{"id":12754,"date":"2017-02-18T12:06:16","date_gmt":"2017-02-18T11:06:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12754"},"modified":"2017-02-18T12:06:16","modified_gmt":"2017-02-18T11:06:16","slug":"nato-mbetet-gurthemeli-i-mbrojtjes-se-vlerave-perendimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12754","title":{"rendered":"NATO MBETET GURTHEMELI I MBROJTJES S\u00cb VLERAVE PER\u00cbNDIMORE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-9240  aligncenter\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\" width=\"290\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg 225w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 290px) 100vw, 290px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kryeq\u00ebndr\u00ebn e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO n\u00eb Bruksel u mbajt\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb mbledhja e ministrave t\u00eb mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi angazhimin e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit \u201cshtet islamik\u201d, n\u00eb Irak dhe n\u00eb Siri.\u00a0 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb, mori pjes\u00eb edhe Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes n\u00eb administrat\u00ebn e Presidentit Donald Trump, Xhim Mattis.\u00a0 Zyra e shtypit e Pentagonit njoftoi se gjat\u00eb takimit t\u00eb tij me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s Jens Stoltenberg, para se t\u00eb fillonte takimi i NATO-s me dyer\u00eb t\u00eb mbyllura, Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes n\u00ebnvijoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ai theksoi se, \u201cAleanca e NATO-s mbetet nj\u00eb gurthemel i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si p\u00ebr Shtetet e Bashkuara ashtu edhe p\u00ebr komunitetin transatlantik, pasi jemi t\u00eb lidhur me nj\u00ebri tjetrin.\u201d\u00a0 Ai gjithashtu siguroi aleat\u00ebt se Administrata e Presidentit Trump mb\u00ebshtet\u00eb fuqish\u00ebm Aleanc\u00ebn Per\u00ebndimore.\u00a0 Si\u00e7 dihet, kandidati p\u00ebr president Trump, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale kishte krikituar NATO-n, duke ven\u00eb n\u00eb dyshim, sipas disa eskpert\u00ebve, angazhimin e plot\u00eb t\u00eb tij si president dhe rrjedhimisht edhe at\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj aleanc\u00ebs per\u00ebndimore.\u00a0 Prandaj, ky takim n\u00eb Bruksel, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ishte me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar aleat\u00ebt mbi mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb Washingtonit p\u00ebr NATO-n.\u00a0\u00a0 Por, p\u00ebrve\u00e7 se siguroi aleat\u00ebt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb NATO-s nga ana e Washingtonit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes p\u00ebrs\u00ebriti gjithashtu edhe q\u00ebndrimin e administrat\u00ebs Trump se vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb nga mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb bot\u00eb, duhet t\u00eb japin kontributin proporcional p\u00ebr shpenzimet, n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendet an\u00ebtare.\u00a0 Ai u citua t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cNuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb se m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb liria, ajo q\u00eb ne mbrojm\u00eb, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s\u201d.\u00a0\u00a0\u00a0 Ai shtoi kishte n\u00eb plan t\u00eb zhvillonte nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb hap\u00ebt dhe t\u00eb sinqert me miq\u00ebt dhe me aleat\u00ebt mbi t\u00eb ardhmen e aleanc\u00ebs dhe n\u00eb lidhje me nivelin e angazhimeve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s ndaj siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s Stoltenberg, sipas zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb Pentagonit, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, Aleanca Per\u00ebndimore sot p\u00ebrballet me \u201cSfidat m\u00eb komplekse dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb\u201d, dhe se k\u00ebto sfida, sipas tij, nuk mund t\u00eb zgjidhen pa angazhimin dhe bashkpunimin midis Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke shtuar se drejt\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, \u201cMir\u00ebpret angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj lidhjeve transatlantike\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, nga nj\u00eb an\u00eb, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhim Mattis i siguroi aleat\u00ebt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Washingtonit ndaj aleanc\u00ebs, ai u b\u00ebri gjithashtu thirrje vendeve an\u00ebtare q\u00eb, n\u00ebqoftse d\u00ebshirojn\u00eb vazhdimin e angazhimit amerikan n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb NATO-s, ato duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre financiare dhe ushtarake p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 Ai shtoi se me angazhimin e t\u00eb gjith\u00eb vendeve an\u00ebtare, NATO do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u201cnj\u00eb forc\u00eb e vlefshme, e nevojshme dhe konstruktive\u201d, ashtu si\u00e7 e kishte cil\u00ebsuar dikur Presidenti Eisenhower.