave: \u201cO burrani, o shqiptar\u00eb! Zihuni me t\u00eb dy duart n\u00eb bes\u00eb, n\u00eb lidhje e n\u00eb bashkim, se kjo do t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb!\u201d\u00a0\u00a0 Sikur donte t\u00eb lente nj\u00eb amanet p\u00ebr gjith\u00eb brezat por sidomos p\u00ebr brezin e sot\u00ebm t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha trojet, Sami Frash\u00ebri i porosit\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr bashkim, si nj\u00eb q\u00ebllim\u00a0 i p\u00ebrbashk\u00ebt madhor, duke shkruar: \u201cJa q\u00ebllimi yn\u00eb! Ja puna jon\u00eb e shenjt\u00ebruar\u00eb! Ja besa jon\u00eb! N\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s\u2019ka ndonj\u00eb ndarje, ndonj\u00eb \u00e7arje, ndonj\u00eb ndryshim! Jan\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb trup, nj\u00eb mendje, nj\u00eb q\u00ebllim, nj\u00eb bes\u00eb!\u201d\u00a0 Kush e nd\u00ebgjon sot k\u00ebt\u00eb mesazh?!<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri me manifestin e tij politik t\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, sfidon shqiptar\u00ebt edhe klas\u00ebn e sot\u00ebme politike q\u00eb t\u00eb ri-zbuloj\u00eb dhe t\u00eb rivlersoj\u00eb k\u00ebshillat dhe udh\u00ebzimet e tija me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ringjallur rishtas, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Kastriotit- Sk\u00ebnderbe, unitetin dhe krenarin\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh actual dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm!<\/p>\n<p>Drejt\u00eb k\u00ebtij objektivi, ka theksuar Sami Frash\u00ebri,\u201dT\u00eb mos trembemi nga asgj\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb mos t\u00eb pushojm\u00eb deri sa t\u00eb fitojm\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb; jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb; Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb ndihm\u00ebsi i t\u00eb drejt\u00ebve, Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb e drejta vet\u00eb!\u201d Prandaj, k\u00ebshillon ai, \u201cT\u00eb mos rrim\u00eb t\u00eb mpir\u00eb e t\u00eb ngrir\u00eb, t\u00eb levizim duar e k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb tundemi e t\u00eb l\u00ebkundemi, t\u00eb ecim t\u00eb lir\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb udh\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: Per\u00ebndia, e drejta, kombi, gjuha, Shqip\u00ebria, Shqiptaria.\u201d\u00a0 Nga k\u00ebndveshtrimi sot\u00ebm politik dhe njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb interesant se si m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shkeull m\u00eb par\u00eb, Sami Frash\u00ebri i balancon t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb kombit duke u bazuar n\u00eb filozofin\u00eb klasike t\u00eb t\u00eb drejtave natyrale dhe n\u00eb natyr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, duke shkruar se,\u201dPer\u00ebndia \u00ebsht\u00eb e drejta vet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve t\u00eb rilindasve t\u00eb asaj periudhe, mendimet e t\u00eb cil\u00ebve ai pasqyron &#8212; politika, as at\u00ebher\u00eb as sot &#8212; nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb mjet p\u00ebr avancimin e ngusht\u00eb t\u00eb interesave personale e vehtjake, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave madhore t\u00eb kombit, kritik\u00eb kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr bashkohasit e tij, por edhe p\u00ebr pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm.\u00a0 Ai pyet se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb, \u201cNj\u00eb komb kaq trim e q\u00eb s\u2019e kursen gjakun, t\u00eb humbas\u00eb duke u cop\u00ebtuar prej kombeve t\u00eb dob\u00ebt e t\u00eb friksh\u00ebm! Mend kemi, trim\u00ebri kemi, gjuh\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb leht\u00eb kemi, e t\u00eb mos dim\u00eb a t\u00eb mos duam t\u2019i p\u00ebrdorim gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, po t\u00eb rrim\u00eb me duar lidhur.\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr humbjet tona, t\u00eb nxjerrim themelet e kombit ton\u00eb me paditurit\u00eb e t\u00eb verb\u00ebrve t\u00eb vet\u00eb ?!\u201d<br \/>\nDuke lexuar disa prej shkrimeve t\u00eb Sami Frash\u00ebrit njeriu ndahet me ndjenj\u00ebn se dashuria p\u00ebr kombin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin &#8212; parime themelore k\u00ebto q\u00eb predikonin rilindasit shqiptar\u00eb 100-e ca vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, por t\u00eb cilat jan\u00eb zhdukur nga radari dhe nga fjalori politik bashkohor i klas\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme\u00a0 politike \u2013 duhej t\u00eb ishte dhe t\u00eb mbetej baza morale e politik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7elsi p\u00ebr sigurin\u00eb e mbrendshme, por edhe q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb njihet nga bota p\u00ebr kontributet e tij, pik\u00ebrisht ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Kastriotit, si\u00e7 na kujton Sami Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Sot ekziston nevoja urgjente p\u00ebr ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e k\u00ebtyre parimeve t\u00eb shqiptuara nga rilindasit si Sami Frash\u00ebri n\u00eb trakatin e tij politiko-shoq\u00ebror \u2013 pasi \u00e7do eksperiment tjet\u00ebr politik ka d\u00ebshtuar deri tani &#8212;\u00a0\u00a0 ashtuq\u00eb kombi shqiptar t\u00eb shkoj\u00eb me hapa t\u00eb sigurt drejt\u00eb s\u00eb adhmes.\u00a0\u00a0 Nevojitet shkrirja e k\u00ebtyre ideve dhe avancimi i k\u00ebtyre parimeve politike, komb\u00ebtare dhe shpirt\u00ebrore\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ndryshuar drejtimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Por, kjo nevojit\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb strategji afatgjat\u00eb komb\u00ebtare &#8212; e cila sot p\u00ebr sot mungon &#8212; nga burrshtetas t\u00eb st\u00ebrvitur dhe t\u00eb bindur n\u00eb parimet e rilindasve, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon guxim moral, aft\u00ebsi politike dhe njohuri praktike, por mbi t\u00eb gjitha nevojit\u00eb dashuri p\u00ebr atdheun dhe respekt p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin, i cili mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrshtar politik, por jo armik.\u00a0 Jan\u00eb k\u00ebto parime morale dhe politike t\u00eb rilindasve, por mbi t\u00eb gjitha zbatimi i tyre, dhe jo interesat partiake, qeveritare ose zgjedhore t\u00eb nj\u00eb individi, grup individ\u00ebsh ose nj\u00eb partie, ato q\u00eb duhet t\u00eb vendosin t\u00eb ardhmen afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb president\u00ebve amerikan\u00eb, kur Amerika kujton dhe feston trash\u00ebgimin\u00eb patriotike dhe politike t\u00eb president\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb programi politik dhe ideologjik i Sami Frash\u00ebrit, \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u00b4ka qen\u00eb, \u00e7\u00b4\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u00b4do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, si nj\u00eb rast dhe frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb ri-zbuluar parimet,\u00a0 idet\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb e porosis\u00eb s\u00eb Sami Frash\u00ebrit dhe t\u00eb rilindasve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, parime k\u00ebto q\u00eb gjithnj\u00eb jan\u00eb aktuale, t\u00eb fresk\u00ebta dhe t\u00eb pavdekshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe kombi shqiptar mbijetuan fal\u00eb veprave dhe sakrificave t\u00eb rilindasve, megjith\u00eb d\u00ebshtimet historike t\u00eb brezave t\u00eb 100-viteve t\u00eb fundit, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ashtu si\u00e7 i d\u00ebshironte Sami Frash\u00ebri.\u00a0\u00a0 Prandaj, tu jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs atyre rilindasve, p\u00ebrfshir\u00eb demokratin dhe iluministin Sami Frash\u00ebri, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb krijuan si dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb lan\u00eb pas, nj\u00eb trash\u00ebgimi kjo e pasur komb\u00ebtare, morale dhe politiko-shoq\u00ebrore, por e cila nuk duhet t\u00eb mbetet vet\u00ebm n\u00eb librat e historis\u00eb, por t\u00eb m\u00ebsohet, t\u00eb ruhet, t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb kultivohet nga t\u00eb\u00a0\u00a0 brezat e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria \u00e7ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebhet\u201d \u00a0Nga Frank Shkreli K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e h\u00ebna e tret\u00eb e shkurtit festohet \u00e7do vit si Dita e President\u00ebve, dit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnon kujtimin e dit\u00eblindjeve t\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fest\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar kontributin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12798,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12797"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12799,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12797\/revisions\/12799"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}