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi sfidat e siguris\u00eb ndaj vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s duke theksuar se \u201cVendet tona p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb shum\u00eb fronte, n\u00eb periferi t\u00eb NATO-s dhe m\u00ebtej.\u00a0 Ne duhet t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb interes t\u00eb stabilitetit ton\u00eb demokratik\u201d, duke shtuar se lidhjet e ngushta transatlantike, \u201cjan\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb luftuar ekstremizmin islamik, p\u00ebr t\u00eb bllokuar p\u00ebrpjekjet e Rusis\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim dob\u00ebsimin e demokracive tona dhe p\u00ebr t\u2019i kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe Kin\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sekretari Amerikan i Mbrojtjes n\u00eb takimin e NATO-s n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit t\u00eb NATO-s, Sekretari Mattis foli n\u00eb ve\u00e7anti edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Mosk\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s po p\u00ebrpiqen t\u00eb angazhohen p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira me Mosk\u00ebn, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ne duhet t\u00eb mbrohemi n\u00ebqoftse Rusia vendos\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.\u00a0\u00a0 Ndon\u00ebse jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbajm\u00eb hapur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr dialog, p\u00ebr bashkpunim dhe p\u00ebr uljen e tensioneve, ne, shtoi ai, \u201cNuk do t\u00eb heqim dor\u00eb nga vlerat e aleanc\u00ebs ton\u00eb\u201d, por do i mbrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fjalimit ia kushtoi financave dhe detyrimeve t\u00eb vendeve an\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive ndaj siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 Taksa-paguesit amerikan\u00eb, shtoi ai, \u201cNuk duhet t\u00eb paguajn\u00eb shum\u00ebn disproporcionale n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave per\u00ebndimore\u201d, duke theksuar se, \u201cAmerikan\u00ebt nuk mund t\u00eb kujdesen m\u00eb shum\u00eb se ju p\u00ebr sigurin\u00eb e f\u00ebmijve tuaj n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0\u00a0 Mosp\u00ebrfillja e gatishm\u00ebris\u00eb ushtarake provon nj\u00eb munges\u00eb respekti p\u00ebr veten ton\u00eb, p\u00ebr aleanc\u00ebn dhe p\u00ebr lirit\u00eb q\u00eb kemi trash\u00ebguar, por t\u00eb cilat tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se po k\u00ebrc\u00ebnohen\u201d, u shpreh Sekretari Amerikan i Mbrojtjes n\u00eb ministerialin e NATO-s n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president, ishte Donald Trump ai q\u00eb u k\u00ebrkoi vendeve aleate t\u00eb jepnin konributin e tyre, ose dy p\u00ebr qindshin, n\u00eb barr\u00ebn p\u00ebr ndarjen e shpenzimeve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes t\u00eb NATO-s, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e re nga Shtetet e Bashkuara, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nga president\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm dhe antar\u00ebt e Kongresit.\u00a0\u00a0 Adminstrata e re amerikane e konsideron k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nga e cila si\u00e7 duket nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb, pasi me antar\u00ebsimin e tyre n\u00eb NATO, t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb saj jan\u00eb zotuar se do t\u00eb paguajn\u00eb 2 p\u00ebr qindshin e prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm, si pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb rrjedhin nga antarsimi.\u00a0 Shtetet e Bashkuara tani paguajn\u00eb rreth 75 p\u00ebr qind t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme ushtarake t\u00eb NATO-s.\u00a0 Sekretari amerikan Mattis u tha koleg\u00ebve t\u00eb tij aleat\u00eb se duke p\u00ebrmbushur detyrimet ndaj aleanc\u00ebs, \u201cKombet tona provojn\u00eb se lidhjet transatlantike, mbrojtja e vlerave\u00a0 dhe lirive tona, jan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ia vlen\u00eb t\u00eb mbrohen\u201d, nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e Brukselit, t\u00eb ministrave t\u00eb mbrojtjes t\u00eb aleanc\u00ebs NATO mori pjes\u00eb edhe Ministrja e Mbrojtjes e Shqip\u00ebris\u00eb, Mimi Kodheli e cila sipas portalit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u tha koleg\u00ebve se vendi i saj, \u201cMbetet e angazhuar t\u00eb materializoj\u00eb angazhimet e marra, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb NATO mbi mbrojtjen e aleat\u00ebve.\u00a0 Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Shqip\u00ebria i jep nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe mir\u00ebpret diskutimin mbi rreziqet dhe sfidat q\u00eb burojn\u00eb nga jugu i Aleanc\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin dhe n\u00ebnvijohet se ajo b\u00ebri thirrje q\u00eb aleanca t\u00eb mos e harroj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke shprehur se \u201cZhvillimet e fundit n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb tregues i brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb rajonit. Gjithashtu, sipas saj, kjo gjendje po krijohet dhe nga l\u00ebvizjet dhe retorika provokuese e Serbis\u00eb, si dhe roli destruktiv i aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Takimi i Sekretarit Amerikan t\u00eb Mbrojtjes Xhim Mattis me koleg\u00ebt e tij t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s p\u00ebrve\u00e7 se rithkesoi vendosm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr NATO-n, shpresohet t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer gjithashtu si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb shpjeguar deklaratat &#8212; shpesh konfuze &#8212; t\u00eb Donald Trump mbi aleanc\u00ebn per\u00ebndimore dhe mbi lidhjet amerikano-evropiane, gjat\u00eb fushat\u00ebs presidenciale.\u00a0 Duket se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb nisur drejt\u00eb Brukselit nj\u00eb delegacion i Kongresit amerikan, i kryesuar nga Senatori republikan John McCain, p\u00ebr tu takuar t\u00eb premt\u00ebn me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s Jens Stoltenberg n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore.\u00a0\u00a0 Kongresi amerikan ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb NATO-s p\u00ebr median, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs, Stoltenberg do t\u00eb pres\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 20 shkurt &#8212; n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e saj n\u00eb Bruksel &#8212; Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Presidentin e ri t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Mike Pence.\u00a0\u00a0 Dihet se qendrimet e Donald Trump mbi politik\u00ebn e jashtme gjat\u00eb fushat\u00ebs, dukeshin si nj\u00eb largim nga politika tradicionale republikane mbi lidhjet e forta dhe t\u00eb ngushta, t\u00eb kultivuara gjat\u00eb dekadave, midis Amerik\u00ebs dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 takimeve n\u00eb Bruksel, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Presidenti amerikan do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Siguris\u00eb n\u00eb Munich t\u00eb shtun\u00ebn, ku sipas nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsi t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb &#8212; q\u00eb citohet nga agjencia e lajmeve Reuters &#8212; Z\u00ebvend\u00ebs Presidenti amerikan do t\u00eb siguroj\u00eb udh\u00ebheqsit evropian\u00eb se nga pik\u00ebpamja e Washingtonit,\u00a0 Evropa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpartner i pa z\u00ebv\u00ebndsuesh\u00ebm\u201d p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe se \u201cS\u00eb bashku jemi m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb, kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa jan\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb bashkuara\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb zyrtari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Ministeriali i Mbrojtjes t\u00eb NATO-s, q\u00eb u zhvillua n\u00eb selin\u00eb e NATO, Bruksel, n\u00eb 15-16 shkurt 2017.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb kryeq\u00ebndr\u00ebn e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO n\u00eb Bruksel u mbajt\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb mbledhja e ministrave t\u00eb mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi angazhimin e aleanc\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit \u201cshtet islamik\u201d, n\u00eb Irak dhe n\u00eb Siri.\u00a0 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb, mori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9240,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[569],"class_list":["post-12754","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-nato"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12754"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12755,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12754\/revisions\/12755"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}